Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe

Prishtinë, 14.02.2018

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ashtu siç ishit ju sot unik në përgjigjen ndaj ftesës së SBASHK-ut për grevën një-orëshe edhe udhëhqësisa e SBASHK-ut do të jetë këmbënguëse dhe e pa luhatur në angazhime për përmbushjen e kërkesave tuaja.pzzzzz
Për këtë më obligon besimi juaj dhe përgjigjja masovike për të qenë në grevë.
Kryetari i SBASHK-ut z.Jasharaj sot ka vizituar disa shkolla në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, ku nga afër ka marrë kërkesat e mësimdhënësve nga ato shkolla.
Nga të dhënat që kemi marrë nga këshillat greviste komunale dhe ato të universiteteve, shihet se të gjitha institucionet arsimore që janë anëtare të SBASHK-ut kanë qenë në grevën një-orëshe të ndërrimit të paradites dhe pasdites. Vlen të theksojmë se edhe një pjesë ë mirë nga ato pak shkolla që ende nuk janë anëtare të SBASHK-ut i janë bashkangjitur grevës sonë, për cka i falenderojmë dhe ju themi ejani bashkë e në SBASHK .
Falënderim i veçantë i SBASHK-ut i dedikohet mediave me të cilat kemi pasur komunikum të vazhdueshëm dhe ato kanë informuar me kohë dhe drejtë opinionin për rrjedhën e mbarë dhe unitetin e grevës.pz1402
SBASHK-u edhe një herë i bënë thirrje publike kryeministrit z.Haradinaj dhe kryetarit të parlamentit z.Veseli që ti përmbushin obligimet që i kanë marrë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me SBASHK-un në mënyrë që gjendja në arsim të jetë e qetë dhe të angazhohemi të gjithë për një arsim edhe më të mirë në Kosovë.
Nëse kjo nuk ndodhë, SBASHK-u eshtë i vendosur të vazhdoj me veprime sindikale dhe është Kongresi ai që do të merr vendim për veprime edhe më radikale sindikale, përmes protestave publike dhe përmes grevës së përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona.pzzz
Institutcionet këtë mos ta kuptojnë si kërcënim por si ftesë korrekte dhe veprim ligjor të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave.pzja

SBASHK-u fillon me veprime sindikale

Prishtinë, 10.02.2018

sb10

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka vendosur unanimisht që të fillohet me veprime të përshkallëzuara sindikale. Kështu që më 14 shkurt do të fillohet me grevën njëorëshe që nënkupton grevë në orën e parë të mësimit në ndërrimin e paradites dhe në atë të pasdites, për të vazhduar më 20 shkurt me grevën dyorëshe në të dy ndërrimet. U vendos që për veprimet tjera të debatohet edhe më 24 shkurt në Kongresin e SBASHK-ut duke insistuar që atëherë të shpallet greva e përgjithshme deri në realizimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së 5 qershorit 2017 , por duke mos përjashtuar edhe format tjera të veprimit sindikal, siç janë edhe protestat masive në Prishtinë.

Pasi ka mbajtur takimin e rregullt për të analizuar përgatitjet për Kongresin zgjedhor , që mbahet më 24 shkurt 2018, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, po të shtunën , ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm për të analizuar deklarimet me shkrim të anëtarësisë dhe për të marr veprime sindikale për shkak të mos respektimit nga ana e Koalicionit, që tani udhëheq me Qeverinë, të marrëveshjes së nënshkruar me SBASHK-un, më 5 qershor 2017.sb104
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar anëtarët e Këshillit Drejtues me përpjekjet që ai me bashkëpunëtorët kanë bërë që në takimet dhe dialogun me Kryeministrin Haradinaj , me Zv/Kryeministrat Limaj e Hoxhaj, me Ministrin Bytyqi e Ministrin Hamza të realizojnë premtimet nga Marrëveshja e nënshkruar me tani kryeministrin Haradinaj dhe me Kryeparlamentarin Veseli. Anëtarët e Këshillit Drejtues janë deklaruar se në shenjë respekti për të gjithë ata që punuan në vitet më të vështira të Kosovës, e veçmas në lartësim të kujtimit për kolegët tanë të asaj kohe, që kanë kaluar në amshim tenderojnë kategorik në mbrojtjen e Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta dhe pasi dialogu deri tani nuk ka dhënë rezultatin e premtuar që ky Projektligj të shkojë në Qeveri e pastaj edhe në Parlament, ashtu si është thënë edhe në Marrëveshjen e 5 qershorit 2017, të fillohet me veprime sindikale. " Qeveria e Kosovës as në 10 vjetorin e Pavarësisë nuk i nderoj me ligjin e merituar ata që vunë themelet e shtetësisë", ishte kritikë e Këshillit Drejtues drejtuar krerëve të institucioneve të Kosovës.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka vendosur unanimisht që të fillohet me veprime të përshkallëzuara sindikale. Kështu që më 14 shkurt do të fillohet me grevën njëorëshe që nënkupton grevë në orën e parë të mësimit në ndërrimin e paradites dhe në atë të pasdites, për të vazhduar më 20 shkurt me grevën dyorëshe në të dy ndërrimet. sb103U vendos që për veprimet tjera të debatohet edhe më 24 shkurt në Kongresin e SBASHK-ut duke insistuar që atëherë të shpallet greva e përgjithshme deri në realizimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së 5 qershorit 2017 , por duke mos përjashtuar edhe format tjera të veprimit sindikal, siç janë edhe protestat masive në Prishtinë.
SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit duke treguar se këto veprime janë të shtërnguar t'i marrin jo me dëshirën e tyre, por për shkak të mos angazhimit të institucioneve për realizimin e obligimeve të tyre.

Drejtori i Arsimit të Prishtinës priti përfaqësuesit e SBASHK-ut

Prishtinë, 01.02.2018

Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga nënkryetari i parë Lutfi Mani dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë takuar sot me drejtorin e DKA-së së kryeqytetit z.Jonuz Salihu.
Delegacioni i SBASHK-ut ka informuar z.Salihun për angazhimet që kjo sindikatë bënë në shërbim të anëtarësisë dhe për përpjekjet që të realizoj kërkesat nga Kontrata Kolektive.DKA pr
Ata i kanë dhënë theks të veçantë përkushtimit lidhur me projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të Republikës së Kosovës për vitet '90 duke kërkuar edhe mbështetjen e tij që ky ligj sa më parë të jetësohet.
Ata i kanë bërë apel z.Salihut që Prishtina të realizojë Kontratën Kolektive e veçmas çështjen e pagave jubilare dhe tre pagave përcjellëse me rastin e pensionimit, pa pasur nevojë që kjo çështje të zgjidhet përmes Gjykatës.
Drejtori i DKA-së së Prishtinës, z.Salihu ka shprehur respekt për punën e SBASHK-ut duke u shprehur se është për një bashkëpunim korrekt e të vazhdueshëm me SBASHK-un. Ai ka shtuar se do të mundohet që t'i mbështes kërkesat e SBASHK-ut duke gjetur mundësi për realizimin e tyre sa u takon mësimdhënësve të kryeqytetit.
Poashtu z.Salihu i ka premtuar SBASHK-ut se do të jap kontribut brenda kompetencave të tij për ta jetësuar sa më parë ligjin për statusin e mësimdhënësve të viteve '90.
Ai kërkoi nga SBASHK-u që të vazhdoj me angazhimet e përbashkëta për një arsim edhe më cilësorë.

SHFMU "Ali Ajeti “ në Sfeçël i bashkohet SBASHK-ut

Prishtinë, 26.01.2018

Arsimtarët e SHFMU "Ali Ajeti " në Sfeçël kanë nënshkruar edhe formularët për grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u.

Sindikata e AF dhe e AM të Podujevës në kuadrin e aktvivitetit sindikal, sot ka zgjedhur kryesinë dhe kryetarin e Shoqatës Sindikale të SHFMU"Ali Ajeti " në Sfeçël " . Në këtë mbledhje ku ishte i pranishëm edhe kryetari i SAF e SAM të Podujevës, Fadil Halimi, mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë zgjedhur Kryesinë prej 5 anëtarëve me kryetar arsimtarin Burim Bajgorën dhe nënkryetare, mësuesen Shukrije Bajramin. thumbnail

Në hapje të takimit, kryetari i SAF e SAM të Podujevës, ka përshëndetur anëtarët e rinj të SBASHK-ut, pastaj ka bërë një pasqyrim të angazhimeve, arritjeve dhe sidave të sindikalistëve të arsimit në këtë komunë. Ai po ashtu në kuadër të bashkëbisedimit me anëtarët e Shoqatës sindikale të shkollës"Ali Ajeti " u është përgjigjur shumë pyetjeve për çështje të caktuara sindikale.

Arsimtarët e kësaj shkolle poashtu kanë nënshkruar edhe formularët për grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u dhe janë pajtuar për veprime të mëtejme sindikale.

SBASHK-ut , kohë më parë I janë bashkangjitur edhe Shkollat fillore të Mesmë të ulta të qytetit "Shaban Shala" e Enver Maloku" e "Ibrahim Rugova"

Bashkëbisedë me ju anëtarë të SBASHK-ut

Prishtinë, 18.01.2018

Rrahman JasharajTë nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut kudo jeni ju përshëndes.
Ju kujtohet para 4 vitesh një grup i vogël njerëzish ishin kthyer në mikrobe dhe po mundoheshin që me fyerje, shpifje e gënjeshtra të përçanin SBASHK-un. Ne bashkërisht dhe me unitet, përkushtim e me arritje të një pas njëshme i dërguam këta mikrob në deponinë e plehrave.
Këta mikrob duke menduar se jemi në një moment të vendimeve të vështira mund të rinisin me shpifje e gënjeshtra me të njëjtin qëllim që të na përçajnë .
Të nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut ne bashkërisht ne këto 4 vite kemi shënuar arritje, që nuk janë të vogla . Jemi nga sindikatat më të organizuara dhe më e fuqishme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan . Gëzojmë respekt të Evropë e kudo në botë.
Bashkërisht kemi arritur të nënshkruajmë Kontratën Kolektive , e cila na hapi rrugë, që nëse institucionet nuk realizojnë kërkesat tona të bazuara në Kontratë, këto t'i realizojmë nëpër gjykata dhe kështu po bëjmë. Shumë kolegë tanë të pensionuar të mbështetur në gjykata nga SBASHK kanë marrë shpërblimet jubilare dhe tri paga me rastin e pensionimit. Të gjithë anëtarët tanë të pensionuar do ta gëzojnë këtë fitore.
Bashkërisht u angazhuam dhe vepruam me mjete sindikale në momentin e duhur dhe fituam 0.5 % për çdo vit shërbimi,
Të vetmit në Kosovë kemi kontrata pune në kohë të pacaktuar vetëm pas një viti pune,
Jemi të vetmit që fituam betejën dhe kolegëve tanë që pensionohen ju numërohen si vite kontributdhënëse vitet e 90-ta. Ju kujtohet ata filluan t'i dërgonin në pension me 75 euro, por SBASHK-u me angazhime të mëdha bëri të përmirësohet ky defekt dhe ata marrin pensione të plota,
Të nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut jemi në centimetrat e fundit të një rrugëtimi të gjatë të përpjekjeve që ta dërgojmë në Parlament Ligjin për statusin punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta . Ta ruajmë unitetin dhe ta arrijmë këtë sukses të madh për hir të gjithë atyre që me sakrifica sublime mbrojtën gjuhën shqipe dhe arsimin e kulturën kombëtare nga furtunat e pushtuesit.
Të nderuara kolege, të nderuar kolegë , anëtarë të SBASHK-ut kemi edhe shumë punë e angazhime. Kemi arritur shumë fitore e në këtë rrugëtim mund ta kemi edhe ndonjë betejë të humbur, por bashkërisht e unik do ta fitojmë çdo luftë në shërbim të anëtarësisë. Ta ruajmë unitetin dhe respektin e ndërsjellë në mënyrë që mikrobet e përçarjes , edhe nëse janë nisur drejt nesh, t'i kthejmë parë në deponinë e mbeturinave.

 

Me respekt,

Rrahman Jasharaj

Kryetar

SBASHK-u marrëveshje me Poliklinikën “Olive Medicinal Group”

Zbritje çmimesh 20 , gjegjësisht 25 % për teste dhe analiza

Prishtinë, 18.01.2018

olive2Në angazhimet e vazhdueshme që të jetë në shërbim të anëtarësisë SBASHK-u ka nënshkruar edhe një marrëveshje për zbritje çmimesh të shërbimeve. Kësaj radhe marrëveshja ka të bëj me Poliklinikën "Olive Medicinal Group" , e cila ndodhet në Lagjen "Kalabria" të Prishtinës. Përgjegjësit e këtij institucioni shëndetësor me rastin e solemnitetit të nënshkrimit të marrëveshjes kanë thënë se këtë po e bëjnë në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e punëtorëve të arsimit në edukimin dhe arsimimin e brezave. Kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar stafin udhëheqës të kësaj Poliklinike dhe është shprehur se ky është edhe një angazhim i përbashkët në shërbim të anëtarësisë. oliveee

Marrëveshja saktëson se ajo mundëson pranimin e pacientëve, marrja e mostrave dhe testimi, dhënia e rezultateve dhe nëse ka nevojë edhe konsultimi me mjekun.

Në marrëveshje është saktësuar se shërbimet e laboratorit për anëtarët e ngushtë të familjeve do të jenë me zbritje prej 20 % nga çmimi në kohën e kryerjes së këtij shërbimi , kurse për vetë anëtarët e SBASHK-ut kjo zbritje do të jetë 25 %.

Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin e Financave Bedri Hamza

Prishtinë, 17.01.2018

Në kuadër të përpjekjekeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë përmes dialogut, përfaqësuesit e SBASHK-ut vazhdojnë të takohen me përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Një takim i tillë është zhvilluar sot më Ministrin e Financave z.Bedri Hamza. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, bashkë me menaxherin për financa dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë përsëritur edhe në bashkëbisedën me Ministrin Hamza kërkesat e SBASHK-ut dhe kanë informuar për situtatën aktuale në arsim. Ata kanë kërkuar mbështetjen financiare të kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut e posaqërisht kanë kërkuar që të ketë përkrahjen për ligjin e mësimdhënësve të viteve të '90-ta.bedri hamza
Ministri Hamza është shprehur se kupton angazhimin e SBASHK-ut dhe se kërkesat janë reale por është shprehur se duhet mirëkuptim dhe përkushtim për dialogun. Ai është zotuar se ligji i viteve 90-99 do ta ketë mbështetjen e Ministrisë që ai drejton dhe se do të vazhdohet që përmes takimeve të tilla bashkërisht të ketë përpjekje për gjetjen e mundësive buxhetore për mbështetjen e kërkesave të SBASHK-ut.

Takime të ndara me zv/kryeministrin Limaj dhe me ministrin Bytyqi

Limaj në përkrahje të angazhimeve të SBASHK-ut

Prishtinë,11.01.2018
Në kuadër të përpjekjeve të mëdha të SBASHK-ut që çështjet e ngritura të zgjidhen me dialog, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë pasur sot takime të ndara me Zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Me ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi.
Zv/kryeministri Limaj i ka deklaruar delegacionit të SBASHK-ut se përcjellë vazhdimisht angazhimet dhe përkushtimin e tyre për t'u shprehur se ai fuqishëm përkrah dërgimin sa më të shpejtë të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës në Parlament sepse, si tha ai, mësimdhënësit e asaj kohe meritojnë resketin më të lartë pasi me mund e sakrifica kanë mbrojtur gjuhën shqipe dhe arsimin në tërësi në ato vite të vështira të Kosovës .limajjjjjj"Duhet ruajtur e respektuar personalitetin e mësuesit edhe sot e gjithmonë dhe atij i duhet mbështetja në përpjekjet për një arsim edhe më cilësor. Ne nuk do të veprojmë vetëm, po bashkë me SBASHK-un në të gjitha këto përpjekje " , ka thënë Limaj.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë njoftuar zv/kryeministrin Limaj për të gjitha shqetësimet duke treguar se ka tensione të ngritura të punëtorët e arsimit dhe se atyre iu drejtohemi me mesazhe mobilizimi dhe respekti për misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave, duke kërkuar që të japin maksimumin nga vetja e tyre për një arsim më cilësorë.
"Duke monitoruar në orët mësimore inspektorët profesionalë do të vërejnë nga afër dhe do ta vlerësojnë punën e mësimdhënësve dhe pastaj bashkërisht do t'i korrigjojnë të metat eventuale", kanë thënë përfaqësuesit e SBASHK-ut, duke kërkuar angazhimin e z. Limajt që çështjet të zgjidhën me dialog në mënyrë që të mos ketë veprime sindikale, të cilat bazuar në aktualitetin janë shumë të mundshme. MASHTI
Në vazhdën e këtyre përpjekje delegacioni i SBASHK-ut zhvilloi një takim pune po sot edhe me Ministrin në MASHT, Shyqiri Bytyqi për të shpalosur me të gjitha çështjet dhe sfidat aktuale.Minsitri Bytyqi është shprehur se kupton angazhimet e SBASHK-ut në përpjekje që ngritja e pagave të mos jetë 4.6 %, por një rritje më e madhe duke shtuar se as ai e as Ministria që drejton nuk është kundër ndonjë rritje tjetër të mundshme, porse kjo varët nga mundësitë buxhetore dhe se nuk është në kompetencat e tij. Po ashtu ai është shprehur i bindur se Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës shumë shpejtë do të gjendet para deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Ministri Bytyqi e ka ritheksuar edhe një herë se MASHT nuk angazhohet për as një lloj testimi me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve , por është duke u angazhuar të gjendet një formë për vlerësimin e përformancës në punë dhe për të gjetur forma që të dihet se për cilat trajnime kanë nevojë mësimdhënësit sipas shkollave e pastaj edhe komunave.
Të dy palët janë shprehur se me angazhime të përbashkëta do të veprojnë në shërbim të arsimit dhe punëtorëve të këtij sektori të rëndësishëm për shtetin tonë.

Këshilli Drejtues i SBASHK përgatitet për veprime sindikale

Prishtinë, 05.01.2018

Pasi që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar me vendimet e dala nga mbledhja e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së lidhur me angazhimet konkrete në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë , ata kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm konsultativ me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe Universiteteve.

Anëtarët e Këshillit Drejtues i kanë përcjellë kryetarit dhe kryesisë së SBASHK-ut reagimet e mësimdhënësve lidhur me deklaratat ofenduese të Kryeministrit Haradinaj në adresë të punëtorëve të arsimit duke përshëndetur reagimin domethënës të SBASHK-ut lidhur me këtë çështje. 

Image may contain: one or more people and indoor

Në këtë takim aty e këtu kishte edhe diskutime me tone të ngritura lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për ngritje pagash vetëm 4 % duke përsëritur se këtë ngritje e konsiderojnë fyese. Ata kanë dalë me kërkesën që le të jetë ngritja 4 %, por e bazuar në vlerën 4 % të pagës së Kryeministrit. 

Image may contain: 2 people, indoor

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut unanimisht ka vendosur që të niset me përgatitjet për veprime sindikale dhe janë pajtuar që përmes formularëve të nënshkrimeve të merret autorizimi i anëtarësisë për veprime të nevojshme , qoftë si SBASHK apo në koordinim me BSPK-në duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në përpjekje për realizimin për ngritje pagash 4 % të pagës së Kryeministrit, Fillimin e implementimit ët Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe kërkesave tjera të anëtarësisë së SBASHK-ut.

Reagim i SBASHK-ut ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj ndaj arsimit dhe mësuesit

Kryeministër mësuesit kanë pritur mesazhe mobilizimi nga ju e jo ofendime

Prishtinë,04.01.2018
Kryeministër nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb në vitet më të vështira të Kosovës . Kryeministër shkollat në Kosovë nga jashtë janë mjaft të bukura, por nga brenda janë tepër të thata sepse në to mungojmë mjetet elementare të punës. Mësuesi ynë ende punon vetëm me shkumës , shpuzë e tabele dhe në këto kushte arritjet në arsimin tonë janë të mira.
I nderuari Kryeministër punëtorët e arsimit në Kosovë kishin pritur me entuziazëm ardhjen tuaj në krye të Qeverisë me shpresën se ju do të dërgoni te ta mesazhe mobilizimi në shërbim të një arsimi edhe më të mirë. Ata kanë pritur që ju do të uleni vazhdimisht dhe do të bashkëbisedoni me SBASHK-un, që është sindikata e tyre, dhe do të gjeni rrugëdalje për të gjitha shqetësimet.
Në vend të kësaj Ju kryeministër në disa paraqitje publike lënduat figurën e mësuesit dhe zhvleftësuat punën e tyre nëpër dekada e vite duke deklaruar , pa bërë analiza nga ekspertët , se gjendja në arsim është shumë e keqe e duke shkuar më tutje se gjoja ata vetëm luajnë shah apo i bëjnë nxënësit e dy a tri ndërrimeve bashkë sa për të thënë se po punojnë, apo edhe se këtë mësuesit nuk kanë qenë nxënës e as studentë të mirë . Kryeministër nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb në vitet më të vështira të Kosovës . Si ilustrim po kujtojmë vrasjen nga pushtuesi serb të mësuesit Halit Geci. Pas varrimit të tij mësuesit nuk ikën nga fshati po të nesërmen vazhduan mësimin duke mbajtur gjallë shpresat për liri e ardhmëri të Kosovës. Apo po kujtojmë vdekjen nga torturat e pushtuesit të drejtorit Haki Povataj dhe vazhdimin e punës në shkollën e tij dhe në të gjitha shkollat kudo në Kosovë.
I nderuari Kryeministër nuk është mirë që të deklaroheni se nuk mërziteni për paralajmërimet për greva nga SBASHK-u. Në vend të kësaj është më mirë të bisedohet me ta dhe me sindikatat tjera sepse kundër rritjes 4 % janë mësimdhënësit, po se po, por edhe gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe kjo është artikuluar përmes sindikatave të tyre në BSPK.
I nderuari Kryeministër ua kemi thënë edhe të tjerëve e po ua themi publikisht edhe Juve se asgjë në arsimin e Kosovës nuk mund të bëhet pa pajtueshmërinë e punëtorëve të arsimit dhe sindikatës së tyre. Ju mund t'i injoroni kërkesat e Mësimdhënësve të artikuluara përmes SBASHK-ut , por në këtë mënyrë po i dërgoni ata drejt grevave. SBASHK-u është unik dhe di të bëj greva i nderuari Kryeministër , por atyre u ka ikur shpesh duke i dhënë përparësi zgjidhjes së çështjeve të ngritura përmes dialogut. logo
Kryeministër shkollat në Kosovë nga jashtë janë mjaft të bukura, por nga brenda janë tepër të thata sepse në to mungojmë mjetet elementare të punës. Mësuesi ynë ende punon vetëm me shkumës , shpuzë e tabele dhe në këto kushte arritjet në arsimin tonë janë të mira . Shteti duhet të financojë në arsim dhe të krijojë shkolla të shekullit 21 dhe të shtojë mobilizimin për punë përmes bashkëbisedave me respekt e këshilla mobilizuese e jo me diktate e vlerësime ofenduese ndaj mësuesit dhe profesionit të tij të shenjtë.
Kryeministër nga tani e tutje nga ju , në vend të deklaratave që lëndojnë, presim mesazhe respekti dhe mobilizimi në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsimin e Kosovës.

SBASHK-u mbajti konferencë përmbyllëse me mediet

Viti 2017 vit i sfidave, angazhimeve dhe arritjeve në SBASHK

Prishtinë,28.12.2017
Për ta bërë një analizë përmbyllëse të angazhimeve , sfidave e arritjeve, SBASHK-u ka mbajtur takim përmbyllës me mediet e shkruara e elektronike. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur mediet në emër të gjithë anëtarësisë dhe i ka falënderuar ata për korrektësinë dhe informimin e drejtë lidhur me angazhimet, reagimet dhe përpjekjet e SBASHK-ut gjatë gjithë vitit 2017. konferenca2812Jasharaj e ka vlerësuar si sfidues dhe të vështirë vitin 2017 për gjitha sindikatat në Kosovë, por është shprehur se janë shënuar arritje të konsiderueshme. Ai ka përmendur angazhimin dhe arritjen që të stopohet Ligji për pagat në versionin e paraqitur nga Qeveria e kaluar dhe arritjen që në kuadër të këtij ligji të përfillet angazhimi konkrete dhe me fakte i SBASHK-ut në mënyrë që profesioni i mësimdhënësit të radhitet në pozitë të merituar në tabelarin e këtij Ligji. Po ashtu para medieve Jasharaj ka përmendur angazhimin me tërë mundësitë rreth Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta duke shtuar se pas një pune e përkushtimi të madh është arritur të finalizohet ky projektligj dhe se , sipas informacioneve nga MASHT, ai ka shkuar në Qeveri dhe pas debatit për të do të shkojë në Parlament.
Në këtë takim me medie, SBASHK-u është ndalur edhe të angazhimet për realizimin e Kontratës Kolektive. Kryetari i SBASHK-ut ka kujtuar para medieve se pasi që qeveritë lokale nuk kanë kryer obligimin e tyre, SBASHK-u çështjen e ka drejtuar në gjykatat gjegjëse dhe se janë duke u fituar rastet nëpër këto gjykata. Në një pjesë të pyetjeve nga mediet përgjigje ka ofruar menaxheri për financa e administratë dhe këshilltari për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri.
SBASHK-u ka thënë në këtë takim se , krahas angazhimeve për realizmin e kërkesave të anëtarësisë janë shënuar edhe aktivitete të shumta në përpjekjet për një arsim edhe më të mirë në Kosovë duke përmendur Konferencën në nivel vendi "Mësimdhënësit ndërtojnë të ardhmen e Kosovës" dhe Konferencën ndërkombëtare " Për Arsim më të mirë në Kosovë" në të cilat SBASHK-u ka prezantuar në mënyrë të denjë zërin e mësimdhënësve të Kosovës.konferenca28122
Duke ju drejtuar mësimdhënësve të Kosovës SBASHK-u u garanton atyre se do të vazhdojë të jetë zë mbrojtës i anëtarësisë dhe punëtorëve të arsimit në tërësi dhe se ka reaguar e do të reagojë në mbrojtjen e personalitetit të mësuesit, por kërkon nga të gjithë angazhime shtesë në misionin e shenjtë të mësimdhënësit në mënyrë që kritikave që vijnë aty e këtu nga individë e institucione t'u përgjigjemi me punë e arritje të reja.

 

 

Ma artikuj...

  1. U mbajt kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm në kuadër të SBASHK-ut
  2. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në kuadër të SBASHK-ut
  3. SBASHK u takua me Ministrin Bytyqi
  4. Në komunën e Shtërpces u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar
  5. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SUSHK-ut
  6. Aktivitet i SBASHK-ut me të zgjedhurit e ri për Këshillin Drejtues
  7. Përfaqësues të lartë të FMN-së u takuan me përfaqësues të sindikatave
  8. SBASHK deputetëve- duke mbështetur kërkesat tona mbroni buxhetin e Kosovës
  9. Sindikata e arsimit llapjanë lidh marrëveshje me “AGNESA GROUP”
  10. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës universitare në Ferizaj
  11. SBASHK-u mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”
  12. Agjenda e zgjedhjeve në SBASHK po realizohet edhe në Universitete
  13. Kryesia e SBASHK-ut aprovoi projekt-buxhetin e SBASHK-ut për vitin 2018
  14. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Universitetin “Hasan Prishtina”
  15. U mbajtë Kuvendi Zgjedhor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë
  16. Është mbajtur të shtunën Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Drenasin
  17. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Malishevë
  18. Agjenda e zgjedhjeve në kuvendet e SAF e SAM afër përmbylljes
  19. Reagim i SBASHK-ut ndaj idesë së Ministrit Bytyqi për mësimin tërë ditor
  20. SBASHK dhe MASHT prioritet Projektligjit për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta
  21. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Therandës ( Suharekës)
  22. Edhe në Prishtinë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM
  23. SBASHK- Më e mirë marrëveshja e kompromisi se sa urdhrat e prera
  24. SBASHK-u organizoi konferencën “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës “
  25. Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Hanin e Elezit
  26. Tri Kuvende zgjedhore në dy ditët e vikendit
  27. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Kamenicës
  28. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM në Kaçanik
  29. Kryeministri Haradinaj u takua sot me përfaqësues të SBASHK-ut
  30. Konferenca e organizuar nga SBASHK-u për kremtimin e 5 tetorit - Ditës Botërore të Mësuesve
  31. SBASHK-u u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  32. SBASHK-u u takua me mësimdhënës dhe me kryetarin e Rahovecit z.Idriz Vehapi
  33. Duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik, nuk mbrohet sektori privat
  34. Kuvende zgjedhore të SAF e SAM në Podujevë, Skenderaj dhe Mitrovicë
  35. SBASHK takime të ndara me Ministrat Kujtim Gashi e Shyqiri Bytyqi
  36. SBASHK-u vazhdon të realizojë Planin strategjik 2015-2019
  37. SBASHK-u takim falënderues me Ministrin në largim Prof. Dr. Arsim Bajrami
  38. Vazhdon të realizohet agjenda e zgjedhjeve të SBASHK në nivele komunale
  39. Forcohet bashkëpunimi mes SBASHK-ut dhe Sindikatës Shqiptare të Arsimit
  40. Vazhdojnë aktivitetet zgjedhore në SBASHK
  41. SBASHK-u po përgatitet për grevë dhe për veprime tjera
  42. Qeveritarët nuk kanë bërë asgjë për mësimdhënësit e sëmurë rënd
  43. 420 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar
  44. SBASHK-u ka kryer përgatitjet për dërgimin e anëtarëve në bregdetin shqiptar
  45. Rrjedha e procesit zgjedhor në Shoqatat Sindikale në Komunën e Gjilanit
  46. Rrjedh e mirë e zgjedhjeve sindikale edhe në UP
  47. SBASHK-u po fiton në gjykatë betejat me komunat
  48. SHFMU "Dr.Ibrahim Rugova" i bashkohet SBASHK-ut
  49. Ftesë publike e SBASHK-ut drejtuar koalicioneve e subjekteve garuese në zgjedhjet e parakohshme
  50. SBASHK-u mori pjesë në konferencën e ETUCE-së në Bruksel

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook