Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave

foto nga arkivi

SBASHK-u takim me Koordinatorin për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.

Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave

Me qëllim që të jenë të informuara nga dora e parë dhe saktë Qeveria dhe institucionet tjera të shtetit lidhur me kundërshtimin e bazuar të SBASHK-ut përkitazi me radhitjen degraduese dhe vlerësimin jo meritor të sektorit të arsimit në tabelën e Projektligjit të pagave dhe me qëllim që faktet e argumentet e SBASHK-ut që tregojnë se sektori i arsimit meriton radhitje tjetër dhe meritore të arrijnë në adresat e duhura, një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është takuar me Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.
Delegacioni i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave . Ky delegacion ka përcjellë te z. Tahiri zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse nuk përfillen faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme.
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar gjithë këto do t'i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë për çështjet e ngritura. Ai i ka deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t'i ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes ligjit çështja e pagave.
Prishtinë, 12 korrik
Zyra për informim e SBASHK-ut

SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë

Për arsye të interesimit të madh punohet në pesë grupe të trajnimit

finnal foto

Iniciativës së kryetarit te kuvendit të sindikatave të arsimit fillor dhe të mesëm të Kamencës z.Nazim Jakupi dhe me përkrahjen e SBASHK-ut nga qendra për trajnimin lidhur me dialogun social i janë përgjigjur një numër shumë i madh anëtarëve të SBASHK-ut të kesaj qyteze të Kosovës.

37040387 1878119112245657 534157948662841344 nKy interesim kaq i madh për këtë aktivitet të SBASHK-ut i ka bërë përshtypje të madhe edhe drejtoreshës së DKA-së, së Kamenicës znj. Ismete Thaqi, e cila ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit e kësaj komune dhe me kryetarin e SBASHK-ut z. Rrahman Jasharaj e kordinatorin z.Ymer Ymeri.Ajo ka lavdëruar SBASHK-un për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe për këtë aktivitet shumë të qëlluar.
Duke e parë gjithë ketë interesim të anëtarëve, përfaqesuesit e SBASHK-ut në pajtueshmëri me trajneren e SBASHK-ut znj. Besa Hoxha Krasniqi dhe kryetarin e sindikatës në këtë komunë z. Nazim Jakupi kanë formuar pesë grupe të trajnimit duke e dëshmuar kështu përkushtimin e kryetarit të SBASHK-ut dhe sindikatës tonë në tërësi, që gjithëmonë të mbetet mbështetëse e kërkesave të anëtarësisë.

 Për të siguruar një rrjedhë të suksesshme të këtij aktiviteti kryetari z. Rrahman Jasharaj dhe kordinatori z.Ymer Ymeri kanë pranuar që të jenë në Kamenicë edhe të shtunën dhe të dielën ,por edhe ditëve të tjera duke angazhuar edhe trajnerë të tjerë të SBASHK-ut

foto 2Sot trajnimi filloj me grupin e parë për të vazhduar të shtunën dhe në ditët në vijim jme grupet e tjera për ta përmbyllur këtë aktivitet me punë praktike për vlerësimin e arritjeve të pjesëmarrësve deri sa te përfundojn të gjitha grupet.

foto 2 2Pjesëmarrësit që tregojnë njohuri të mjaftueshme do të marrin certifikata me 32 orë trajnimi, certifikata këto që janë valide dhe ju duhen për të plotësuar numrin e kërkuar të orëve të trajnimit për përtrirjen e licencës së punës.

listatt

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!

SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!

SBASHK-u debatoi me ministrin Bytyqi për dy çështje me rëndësi

foto 10.07.2018

Duke adresuar drejt shqetësimet e anëtarësisë lidhur me Ligjin për pagat dhe përkitazi me Udhëzimin Administrativ 6/2015, delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është takuar me ministrin Shyqiri Bytyqi për të debatuar për këto dy çështje me rëndësi.
Në këtë takim SBASHK-u ka ngritur edhe një herë pakënaqësitë dhe kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave duke rikujtuar se është i papranueshëm vendi në radhitjen që i është bërë punëtorëve të arsimit në tabelorin e këtij Ligji. SBASHK-u ka kërkuar që ministri Bytyqi dhe kabineti i tij të angazhohen me ngulm që kërkesat e argumentuara të SBASHK-ut të përfillen nga Ministria e Administratës Publike në mënyrë që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor në këtë radhitje.
Kryetari i SBASHK-ut i ka kujtuar edhe një herë ministrit Bytyqi se nëse kjo çështje nuk përfillet dhe nuk veprohet për përmirësimin e lëshimeve në Ligjin për pagat, atëherë SBASHK-u do të veprojë duke respektuar zërin e punëtorëve të arsimit dhe se viti i ri shkollor do ta gjejë në grevë të përgjithshme tërë sistemin arsimor të Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut edhe në takimin e sotëm me ministrin Bytyqi ka ripërsëritur shqetësimin e ngritur nga mësimdhënës të arsimit të mesëm të lartë lidhur me paralajmërimet nga disa DKA se do të nis së zbatuari Udhëtimi Administrativ 6/2015 e që ka të bëj me shpalljen e konkursit për vendet e punës për të gjithë ata që deri në përfundim të vitit shkollor 2017/2018 nuk kanë arritur te titulli master për lëndët e tyre. Kryetari Jasharaj i ka thënë Ministrit Bytyqi se është e padrejtë dhe e papranueshme të veprohet sipas atij Udhëtimi Administrativ sepse mësimdhënësve në arsimin e mesëm të lartë nuk u është krijuar mundësia që të ndjekin programet adekuate për të marrë titullin master.
Ministri Bytyqi është përgjigjur se nuk ka vend për shqetësim pasi në MASHT është formuar komisioni që do ta analizojë Udhëzimin e përmenduar Administrativ dhe do të zgjas afatin duke u dhënë mundësi të punësuarve në arsimin e mesëm të lartë të vazhdojnë me ngritjen profesionale për të arritur te titulli master. Ai ka shtuar se këto afate nuk mund të shtyhen në pafundësi.
Prishtinë, 9 korrik 2018
Zyra për informim e SBASH-ut

Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar

Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar

Të gjithë shprehin respekt për SBASHK-un dhe lavdërojnë këtë aktivitet rekreativ

foto 09.07Pasi janë përzgjedhur nga shkollat e tyre janë nisur në mëngjesin e 28 qershorit nga Mitrovica, Skenderaj, Kamenica, Gjilani, Vitia, Kaçaniku Vushtrria, Ferizaj, Hani i Elezit dhe nga ndonjë komunë tjetër për një pushim meritor organizuar nga SBASHK-u buzë valëve të detit shqiptar. Moment i veçantë ishte arritja e tyre në Kompleksin Hotelier “Bonita” dhe takimi me kolegët e tyre nga shumë komuna të Kosovës, që këtu kishin ardhur më 26 qershor.

grupi3 5“Ne jemi me fat dhe nuk do të ketë më kohë me shi, po do të shndrit dielli dhe do të kënaqemi me detin shqiptar”, flitnin me një humor të lehtë anëtarët e SBASHK-ut teksa bashkëbisedonin me kolegët e tyre të grupit të dytë të pushuesve. Kështu edhe ndodhi . Retë ikin dhe i lëshuan rrugë diellit, i cili ia shtonte bukurinë detit. Të gjithë u gjendën në plazh dhe nuk munguan as fotot e përbashkëta për t’u ruajtur si kujtim i çmuar nga këto pushime.

grupi3 4Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka bashkëbiseduar me pushuesit e të dy grupeve duke u përgjigjur edhe në shumë pyetje që ata kanë shtruar. Ai ka përgëzuar pushuesit e grupit të parë e të dytë për sjelljet dhe qëndrimin dinjitoz duke u shprehur i bindure se edhe kolegët nga grupi i tretë do të vazhdojnë të përfaqësojnë në mënyrë të denjë figurën prej mësuesi e edukatori.

Komisioni i caktuar nga SBASHK Ymer Ymeri, Avdullah Krasniqi, Nezafete Jakupi e Bajram Shala Gr.3 komisioninuk kanë të ndalur në përpjekje të pushuesit e grupit të tretë të vendosën në dhomat e tyre. Ata komunikojnë nga tavolina në tavolinë për të parë se mos ka dikush ndonjë kërkesë dhe ndalën me ta e bashkëbisedojnë. Përshtypjet e pushuesve janë të shkëlqyera. Ata janë të kënaqur me kushtet në “Bonita” dhe me kohën e bukur e me diell. Ky komision takohet çdo mbrëmje në orën 21 dhe analizon në detaje ditën e pushimeve duke përmendur përshtypjet e pushuesve , që janë plot respekt për SBASHK-un duke lavdëruar shumë edhe këtë aktivitet rekreativ.

Grupi 3 1“Njeriu mund të vij në pushime, mbase, edhe vetë, por nuk është e njëtë. Këtu , jo vetëm kushtet e mrekullueshme për pushim, por edhe mundësia për t’u parë e për të bashkëbiseduar me kolegë nga qytete të ndryshme të Kosovës e bëjnë të veçantë këtë aktivitet”, thonë njëri nga pushuesit duke bashkëbiseduar me komisionin e pushimeve.

Pushuesit e grupit të tretë janë përshëndetur më 1 korrik me kolegët e tyre nga grupi i dytë duke u dëshiruar kthim të mbarë në Kosovë dhe kanë vazhduar të grupi3 2shoqërohen me valët e detit shqiptar. Ata kanë krijuar atmosferë festë mbrëmjeve duke vallëzuar në ritmin e muzikës buzë basenit, që i ka shtuar bukurinë Kompleksit Turistik ‘Bonita”.

Këta punëtorë të arsimit do të lënë përshtypjet e tyre nga këto pushime në ditarët e SBASHK-ut, një pjesë e të cilave do të botohen në gazetën tonë të radhës “Arsimimi sot”

Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera


Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera

Shiu nuk prish atmosferën e mirë buzë valëve të detit shqiptar

Punëtorë të arsimit nga Prishtina, Podujeva, Univeristetet, Prizreni, Suhareka,  Kastrioti (Obiliqi),  Drenasi, Dragashi, Mamusha, Lipjani,dhe anëtarë të SBASHK-ut  nga insititucionet e kulturës dhe Qendra e Studentëve janë të 153 pushuesit e grupit të dytë që po pushojnë në bregdetin shqiptar. Shiu nuk prishi atmosferën e mirë mes pushuesve, të cilët kur nuk mund të përdorin plazhin,ulën dhe bashkëbisedojnë për të kaluarën, por edhe për aktualitetin në arsim duke lavdëruar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet.

Anëtarët e komisionit Rrezarta Bahtiari, Halime Rama, Marigonë Bytyqi, Blendor Shatri, Bahrie Ismaili janë përkujdesur që pushuesit të akomodohen mirë dhe në bashkëbisedë me ta kujdesën që ata të ndjehen mirë. Këtij komisioni i ndihmojnë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili është ndalur vazhdimisht  me pushuesit, të cilët ishin të interesuar të dijnë pak më shumë për rrjedhën në Parlament të Projekligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta dhe për Projektligjin për pagat , i cili është edhe pak ditë në diskutim publik. Pushuesit janë shprehur se përkrahin angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të tyre dhe se ata do të jenë unik në përkushtimin dhe angazhimet sot e gjithmonë.
sbashku hotel bonita grate

Pushuesit meritojnë të lavdërohen sepse me sjelljet dhe qëndrimin e tyre të dinjitetshëm, edhe pse shiu nuk i lë shumë të shoqërohen me valet  e detit shqiptar,  po paraqiten në mënyrën më të mirë personalitetin e punëtorë e të arsimit nga Kosova. Pushuesit lavdërojnë edhe personelin e Kompleksit Hotelier "Bonita" që angazhoht vazhdimisht që të jetë në shërbim të pushuesve nga Kosova dhe të atyre që kanë ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës. Urojmë që ditët  në vijim të jenë me diell sepse atmosfera këtu do të jetë edhe më e mirë mes pushuesve buzë  valëve të detit shqiptar. Mbrëmja e së mërkurës u bë edhe me dinamike dhe interesante në verandën e Hotelit "Bonita" më të nisur loja Brazil- Serbi dhe emocionet u shtuan kur përfaqësuesja nga Amerika Latine kaloi në epërsi me një gol të bukur të Paulinios.

Këtyre pushuesve nga 29 qershori do t'u bashkohen edhe 156 kolegë të tyre nga Mitrovica, Skenderaj, Kaçaniku, kolegët tanë nga veriu i Kosovës, Hani i Elezit , dhe komunat të tjera të Kosovës për ta përmbyllur kështu këtë aktivitet për verën 2018.

foto2qfoto5q

foto7q35162207 10215515031841664 2069858934532866048 n

 

SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave

SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave

foto 3 56.06.18
Delegacioni i SBASHK-ut edhe në takimin me Ministrin Jagcilar ka përsëritur se SBASHK-u do të bëj gjithë angazhimet që me dialog të përmirësohen lëshimet, duke mos përjashtuar as edhe një herë edhe masat dhe veprimet sindikale nëse pala tjetër nuk reflekton si duhet.

Pasi që janë takuar me Ministrin Bytyqi dhe i kanë shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin lidhur me Projektligjin për pagat dhe radhitjen tepër të ulët në tabelën e e rangimit, delegacioni i SBASHK-ut është takuar në pasditen e së hënës me Ministrin Mahir Jagcilar dhe anëtarët e kabinetit të tij.
Ministri Jagcilar i ka deklaruar delegacionit të SBASHK-ut se jo vetëm Projektligji për pagat, por edhe dy ligje të tjera ende janë në diskutim publik dhe se janë duke u zhvilluar takime e debate me palët e interesuara për të dëgjaur edhe qëndrimet e tyre konkrete.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kujtuar Ministrin Jagcilar se edhe në kohën e Qeverisë Mustafa SBASHK-u ka kundërshtuar Projektligjin për paga duke e parë si nënçmues e degradues për të punësuarit në sektorin e arsimit radhitjen tepër të ulët në tabelën e rangimit të profesioneve në bazë të koeficienteve. Kryetari i SBASHK-ut ka theksuar se pas reagimit të fuqishëm të SBASHK-ut Projektligji nuk ishte dërguar në Parlament dhe se kishte filluar dialogu për ndryshime meritore dhe se SBASHK në bashkëpunim me MASHT kishte dhënë propozim konkret e të bazuar për rangim meritor të punëtorëve të arsimit.
SBASHK-u ka shprehur kundërshtimin dhe reagimin e arsyeshëm në takim me Ministrin Jagcilar sepse edhe në versionin e tanishëm të Projektligjit për paga, i cili vazhdon të jetë në diskutim publik, punëtorët e arsimit të Kosovës prapë janë radhitur në pozitë tepër të ulët, gjegjësisht në pozitë jo meritore. Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj bashkë me menaxherin për financa Ymer Ymeri duke përcjellë qëndrimin e punëtorëve të arsimit janë shprehur të bindur se Ministri Jagcilar bashkë me Qeverinë e Kosovës do të marrin parasysh propozimin konkret e të bazuar në argumente të SBASHK-ut lidhur me këtë çështje tepër të ndjeshme dhe në versionin përfundimtar ky sektor i rëndësisë së veçantë do të jetë i ranguar në pozitë meritore. Në të kundërtën ky delegacion edhe në takimin me Ministrin Jagcilar ka përsëritur se SBASHK-u do të bëj gjithë angazhimet që me dialog të përmirësohen lëshimet, duke mos përjashtuar as edhe një herë edhe masat dhe veprimet sindikale nëse pala tjetër nuk reflekton si duhet.
Prishtinë, 25 qershor 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut

Grupi i parë i pushuesve u kthye nga bregdeti shqiptar

sbashk deti durres 2018

Ata falënderojnë SBASHK-un për këtë ativitet të qëlluar

Duke e vlerësuar dhe çmuar shumë kontributin e punëtorëve të arsimit në edukimin dhe arsimimin e brezave , SBASHK-u ka disa vite që i nderon ata me një aktivitet atraktiv, sa të këndshëm aq të nevojshëm për një pjesë bukur të madhe të anëtareve duke i dërguar ata në bregdetin shqiptar.

Këtë vit u fillua me grupin e parë të punëtorëve të arsimit, që ishin përzgjedhur nga shkollat e tyre në Pejë, Klinë, Deçan, Junik, Malishevë, Gjakovë dhe Rahovec. Ata kaluan qaste të bukura buzë valeve të detit shqiptar në Durrës nga 16 e deri më 21 qershor.  Komisioni i përbërë  nga Ymer Ymeri, Aferdita Ahmeti, dhe Blendor Shatri, si dhe koordinatorët Shqipe Kastrati e Sefedin Berisha janë përkujdesur që pushuesit të kenë momente të bukura e të cilat ata i kanë përcjellë edhe në fletoret e përshtypjeve. Ky komision ka mbajtur takime çdo mbrëmje dhe ka analizuar rrjedhën e pushimeve  duke bashkëbiseduar  me pushuesit për momentet buzë derit , por edhe për tema të ndryshme që lidheshin me aktivitetet e SBASHK-ut dhe me përkushtimin e këtyre  njerëzve të dijes për arritje edhe më të mëdha. Ata kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në përpjekje për të realizuar këkresat e anëtarësisë dhe kanë shtuar edhe pyetje për çështje konkrete për të marrë përgjigje meritore nga menaxheri për financa e administratë e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe juristi Blendor Shatri, të cilët në ato momente ishin edhe në detyrën e komisionit për mirëvajtjen e këtij aktiviteti rekreativ.

durres1231

Anëtarët e SBASHK-ut nga këto komuna janë ndjerë të nderuar kur në mbyllje të këtij aktiviteti ata i ka vizituar kryetari Rrahman Jasharaj. Ai fillimisht është takuar me aanëtarët e komisionit nga të cilët është informuar për rrjedhën e pushimeve. Në emër të këtij komisioni Ymer Ymeri ka bërë një përshkrim të ecurisë së pushimeve duke lavdëruar pushuesit për qëndrimin e tyre dinnjtoz gjatë gjithë kohës,me çka, siç u shpreh Ymeri, ata kanë prezantuar në mënyrë të denjë figurën e mësuesit nga Kosova.

durres123112

Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është takuar me pushuesit duke i përgëzuar ata për kulturën e lartë dhe pastaj ka folë për aktualitetin në arsim dhe për sfidat dhe angazhimet e SBASHK-ut. " Nuk munda pa ardhur bashkë me nënkryetarin e BSPK-së, prof. Dr. Atdhe Hykolli për të qendruar për pak momente me ju në këto ambiente të mrekullueshme të Kompleksit Hotelier "Bonita" dhe për të shprehur krenarinë dhe reaspektin  tonë për ju që me qëndrimin dinjotoz keni prezantuar në mënyrën më të denjë punëtorët e arsimit të Kosovës. Me untein që kemi në do të vazhdojmë rrugëtimin drejt realizimit të këkresave legjitime. SBASHK-u ishte, është dhe do të jetë zëri juaj.", ka thënë kryetari Jasharaj duke u shprehur i sigurt se edhe pushuesit nga grupet e radhës e nga komunat tjera të Kosovës do të kalojnë momente shumë të bukura në bregdetin shqiptar duke qenë shëmbull i sjelljeve të kulturuara. Do theksuar se një pjesë madhe  e mësimdhënësve që përfitojnë nga kjo mundësi unike që ua ofron SBASHK-u janë para pensionimit dhe kjo në njëfarë mënyre është falënderim që SBASHK ua bën atyre për kontributin jetësorë që kanë dhënë për arsimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja të kosovarëve.

durres12311

Kujtojmë se Kompleksi Hotelier " Bonita" është një përzgjedhje e SBASHK-ut në bazë të ofertave, i cili ka ofruar shërbime shumë të mira dhe çmim të volitshëm, kështu që ka plotësuar atë që ka ofruar me kushte të shkëlqyeshme, për këtë ne nuk do të flasim sepse flasin vet përshtypjet e pushuesve te cilat i kemi me shkrim të cilat do i ndajmë me ju në vazhdim:

durres123

"Jam shumë e lumtur që pata rastin të jem pjesë e një pushimi të tillë, nuk kam fjalë për ta përshkruaj tërë këtë kënaqësi që po kalojmë. Jemi shumë të kënaqur me shërbimet e tërë stafit të hotelit Bonita.

Falënderoj SBASHK-un që po bën një punë të tillë dhe që do vazhdoj akoma në të ardhmen"

Me respekt Myrvete Bakija

Sh.f "M.Bakija" Gjakovë"

"Përshtypjet e mija lidhur me organizimin e pushimit të mësimdhënësve nga SBASHK janë më se të mira. Falënderoj Kryetarin e Sindikates Z.Rrahman Jashari, Z.Ymer Ymeri, Aferditen dhe Blendorin për punën e palodhshme dhe korrekte, njëherit edhe i përgëzoj".

"Përshtypjet e mija për këtë pushim janë shumë të mira, kemi kaluar shumë bukur ku unë do e mbaj mend shumë gjatë. Falënderojë shumë organizatorët dhe udhëheqësit e SBASHK-ut.

Me respekt Tibet Shehu

Sh.m. Ekonomike "Kadri Kusari" Gjakovë

"Ne jemi të kënaqur me shërbimin që na ofrohet në hotel dhe sjelljen e punëtorëve ndaj stafit tonë. Falënderoj SBASHK-un për organizime te tilla"

Me respekt Diart Morina

Sh.f. "Haki Stërmilli"

Përshtypje të tjera do t'ju sjellim në shkrimet tjera pushimet pasi të jetë kryer në tërësi ky aktivitet .

letra 1letra2

letra3letra4

SBASHK informon Ministrin Bytyqi për kundërshtimet e bazuara ndaj Projektligjit të pagave

21.06.18

SBASHK informon Ministrin Bytyqi për kundërshtimet e bazuara ndaj Projektligjit të pagave

SBASHK-u uron që këto lëshime të përmirësohen dhe punëtorët e arsimit të jenë të ranguar në vend meritor, në të kundërtën do të pasojnë reagime dhe gjithë veprimet legale sindikale si shprehje e pakënaqësisë dhe kundërshtimit ndaj versionit, siç është tani në diskutim publik, të Projektligjit për pagat.
Derisa Projektligji për pagat bashkë me dy Projektligje të tjera të Ministrisë së Administratës Publike janë në diskutim publik deri më 28 qershor, SBASHK-u është i përkushtuar që mospajtimet dhe kundërshtimet e bazuara lidhur me rangimin e punëtorëve të arsimit në një pozicion jo adekuat e madje degradues në tabelorin e këtij Projektligji t'i zgjedh përmes takimeve e me dialog.
Në kuadër të këtij angazhimi delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj zhvilloi një takim me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi. Kryetari i SBASHK-ut i paraqiti i prezantoi shqetësimet e dhe kundërshtimet e bazuara të punëtorëve të arsimit nga shkaku i rangimit në tabelorin e këtij Projektligjit për pagat duke argumentuar se punëtorët e arsimit nuk janë radhitur në vendin meritor në këtë tabelor, kurse menaxheri për financa dhe administratë , Ymer Ymeri i ofroi Ministrit Bytyri dhe kabinet të tij dokumente e argumente që argumentojnë këtë vlerësim të bazuar të SBASHK-ut. Delegacioni i SBASHK-ut ka kërkuar nga Ministri Bytyqi që MASHT dhe SBASHK-u të angazhohen bashkërisht për përmirësimin e këtyre lëshimeve në këtë Projektligj për çka Ministri Bytyqi shprehur gatishmërinë e tij dhe stafit të MASHT për angazhim të përbashkët duke theksuar se MASHT me tërë mundësitë do të angazhohet që punëtorët e arsimit të kenë vendin e merituar në tabelorin Projektligjit për pagat.
SBASHK-u vlerëson se Projektligji për pagat bashkë me tabelorin, si i tillë, demanton deklarimet e institucioneve të Kosovës se arsimin e kanë prioritet të parë ngase nga 73 grupet e pozitave në tabelor, punëtorët e arsimit janë ranguar në pozicionet 60, 61 dhe 63 duke i barazuar kështu me profesionet për të cilat kërkohet vetëm arsimi elementar, gjegjësisht arsimimi i mesëm.
Delegacioni i SBASHK-ut ka kujtuar Minsitrin Bytyqi se edhe në kohën e Qeverisë Mustafa Min istria e Administratës Publike kishte përgatitur një version shumë të ngjashëm me këtë tani të projektligjit për pagat duke bërë rangim nënçmues për punëtorët e arsimit dhe se pas kundërshtimit të bazuar të punëtorëve të arsimit ai Projektligj është tërhequr nga procedurat vijuese.
SBASHK-u uron që këto lëshime të përmirësohen dhe punëtorët e arsimit të jenë të ranguar në vend meritor, në të kundërtën do të pasojnë reagime dhe gjithë veprimet legale sindikale si shprehje e pakënaqësisë dhe kundërshtimit ndaj versionit, siç është tani në diskutim publik, të Projektligjit për pagat.
Prishtinë, më 21 qershor 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut

SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit

SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit

thumbnail 21

Duke vazhduar me angazhimet në shërbim të anëtarësisë e në shenjë respekti për punën e përkushtuar të punëtorëve e të arsimit SBASHK-u edhe këtë vit ka vazhduar me traditën e mirë për dërgimin në pushime të një numri të konsideruar të anëtarëve të vetë.

Bazuar në mjetet e akumulura në fondin për pushim e rekreacion këtë vit u bë e mundur që në bregdetin shqiptar të dërgohen 425 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova për pushime në bregdetin shqiptar.

Grupi i parë prej 110 pushuesve tanimë po kalojnë qaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë.

Me të përfunduar pushimet e grupit të parë do të dërgohen në pushime edhe 315 anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova për ta përmbyllur kështu këtë aktivitet, që vlerësohet lartë nga punëtorët a arsimit të shtetit tonë.

thumbnail 11Përgjegjësi për mirëvajtjen e pushimeve , Ymer Ymeri duke bartur emocionet e pushuesve nga grupi i parë thotë se shumë nga ata kanë lënë të shkruara përshtypjet e tyre duke lavdëruar lartë organizimin dhe mikpritjen e personelit në Kompleksin Turistik "Bonita". Ka nga ata që janë për herë të parë në pushime në bregdetin shqiptar dhe prandaj edhe i janë falënderues SBASHK-ut për këtë mundësi që u është dhënë .

Prishtinë, më 19 qershor 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut.

 

thumbnail 12thumbnail 14

thumbnail 15thumbnail 16

Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i SBASHK-ut me GIZ-in Organizim i suksesshëm i Konferencës së katërt të matematikës

2aE organizuar me përkushtim nga SBASHK dhe e mbështetur nga GIZ konferenca e katërt e matematikës ka dëshmuar edhe një herë se SBASHK-u është duke dhënë kontribut të lartë edhe në përpjekjet për arsim më të mirë . Kjo ngjarje me rëndësi për arsimin kishte temë kyçe metodologjinë e testit PISA dhe KANGAROO, si bazë për përpilimin e kërkesave për vlerësim dhe arritje të kompetencave të nxënësve.
Në hapje të kësaj Konferencë që kishte bërë bashkë 120 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova , kryetari i SBASHK-ut ka thënë se edhe kjo ngjarje me rëndësi dëshmon se SBASHK_u vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe në frontin tjetër për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ai ka apeluar të pjesëmarrësit që duke punuar në grupe të sjellin ide të reja me qëllim të arritjeve edhe më të mëdha në sistemin arsimor.
Përfaqësuesja e GIZ , Rrrezarta Zhinopotoku ka lavdëruar angazhimet dhe kontributin e SBASHK-ut në gjithë ngjarjet e rëndësishme për arsimin në Kosovë. Ajo është shprehur se GIZ bashkëpunon tani e sa vite me SBASHK-un sepse e ka parë se është partner i sinqert strategjik dhe se është shëmbull fort i mirë i punës së përkushtuar.

4a

Pas kësaj është kaluar në pjesën e parë të Konferencës . Pleurat Rudi ka prezatuar temën "Metodologjia e ndërtimit të pyetjeve matematike te gtestit PISA dhe KANGAROO". Pas tij është prezantuar Arlinda Gashi-Bajgora me temën " Testi PISA- përparësi në ndërtim të pyetjeve në teste matematike. Pas kësaj pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje rreth temave duke marrë përgjigje meritore nga të dy ligjeruesit.

 Konferenca ka vazhduar punimet me prezantimet "Testi "Math kangaroo"- përparësi në ndërtim të pyetjeve në teste matematike" nga Valmir Krasniqi dhe "Vlerësimi për shkallë të Kurikulës, matja e rezultateve të kompetencës" nga Selim Mehmeti. Edhe pas këtyre dy prezantimeve pjesëmarrësit kanë shtruar një varg pyetjesh duke marrë përgjigje meritore.

Në pjesën dytë të Konferencës pjesëmarrësit janë ndarë në grupe duke

 dhënë kontribut në realizimin e qëllimit të Konferencës. Për mirëvajtjen e kësaj pjese n këtë ngjarje me rëndësi për arsimin e Koosvës janë kujdesur Isuf Lajçi, Avdulla Krasniqi dhe Naim Bytyqi, të cilët edhe kanë prezantuar bashkë me mësimdhënsit tjerë përfundmet nga puna në grupe.

3a Në mbyllje të kësaj Konferencë kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar anëtarët e SBASHK-ut që ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet arsimor dhe ka lavdëruar përkushtimin e stafit të SBASHK-ut në përgatitjen kaq të mirë të kësaj Konference.

 

35026324 10215387289288180 5461355769347702784 n

SBASHK i trajnon udhëheqësit e sindikatave komunale për udheheqje në arsim

SBASHK vazhdon me aktivitetet në shërbim të arritjes së njohurive të reja

Forcohen kapacitetet njerëzore edhe për udhëheqje e planifikim strategjik

11.06.2018 4Plani strategjik i SBASHK-ut është duke u realizuar në përpikëri. Krahas përgatitjes së qindra veprimtarëve për udhëheqjen efektive të dialogut social, po bëhet angazhim i shtuar edhe në realizimin e objektivit strategjik për forcimin e kapaciteteve për të zbatuar udhëheqjen dhe planifikimin strategjik në Arsimin Parauniveristar. Një aktivitet i tillë këtyre ditëve është duke u zhvilluar me përfshirjen e kryetarëve të Kuvendeve të SAF e SAM dhe atë të Universiteteve.

11.06.2018 5 Ky trajnim është licencuar nga MASHT dhe përgatit kuadro për udhëheqje efektive në shkolla, por edhe në sindikatë. Me këtë aktivitet SBASHK-u angazhohet që kuadrot të jenë të përgatitura për t’u përballur me sfidat dhe për të punuar në ngritjen e vazhduehsme të cilësisë në insititucionet arsimore dhe për të qenë bartës të risive pozitive në tërë sistemin arsimor dhe në organizimin sindikal.

11.06.2018 3Në hapje të ëktij aktiviteti 4 ditor, këshilltari për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij aktiviteti në emër të kryetarit të SBASHK-ut dhe pastaj ka treguar se ky trajnim është i licencuar nga MASHT dhe se do të zhvillohet përmes bashkëbisedës dhe shtjellimit të temave nga trajnerët e licencuar Besa Hoxha dhe Atdhe Hykolli.

Pas kësaj trajnerët të ndihmuar nga trajneri Ymer Ymeri kanë nisur me shtjellimin e temave kyçe duke e nxitur angazhimin që të portretizohet profile i drejtorit të 11.06.2018 1shekullit XXI e për të vazhduar pastaj me bazat e menaxhimit dhe udhëheqjes , me rolin e menaxherit, aftësitë e tij, me nivelet e udhëheqjes, cilat janë tipat e udhëheqësve, dallimi mes “bosëve” dhe udhëheqësve dhe çështje të rëndësishme që lidhen me udhëheqjen dhe planifikimin strategjik. Trajnimi është bërë edhe me dinamik kur është shtjellur çështja e tipave të udhëheqësve . 11.06.2018 2Pjesëmarrësit kanë veçuar tiparet e tipave të udhëheqësve duke u munduar të vënë pah të metat që ata nuk do t’i preferojnë nëse do të gjenden në pozicionin udhëheës në shkollë apo sindikatë.

Një punë e përkushtuar është bërë edhe te çështja se si përgatitet plani zhvillimor i insititucionit arsimor dhe çfarë duhet pasur kujdes kur bëjmë përgatitjen e planifikimit strategjik.

Pas shpjegimeve të trajnerëve, pjesëmarrësit kanë nisur të japin ide dhe të nisin me hapat e parë të përgatitjes së planit zhvillimor dhe të përgatitjes së planifikimit strategjik. Ata përmes shembujve praktik nga përditshmëria kanë hedhur idetë dhe hapat e parë në përgatitjen e planit zhvillimor të shkollës dhe të planit trategjik të insititucionit, që do të drejtojnë .

Pjesëmarrësit në pjesën e fundit të trajnimit do të kenë edhe pjesën praktike për të dëshmuar arritjet dhe dijen e fituar në këtë trajnim. 11.06.2018Në ditë n e tretë mes pjesë marrë sve në kë të trajnim ë shtë gjendur edhe kryetari I SBASHK-ut , Rrahman Jashraj, i cili ka pë rgë zuar kryetarë t e Kuvendeve të SAF e SAM dhe të Univeristetit pë r angazhimet në terren gjatë gjithë kë tij viti shkollor e pastaj ka shprehur respect edhe pë r trajnerë t Besa Hoxha e Atdhe Hykolli, të cilë t në më nyrë vullnetare janë duke bartur njohuritë e tyre për temat kyçe të kë tij trajnimi.  

Ma artikuj...

  1. Reagim i SBASHK-ut ndaj disa tellallëve te Ministrit Hamza
  2. Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut
  3. SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”
  4. Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal
  5. Në Sofje Konferencë e nivelit të lartë lidhur me Ballkanin Perëndimor
  6. Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec
  7. U mbajt Kuvendi i SAF e SAM në Rahovec
  8. SBASHK-u filloi me agjendën e re të takimeve nëpër komuna
  9. SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë
  10. SBASHK vazhdon me zhvillim profesional të sindikalistëve
  11. SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
  12. SBASHK-u përshëndet miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta
  13. SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica
  14. SBASHK-u në konferencën ndërkombëtare të arsimit të Evropës në Sofje
  15. Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës
  16. Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu vizitoi SBASHK-un
  17. Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë
  18. Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune
  19. U mbajtë grevë një ditëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  20. SBASHK organizoi manifestim madhështor për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe
  21. Raport i zgjeruar lidhur me rrjedhën e punimeve të Kongresit 7 të SBASHK
  22. Reagim i SBASHK-ut ndaj një deklarate të KMDLNJ-së
  23. I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe
  24. SBASHK-u fillon me veprime sindikale
  25. Drejtori i Arsimit të Prishtinës priti përfaqësuesit e SBASHK-ut
  26. SHFMU "Ali Ajeti “ në Sfeçël i bashkohet SBASHK-ut
  27. Bashkëbisedë me ju anëtarë të SBASHK-ut
  28. SBASHK-u marrëveshje me Poliklinikën “Olive Medicinal Group”
  29. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin e Financave Bedri Hamza
  30. Takime të ndara me zv/kryeministrin Limaj dhe me ministrin Bytyqi
  31. Këshilli Drejtues i SBASHK përgatitet për veprime sindikale
  32. Reagim i SBASHK-ut ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj ndaj arsimit dhe mësuesit
  33. SBASHK-u mbajti konferencë përmbyllëse me mediet
  34. U mbajt kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm në kuadër të SBASHK-ut
  35. U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në kuadër të SBASHK-ut
  36. SBASHK u takua me Ministrin Bytyqi
  37. Në komunën e Shtërpces u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar
  38. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SUSHK-ut
  39. Aktivitet i SBASHK-ut me të zgjedhurit e ri për Këshillin Drejtues
  40. Përfaqësues të lartë të FMN-së u takuan me përfaqësues të sindikatave
  41. SBASHK deputetëve- duke mbështetur kërkesat tona mbroni buxhetin e Kosovës
  42. Sindikata e arsimit llapjanë lidh marrëveshje me “AGNESA GROUP”
  43. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës universitare në Ferizaj
  44. SBASHK-u mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”
  45. Agjenda e zgjedhjeve në SBASHK po realizohet edhe në Universitete
  46. Kryesia e SBASHK-ut aprovoi projekt-buxhetin e SBASHK-ut për vitin 2018
  47. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Universitetin “Hasan Prishtina”
  48. U mbajtë Kuvendi Zgjedhor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë
  49. Është mbajtur të shtunën Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Drenasin
  50. U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM edhe në Malishevë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook