Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një lutje e madhe nga SBASHK për deputetët e Parlamentit të Kosovës

Të nderuarit deputetë të Parlamentit të Kosovës në emër të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të SBASHK-ut i kam drejtuar letra krerëve të gjithë institucioneve të larta të Kosovës me qëllimin më të mirë e duke kërkuar që ata të reflektojnë në shërbim të arsimit e për të realizuar ato që janë premtuar e nënshkruar. Po Ju drejtohem edhe Juve të nderuar përfaqësues të zërit të popullit në Parlament.
Legjislacionet e kaluara ishin shembull i mirë i unitetit kur flitej, debatohej e vendosjes për çështjet në arsim. Ne jemi të sigurt se edhe Ju do ta mbani të gjallë këtë traditë. Ju lusim që nesër kur të debatoni në leximin e dytë të Projektligjit të buxhetit jepni amendamente dhe propozime që do të mundësojnë vënien në jetë të Kontratës Kolektive të sektorit të arsimit. Krijoni me angazhimet dhe diskutimet Tuaja mundësi që të kthehen në vepër konkrete premtimet për rritje pagash, Nëse veproni kështu do ta keni urimin nga zemra të mijëra mësimdhënësve. Nëse veproni e reflektoni do të krijoni atmosferë feste mes mësuesve të Kosovës që janë dëshmuar në kohët më të vështira dhe kanë mbajtur gjallë idealin për shtetësinë e Kosovës.
Të nderuar deputetë nëse reflektoni dhe angazhoheni për të realizuar këtë lutje tonën do të shprehni kështu respektin dhe do të dëshmoni se e mbani të gjallë kujtimin e mirë për mësuesin a mësuesen tuaj të parë. Ta tejkalojmë këtë situatë bashkë të nderuarit deputetë dhe ju krerët e institucioneve të shtetit tonë. Të punojmë bashkë në shërbim të arsimit të Kosovës.

 

Kryesia e SBASHK-ut,
Kryetari : Rrahman Jasharaj

Konferenca përmbyllëse e SBASHK-ut e vitit 2014 me media

Kryesia e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, të premten në ambientet e kolegjit "Universum", ka mbajtur një takim me gazetarë dhe përfaqësues të medieve. Në takim janë prezantuar të arriturat e punës së SBASHK-ut për vitin 2014 si dhe sfidat që do ta përcjellën këtë organizatë edhe në vitin e ardhshëm.mediat Me këtë rast, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke folur për të arriturat e organizatës ka thënë që njëra nga të arriturat kryesorë është nënshkrimi i Kontratës Kolektive Sektoriale me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.mediat2
"Kemi vazhduar negocimin për nënshkrimin e kontratës kolektive. Ju rikujtoj se SABSHK-u me MASHT-in kanë punuar 3 vjet bashkë, radhazi kanë negociuar në mënyrë që të vij prilli i vitit 2014 që të nënshkruhet kontrata që e kemi dhe e konsiderojmë dokument shumë me rëndësi për ne. Për të qenë sa më afër këtyre objektivave, SBASHK-u në mirëkuptim me MASHT-in të krijoj komisione të përbashkëta.", tha kryetari Jasharaj.
Ai po ashtu, ka përmendur një varg aktivitetesh tjera që SBASHK-u ka arritur t'i realizoj gjatë vitit që po e lëmë pas siç janë lobimi për rritja e pagave për 25 për qind , formimi i komisionit të përbashkët MASHT-SBASHK për përpilimin e Projektligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99, komisioni i përbashkët për përcjelljen e implementimit të Kontratës Kolektive, nënshkrimi i 70 marrëveshjeve me bizneset, institucionet shëndetësore e rekreative për zbritje çmimesh të shërbimeve për shërbim të anëtarësisë etj.mediat3

Jasharaj duke folur për sfidat kryesore të ardhshme të SBASHK-ut ka thënë që zbatimi i kontratës kolektive do të jetë prioritet i punës së SBASHK-ut.
"Sfidë që do ta përcjell SBASHK-un jo vetëm gjatë vitit 2015 por edhe gjatë tërë ekzistimit të saj me vite e dekada është se do të vazhdojmë me lotimin për realizimin e rritjes së [agave. Do me thënë, jemi të hapur për dialog me instancat më të larta të shtetit në mënyrë që të kemi ofertën e tyre, në mënyrë që të diskutojmë konkretisht për rritje pagash për ta rritur kështu edhe mirëqenien e arsimtarëve por edhe cilësinë në arsim. Ajo që nuk kemi pritur por ja që po ndodh është sfida për implementimin e tërësishëm të kontratës kolektive", ka thënë Jasharaj.mediat4

Kryetari Jasharaj, po ashtu ka uruar të gjithë mësimdhënësit për përmbylljen e suksesshme të këtij viti.
"E kam nderin që në emër të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të kryesisë t'i përgëzoj mësimdhënësit e arsimit parauniversitar por edhe mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë në universitet që janë anëtarë të SUSHK-ut dhe të gjithë këta anëtarë të SBASHK-ut të ju uroj një vit sa më të mirë dhe t'i përgëzoj për përmbylljen e gjysmë vjetorit të parë me sukses dhe të përmbylljes së arritjeve shumë të mëdha në universitet", ka uruar kryetari Jasharaj.

SBASHK-u vazhdon takimet me shefat e grupeve parlamentare

ldk2Në vazhdën e takimeve me shefat e grupeve parlamentare, SBASHK-u, i përfaqësuar nga nënkryetari z.Lutfi Mani, së bashku me sindikatat me të cilat kemi edhe memorandum bashkëpunimi sot u takuan me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, z.Ismet Beqiri.

Ashtu si edhe në takimet me shefat tjerë të grupeve parlamentare, temë diskutimi ishte cështja e rritjes së pagave si dhe zbatimi në tërësi I Kontratës Kolektive.

SBASHK-u në aktivitet të realizimit të kërkesave të anëtarësisë

Sot më 22 dhjetor 2014, një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari z.Rrahman Jasharaj, vizituan ministrin e Arsimit, z.Arsim Bajrami, ku fillimisht SBASHK-u i uroj detyrën ministrit.
Ata biseduan rreth caktimit të agjendave të përbashkëta për takime me interes. Palët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunim konstruktiv dhe korrekt, dhe po ashtu u dakorduan që në javën e ardhshme të mbahet një takim i veçantë ku biseda do të jetë kryesisht rreth Kontratës Kolektive dhe zbatimit të saj në tërësi.pdkd
Në të njëjtën kohë, nënkryetari i parë i SBASHK-ut, z.Lutfi Mani, së bashku me përfaqësuesit nga sindikata e policisë, shëndetësisë dhe administratës u takuan me grupin parlamentar të PDK-së. Ata u mirëpritën nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, z.Adem Grabovci, Flora Brovina, Zenun Pajaziti dhe Agim Aliu. Në këtë takim u bisedua gjerë e gjatë rreth çështjes së ngritjes së pagave si dhe zbatimin e Kontratës Kolektive.

U mbajt mbledhja konsultative e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut

kd20Për ta analizuar situatën aktuale dhe për të marrë qëndrime lidhur me veprimet në vijim është mbajtur takimi konsultativ me kryetarët e Kuvendeve të SAF e SAM të komunave të Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka informuar të pranishmit me aktivitetet që janë zhvilluar këtyre ditëve në përpjekje të mbrojtjes së kërkesave legjitime të anëtarësisë. Kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të SAF e SAM nga komunat e Kosovës kanë informuar se kanë shpërndarë formularët nëpër të gjithë shkollat dhe mësimdhënësit janë duke u nënshkruar masovikisht në ata formularë duke shprehur kështu unitetin e fuqishëm dhe duke i dhënë forcë e përkrahe kryesisë së SBASHK-ut për angazhime dhe për të nisur edhe me veprime sindikale nëse Qeveria nuk reflekton ashtu si duhet.kd201
Pas diskutimeve konkrete, Këshilli Drejtues nxori këto përfundime: Janë shpërndarë formularët e deklarimit, Gëzon uniteti i shkëlqyer mes anëtarëve të SBASHK-ut dhe se pjesa e mbetur e formularëve do të dorëzohen në SBASHK deri më 5 janar.
Është vendosur që nëse Qeveria nuk reflekton ndaj kërkesave të SBASHK-ut deri më 9 janar, atëherë më 10 janar do të thirret Këshilli Drejtues dhe duke u bazuar në deklarimet e anëtarësisë së gjerë do të nis me veprime sindikale duke përshkallëzuar ato deri edhe të greva e përgjithshme. Këshilli Drejtues ka përkujtuar se në rast se vjen deri të këto veprime , atëherë përgjegjësinë do ta ketë Qeveria.
Ky takim ishte i hapur dhe është mbajtur në prani të medieve.kd202

SBASHK-u merr pjesë në aktivitete të shumta

kryetari3Sot më 19 dhjetor 2014, kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj ishte pjesë e tryezës gjithë-përfshirëse të shoqatave me anëtarësi , në cilësinë e njërit prej panelistëve, organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).
Qëllimi i tryezës ishte mobilizimi i anëtarëve, përkrahja e shoqatave njëra-tjetrës, zhvillimi i mëtutjeshëm, përmirësimi i ambientit politik dhe ligjor që mundëson lobim dhe avokim të suksesshëm ishin temat e tryezës.
Kryetari z.Jasharaj, foli për angazhimet e SBASHK-ut për anëtarësinë si dhe për situatën e tanishme rreth implementimit të plotë të Kontratës Kolektive, ku përmendi se nëse kjo e fundit nuk kryetari2zbatohet ,atëherë SBASHK-u me gjithë anëtarësinë e vet është gati të ndërmerr veprime sindikale, duke përdorë edhe mjetin sindikal – grevën e përgjithshme.

Në të njëjtën kohë, nënkryetari i parë i SBASHK-ut, z.Lutfi Mani ishte pjesë e takimit të grupit punues te Binjakezimit per Implementimin dhe Zhvillimin e Mëtutjeshëm të Kornizës së Kurrikulës, me temën: Mbështetja e Implementimit të Planit Strategjik të arsimit në Kosovë 2011-2016, organizuar nga RTA, Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, project i financuar nga BE.luta1

Kuvend i suksesshëm i SUSHK-ut

Për të parë nga afër aktivitetet, arritjet dhe sfidat, është mbajtur një Kuvend pune i Sindikatës së Universitetit ( SUSHK), që vepron me sukses në kuadër të SBASHK-ut.
Në hapje të këtij Kuvendi, kryetari i SUSHK, z. Bardh Bardhi ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe anëtarët e kryesisë së SBASHK-ut e pastaj ka dhënë një raport të detajuar për punën dhe angazhimet e shumta që janë bërë në SUSHK e në shërbim të anëtarësisë në Universitet. 10847073 823963211005024 739223203 nBardhi është shprehur se tani ndjehen edhe më të fuqishëm pasi mes tyre janë edhe përfaqësues të sindikatës nga Universiteti publik "Isa Boloetini" nga Mitrovica. Kryetari Bardhi dhe anëtarët tjerë të Kuvendit dhe kryesisë së SUSHK-ut janë shprehur se hetohet një mobilizim dhe një unitet i shkëlqyer në SUSHK, por edhe në SBASHK kudo në qendër e në komunat e Kosovës. Ata kanë cekur se falë këtij aktiviteti dhe komunikimit të drejtë me të gjithë radhët e SBASHK-ut vetëm në tetor e nëntor janë shtuar për 1041 anëtarë dhe ky trend i shtimit të radhëve po vazhdon dhe për këtë si shembull konkret kanë cekur ardhjen e dy fakulteteve nga Mitrovica. Të pranishmit kanë cekur se si rezultate të veçanta të SUSHK-ut janë edhe Marrëveshjet me menaxhmentin e UP-së për rritjen dhe harmonizimin e pagave,hartimin e Kontratës kolektive vazhdimi i formimit të shoqatave sindikale në disa fakultete, anëtarësimi në SUSHK, pra në SBASHK, i disa fytyrave eminente dhe arritje të tjera të përbashkëta.10867252 823835524351126 875879298 n Ky Kuvend ka lavdëruar edhe klimën e mirë të bashkëpunimit me Rektorin e ri, të cilit në takimin njohës i kanë dhënë përkrahje në angazhimet në shërbim të arsimit të lartë. Është thënë se edhe Rektori ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahjen për aktivitetet dhe angazhimet e SUSHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë deklaruar se përpjekjet aty e këtu të ndonjë individi për ta dobësuar unitetin në SUSHK dhe SBASHK kanë dështuar dhe se sindikalistët janë unik dhe do të vazhdojnë me angazhimet në shërbim të anëtarësisë.

Letër publike kryeministrit të tashëm të Kosovës, z. Isa Mustafa

Keq ia ke nisur udhëheqjen e shtetit o Kryeministër Mustafa. E the në një medie të huaj se nuk do të ketë rritje nga ajo që është premtuar . E the me të parën e pa e ndjerë të nevojshme as të takoheshe në një takim përshëndetës e njohës me Sindikatat. Rritja është premtuar z. Kryeministër i tashëm dhe Atij që e kishte premtuar i besuan njerëzit, i besuan edhe shumica e mësimdhënësve sepse premtimet Ai i kishte mbajtur. Kjo deklaratë jotja është një goditje me të parën ndaj të punësuarve në sektorët publik dhe ata nuk besoj se do të heshtin.
I nderuari Kryeministër i tashëm premtimi për rritjen është thënë qindra herë dhe është detyrë e Qeverisë ta mbajë premtimin, por unë po të drejtohem edhe për diçka tjetër. Kështu si ia keni nisur me JO e (s'ka ) do të krijoni atmosferë të keqe dhe lëvizje sociale. Si kryetar i SBASHK-ut dhe si zë i mijëra mësimdhënësve të Kosovës po të lus mos e përdor aq lehtë fjalën JO. JU kujtoj Juve dhe gjithë Qeverinë se të punësuarit kanë nënshkruar Marrëveshjen e përgjithshme Kolektive, kurse ne SBASHK-u kemi nënshkruar edhe Kontratën Kolektive. Nuk e kemi bërë këtë me njerëz të thjeshtë e as ne ndeja private. Kontratën e kemi nënshkruar me MASHT-in dhe në shenjë mirëkuptimi e respekti e për hir të shtetit të Kosovës kemi lëshuar pe që 4 pikat kyçe të implementohen në janar të vitit 2015, ngase në vitin 2014 nuk ishin bërë planifikime buxhetore për këtë dhe na është kërkuar kohë që kjo të bëhet. Ne atëherë kemi lëshuar pe, por nuk do të veprojmë kështu edhe në janar.
I nderuari Kryeministër i tashëm, unë si kryetar dhe gjithë anëtarët e SBASHK-ut po të kujtojnë se Kontrata Kolektive duhet vënë në jetë e tëra. JU keni pranuar të jeni në krye të qeverisjes së shtetit dhe duhet t'i keni pasur parasysh edhe gjithë ato që Ju presin. Në janar do të këtë implementim të plotë të Kontratës sonë ose , pa fajin tonë, do të ketë protesta e veprime tjera sindikale, që lejohen edhe me Ligjin mbi grevat edhe me akte ndërkombëtare. Mos harro këto këshilla me qëllimin më të mirë i nderuari Kryeministër i tashëm i Kosovës.

Rrahman Jasharaj,

Kryetar i SBASHK-ut

Përfundoi me sukses Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga SBASHK dhe KEC

konferenca4Dje në orët e mbrëmjes ka përfunduar më sukses Konferenca ndërkombëtare "Sindikatat e Arsimit sot- Arritjet dhe Sfidat".
Kjo ngjarje është konsideruara si rrumbullakësim i aktiviteteve të shumta nga projekti i përbashkët i SBASHK-ut dhe KEC-it "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore", e që mbështet nga BE përmes zyrës së saj në Prishtinë.
Kontributin e tyre në këtë Konferencë e kanë dhënë sindikalistë të njohur nga AOB i Holandës dhe sindikatat e Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe veprimtarë e udhëheqës të SBASHK-ut nga qendra dhe gjithë komunat e Kosovës.konferenca1
Pasi është konstatuar se SBASHK-u po shënon arritje edhe falë projektit në fjalë, Konferenca ka pasur një rrjedhë efektive duke u punuar në sesione plenare.
Ligjëruesit në bashkëbisedë me të 150 pjesëmarrësit e Konferencës kanë këmbyer përvojat e shteteve pjesëmarrëse dhe i kanë krahasuar me arritjet e SBASHK-ut.
Përfaqësuesi i AOB-it, z.Gerhardus Stemerding ka lavdëruar SBASHK-un duke i përkujtuar edhe sfidat që e presin.
Zonja Marjana Kolar ka përcjellur përkrahjen e sindikalistëve të Sllovenisë dhe ka ligjëruar para pjesëmarrësve duke treguar se cilat shërbime i ofron SVIZ për anëtarët e saj.
Ajo ka thënë se SBASHK-u po shënon arritje dhe se do të mbetet mik i përkushtuar i SVIZ-it.konferenca2
Përfaqësuesit nga Maqedonia z.Jakim Nedelkov, znj. Vesna Nedelkovska, Mali i Zi znj.Sandra Martiq dhe z.Slobodan Dragash dhe nga Shqipëria z.Nevruz Kaptelli, Fatmir Bezati dhe z.Isa Halili kanë deklaruar se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me SBASHK-un dhe kanë shprehur respekt për përpjekjet që kjo sindikatë po bënë për forcimin e bashkëpunimit me sindikatat simotra në Ballkan, Evropë e kudo në botë.
Profesorët z.Agim Hyseni e z.Dukagjin Pupovci kanë dhënë kontributin e tyre në shërbim të ecjeve përpara të sindikatës së arsimit.
Sesionin ku bëhej fjalë për dialogun social e kanë kryesuar z.Dukagjin Pupovci dhe kryetari i SPASH z.Nevruz Kaptelli. Sesionin tjetër që fliste per shërbimet e sindikatës për anëtarësinë e kanë kryesuar z.Ymer Ymeri nga SBASHK-u dhe z.Jakim Nedelkov,kryetar i SONK të Maqedonisë. Ka zgjuar interesim edhe seanca për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, e kryesuar nga zyrtarja në MASHT znj.Igballe Cakaj dhe sindikalisti z.Blerim Mehmeti.konferenca3
Punimet e Konferencës i kanë përcjellur nga afër edhe përfaqësueset e zyrës së BE-së në Kosovë znj.Dragana Stolic dhe znj.Gaby Hagmuller. Znj.Hagmuller ka thënë se BE ia ka qëlluar me përkrahjen që i ka bërë këtij projekti sepse janë duke u parë çdo ditë e më shumë frytet e tij.
Ajo ka premtuar përkrahje edhe në të ardhmen për zhvillimin e dialogut social dhe forcimin e SBASHK-ut në të gjitha sferat.
Vlen të theksohet se edhe pjesëmarrësit e tjerë kanë marrur pjesë aktive në punimet e Konferencës dhe kanë bërë që ajo të përmbyll punimet me konkluzione të qarta që do ti shtohen planit të strategjisë së SBASHK-ut për vitet 2015-2019.konferenca5
Në mbyllje të kësaj Konference është arritur një marrëveshje që sindikatat pjesëmarrëse të shtojnë vizitat te njëra tjetra në mënyrë që të krijojnë një frymë të besimit e mirëkuptimit në mes të mësimdhënësve të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.
Projekti i KEC dhe SBASHK kështu po hyn në vitin e dytë dhe do të sjellë risi dhe arritje të reja.

Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Fillor me kryetar të ri

saf1

Sot më 6 Dhjetor 2014 u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në nivel vendi, ku u zgjodh dhe kryetari i ri.
Ky Kuvend zgjedhor është mbajtur në ambientet e Qendrës së studentëve dhe në të ka pasur debate përmbajtësore. Pas kësaj është kaluar në zgjedhjet për kryetarin e ri të SAF.
Mes tre kandidatëve të propozuar, me vota të fshehta, në raundin e parë është zgjedhur Murat Abazi kryetar i SAF me 28 vota, ku nga 51 vota,vetëm një ishte e pavlefshme.
Në këtë Kuvend pjesëmarrës ishte edhe një pjesë e Kryesisë së SBASHK-ut dhe kryetari Rrahman Jasharaj.saf2
Kryetari si dhe anëtarët tjerë të Kryesisë së SBASHK-ut i kanë shprehur përkrahje të plotë kryetarit të ri të SAF me premtimin se do të jenë me të në cdo angazhim në shërbim të arsimit në vend.saf4

SBASHK-ut në tetor 477 e nëntor edhe 564 anëtarë të rinj

tetorrrTë dashur mësimdhënës, anëtarë të SBASHK-ut, të nderuar miq të Sindikatës sonë. Ndjehet mirë njeriu kur shkruan dhe publikon lajme të mira se i gëzon gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Një lajm të tillë po ua nisim edhe sot. SBASHK-u po bëhet çdo muaj e më i fuqishëm falë përkushtimit në qendër dhe të kryetarëve e veprimtarëve sindikalë nëpër komunat e Kosovës. Muajin e kaluar, pra në tetor, bashkë e në SBASHK kanë ardhur 477 anëtarë të rinj. Këtë muaj vazhdoi ky trend pozitiv dhe në fund të nëntorit SBASHK-u ka edhe 564 anëtarë të rinj. Pra, vetëm për 2 muajt e fundit, kolegë të nderuar sindikalistë, SBASHK-ut iu shtuan radhët për 1041 anëtarë .nentorr
Ne të gjithë do të vazhdojmë me përkushtimin dhe me arritje të reja dhe radhët do të shtohen dhe kështu zëri i SBASHK-ut do të jetë edhe më i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe në realizimin e kërkesave legjitime. Bashkë edhe sfidat i kalojmë më lehtë edhe sukseset janë më të mëdha dhe janë të përbashkëta.
Pra, të vazhdojmë me angazhimet bashkë e në SBASHK.

Ma artikuj...

  1. Seideneck i Konfederatës së Sindikatave Evropiane viziton SBASHK-un
  2. Këshilli Drejtues mbështet angazhimet për implementimin e plotë të Kontratës Kolektive
  3. SBASHK-u në Kongresin e 9 të Sindikatës Sllovene të Arsimit (SVIZ)
  4. SBASHK-u harton projekt strategjinë 2015-2019
  5. Po përgatitet me sukses Plani Strategjik i SBASHK-ut
  6. Takim i përbashkët i MASHT-it, SBASHK-ut dhe DKA-ve lidhur me Kontratën Kolektive
  7. Takime me kolegët sindikalistë në gjithë Kosovën
  8. Vazhdojnë takimet me DKA-të
  9. SBASHK-u takohet me rektorin Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu
  10. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Rashiq
  11. Takim i suksesshëm i SBASHK-ut në Suharekë
  12. SBASHK-u vizitoi Drenasin dhe Skenderajn
  13. SBASHK-u merr pjesë në Konferencën për Procesin e Referencimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve
  14. SBASHK-u në ditën e dytë të seminarit në Durrës
  15. Edhe një seminar me rëndësi të veçantë
  16. SBASHK-u ishte në një aktivitet të rëndësishëm sindikal në Tiranë
  17. REAGIM PUBLIK I SBASHK-ut PËRMES MEDIEVE TË SHKRUARA E ELEKTRONIKE
  18. Reagim i përbashkët i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Shëndetësisë
  19. Reagim i SBASHK-ut lidhur me përbërjen e KES-it që përfaqësojnë të punësuarit
  20. Delegacioni i SBASHK-ut në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni
  21. Një vizitë e veçantë e SBASHK-ut gjatë qëndrimit në Slloveni
  22. Delegacioni i SBASHK-ut pritet edhe në Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë
  23. Delegacioni i SBASHK-ut në vizitë pune në Slloveni
  24. Vizitë pune e SBASHK-ut në ambientet e Presidencës së Kosovës
  25. Agjendën e së martës SBASHK-u e përfundoi ne Gjakovë
  26. Në Rahovec SBASHK-un e takoi edhe kryetari z.Idriz Vehapi
  27. Pajtueshmëri e plotë në mes SBASHK-ut dhe DKA-së në Prishtinë
  28. SBASHK vazhdon takimet me DKA-të
  29. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut analizon gjendjen para fillimit të vitit të ri shkollor
  30. Kryetari Jasharaj me bashkëpunëtor kanë takuar ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja
  31. Një delegacion nga SBASHK-u viziton kolegët në Ferizaj
  32. Një delegacion nga SBASHK-u viziton Istogun
  33. Nënëkryetari Mani takon kolegët sindikalistë në Vushtrri
  34. Kryetari Jasharaj merr pjesë në takimin festiv të gjimnazit “Gjon Buzuku”
  35. Kryetari Jasharaj me këpubashnëtor vizitojnë kolegët në Gjilan, Viti dhe Kamenicë
  36. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)
  37. SBASHK-u i gatshëm për nënshkrimin e Kontratës Kolektive me MASHT-in
  38. Kryetari i SBASHK-ut takohet me Grevistët dhe Këshillin Grevist
  39. Fondacioni Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut
  40. Takim përgatitor për nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale
  41. Seideneck me bashkëpunëtorët vizitoi të shtunën SBASHK-un
  42. SBASHK-u dhe MASHT-i nënshkruajnë kontratën kolektive për arsimin parauniversitar
  43. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti takoi kryesinë e SBASHK-ut
  44. SBASHK-u në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga MASHT
  45. Kryesia e SUSHK-ut takohet me Kryetaren e Këshillit Drejtues të UP-së
  46. Bashkëbisedë për Draftin e Kontratës Kolektive të UP-së
  47. Në përpjekje për fuqizimin e rolit të SBASHK-ut
  48. Mësimdhënësit sindikalistë vlerësuan lartë Trajnimin në Gjakovë
  49. SBASHK-u vazhdon angazhimet për miratimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99
  50. Takim vëllazëror me Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë

Butoni posht