Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK- Më e mirë marrëveshja e kompromisi se sa urdhrat e prera

Prishtine, 25.10.2017

Ndalimi i çdo aktiviteti në ditë pune , qoftë ajo Konferencë, tubim informues,aktivitet sindikal, trajnim për Kurikulin e ri a ndonjë veprimtari tjetër që lidhet me arsimin e me mësimdhënësit me urdhër të prerë dhe deklarimi se të gjitha këto duhet zhvilluar në ditët e vikendit e në emër të mos humbjes së orëve mësimore është qasje e gabuar që pamundëson çdo marrëveshje e arritje të kompromisit për një zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët e pa e cenuar procesin mësimor.logo
Drejtorët e shkollave dhe ata në DKA për këtë urdhër të prerë thonë se u ka ardhur nga lartë dhe se atë do ta zbatojnë në përpikëri. Edhe DKA-të, si punëdhënës, edhe MASHT duhet ta dinë para këtij urdhri të prerë se edhe Ligjet, po edhe Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës, e precizon se në Arsimin parauniversitar zbatohet java 5 ditëshe dhe se askush nuk ka të drejtë t'ua mohojë të drejtën e dy ditëve të pushimit të punësuarve në arsim, bile jo pa pajtueshmërinë e tyre.
Pra, edhe Trajnimet për Kurikulin e ri dhe aktivitetet tjera të DKA-ve e MASHT-it në vend të ditëve të vikendit, kur mësimdhënësi duhet t'i përkushtohet obligimeve familjare dhe pushimit të nevojshëm pas punës një javore ashtu siç e precizon edhe ligji i punës dhe ligji i Arsimit parauniversitar, le të organizohen ditëve të punës, qoftë duke përpiluar orarin mësimor të mësimdhënësve që 20 orët mësimore javore ti realizojn gjatë katër ditëve, që një ditë e 5 ditëve të punës t'u mbetet e lirë për trajnime.
Po ashtu,SBASHK-u do ta ngrit edhe çështjen që gjithë ata që angazhohen ditëve të vikendit, pra jashtë javës 5 ditëshe të punës, të kompensohen sipas Ligjit të punës për orët e angazhuara gjatë vikendeve dhe festave. Po ashtu do të kërkojmë që tani e tutje mësimdhënësve të angazhuar nga shkollat e mesme në ekskursione me nxënës jashtë vendit t'u ndahen mëditje , ashtu si i marrin gjithë zyrtarët lokalë a qendror më të shkuar për detyra a vizita jashtë vendit tonë.

SBASHK-u organizoi konferencën “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës “

Konkluzionet e Konferencës themel i fortë për përmirësimin e gjendjes në arsim

Prishtine,20.10.2017
konferencaPërkushtimi i SBASHK-ut në përgatitjen sa më të mirë të Konferencës "Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës " ka dhënë frytë këtë të premte ngase kjo ngjarje ka pasur rrjedhë të mbarë dhe ka shënuar një pjesëmarrje më të madhe të mësimdhënësve e mysafirëve nga ajo që ishte planifikuar nga Këshilli organizativ i SBASHK-ut.
Në hapje të kësaj konference kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj nuk ka fshehur kënaqësinë për një organizim kaq të mirë. "SBASHK-u vazhdimisht ka insistuar në të vërtetën se : Duke pasur parasysh rëndësinë e sistemit arsimor për një shoqëri, e posaçërisht për Kosovën , si shtet i ri e me një numër të madh të të rinjve, secili duhet të kontribuojë dhe të bashkëpunojë për të arritur cakun e dëshiruar. sotPrandaj, po e them edhe këtu e në emër të gjithë anëtarësisë së SBASHK-ut se në këtë përpjekje madhore duhet të përfshihen sinqerisht, krahas punëtorëve të arsimit, edhe nxënësit, prindërit, institucionet lokale e qendrore të shtetit dhe palët tjera, jo duke kritikuar pa as edhe një argument, por duke u angazhuar konkretisht në këtë mision të shenjtë", është shprehur Jasharaj, i cili pastaj ka falënderuar z. Boris Sharlovski dhe stafin e GIZ për mbështetjen në organizimin e kësaj ngjarje dhe për angazhimin e sinqertë në ngritjen e cilësinë në arsimin e Kosovës.
Duke i përshëndetur pjesëmarrësit dhe SBASHK-un për organizimin e këtij aktiviteti shumë të qëlluar, konferencaaMinistri i MASHT, z. Shyqiri Bytyqi ka vlerësuar lartë rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve të vendit tonë në të kaluarën e vështirë, por edhe tani e gjithmonë.

mashtiii

"Mësimdhënësit janë baza e arsimit. Sa më e fortë dhe e qëndrueshme të jetë kjo bazë, aq më i fuqishëm do të jetë sistemi i arsimit dhe si rezultat e ardhmja jonë do të jetë e sigurt",është shprehur Ministri Bytyqi.
Udhëheqësi i Projektit, Boris Sharlovski nga GIZ, ka lavdëruar angazhimin e SBASHK-ut, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, që përveç mbrojtjes me sukses të të drejtave të mësimdhënësve dhe realizimit të kërkesave të tyre po angazhohet vazhdimisht edhe në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.avnibspk
"Ne të gjithë i dimë rezultatet të PISA-s të cilat janë publikuar pothuajse para një viti, mirëpo ne jemi të informuar edhe me sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor në Kosovë. Siç ne të gjithë e dimë, arsimi është një e drejtë, mirëpo gjithashtu nevojitet një zotim nga e tërë shoqëria për të zhvilluar atë", është shprehur përfaqësuesi i GIZ-it në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar pjesëmarërsve të Konferencës.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Ismajl Kurteshi ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë arritjet dhe për organizimin kaq në nivel të kësaj Konference. Ai ka kujtuar se kanë kaluar 10 muaj që kur është provuar rezoluta që arsimin e vë si prioritet, por nuk është bërë që në këtë drejtim.ikurteshi "Deri më tani nuk kemi parë asnjë lëvizje në këtë drejtim, por jam i sigurt se me angazhimin e mësimdhënësve, të SBASHK-ut dhe të organizatave tjera, MASHT do të fillojë ta vë në jetë rezolutën e cila sipas mendimit tim është rezoluta më e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ka aprovuar", ka cekur Kurteshi .
Ishte pjesëmarrëse në këtë Konferencë edhe prorektorja e UP-së, Myrvete Badivuku. Ajo në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar SBASHK-un për organizimin kaq të mirë të këtij aktiviteti ." Vërtetë janë mësimdhënësit ata që formojnë të ardhmen e vendit dhe prandaj që arsimi meriton të bëhet prioritet i vendit",është shprehur prorektorja Badivuku.siriuskonf Pjesëmarrësit e Konferencës i kanë përshëndetur dhe kanë përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe arritjet e shumta edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini , drejtori i DKA-së në Viti, z. Qahil Sinani dhe kryetari i Këshillit të Prindërve , z. Bajram Beqiri. Ata kanë lartësuar punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve të Kosovës nëpër vite e dekada duke kërkuar që vërtetë arsimit të jetë prioritet për institucionet e Kosovës dhe të ndihmohen mësimdhënësit që të formojnë të ardhmen e Kosovës.
Në pjesën e dytë të Konferencës para pjesëmarrësve në temën " "Pasqyra e përgjithshme e vizionit të arsimit për të ardhmen" ka ligjëruar , udhëheqësja e Sektorit të Trajnimeve në MASHT,znj. Igballe Cakaj, kurse në temën " Filozofia e PISA, implikimet në sistemin e arsimit dhe në shkollë", ka ligjëruar profesori në fakultetin Edukimit , z Atdhe Hykolli. Temë që ka zgjuar shumë interesimin e pjesëmarrësve ishte edhe " "Kontributi, roli dhe përgjegjësitë e mësimdhënësve" e ligjëruar nga asistenti në Fakultetin e Gazetarisë, z. Alban Zeneli.konferencc
Në pjesën e tretë të Konferencës është punuar në tri grupe sipas tri temave të të Konferencës dhe përmes një bashkëbisede shumë aktive janë nxjerrë edhe konkluzione të shumta, që janë bazë e prezantimit të SBASHK-ut në Konferencën ndërkombëtare në nëntorin e këtij viti në përpjekjet për një arsim edhe më të mirë në Kosovë. Këto Konkluzione do t'i dërgohen edhe GIZ-it , MASHT-it dhe institucioneve tjera të Kosovës.
SBASHK-u në ueb faqen e vetë në ditët në vijim do të botojë konkluzionet nga kjo Konferencë dhe temat që janë prezantuara në këtë Konferencë. grupi

 

Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Hanin e Elezit

Të pakët në numër por shumë unik në SBASHK

Prishtinë, 18.10.2017

Vazhdojnë të mbahen Kuvendet zgjedhore të SAF e SAM nëpër komunat e Kosovës. Në kuadër të këtij aktiviteti është mbajtur një kuvend i tillë zgjedhor edhe në Komunën e Hanit të Elezit, e cila ka vetëm pesë institucione arsimore, gjegjësisht pesë shoqata sindikale.hanielezit

Kryetari Basri Dernjani ka prezantuar fillimisht raportin e punës dhe atë financiar duke u ndalur në momentet kryesore të angazhimit sindikal në këtë komunë. Ai ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në nivel qendror dhe unitetin e krijuar sindikal . Pjesëmarrësit në këtë takim kanë shprehur besimin e plotë ndaj SBASHK-ut duke u nisur nga arritjet e mëdha deri tani e duke shpresuar se ky përkushtim do të vazhdojë.

Në pjesën e dytë të këtij takimi është filluar me procedurën e zgjedhjeve. Ky kuvend ka rizgjedhur për kryetar Basri Dernjanin, kurse nënkryetar është Burhan Kalisi.

Hanin e Elezit në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut do ta përfaqësojë Sead Vila, ndërsa në Kongresin e SBASHK-ut, që është vendosur të mbahet më 24 shkurt 2018, këtë komunë do ta përfaqësojë Lumni Dernjani.

Tri Kuvende zgjedhore në dy ditët e vikendit

Unitet e përkushtim edhe në Prizren, Viti dhe Gjilan

Prishtinë, 16.10.2017
Prizreni3Me qëllim që të realizohet ashtu si duhet agjenda e takimeve nëpër komunat e Kosovës të shtunën është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM të Prizrenit, kurse të dielën Kuvendet zgjedhore të SAF e SAM të Vitisë dhe Gjilanit.
Në hapje të Kuvendit zgjedhor të SAF e SAM në Prizren , kryetari Reshit Kushaj ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa, administratë e këshilltar për organizim të brendshëm Ymeri Ymeri e pastaj ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar. 

Prizreni

Para se të fillohej me procesin e zgjedhjeve për organet udhëheqëse të këtij Kuvendi, Ymer Ymeri, që në takimet zgjedhore merr pjesë në cilësinë e kryetarit të Komisionit statutar, ka dhënë sqarime duke interpretuar nene të Statutit lidhur me zgjedhjet.
Me vota të fshehta mes shumë kandidatëve janë zgjedhur : Kryetar Reshit Kushaj,anëtarë të kryesisë: Sutjeska Fanaj, Dashmir Susuri, Selajdin Xhoxhaj , Halil Hoxha, Mehmet Shala, Mefail Thaçi, Fadil Pervezaj, Salia Bangoj dhe Esengyl Dinovci. Kuvendi ka zgjedhur edhe Adonida Serdullin , Mithat Krasniqin e Dashurie Tredhakun në Komisionin mbikëqyrës. Mësimdhënsit e Prizrenit në Kongresin e SBASHK-ut i përfaqësojnë : Syzana Ramadani, Hyrie Hoti, Esyngyl Dinovci, Sutjeska Fanaj, Hajrie Berisha, 

Prizreni2

Merita Qollaku, Rexhep Bardheci, Mejdin Rrahmani dhe Selajdin Xhoxhaj, kurse në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut Prizreni përfaqësohet me Hyrie Hotin, Syzana Ramadanin, Bejtullah Krasniqin dhe Ahiret Mehmeti , kurse anëtarë rezervë nga kjo komunë për Këshillin Drejtues janë zgjedhur Esengyl Dinovci dhe Ndrec Qollaku. Këtë Kuvend e kanë përcjellë edhe mediet elektronike lokale. Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut për angazhimet dhe prezantimin e denjtë të SBASHK-ut dhe kërkesave të anëtarësisë.


Kuvend i suksesshëm zgjedhor edhe në Viti
Edhe pse ishte e dielë , anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM i janë përgjigjur ftesës së kryetarit të tyre Kemjal Bislimi.Viti Ata kanë mbajtur Kuvendin zgjedhor duke aprovuar fillimisht raportin e punës dhe atë financiar. Para se të niste ky Kuvend kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa, administratë e këshilltar për organizim të brendshëm Ymeri Ymeri, me anëtarin e kryesisë qendrore dhe kryetar i Kuvendit të Arsimit Fillor Murat Abazi dhe me kryetarin për Viti, Kemajl Bislimi janë takuar me kryetarin e Komunës z. Sokol Haliti dhe me drejtorin e arsimit të kësaj komune, z. Qahil Sinani.Viti2 Ata kanë bashkëbiseduar lidhur me situatën aktuale në arsimin e Vitisë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në shërbim të këtij sektori të rëndësishëm .
Pas këtij takimi ka nisur punimet Kuvendi zgjedhor i SAF dhe SAM. Kryetari Bislimi ka falënderuar për pjesëmarrje përfaqësuesit e SBASHK-ut nga qendra dhe pastaj ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar. Edhe këtu kryetari i Komisionit statutar,Ymer Ymeri ka dhënë sqarime të duhura lidhur me procesin zgjedhor.

Viti3

 Anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM në Viti me votën e tyre kanë vendosur që kryetar të zgjedhet Kemajl Bislimi, nënkryetar Ismet Mehmeti. Anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur: Adnan Zeqiri, Emine Salihu dhe Ahmet Sylejmani. Për Komisionin mbikëqyrës janë zgjedhur: Haki Azemi, Shaqir Piraj dhe Engjëll Koliqi. Vitinë në Kongresin e SBASHK-ut do ta përfaqësojnë: Shahe Aliu, Emine Salihu, Shemsi Zuka dhe Osman Rrustemi, kurse në Këshillin Drejtues Ylbeze Halabaku dhe Osman Rrustemi.


Atmosferë pune e përkushtimi në Gjilan
Po të dielën është mbajtur edhe Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Gjilanit. GjilanKryetari i këtij Kuvendi , Blerim Mehmeti, i ndihmuar nga veprimtarët tjerë sindikalë kishin përgatitur me kohë gjithë materialin për Kuvend dhe i kishin dhënë frymën festive këtij takimi. Kryetari Mehmeti ka përshëndetur fillimisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryetarin e BSPK-së, Avni Hajdinin, të nominurain nga SBASHK për nënkryetar të BSPK-së, Atdhe Hykolli ,menaxherin për financa, administratë e këshilltar për organizim të brendshëm Ymeri Ymeri dhe anëtarin e kryesisë qendrore dhe kryetar i Kuvendit të Arsimit Fillor Murat Abazi. Ai pas kësaj përmes projektorit ka shpalosur raportin e punës duke u ndalur te momentet e veçanta të aktivitetit sindikal në këtë Komunë. Raporti ka dëshmuar punën dhe arritjet e konsiderueshme të kryetarit Abazi , të kryesisë dhe Kuvendit në shërbim të anëtarësisë në këtë komunë. Gjilan2Pasi këtu kryetari i Komisionit statutar,Ymer Ymeri ka dhënë sqarime të duhura lidhur me procesin zgjedhor ka filluar kandidimi e më pastaj edhe procesi i votimit. Me shumicë votash kryetar është rizgjedhur Blerim Mehmeti, nënkryetar Bekim Beqiri, kurse anëtarë të kryesisë janë: Rexhep Arifi, Gazmend Arifi, Idriz Ramadani, Arbëresha Aliu, Bekim Rahimi, Selvie Cakolli dhe Abedin Kadriu. Komisioni mbikëqyrës ka këtë përbërje: Remzi Hajrullahu, Sali Rrustemi dhe Bejtullah Ahmeti.
Mësimdhënësit e Gjilanit në Kongresin e SBASHK-ut do t'i përfaqësojnë: Aliriza Osmani, Remzi Idrizi, Arbëresha Aliu, Selvie Cakolli, Flamur Bucaliu dhe Bonita Bajrami, kurse në Këshillin Drejtues Valdrin Bajrami, Flamur Bucaliu dhe Myzafere Ismajli për të cilët janë zgjedhur edhe zëvendësuesit eventual Selvie Cakolli dhe Alban Nuhiu.Gjilan3
Anëtarët e Kuvendeve të SAF e SAM të Vitisë dhe Gjilanit në shenjë mirënjohje për punën e përkushtuar në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë kanë kandiduar edhe për një mandat Rrahman Jasharajn për kryetar të SBASHK-ut.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Kamenicës

Unitet dhe gatishmëri për angazhime e arritje të reja

Prishtinë, 13.10.2017
Në realizim të agjendës zgjedhore nëpër komunat e Kosovës është mbajtur edhe takimi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Dardanës (Kamenicës). Në hapje të këtij takimi kryetari Nazim Jakupi ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i cili në këto Kuvende zgjedhorr merr pjesë në cilësinë e kryetarit të Komisionit statutar. Pas kësaj kryetari Jakupi ka paraqitur raportin e punës dhe atë financiar, që janë aprovuar nga anëtarët e Kuvendit.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka lavdëruar unitetin dhe angazhimet sindikale edhe në këtë komunë.kamenica
Në pjesën ë dytë të punimeve të këtij Kuvendi është kaluar në procesin e zgjedhjeve për kryetar dhe organe të tjera sindikale. Në një konkurrencë vërteëtë të fortë e duke respektuar rezultatet përmes votimit të fshehtë për kryetar është rizgjedhur Nazim Jakupi e nënkryetar Besim Kryeziu.
Është zgjedhur edhe kryesia e re në këtë përbërje: Afrim Keka, Nehat Baxhuku, Emine Rashiti, Alush Leci e Milazim Kastrati. Anëtarë të Komisionit mbikëqyrës janë zgjedhur: Besa Krasniqi, Ramadan Berisha dhe Halit Demolli. Mësimdhënësit sindikalistë të kësaj komune në Kongresin e SBASHK-ut do t'i përfaqësojnë: Afrim Keka, Shaban Morina dhe Misrete Dervishi, ndërsa në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut do të jenë Agim Maliqi e Misrete Dervishi me zëvendësuesit e tyre Osman Jakupi e Emine Rashiti .kamenica1
Edhe anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Dardanës ( Kamenicës) duke shprehur respekt për punën e përkushtuar dhe angazhimet e Rrahman Jasharajt e kanë propozuar që ai të jetë edhe për një mandat kryetar i SBASHK-ut .

U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në Kaçanik

Kryetar i ri i këtij Kuvendi u zgjodh Fevzi Bunjaku

Prishtinë,12.10.2017

kacanikkkNë kuadër të realizimit të agjendës së zgjedhjeve në nivelin komunal, u mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Kaçanikut. Në hapje të këtij takimi kryetari i deri tashëm Zeqir Krasniqi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, anëtarin e kryesisë Murat Abazin dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, i cili në këtë takim ishte edhe në cilësi të kryetarit të Komisionit statutar. Pas kësaj z. Krasniqi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar. Në pjesën e dytë të këtij takimi është filluar me procesin zgjedhor për kryetarin, nënkryetarin dhe organet tjera. kacanikkAnëtarët e këtij Kuvendi me votë të fshehtë i kanë dhënë besimin kolegut të tyre Fevzi Bunjaku, që të udhëheqë në 4 vitet e ardhshme këtë Kuvend dhe aktivitetet sindikale të SBASHK në Kaçanik.
Me votë të fshehtë e në një garë me shumë kandidatë të mundshëm është zgjedhur Hamdi Krivanjeva për nënkryetar. Anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur: Afrim Kurtaj, Xhevat Topojani e Abedin Vishi. Komisioni mbikëqyrës ka këtë përbërje: Lulzim Koxha, Leunora Dashi dhe Hanife Shorra. Delegatë për Kongresin e SBASHK-ut janë zgjedhur Afrim Bunjaku e Remzie Koxha me zëvendësimet e mundshme Abedin Vishi e Zyrie Hysa. Kolegët nga Kaçaniku në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut do t'i përfaqësojë Makfirete Dema dhe në raste të arsyeshme zëvendësja e saj Sherife Troni.kacanikkkk
Edhe nga pjesëmarrësit në këtë Kuvend i është dhënë mbështetje kandidimit edhe për një mandat Rrahman Jasharajt në cilësinë e kryetarit të SBASHK-ut, bazuar, siç e thanë shumë nga pjesëmarrësit në këtë takim, në angazhimet dhe përkushtimin e tij në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.

Kryeministri Haradinaj u takua sot me përfaqësues të SBASHK-ut

Prishtinë, 07.10.2017

PM

Kryeministri i Republikës së Kosovës , Ramush Haradinaj ka takuar sot me kabinetin e tij kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri. Përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë uruar detyrën Kryeministrit në emër të gjithë të punësuarve në arsim dhe i kanë shpalosur angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe përkushtimin për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Në bashkëbisedë me Kryeministrin Haradinaj përfaqësuesit e SBASHK-ut janë ndalur veçmas të çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj është shprehur se çmon lartë angazhimet e punëtorëve e të arsimit në të kaluarën dhe tani në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave duke shtuar se ndjehet mirë që përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë përgëzuar për detyrën në emër të gjithë punëtorëve të arsimit dhe se ai bashkë me Kabinetin e tij do të kenë në vazhdimësi takime të punës me përfaqësues të SBASHK-ut për të diskutuar për të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për të gjitha çështjet.

Konferenca e organizuar nga SBASHK-u për kremtimin e 5 tetorit - Ditës Botërore të Mësuesve

"Liria e mësimdhënies, i fuqizon mësimdhënësit"

Prishtinë, 06.10.2017

wtd1Edhe këtë vit SBASHK-u në bashkëpunim me EI-në ka zhvilluar një varg aktivitetesh me qëllim të kremtimit të Ditës Botërore të Mësuesve. Janë organizuar shumë aktivitete festive e tematike nga të cilat vlen të veçohen: U mbajt takim solemn me anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut dhe u fol për festën e madhe të mësuesve kudo në botë. Anëtarët e Këshillit Drejtues pas kësaj kanë marrë posterë dhe materiale tjera promovuese dhe i kanë shpërndarë në shkollat e komunave të tyre . wtd14Në respekt të 5 Tetorit në Shkollën "Pjetër Bogdani" të kryeqytetit ( Prishtinë) është organizuar nga drejtoria , mësimdhënësit dhe nxënësit një program i suksesshëm kulturor dhe është folur edhe për 5 Tetorin dhe për temën kyçe "Liria e mësimdhënies, i fuqizon mësimdhënësit".wtd11
SBASHK-u po ashtu në kuadër të kremtimit të 5 Tetorit ka organizuar konferencën tematike "Liria e mësimdhënies i fuqizon mësimdhënësit". Për këtë aktivitetet të rëndësishëm SBASHK-u kishte siguruar sallën e takimit, zërimin, pano, posterë, ,mbështjellëse , lapsa kimik dhe të gjitha këto me mbishkrimin 5 tetori- Dita Botërore e Mësuesve". wtd12Organizimi i mirë ka bërë që në këtë Konfrencë numri i pjesëmarrësve të arrij në 163 veprimtarë sindikalë nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga Universitetet , personalitete të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës në krye me Zëvendës Kryeministrin e e Republikës së Kosovës ,z. Enver Hoxhaj , rektorë, drejtorë të Drejtorive Arsimore, përfaqësues të Këshillit të Prindërve të Kosovës, dhjetëra përfaqësues të medieve të shkruara e elektronike , përfaqësues të lartë të Konfederatës së Sindikatave të Kosovës dhe të shumë federatave nga Kosova dhe Shqipëria. Dhe një fotograf profesional i angazhuar nga SBASHK-u.
Në hapje të Konferencës kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur : Të nderuar mysafirë të Konferencës tematike " Liria e mësimdhënies, fuqizon mësimdhënësit" dhe ju kolegë mësimdhënës, medie të nderuara, në çdo 5 tetor anëtarët e SBASHK-ut i bashkohen në aktivitete miliona kolegëve të tyre anë e kënd botës", për të kujtuar se y vit shënon 20 vjetorin e Rekomandimit të UNESCO-s lidhur me Statusin e Personelit të Arsimit të Lartë. Rekomandimi i vitit 1997 plotëson Rekomandimin e UNESCO-s / ILO-s të vitit 1966 lidhur me Statusin e Mësimdhënësvewtd3
Ai pastaj ka folur për rëndësinë e kësaj date dhe në përmbyllje së fjalës përshëndetëse ka thënë: "Besoj se është ky moment i mirë që nga kjo Konferencë të përcjellim përshëndetjet më të sinqerta për mikun e madh të arsimit në Kosovë, për Sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit, zotërinë Fred Van Leuwen, i cili ishte me ne në ditët më të vështira për arsimin shqip dhe vazhdon me përkrahjen e sinqertë edhe sot e gjithë kohën".
Duke përshëndetur pjesëmarrësit e Konferencës, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hoxhaj ka shprehur respekt të lartë për SBASHK-un, për EI-në dhe miqtë e mëdhenj ndërkombëtar të arsimit tonë.wtd5 Ai është shprehur se SBASHK-u gjatë gjithë viteve të angazhimeve me përkushtim ka kryer misionin sindikal, por ka ndihmuar sinqerisht edhe në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në ruajtjen e personalitetit të mësimdhënësit. E kanë përshëndetur Konferencën dhe gjithë mësuesit kudo janë në botë edhe z. Fehmi Hysenaj Këshilltar i Lartë Politik i Ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Marjan Demaj, Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Kosovës (BSPK), z. Avni Ajdini, Kryetari i Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, z. Nevruz Kaptelli, Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, z. Bajram Beqiri dhe kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, z. Blerim Syla. Të gjithë këta e kanë vlerësuar lartë përkushtimin e SBASHK-ut dhe organizimin me sukses të kësaj Konference.wtd6
Në pjesën e dytë të Konferencës pjesëmarrësit kanë dëgjuar me vëmendje prezantimet e panelistëve që kishin të bënin me çështje konkrete e të argumentuara lidhur me temën "Liria e mësimdhënies i fuqizon mësimdhënësit. Në fillimet e punës së këtij paneli , kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lexuar mesazhin e përbashkët drejtuar gjithë mësimdhënësve sindikalistë kudo në botë të: znj. Irina Bokova, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s, Guy Ruder, drejtor i përgjithshëm i ILO-s, Anthony Lake, drejtor i përgjithshëm i UNICEF-it, z.Achim Steiner, , administrator
i UNDP-së dhe z. Fred Van Leuwen, sekretar i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit.
Pas kësaj kanë fillur panelistët me prezantimet e tyre. Prof. Dr. Atdhe Hykolli nga Fakulteti i Edukimit ka zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve me temën "Liria e mësimdhënies dhe reflektimi i saj në cilësinë". Është përcjellë me shumë vëmendje edhe prezantimi tematik "Mësimdhënësi model" i Prof. Dr. Alejtin Berisha dhe prezantimi i prof. Alma Lama nga Sindikata e Arsimit të Shqipërisë.wtd7
Në pjesën e tretë të Konferencës pjesëmarrësit kanë shtruar shumë pyetje drejtuar panelistëve, të cilët kanë dhënë përgjigje konkrete . Konferenca ka autorizuar në fund panelistin Prof. Dr. Atdhe Hykolli që bashkë me ekspertë të SBASHK-ut të përgatitin rekomandime nga kjo Konferencë, të cilat do t'i dërgohen EI-së, si informacion , dhe Institucioneve qendrore e lokale të Kosovës.14
Të theksojmë se mediet i kanë kushtuar rëndësi të veçantë këtyre aktiviteteve duke e përcjellë e raportuar për Konferencën dhe duke e ftuar dy televizione qendrore kryetarin e SBASHK-ut në emisione kushtuar 5 tetorit – Ditës Botërore të Mësimdhënësve.wtd9

SBASHK-u u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë,03.10.2017

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi ka shprehur respektin e tij për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit e sidomos në vitet e vështira të okupimit dhe ka premtuar se do t'u dërgoj shkresë zyrtare kryetarëve të Gjykatave Themelore në gjithë Kosovën me kërkesën që lëndët e dërguara nga SBASHK-u lidhur me tri pagat suplementare dhe tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit të trajtohen me prioritet.
Me qëllim që Gjykatat themelore në komunat e Kosovës të trajtojnë me prioritet, ashtu si e përcakton edhe ligji, lëndët e dërguara nga SBASHK lidhur me tri pagat suplementare dhe tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi.KGJK
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i kanë prezantuar kryesuesit të KGJK-së, z. Idrizit, kërkesën që ai t'u drejtohet kryetarëve të Gjykatave themelore në të gjitha Komunat e Kosovës, që ata , ashtu si përcaktohet edhe me Ligj, të trajtojnë me prioritet lëndët e dërguara në Gjykata nga SBASHK ndaj Drejtorive Arsimore .
" Kërkesa jonë ka mbështetje ligjore, por ka edhe elementin human sepse SBASHK-u kishte tentuar me dialog të arrijë me qeveritë lokale që ata t'i përmbushin si punëdhënës obligimet nga Kontrata Kolektive e sektorit të arsimit duke u dhënë të pensionuarve nga ky sektor nga tri paga suplementare dhe tri paga përcjellëse. Puna e përkushtuar e këtyre njerëzve sidomos në vitet e okupimit ka lënë gjurmë në shëndetin e tyre dhe nëse zvarriten nga gjykatat lëndët lidhur me kërkesën e tyre dhe të SBASHK-ut, atëherë shumë nga ta edhe mund të shkojnë në amshim pa gëzuar këtë të drejtë", është shprehur kryetari i SBASHK-ut në takim me Kryesuesin e KGJK-së. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi ka shprehur respektin e tij për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit e sidomos në vitet e vështira të okupimit dhe ka premtuar se do t'u dërgoj shkresë zyrtare kryetarëve të Gjykatave Themelore në gjithë Kosovën me kërkesën që lëndët e dërguara nga SBASHK-u lidhur me tri pagat suplementare dhe tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit të trajtohen me prioritet.

SBASHK-u u takua me mësimdhënës dhe me kryetarin e Rahovecit z.Idriz Vehapi

Prishtinë,27.09.2017

Duke realizuar agjendën e takimeve me mësmimdhënës dhe me anëtarë të kuvendeve të SAF dhe SAM nëpër komunat e Kosovës, delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj janë gjendur në komunën e Rahovecit.vehapi
Ky delegaicion para se të takohej me anëtarët e kuvendit të SAF e SAM të Rahovecit, vizitoi kryetarin e komunës z.Idriz Vehapi, të cilit i kanë shprehur respekt për korrëktësinë ndaj mësimdhënësve të kësaj komune dhe i kanë kujtuar obligimet që kanë pushtetet lokale për ta realizuar në tërësi Kontratën Kolektive të arsimit të Kosovës.
Kryetari i Rahovecit z.Vehapi ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut duke theksuar se vazhdimihst është munduar që përmes dialogut me përfaqëuësit e SBASHK-ut në këtë komunë të realizoi kërkesat brenda mundësive buxhetore.
Ai ka premtuar që nëse del fitues në zgjedhjet e 22 tetorit dhe do ta udhëheq prapë Rahovecin,atëherë do të bëjë angazhime shtesë për plotësimin e kërkesave legjitime të SBASHK-ut për këtë komunë.
Në këtë takim kryetarin e SBASHK-ut e kanë shoqëruar menaxheri për financa dhe administratëdhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri , jurusti Blendor Shatri dhe kryetari i kuvendit të SAF e SAM për komunën e Rahovecit Veli Morina.

Duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik, nuk mbrohet sektori privat

Prishtinë,25.09.2017

Deklarimi i Ministrit të Financave, Bedri Hamza se do të ketë ngritje pagash për gjithë sektorin publik është pritur mirë edhe nga mijëra të punësuarit në sektorin e arsimit në Kosovë. SBASHK-u e përshëndet gatishmërinë e Ministrit Bedri Hamza dhe Qeverisë Haradinaj për të bërë lëvizje të mirë rreth pagave, pasi tani e tri vite nuk ka pasur as edhe një ngritje modeste të pagave në arsim e as në sektorët tjerë publik. SBASHK-u do të gëzohej edhe me lajmin sikur edhe pronarët e bizneseve në sektorin privat të kenë vendosur, më në fund, që punëtorëve të tyre t'ua ngritin pagat.logo
SBASHK-u duke përcjellë reagimet ndaj këtij përkushtimi të Qeverisë Haradinaj nuk mundet pa reaguar ndaj deklaratave publike të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e madje edhe ndaj deklarimit publik të nënkryetarit të BSPK-së, Alush Sejdiu. Ata mundohen të dalin si mbrojtës të sektorit privat, por nuk mbrohet ky sektor duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik.
Gërgjaliu nuk ka pse të merret me sektorin publik e as nuk është i thirrur të jep vlerësime se cila është përformanca e të punësuarve në këtë sektor sepse për këtë gjë kompetenca është e tjetër kujt. Ai duhet të angazhohet që punëdhënësit , që ai mbron në sektorin privat, të kenë qasje humane ndaj të punësuarve te ta dhe t'i respektojnë ,bile, të drejtat elementare të tyre dhe të ndajnë pak më shumë mjete nga fitimet e mëdha dhe t'ua ngritin pagat punëtorëve të tyre.
Sejdiu nga BSPK-ja duhet t'i gëzohet çdo rritjeje të pagave në sektorin publik sepse si nënkryetar i BSPK-së është edhe përfaqësues i tyre dhe në të njëjtën kohë të angazhohet që në sektorin privat pronarët e firmave private të respektojnë të drejtat elementare të të punësuarve atje dhe t'ua ngritin pagat sepse këta të punësuar bëjnë punë të madhe e pa orar në ato firma.
Gërxhaliu e Sejdiu , besoj e dinë, se nëse edhe pengohet ngritja e pagave në sektorin publik, kjo nuk sjellë ndonjë të mirë për të punësuarit në sektorin privat, pra as ngritje pagash atje. Kjo i bie se për ta mbajtur gjendjen e keqe me pagat në sektorin privat u dashka të pengohet rritja e pagave edhe në sektorin publik.
SBASHK-u përshëndet gatishmërinë e Qeverisë Haradinaj për ngritje pagash në sektorin publik duke u bazuar në faktin se çdo ngritje pagash në arsim dhe sektorët tjerë publik është stimulim shtesë për punë e arritje të reja dhe dëshmi se Qeveria po angazhohet dhe po mendon për këta njerëz.

Ma artikuj...

  1. Kuvende zgjedhore të SAF e SAM në Podujevë, Skenderaj dhe Mitrovicë
  2. SBASHK takime të ndara me Ministrat Kujtim Gashi e Shyqiri Bytyqi
  3. SBASHK-u vazhdon të realizojë Planin strategjik 2015-2019
  4. SBASHK-u takim falënderues me Ministrin në largim Prof. Dr. Arsim Bajrami
  5. Vazhdon të realizohet agjenda e zgjedhjeve të SBASHK në nivele komunale
  6. Forcohet bashkëpunimi mes SBASHK-ut dhe Sindikatës Shqiptare të Arsimit
  7. Vazhdojnë aktivitetet zgjedhore në SBASHK
  8. SBASHK-u po përgatitet për grevë dhe për veprime tjera
  9. Qeveritarët nuk kanë bërë asgjë për mësimdhënësit e sëmurë rënd
  10. 420 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar
  11. SBASHK-u ka kryer përgatitjet për dërgimin e anëtarëve në bregdetin shqiptar
  12. Rrjedha e procesit zgjedhor në Shoqatat Sindikale në Komunën e Gjilanit
  13. Rrjedh e mirë e zgjedhjeve sindikale edhe në UP
  14. SBASHK-u po fiton në gjykatë betejat me komunat
  15. SHFMU "Dr.Ibrahim Rugova" i bashkohet SBASHK-ut
  16. Ftesë publike e SBASHK-ut drejtuar koalicioneve e subjekteve garuese në zgjedhjet e parakohshme
  17. SBASHK-u mori pjesë në konferencën e ETUCE-së në Bruksel
  18. SBASHK nënshkruan marrëveshje me Spitalin Amerikan
  19. Fuqizimi i femrave në SBASHK dhe në pozita udhëheqëse
  20. Vazhdon forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social
  21. SBASHK-u mes sindikatave të arsimit nga e tërë Evropa
  22. Kuvendi i SAF e SAM për komunën e Vushtrrisë mbajti takim pune
  23. Vazhdojnë aktivitetet nëpër komunat e Kosovës
  24. Kryetari i SBASHK-ut takon kryetarët e shoqatave sindikale në Obiliq
  25. Kuvend i suksesshëm pune i SAF e SAM në Rahovec
  26. Ministri Kujtim Shala u takua me delegacionin e SBASHK-ut
  27. Një ngjarje e veçantë për sektorin e arsimit në Kosovë
  28. Çka tregoi takimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut
  29. U mbajt Kuvendi i punës i SAF E SAM të Prizrenit
  30. SBASHK-u vazhdon të forcojë kapacitetet për udhëheqje të dialogut social
  31. SBASHK-u i drejtohet me ftesë publike Kryeministrit Mustafa dhe Kabinetit të tij qeveritar
  32. SBASHK mes sindikatave evropiane e botërore në Bruksel në diskutime për sektorin e arsimit
  33. Arsimimi dhe edukimi i brezave është mision i shenjtë
  34. Kuvend i frytshëm pune i SAF e SAM në Podujevë
  35. U mbajt Kuvendi i punës i SAF e SAM të Vitisë
  36. Kuvend zgjedhor në Klinë, Kuvend pune në Pejë
  37. SBASHK-u në mbrojtje të institucioneve arsimore dhe të personalitetit të mësuesit
  38. Kuvende zgjedhore në Kuvendet e SAF e SAM të Rahovecit e Suharekës
  39. SBASHK-u ka nisur me agjendën e takimeve nëpër komuna
  40. SBASHK u takua me Ministrin Mahir Yagcilar
  41. SBASHK-u merr mbështetje nga mësimdhënësit lidhur me ndryshimin e Ligjit për pagat
  42. Me angazhimin e SBASHK-ut, projektligji për pagat do të rishikohet
  43. SBASHK-u kundërshton Projektligjin për pagat
  44. SBASHK- u apel Internacionales Botërore të Arsimit për Kosovën në UNESCO
  45. Gëzuar Festat e Fundvitit nga SBASHK-u
  46. SBASHK-u u takua me Ministrin e MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami
  47. SBASHK-u në mesin e sindikatave të arsimit të 44 shteteve evropiane në Konferencën e ETUCE-së në Beograd
  48. Kanë nisur takimet e përfaqësuesve të Qeverisë dhe SBASHK lidhur me Ligjin për vitet 90-ta
  49. Ftesë për ankand publik
  50. SBASHK-u mori pjesën në Konferencën për kurrikulin e ri

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook