Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK pjesë e demonstratës së mësimdhënësve të Evropës në Bruksel

aaaaaaaaaaaaaaabbSBASHK pjesë e demonstratës së mësimdhënësve të Evropës në Bruksel
Në mbrojtje të profesionit dhe figurës së mësuesit

Prishtinë 24.04.2019
Konfederata e Sindikatave Evropiane dhe Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) organizojnë një demonstratë të madhe më 26 prill në Bruksel në mbrojtje të profesionit dhe të figurës së mësuesit.
Në këtë demonstratë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të SBASHK-ut të cilët do t'i bashkohen zërit të kolegëve të tyre nga e tërë Evropa për autonomi shumë më të madhe profesionale, mbështetje dhe rritje të investimeve në arsim , kushte shumë më të mira pune , për dialog të mirëfilltë social, përfshirje të sindikatave në vendimmarrje, për mbrojtje të profesionit dhe figurës së mësuesit dhe për çështje të tjera nga aktualiteti në arsim.
Kjo demonstratë do të jetë nisje e aktiviteteve që do të zhvillohen pastaj nga sindikatat anëtare në shtetet e tyre për të sensibilizuar opinionin e për të ndikuar te qeveritë dhe institucionet tjera krijimin e kushteve për edukimin sa më cilësor për të gjithë, për rritjen e buxhetit për arsim dhe për forcimin e dialogut social . Një aktivitet i vazhdueshëm në të gjitha shtetet e Evropës do të jetë insistimi që sindikatat të jenë kudo merren vendime për arsimin e jo t'u serohen vendime e të kërkohet implementimi i tyre pa vullnetin e punëtorëve të arsimit.
Përfaqësuesit e sindikatave pjesëmarrëse në demonstratën e 26 prillit do të jenë të enjten në Bruksel për të zhvilluar takime bilaterale dhe për të marrë informacione të plota dhe këshilla në mënyrë që ky veprim sindikal të jetë i organizuar në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të arrijë efektet e dëshiruara.
Sindikatat pjesëmarrëse në këtë demonstratë do të kërkojnë një Evropë më të mirë për punëtorët. Do të kërkojnë që për formësimin e të ardhmes së Evropës figurë kyçe të jetë mësuesi.

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaddd

Interesim i madh kudo në Kosovë për trajnimet e organizuara nga SBASHK

1qqqqInteresim i madh kudo në Kosovë për trajnimet e organizuara nga SBASHK
Përfunduan me sukses në Podujevë e Suharekë, vazhdojnë në Shterpcë e Pejë

Prishtinë 23.04.2019
Ka shtuar angazhimet SBASHK-u në qendër sepse hetohet interesim i madh kudo në Kosovë për organizimin 2qqqqe trajnimeve të licencuara. Derisa në Podujevë e Suharekë kanë përfunduar me sukses trajnimet nga grupet e formuara pjesëmarrëse atje, me sukses ka nisur trajnimi për ,,Forcimin Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" në Shtepcë e në komunën e Pejës.
Në fillimet e trajnimit në ambientet e Gjimnazit "Kongresi i Manastirit" në Firajë të Shtërpcës, kryetari Hamdi Aliu ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe pastaj ka bashkëbiseduar me ta për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut në këtë pjesë të Kosovës dhe në nivel vendi. Mësimdhënësit nga kjo komunë kanë përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe arritjet dhe janë shprehur të kënaqur për organizimin e këtij trajnimi.
Trajneri i licencuar Besim Haliti ka nisur me shtjellimin temave kyçe të këtij trajnimi duke u ndalur të sfidat , të çështjet që duhet pasur kujdes gjatë dialogut social, për dialogun social në nivel shkolle, nivel komune dhe në atë qendror. Trajneri Haliti ka arritur të nxis kureshtjen e pjesëmarrësve pasi trajnimin në shumë momente e ka kthyer në bashkëbisedë përmes të cilës pjesëmarrësit kanë dhënë mendimet e tyre dhe pastaj njohuritë e fituara i kanë dëshmuar edhe duke kryer detyra në grupe.
Një atmosferë punë është parë edhe në trajnimin filluar në Shkollën "7 57536358 403414040438903 618757886587174912 nShtatori" te fshatit Arbresh ( Vitomiricë) të Pejës. Në këtë institucion arsimor trajnimin janë duke e përcjellë me vëmendje mësimdhënës shqiptarë dhe ata boshnjak. Në fillimet e trajnimit në këtë vikend ata i kanë përshëndetur kryetari i kësaj Shoqate Ekrem Zogaj, kryetari i SAF e SAM për Pejën, Isuf Lajçi dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj . Ata kanë përgëzuar të punësuarit në këtë shkollë për unitetin dhe shembullin e mirë të organizmit sindikal.
Kryetari i shoqatës sindikale të kësaj shkolle, Ekrem Zogaj ka shpalosur shumë nga aktivitetet sindikale në këtë shkollë duke thënë se ndjehet krenar për atmosferën , përkushtimin dhe unitetin këtu. Kryetari i SAF e SAM për Pejën, Isuf Lajçi ka kujtuar aktivitetet e zhvilluara në nivel komune, kurse kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për aktivitetet dhe sfidat në nivel të Kosovës për t'ju përgjigjur pastaj edhe pyetjeve të pjesëmarrësve.
Pas kësaj trajneri Blendor Shatri ka nisur me trajnimin për të treguar fillimisht se qëllimi i këtij trajnimi është që anëtarët e SBASHK-ut të marrin pjesë aktive në proceset e dialogut social në të gjitha nivelet duke nisur nga shkolla, komuna e kështu me radhë. Trajneri Shatri me shtjellimin qartë të temave e duke nxituar debatin e pjesëmarrësve ka ndikuar që trajnimi të përcillet me interesim dhe kjo ka bërë që pjesëmarrësit të jenë pjesë aktive e këtij aktiviteti.
Do theksuar se interesimi për trajnimet është shtuar dukeshim dhe SBASHK-u në qendër do të nxjerr një plan strategjik për trajnimet me qëllim që të krijohen mundësi për t'ju përgjigjur sa më shumë këtyre kërkesave anë e kënd Kosovës.

58599098 435889303830330 4756939553225310208 nsuharekaaaa

59153019 2410879562531069 7926782407317913600 n

 

 

 

 58443365 2184080911641716 6541793559031316480 n

Reagim ndaj deklarimeve boshe të disa drejtorëve të DKA-ve

sbashk 780x439Reagim ndaj deklarimeve boshe të disa drejtorëve të DKA-ve
Koha e kërcënimeve ka kaluar, Mësim të shtunave dhe festave nuk do të ketë

Prishtinë 19.04.2019
SBASHK-u ka marrë përgëzime e lëvdata nga kolegët e tyre kudo në Ballkan dhe nga udhëheqësit më të lartë të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës me 11 milionë anëtarë për punën, angazhimet, arritjet dhe organizimin e mirë sindikal.
SBASHK gëzon respekt edhe në Kosovë ,dhe jo vetëm nga shumica absolute e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata. Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit të kësaj sindikate,pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë.
U munduan ta godasin SBASHK-un edhe në seancën e jashtëzakonshme parlamentare me ofendime e gënjeshtra dhe arritën efekt të kundërtën. U munduan edhe në një takim në MASHT me drejtorët e DKA-ve, KMLDNJ-në deklarime të pabazuara e me ngjyra kërcënimi ta ndryshojnë zërin e mësimdhënësve të Kosovës, por kot. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se nëse Parlamenti voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë.
Nga më të zëshmit në kritikat e pabazuara e të paargumentuara ndaj SBASHK-ut ka nisur të dalë drejtori i DKA-së në Kastriot ( Obiliq) Agim Spahiu. Ai madje ka bërë edhe një " zbulim" lidhur me grevën duke u deklaruar publikisht se gjoja ajo paska qenë jo ligjore ngase SBASHK nuk e ka pyetur atë se kur të nis me grevën dhe për këtë ky Agimi kudo ndodhet po krekoset se do të ngrit kallëzim penal ndaj kryetarit të SBASHK lidhur me grevën.
Kryetari i SBASHK-ut do të ndihej shumë keq sikur të kishte bërë ndonjë të keqe a veprim kundër normave etike e njerëzore, apo sikur ta kishte lënduar besimin e anëtarësisë se sa për kallëzimin penal të Agimit lidhur me grevën do të ndihem krenar sepse greva ishte paralajmëruar me kohë dhe është plotësisht e bazuar në ligj dhe Konventa ndërkombëtare.
Le të dihet se në gjykatë do të takohemi me Agimin dhe cilin do drejtor tjetër që bën presione për kompensimin e orëve të humbura në grevë sepse ata me këto presione po mundohen të zverdhin demokracinë dhe të shkelin mbi ligjin. Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë. Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë me shantazhe, shpifje dhe deklarata plot gënjeshtra është presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin mes dy palëve. Të kërkohet të punohet të shtunave, pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë. Drejtorë kujdes se këto janë shkelje shumë të rënda.
Ftojmë inspektoratin e punës që te përcjell shkeljet që janë paralajmëruar për punë përmes njoftimeve publike te vendosura nëpër shkolla se ditët e festave do te punohet dhe të marrin masa ndëshkuese konform ligjit ndaj atyre që nuk i respektojnë ditët e Festave.

Aktivitete të shumta të SBASHK-ut nëpër komunat e Kosovës

1wAktivitete të shumta të SBASHK-ut nëpër komunat e Kosovës
Interesim i madh i anëtarëve për trajnimet

Prishtinë 16.04.2019

suharekaaaaJanë shtuar dukshëm kërkesat e anëtarësisë kudo në komunat e Kosovës për të marrë pjesë në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Duke qenë vazhdimisht në aktivitete për realizimin e këtyre kërkesave, janë organizuar në disa nga komunat trajnimi:"Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" dhe "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar".
Trajnimi për dialogun social ka nisur edhe në Suharekë. Në ambientet e shkollës "Destan Bajraktari" anëtarët e SBASHK-ut nga kjo komunë kanë përcjellë me interesim pjesën e parë të trajnimit nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili ka filluar me përkufizimin e dialogut social për të vazhduar pastaj me sidat gjatë dialogut, me dialogun në nivel vendi, por edhe në atë lokal dhe në shkollë, me funksionin, përbërjen dhe rolin e Këshillit Ekonomik Social të Kosovës dhe me tema të tjera. Trajneri Hykolli trajnimin e ka kthyer shpesh në formë të bashkëbisedës duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve që të shprehin mendimin e tyre dhe të tregojnë dijet e fituara gjatë trajnimit. Një atmosferë plot angazhime ishte edhe në grupin tjetër të trajnimit në këtë institucion arsimor e që po udhëhiqej nga trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva. Aty u nis me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar". Trajneri Sogojeva ka nisur me profilin e udhëheqësit të 57649171 453952398674284 7121003425411629056 nshekullit XXI për të shpjeguar pastaj konspektet themelore të menaxhimit dhe udhëheqjes, nivelet e udhëheqjes, si duhet të jetë udhëheqja efikase dhe tema të tjera që janë përcjellë me shumë interesim nga pjesëmarrësit e trajnimit. Një dinamikë e veçantë e këtij trajnimi ka qenë në kohën kur është bërë fjalë për analizën SWOT, sepse pjesëmarrësit kanë dhënë kontributin e tyre duke bërë analizën e tillë për institucione të caktuara arsimore.
Këto dy trajnime janë organizuar nga SBASHK-u edhe në komunën e Podujevës. Në ambientet e shkollës "Shaban Shala" njëri grup i udhëhequr nga trajneri Safet Beqiri kanë marrë njohuri lidhur me dialogun social, ndërsa grupi tjetër për udhëheqjen dhe planifikimin strategjik në Arsimin Parauniversitar kanë përcjellë me vëmendje trajnimin nën përkujdesjen e trajnerëve Valentina Sopjnai dhe Vjollca Shala. Edhe në Podujevë pjesëmarrësit kanë qenë mjaft aktiv duke bashkëbiseduar me trajnerët për temat dhe duke dhënë edhe ide dhe kontribut në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti sindikal.
Do theksuar se, këto dy trajnime janë zhvilluar me sukses edhe në Vushtrri, Drenas e Deçan dhe pjesëmarrësit kanë vlerësuar lartë angazhimet e arritjet e SBASHK-ut dhe përkushtimin e trajnerëve Hysen Sogojeva, Blendor Shatri, Ramadan Gashi, Leonora Lokaj, Besim Haliti , Besa Krasniqi, Safet Beqiri dhe Atdhe Hykolli.

58461359 405239523630579 3112953396622000128 n58372449 424145725079698 411140567657873408 n

57484918 599869550523680 2733961157390893056 n58443365 2184080911641716 6541793559031316480 n

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Asgjë nga takimi i sotëm në MASHT

logo sbashkAsgjë nga takimi i sotëm në MASHT

Prishtinë 15.04.2019
Në takimin e thirrur nga Ministri i MASHT, Shyqiri Bytyqi ishin të pranishëm shumica e drejtorëve të Drejtorive Arsimore , përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe ata të KMDLNJ-së. Ishin zhvilluar ca takime paraprake lidhur me çështjen e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës dhe SBASHK-u kishte dalë publikisht me propozimin e Këshillit Drejtues dhe te kryetarëve të niveleve sindikale komunale dhe të Universitetit se nëse bëhet angazhim i përbashkët dhe krijohen kushtet që në një seancë të jashtëzakonshëm te Parlamentit deputetët të votonin ndryshimin e koeficientit për mësuesit e ciklit klasor, të pedagogëve, psikologëve e sekretarëve nëpër shkolla me koeficientin e mësimdhënësve të Arsimit të Mesëm të Ulët, atëherë në shenjë solidarizimi me ta do të zgjatej viti shkollor për një javë.
Mirëpo në takimin e organizuar sot në MASHT Ministri i ka ikur kësaj dhe ka kërkuar që të kompensohen të gjitha ditët e humbura në grevë duke theksuar se këtë angazhim e përgjegjësi do ta bart te Drejtoritë Arsimore Komunale dhe drejtorët e shkollave. Në seancë janë zhvilluar debate dhe një pjese të delegacionit të SBASHK-ut është hezituar t'u epej fjala, me arsyetimin se po dihet qëndrimi i tyre, por ata kanë arritur ta thonë qartë se nëse bëhet angazhim i përbashkët dhe krijohen kushtet që në një seancë të jashtëzakonshëm te Parlamentit deputetët të votonin ndryshimin e koeficientit për mësuesit e ciklit klasor, të pedagogëve, psikologëve e e sekretarëve nëpër shkolla me koeficientin e mësimdhënësve të Arsimit të Mesëm të Ulët, atëherë në shenjë solidarizimi me ta do të zgjatej viti shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë.
Tensionet në takim janë shtuar pas fjalës se drejtorit të DKA-së në Obiliq , i cili pa as edhe një argument ka thënë se greva nuk ishte e ligjshme dhe se për nisjen e grevës është dashur të konsultohej edhe ai. Kësaj i është kundërpërgjigjur me argumente nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli duke sjellë edhe në këtë takim mbështetjen e plotë të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës për SBASHK-un dhe duke e argumentuar se greva ishte legale dhe e ligjshme , ashtu si është i ligshim edhe vendimi i Këshillit Drejtues që të mos kompensohen orët e humbura në grevë ngase për këtë nuk i obligon grevistët ligji i grevave. Argumente shtesë për qëndrimin e drejtë të SBASHK-ut kanë dhënë edhe përfaqësuesi tjetër i SBASHK-ut, Rexhep Sadiku dhe nënkryetarja Vjollca Shala.
Duke parë se debati po merrte kahe tjetër përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë lëshuar këtë takim duke përsëritur zërin e punëtorëve të arsimit. Ata u kanë thënë drejtorive arsimore që të mos marrin obligime që nuk u takojnë dhe të mos bëjnë presione te mësimdhënësit në komunat e tyre sepse mësimdhënësit meritojnë respekt e përkrahje e jo presione, të cilat po ndikojnë në pengimin e procesit të rregullt mësimor.
SBASHK publikisht i drejtohet ministrit Bytyqi që të fokusohet në problemet aktuale, që po rëndojnë sistemin arsimor dhe e dëmtojnë këtë sistem në periudhë afatgjatë shumë më tepër se mos zëvendësimi i ndonjë ore të humbur në grevë. Ministri dhe MASHT duhet të nisin me procesin e trajnimit të mësimdhënësve për kërkesat e kurikulit, të nxjerr Udhëzimin Administrativ për të nisur sa më parë implementimi i Ligjit për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës , të angazhohet më shumë në mënyrë të krijohen kushte dhe programi në Fakultetin e Edukimit për të nisur avancimi i mësimdhënësve që janë të punësuar e që kanë 180 kredi, të thuhet se deri ku ka shquar çështja e teksteve të reja shkollore, që janë vonuar tani e dy vite dhe çështje të tjera shumë të rëndësishme.

SBASHK-u i vendosur të pritet vendimi i Gjykatës

sbashkSBASHK-u i vendosur të pritet vendimi i Gjykatës

Prishtinë 02.04.2019
Nëse MASHT dhe deputetët në një seancë të parlamentit ndryshojnë koeficientet për mësimdhënësit e ciklit klasor dhe e barazojnë me ato të mësimdhënësve të ciklit lëndor, atëherë për hir të kolegëve të ciklit klasor do të apelojmë te mësimdhënësit e Kosovës që të zëvendësojnë mësimin për një javë në fund të vitit mësimor.
Të nderuar mësimdhënës të Republikës së Kosovës me qëllim që të jeni të informuar rreth situatës aktuale në Arsimin Parauniversitar të krijuar kohëve të fundit, sot Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga nënkryetarja Vjollca Shala, Bardh Bardhi, kryetar i sindikatave të Universiteteve, Rexhep Sadiku, kryetar i Kuvendit të Arsimit të Mesëm të Lartë të Kosovës dhe Blerim Mehmeti, kryetar i Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët të Kosovës, me iniciativën e zëvendësministrit Arbër Geci është takuar me Ministrin Bytyqi dhe zëvendësministrin Geci.
Në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale të krijuar në arsimin parauniversitarë të Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut paraqiti qëndrimin e Këshillit Drejtues të SBAShK-ut, të cilët janë të vendosur ta presin vendimin përfundimtar të gjykatës pasi janë të mendimit që verdikti përfundimtar do të jetë në favor të tyre. Kryetari i SBAShK-ut në këtë takim paraqiti edhe një mundësi para Ministrit Bytyqi që kjo gjendje të zhbllokohet nëse Ministri Bytyqi bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi Ligji i pagave është në fuqi dhe ka dalë në Gazetën zyrtare, ndërsa zbatimi i tij fillon në fund vit dhe në këtë rast SBAShK do të merr për obligim të bisedoj me mësimdhënësit që në fund vitin shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë për mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5.
Gjithashtu pas këtij takimi Kryesia e SBAShK-ut në një takim të jashtëzakonshëm shqyrtoj ftesën e bërë nga Komisioni Parlamentar për Arsim që një ftesë të tillë Komisioni Parlamentar për Arsim ja ka bërë edhe MASHT-it dhe vendosi që në emër të SBAShK-ut të merr pjesë nënkryetarja e SBAShK-ut Vjollca Shala dhe Kryetari i Arsimit Fillor Blerim Mehmeti, të cilët do të paraqesin qëndrimin e anëtarësisë së SBAShK-ut ashtu siç e paraqitën edhe para Ministrit Bytyqi.

Kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror

sbashk 2019 komunikat aaPrishtinë, 31 Mars 2019

Kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror

Me qëllim që të njoftohet edhe një herë opinioni, SBASHK-u përsërit  se pushimi pranveror nga data 1 deri më 5 prill 2019 do të fillojë sipas Kalendarit shkollor 2018-2019, aprovuar në fillim të vitit shkollor, pra, s’ka zëvendësim të  orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror e as vikendeve.

Gjatë dy ditëve të fundit është tentuar që të krijohet një paqartësi nga ndonjë këshill  i prindërve duke ju bërë thirrje  prindërve që të dërgojnë fëmijët në shkollë pasi që mësimdhënësit qenkan në shkollë.

SBASHK  njofton  edhe prindërit edhe nxënësit, por edhe opinionin e gjerë se mësimdhënësit pavarësisht a janë në vendin e punës a jo zhvillim të procesit mësimor për t’i zëvendësuar ditët e humbura të grevës nuk do të ketë.

Nuk  është mirë  të krijohen  tensione shtesë sepse edhe kështu mësimdhënësit e Kosovës janë tepër të revoltuar e sidomos pas fyerjeve që u bënë nga dy deputetët  e Kuvendit të Kosovës ditën e enjte në seancën e jashtëzakonshme e aq më shumë pse   prindërit nuk reaguan në mbrojtje të mësimdhënësve të fëmijëve të tyre.

SBASHK-u  të hënën  ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe  kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim   veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave   do të shkohet në grevë të përgjithshme  në nivel vendi.

I ftojmë mësimdhënësit nëse nesër, eventualisht bëhet presion përmes nxënësve me tentim që të hyjnë në klasa, gjoja për të zhvilluar mësim, në ato momente mësimdhënësit  le të lëshojnë objektet shkollore  në shenjë proteste.

SBASHK  edhe përmes kësaj  informate   fton përsëri   kryetarët e komunave të Kosovës të bisedojnë  me drejtorët e DKA për t’i lënë të qetë  mësimdhënësit e mos të ushtrojnë presione për zbatimin  vendimit te ministrit Bytyqi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Gjithashtu falënderojmë disa Kryetar të Komunave qe kanë mirëkuptuar kërkesat e SBASHK-ut.

Nxënësve ju dëshmojmë pushime të mira pranverore nga data 1 deri 5 prill 2019.

Zyra për informim e SBASHK-ut 

Nuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror

logo sbashkNuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror
Prishtinë, 29 mars 2019
SBASHK duke i uruar nxënësit për përfundimin e periudhës së dytë mësimore iu dëshiron atyre dhe prindërve momente të bukura të pushimit me urimin që nxënësit dhe mësimdhënësit më 8 prill të rinisin angazhimet në betejat për dituri të reja.

Mësimdhënës të nderuar kujtojmë se ky vit na shoqërori me sfida të mëdha në përpjekje për të realizuar kërkesat tona të drejta. Ju përgëzojmë edhe një herë për unitetin e treguar sepse pas grevës kishte edhe tentime që me dezinformata e shpifje të dëmtohej uniteti i SBASHK-ut, por ju treguar vetëdije të lartë dhe ruajtët unitetin dhe figurën e respektuar të mësimdhënësit e sindikalistit. Këshilli Drejtues duke përcjellë zarfin tuaj ka vendosur që orët e humbura në grevë të mos kompensohen. Ministri solli një vendim të njëanshëm të të pabazuar në Ligj dhe si të tillë SBASHK e dërgoi në Gjykatë dhe është në pritje të vendimit të institucionit të drejtësisë. Janë bërë presione aty e këtu nga drejtorë të disa DKA-ve e drejtëve të shkollave, por ato mbeten përpjekje të dështuara.

Të nderuar mësimdhënës u iniciua dhe u mbajt edhe seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, por në vend të debatit konstruktiv, një numër i vogël deputetësh të subjektit politik nga vjen Ministri Bytyqi, nxorën vrerë mbi ne duke na ofenduar me një fjalorë që ua kemi lënë në fytyrën e dinjitetin e tyre. Deklaratat me fjalor të ulët të deputetëve Zafir Berisha e Zeka treguan kush janë ata dhe ndikuan që ne të jemi edhe më të fortë e më unik dhe kështu do të vazhdojmë. Ne respektojmë Ligjin e grevës dhe institucionit të drejtësisë në pritje të vendimit të gjykatës gjegjëse. Deputeti Zafir Berisha duke humbur kontrollin e të shprehurit nga inati e mllefi u shpreh edhe kundër rritjes së koeficienteve për arsim duke përmendur se rritja është 100 euro dhe se kjo gjoja po dërguaka shtetin në kolaps. Ai bashkë me ndonjë bashkëmendimtar të tij kështu treguan se kanë qenë kundër çdo ngritjeje të koeficienteve për punëtorët në sektorin e arsimit.

SBASHK kujton deputetit Zeka se nëse ka njohuri për një organizatë kriminale që vepron në Kosovë ka për obligim ligjor, aq me tepër kur është deputet i Kuvendit të Kosovës që të iniciojë procedurë në prokurori me kërkesë që kjo organizatë të mbyllet , por nëse e ke fjalën për ne as ti e askush në botë nuk mund të gjejë as edhe një argumente sepse ne nuk jemi të tillë, po jemi nga sindikatat më të respektuara në Kosovë , Ballkan, Evropë e madje edhe në nivel të Internacionales Botërore të Arsimit, anëtarë e të cilës jemi , që nga viti 1996. Ti Zeka po të ishe në një shtet tjetër, më pakta që do të duhej të bësh kur bën këso akuza plot shpifje e gënjeshtra, ishte dashur të jepesh dorëheqje e të mos jesh kurrë me deputet. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut kërcënimet e tilla që do t'ju ndalen pagat do t'ju hiqen mëditjet e shumë e shumë tjera kemi pas dhe mund të kemi vazhdimisht por këto janë vetëm përpjekje përr t'ju frikësuar , sepse të gjitha këto janë të zgjedhur përmes Ligjit të Punës, Ligjit mbi Organizimin Sindikal, Statutin e SBASHK-ut dhe me Kontratën Kolektive.

Të nderuar mësimdhënës fatbardhësisht në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës shumica e deputetëve që diskutuan ishin parimor dhe në anën e zbatimit të ligjeve të cilat vetë i kanë miratuar dhe kritikuan iniciativën e thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme , që si e than disa nga deputetët vërtetë është tentim për te ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, pasi që, siç dihet , vendimi i ministrit Bytyqi është në procedurë gjyqësore.

Të nderuar kryetar të komunave, drejtor te drejtorive arsimore dhe drejtor të shkollave, shpresojmë shumë që kjo javë e pushimit pranveror do të jetë javë kur ju do të hiqni dorë përfundimisht nga presionet ndaj mësimdhënësve dhe nuk do të bëni ftesa që mësimdhënësit pa asnjë arsye të paraqiten në vendin e tyre të punës, sepse ne këtë e konsiderojmë si hakmarrje ndaj punëtorëve tuaj.

Juve ju obligon Ligji i Punës por edhe Kontrata Kolektive e arsimit të Kosovës që punëtorëve të arsimit tu jepet pushim vjetor në kohërat kur nxënësit janë në pushime. Ju kujtojmë se çdo i punësuar, përveç pushimit vjetor prej 30 ditësh ka edhe për çdo 3 vite përvojë pune edhe një ditë pushim shtesë, kështu që nëse një punëtor ka 30 vite përvojë pune i takon edhe 2 javë tjera pushim vjetor.

Të nderuar anëtar të SBASHK-ut duke ju dëshiruar vikend të mirë në këtë fundjavë si dhe sado pak të pushoni gjatë pushimit pranveror ju falënderojmë shumë për unitetin që po tregoni dhe ju garantojmë se ne gjithmonë do të jemi në ballë të kërkesave tuaja të palëkundura, pavarësisht kërcënimeve e shantazheve e pavarësisht nga kush vijnë.

Deputetë mbroni ligjin dhe mos cenoni pavarësinë gjykatave

logo sbashkDeputetë mbroni ligjin dhe mos cenoni pavarësinë gjykatave
Prishtinë, 27 mars 2019,
Deputetë të nderuar ju sot është më mirë të diskutoni për mungesën e kabineteve të informatikës, kimisë, fizikës e lendeve të tjera, për mungesën e sallave të edukatës fizike, për gjendjen e mjerë të nyjave sanitare , pra për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, ju përfaqësues të popullit, duke parë se janë mbledhur nënshkrime dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për gjendjen në arsim, madje thuhet edhe për orët e humbura gjatë grevës ju drejtohemi me apelin që të mbroni ligjet, që ky Parlament i ka votuar dhe mos cenoni pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Të nderuar deputetë Ligji për grevat i Republikës së Kosovës e njeh grevën si veprim demokratik dhe nuk obligon grevistët që orët a ditë e humbura në grevë të kompensohen. Ministri Bytyqi nxori një vendim të pabazuar në ligj dhe bashkë me një pjesë të Drejtorëve të Drejtorive Arsimore e të disa shkollave filluan një presion të paparë ndaj mësimdhënësve për kompensim të orëve të humbura në grevë. SBASHK duke e konsideruar me të drejtë këtë vendim jo ligjor ngriti padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar që institucioni i drejtësisë të vlerësojë ligjshmërinë e këtij vendimi dhe SBASHK-u publikisht është deklaruar se do ta respektojë verdiktin e gjykatës. Mendojmë se çdo diskutim më parlament në dobi të vendimit joligjor të Ministrit Bytyqi do të ishte ndërhyrje dhe presion në institucionin e drejtësisë.
Deputetë të nderuar ju sot është më mirë të diskutoni për mungesën e kabineteve të informatikës, kimisë, fizikës e lendeve të tjera, për mungesën e sallave të edukatës fizike, për gjendjen e mjerë të nyjave sanitare , pra për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës , mungesa këto që ndikojnë shumë në procesin mësimor e edukativ se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.
. Sot duhet t'i qortoni Ministrin dhe një pjesë të drejtorëve , të cilët duke bërë presione për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë, por pengojnë procesin mësimor. Duhet t'i qortoni e të merrini masa ndaj drejtorëve, si rasti në Mitrovicë, kur drejtori jep urdhër me shkrim , që duhet zëvendësuar orët edhe për ditët që mësimdhënësi ka qenë i sëmurë dhe në pushim mjekësor. A ndodh kund në botë kjo?
Të nderuar deputetë ju informojmë publikisht se nëse vazhdohet me presione ndaj mësimdhënësve për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës , SBASHK-u duke dëgjuar zërin dhe kërkesën e punëtorëve të arsimit të Kosovës do të shpall grevë si reagim ndaj këtyre presioneve.
Ju kujtojmë se mësimdhënësit e Kosovës janë unik në respektimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që mos të kompensohen orët e humbura gjëtë grevës as të shtunave, as në pushimin pranveror e as ndonjë herë tjetër. Ju kujtojmë po ashtu se edhe pa këto kompensime plani e programi mësimor do të realizohet së paku 90 %.

SBASHK-u ju drejtohet zyrtarisht kryetarëve të Komunave të Kosovës

auto SBAShK kryesia6001547653069 1 852x460SBASHK-u ju drejtohet zyrtarisht kryetarëve të Komunave të Kosovës
Me presione do ta përkeqësoni situatën në arsim

Prishtinë 25 mars 2019
SBASHK është duke e përcjellë me kujdes situatën në institucionet arsimore të Kosovës dhe duke parë se një pjesë e Drejtorëve të Arsimit dhe të drejtorëve të shkollave, kanë nisur t'i shtojnë presionet ndaj mësimdhënësve, në përpjekje për të vënë në zbatim vendimin e Ministrit Bytyqi për kompensimin e orëve të humbura, i cili vendim nuk ka bazë ligjore dhe ndaj tij është ngritur padi në gjykatën gjegjëse, SBASHK u është drejtuar zyrtarisht kryetarëve të komunave të Kosovës duke ua bërë me dije se duhet zgjedhur dialogun e jo presionet e urdhrat, sepse me presione vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën në arsim.
" Duke parë se javët e fundit është bërë një çrregullim i madh i procesit arsimor në disa Komuna të Kosovë, e këtë çrregullim e ka krijuar vendimi i ministrit z.Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, SBASHK-u si përfaqësuese i punonjësve të arsimit të komunave tuaja duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin mbi organizimin Sindikal Nr. 04/L-011, Ligjin mbi grevën nr Nr. 03/L-200 dhe Statutin e SBASHK-ut, si dhe Kontratën Kolektive të Arsimit nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK, më 18.04. 2017, Ndjejmë për obligim që t'ju drejtohemi me këtë shkresë duke pasur parasysh të gjithë drejtorët e drejtorive arsimore janë të emëruar nga ju dhe normalisht për punën e tyre duhet t'ju raportojnë juve. Gjithashtu edhe drejtorët e shkollave ishte dashur t'i raportojnë nivelit komunal. Ditëve të fundit një pjesë e tyre kanë ndërmarr një fushatë të presionit të mësimdhënësve për ti detyruar që t'i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës e duke u mbështetur në vendimin e MSHAT-it, të cilin vendim SBASHK-u e ka kontestuar dhe e ka dërguar në gjykatë për ta vlerësuar ligjshmërinë e tij sepse ne vlerësojmë me të drejt se është vendim i pa bazuar në Ligj, pasi që asnjë ligj apo dokument juridik valid i Republikës së Kosovës, e as normë ndërkombëtare nuk ekziston që thotë se orët e humbura gjatë grevës duhet zëvendësuar", thuhet, veç tjerash në këtë shkresë.
SBASHK në shkresën zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave i kujton ata se nëse ky presion në disa Komuna vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve, por edhe gjatë pushimit pranveror, ju njoftojmë se SBASHK-u mund të shpallë grevë të përgjithshme duke kërkuar tërheqjen e vendimit për zëvendësimin e orëve si dhe përgjegjësinë ndaj atyre që kanë ushtruar presion. Kjo grevë mund të prodhojë edhe ditë të tjera të humbura të mësimit, përveç këtyre 15 ditëve që janë humbur gjatë grevës.

SBASHK i vendosur që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen

foto 1aSBASHK i vendosur që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen

Prishtinë 21.03.2019
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, SBASHK dje në orët e pasdites ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut, nga i cili takim në mënyrë unanime u kërkua që të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen as të shtunave, as pushimit pranveror e as në fund vitit.
foto 3aPavarësisht që vendimi i gjykatës mund të vonohet me vite, kjo vendosmëri e udhëheqësve sindikal dhe kryesisë së SBASHK-ut qëndron në bindjen e tyre se asnjë dokument juridik nuk na obligon mbajtjen e orëve të humbura gjatë grevës e aq më tepër ku secili mësimdhënës në kontratën individuale të punës ka për obligim ti mbajë 20 orë mësimore në javë e këto 20 orë mësimore të realizohen nga e hëna deri të premten.
Gjatë raportimit nga kryetaret e sindikatave komunale u vërejt se një numër i komunave përmes drejtorëve të arsimit dhe drejtorëve të shkollës janë duke u bërë presion mësimdhënësve por edhe nxënësve në forma të shantazheve për t'i detyruar që të mbahet mësimi ditëve të vikendit ( të shtunave).
Përmes kësaj komunikate edhe njëherë u drejtohemi udhëheqësve komunal, gjegjësisht kryetarëve të komunës dhe drejtorive arsimore që mos të bëjnë presion tek mësimdhënësit për mbajtjen e orëve gjatë ditës së shtunë sepse ata kështu po shkelin kontratën e punës që e kanë lidhur vetë komunat me punëtorët e arsimit e siç e cekëm më lartë mësimdhënësit duhet ti mbajë 20 orë mësimore në javë.
foto2aSBASHK-u i siguron mësimdhënësit se do të jetë i vendosur që të drejtën e tyre për mos kompensimin e orëve mësimore gjatë grevës do ta mbrojë deri në fund dhe se kërcënimet që do t'ju ndalen mëditjet nëse nuk punohet të shtunën nuk kanë asnjë bazë ligjore por janë vetëm kërcënime për të tentuar që përmes frikës t'i detyrojnë mësimdhënësit të punojnë.
Gjithashtu kërkojmë nga kryetarët e shoqatave sindikale që të jenë këmbëngulës në zbatimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.
Apelojmë te anëtarët e SBASHK-ut që të jenë unik në zbatimin e vendimeve të organeve të SBASHK-ut ashtu siç ishin unik edhe gjatë realizimit të grevës.
I bëjmë apel ministrit Bytyqi, që ta tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, sepse ky vendim e ka çrregulluar procesin mësimor edhe gjatë ditëve tjera të punës.

Falënderojmë disa këshilla të prindërve që përkrahin vendimin e SBASHK-ut që mos të zëvendësohen orët mësimore gjatë vikendit por edhe gjatë pushimit pranveror dhe i sigurojmë prindërit se anëtarësia e SBASHK-ut , pra mësimdhënësit e fëmijëve tuaj, do të japin maksimumin e mundshëm që fëmijët tuaj të arrijnë njohurit e parapara për këtë vit shkollor, por jo duke punuar vikendeve dhe pushimit pranveror sepse për humbjen e këtyre orëve mësimore mësimdhënësit nuk janë fajtor.

Ma artikuj...

  1. SBASHK organizoi Manifestim madhështor kushtor ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe
  2. Sqarim i SBASHK-ut lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore
  3. SBASHK-u uron mësimdhënësit për 7 Marsin
  4. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
  5. Ligji për vitet 90-ta, lajm i gëzuar për SBASHK –un dhe arritje e madhe
  6. Drejtorja e përgjithshme e EI-së për Evropën qëndroi dy ditë në Kosovë
  7. SBASHK në kongresin e sindikatës turke të arsimit "EGITIM-BIR-SEN"
  8. SBASHK edhe me tri programe themelore të licencuara të trajnimeve
  9. SBAShK-u nuk ka bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretim të Ligjit të pagave
  10. Takim i rëndësishëm në ambientet e Parlamentit të Kosovës
  11. Dita e 13-të e grevës
  12. Dita e 12-të e grevës
  13. Dita e 11-të e grevës
  14. GREVA VAZHDON EDHE NË DITËT NË VIJIM
  15. Dita e 10-të e grevës
  16. Dita e nëntë e grevës
  17. Dita e shtatë e grevës.
  18. SBAShK-u mbajti takimin e Këshillit Drejtues
  19. Greva vazhdon edhe ditët në vijmë
  20. Vazhdon greva e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  21. Apel Ministrisë së Arsimit, DKA-ve dhe Drejtorive Komunale
  22. Dita e katërt e grevës së përgjithshme
  23. Dita e tretë e grevës së përgjithshme
  24. Greva vazhdon.
  25. Në grevën e përgjithshme të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  26. Apel nga SBASHK-u, drejtuar nxënësve, prindërve dhe deputetëve
  27. SBASHK shpall Grevën e Përgjithshme në arsim
  28. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me Kryeministrin Haradinaj
  29. Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga Sindikatat e Arsimit të Evropës
  30. Ecuria e grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  31. Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve, SBASHK-u paralajmëron grevë tjetër
  32. Të tërhiqet Projektligji i pagave e të ndihmohet ushtria e Kosovës
  33. U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  34. SBASHK i pajisë me certifikata mësimdhënësit, anëtarë të saj në Viti që mbaruan me sukses trajnimin: "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social "
  35. SBASHK-u përkrahë Programin Nacional për Rininë
  36. SBASHK-ut vazhdojnë t'i shtohen radhët
  37. Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi
  38. Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës
  39. Sindikatat e Arsimit të Evropës në Konferencë speciale në Athinë
  40. SBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës
  41. SBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë
  42. 17.11.2018 - Gjatë ketij vikendi SBASHK-u vazhdon me trajnime sindikale ne tri komuna
  43. Lartësim kujtimi për trimat e lirisë dhe për pishtarët e dijes
  44. SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku
  45. Edhe më 03 e 04 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale
  46. Kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në Lipjan e Viti
  47. Limaj i jep mbështetje të plotë angazhimeve të SBASHK –ut
  48. SBASHK-u nuk ndalet me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  49. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
  50. Dita botërore e mësuesit

Butoni posht