Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Asgjë nga takimi i sotëm në MASHT

logo sbashkAsgjë nga takimi i sotëm në MASHT

Prishtinë 15.04.2019
Në takimin e thirrur nga Ministri i MASHT, Shyqiri Bytyqi ishin të pranishëm shumica e drejtorëve të Drejtorive Arsimore , përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe ata të KMDLNJ-së. Ishin zhvilluar ca takime paraprake lidhur me çështjen e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës dhe SBASHK-u kishte dalë publikisht me propozimin e Këshillit Drejtues dhe te kryetarëve të niveleve sindikale komunale dhe të Universitetit se nëse bëhet angazhim i përbashkët dhe krijohen kushtet që në një seancë të jashtëzakonshëm te Parlamentit deputetët të votonin ndryshimin e koeficientit për mësuesit e ciklit klasor, të pedagogëve, psikologëve e sekretarëve nëpër shkolla me koeficientin e mësimdhënësve të Arsimit të Mesëm të Ulët, atëherë në shenjë solidarizimi me ta do të zgjatej viti shkollor për një javë.
Mirëpo në takimin e organizuar sot në MASHT Ministri i ka ikur kësaj dhe ka kërkuar që të kompensohen të gjitha ditët e humbura në grevë duke theksuar se këtë angazhim e përgjegjësi do ta bart te Drejtoritë Arsimore Komunale dhe drejtorët e shkollave. Në seancë janë zhvilluar debate dhe një pjese të delegacionit të SBASHK-ut është hezituar t'u epej fjala, me arsyetimin se po dihet qëndrimi i tyre, por ata kanë arritur ta thonë qartë se nëse bëhet angazhim i përbashkët dhe krijohen kushtet që në një seancë të jashtëzakonshëm te Parlamentit deputetët të votonin ndryshimin e koeficientit për mësuesit e ciklit klasor, të pedagogëve, psikologëve e e sekretarëve nëpër shkolla me koeficientin e mësimdhënësve të Arsimit të Mesëm të Ulët, atëherë në shenjë solidarizimi me ta do të zgjatej viti shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë.
Tensionet në takim janë shtuar pas fjalës se drejtorit të DKA-së në Obiliq , i cili pa as edhe një argument ka thënë se greva nuk ishte e ligjshme dhe se për nisjen e grevës është dashur të konsultohej edhe ai. Kësaj i është kundërpërgjigjur me argumente nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli duke sjellë edhe në këtë takim mbështetjen e plotë të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës për SBASHK-un dhe duke e argumentuar se greva ishte legale dhe e ligjshme , ashtu si është i ligshim edhe vendimi i Këshillit Drejtues që të mos kompensohen orët e humbura në grevë ngase për këtë nuk i obligon grevistët ligji i grevave. Argumente shtesë për qëndrimin e drejtë të SBASHK-ut kanë dhënë edhe përfaqësuesi tjetër i SBASHK-ut, Rexhep Sadiku dhe nënkryetarja Vjollca Shala.
Duke parë se debati po merrte kahe tjetër përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë lëshuar këtë takim duke përsëritur zërin e punëtorëve të arsimit. Ata u kanë thënë drejtorive arsimore që të mos marrin obligime që nuk u takojnë dhe të mos bëjnë presione te mësimdhënësit në komunat e tyre sepse mësimdhënësit meritojnë respekt e përkrahje e jo presione, të cilat po ndikojnë në pengimin e procesit të rregullt mësimor.
SBASHK publikisht i drejtohet ministrit Bytyqi që të fokusohet në problemet aktuale, që po rëndojnë sistemin arsimor dhe e dëmtojnë këtë sistem në periudhë afatgjatë shumë më tepër se mos zëvendësimi i ndonjë ore të humbur në grevë. Ministri dhe MASHT duhet të nisin me procesin e trajnimit të mësimdhënësve për kërkesat e kurikulit, të nxjerr Udhëzimin Administrativ për të nisur sa më parë implementimi i Ligjit për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës , të angazhohet më shumë në mënyrë të krijohen kushte dhe programi në Fakultetin e Edukimit për të nisur avancimi i mësimdhënësve që janë të punësuar e që kanë 180 kredi, të thuhet se deri ku ka shquar çështja e teksteve të reja shkollore, që janë vonuar tani e dy vite dhe çështje të tjera shumë të rëndësishme.

SBASHK-u i vendosur të pritet vendimi i Gjykatës

sbashkSBASHK-u i vendosur të pritet vendimi i Gjykatës

Prishtinë 02.04.2019
Nëse MASHT dhe deputetët në një seancë të parlamentit ndryshojnë koeficientet për mësimdhënësit e ciklit klasor dhe e barazojnë me ato të mësimdhënësve të ciklit lëndor, atëherë për hir të kolegëve të ciklit klasor do të apelojmë te mësimdhënësit e Kosovës që të zëvendësojnë mësimin për një javë në fund të vitit mësimor.
Të nderuar mësimdhënës të Republikës së Kosovës me qëllim që të jeni të informuar rreth situatës aktuale në Arsimin Parauniversitar të krijuar kohëve të fundit, sot Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga nënkryetarja Vjollca Shala, Bardh Bardhi, kryetar i sindikatave të Universiteteve, Rexhep Sadiku, kryetar i Kuvendit të Arsimit të Mesëm të Lartë të Kosovës dhe Blerim Mehmeti, kryetar i Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët të Kosovës, me iniciativën e zëvendësministrit Arbër Geci është takuar me Ministrin Bytyqi dhe zëvendësministrin Geci.
Në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale të krijuar në arsimin parauniversitarë të Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut paraqiti qëndrimin e Këshillit Drejtues të SBAShK-ut, të cilët janë të vendosur ta presin vendimin përfundimtar të gjykatës pasi janë të mendimit që verdikti përfundimtar do të jetë në favor të tyre. Kryetari i SBAShK-ut në këtë takim paraqiti edhe një mundësi para Ministrit Bytyqi që kjo gjendje të zhbllokohet nëse Ministri Bytyqi bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi Ligji i pagave është në fuqi dhe ka dalë në Gazetën zyrtare, ndërsa zbatimi i tij fillon në fund vit dhe në këtë rast SBAShK do të merr për obligim të bisedoj me mësimdhënësit që në fund vitin shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë për mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5.
Gjithashtu pas këtij takimi Kryesia e SBAShK-ut në një takim të jashtëzakonshëm shqyrtoj ftesën e bërë nga Komisioni Parlamentar për Arsim që një ftesë të tillë Komisioni Parlamentar për Arsim ja ka bërë edhe MASHT-it dhe vendosi që në emër të SBAShK-ut të merr pjesë nënkryetarja e SBAShK-ut Vjollca Shala dhe Kryetari i Arsimit Fillor Blerim Mehmeti, të cilët do të paraqesin qëndrimin e anëtarësisë së SBAShK-ut ashtu siç e paraqitën edhe para Ministrit Bytyqi.

Kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror

sbashk 2019 komunikat aaPrishtinë, 31 Mars 2019

Kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror

Me qëllim që të njoftohet edhe një herë opinioni, SBASHK-u përsërit  se pushimi pranveror nga data 1 deri më 5 prill 2019 do të fillojë sipas Kalendarit shkollor 2018-2019, aprovuar në fillim të vitit shkollor, pra, s’ka zëvendësim të  orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror e as vikendeve.

Gjatë dy ditëve të fundit është tentuar që të krijohet një paqartësi nga ndonjë këshill  i prindërve duke ju bërë thirrje  prindërve që të dërgojnë fëmijët në shkollë pasi që mësimdhënësit qenkan në shkollë.

SBASHK  njofton  edhe prindërit edhe nxënësit, por edhe opinionin e gjerë se mësimdhënësit pavarësisht a janë në vendin e punës a jo zhvillim të procesit mësimor për t’i zëvendësuar ditët e humbura të grevës nuk do të ketë.

Nuk  është mirë  të krijohen  tensione shtesë sepse edhe kështu mësimdhënësit e Kosovës janë tepër të revoltuar e sidomos pas fyerjeve që u bënë nga dy deputetët  e Kuvendit të Kosovës ditën e enjte në seancën e jashtëzakonshme e aq më shumë pse   prindërit nuk reaguan në mbrojtje të mësimdhënësve të fëmijëve të tyre.

SBASHK-u  të hënën  ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe  kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim   veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave   do të shkohet në grevë të përgjithshme  në nivel vendi.

I ftojmë mësimdhënësit nëse nesër, eventualisht bëhet presion përmes nxënësve me tentim që të hyjnë në klasa, gjoja për të zhvilluar mësim, në ato momente mësimdhënësit  le të lëshojnë objektet shkollore  në shenjë proteste.

SBASHK  edhe përmes kësaj  informate   fton përsëri   kryetarët e komunave të Kosovës të bisedojnë  me drejtorët e DKA për t’i lënë të qetë  mësimdhënësit e mos të ushtrojnë presione për zbatimin  vendimit te ministrit Bytyqi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Gjithashtu falënderojmë disa Kryetar të Komunave qe kanë mirëkuptuar kërkesat e SBASHK-ut.

Nxënësve ju dëshmojmë pushime të mira pranverore nga data 1 deri 5 prill 2019.

Zyra për informim e SBASHK-ut 

Nuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror

logo sbashkNuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror
Prishtinë, 29 mars 2019
SBASHK duke i uruar nxënësit për përfundimin e periudhës së dytë mësimore iu dëshiron atyre dhe prindërve momente të bukura të pushimit me urimin që nxënësit dhe mësimdhënësit më 8 prill të rinisin angazhimet në betejat për dituri të reja.

Mësimdhënës të nderuar kujtojmë se ky vit na shoqërori me sfida të mëdha në përpjekje për të realizuar kërkesat tona të drejta. Ju përgëzojmë edhe një herë për unitetin e treguar sepse pas grevës kishte edhe tentime që me dezinformata e shpifje të dëmtohej uniteti i SBASHK-ut, por ju treguar vetëdije të lartë dhe ruajtët unitetin dhe figurën e respektuar të mësimdhënësit e sindikalistit. Këshilli Drejtues duke përcjellë zarfin tuaj ka vendosur që orët e humbura në grevë të mos kompensohen. Ministri solli një vendim të njëanshëm të të pabazuar në Ligj dhe si të tillë SBASHK e dërgoi në Gjykatë dhe është në pritje të vendimit të institucionit të drejtësisë. Janë bërë presione aty e këtu nga drejtorë të disa DKA-ve e drejtëve të shkollave, por ato mbeten përpjekje të dështuara.

Të nderuar mësimdhënës u iniciua dhe u mbajt edhe seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, por në vend të debatit konstruktiv, një numër i vogël deputetësh të subjektit politik nga vjen Ministri Bytyqi, nxorën vrerë mbi ne duke na ofenduar me një fjalorë që ua kemi lënë në fytyrën e dinjitetin e tyre. Deklaratat me fjalor të ulët të deputetëve Zafir Berisha e Zeka treguan kush janë ata dhe ndikuan që ne të jemi edhe më të fortë e më unik dhe kështu do të vazhdojmë. Ne respektojmë Ligjin e grevës dhe institucionit të drejtësisë në pritje të vendimit të gjykatës gjegjëse. Deputeti Zafir Berisha duke humbur kontrollin e të shprehurit nga inati e mllefi u shpreh edhe kundër rritjes së koeficienteve për arsim duke përmendur se rritja është 100 euro dhe se kjo gjoja po dërguaka shtetin në kolaps. Ai bashkë me ndonjë bashkëmendimtar të tij kështu treguan se kanë qenë kundër çdo ngritjeje të koeficienteve për punëtorët në sektorin e arsimit.

SBASHK kujton deputetit Zeka se nëse ka njohuri për një organizatë kriminale që vepron në Kosovë ka për obligim ligjor, aq me tepër kur është deputet i Kuvendit të Kosovës që të iniciojë procedurë në prokurori me kërkesë që kjo organizatë të mbyllet , por nëse e ke fjalën për ne as ti e askush në botë nuk mund të gjejë as edhe një argumente sepse ne nuk jemi të tillë, po jemi nga sindikatat më të respektuara në Kosovë , Ballkan, Evropë e madje edhe në nivel të Internacionales Botërore të Arsimit, anëtarë e të cilës jemi , që nga viti 1996. Ti Zeka po të ishe në një shtet tjetër, më pakta që do të duhej të bësh kur bën këso akuza plot shpifje e gënjeshtra, ishte dashur të jepesh dorëheqje e të mos jesh kurrë me deputet. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut kërcënimet e tilla që do t'ju ndalen pagat do t'ju hiqen mëditjet e shumë e shumë tjera kemi pas dhe mund të kemi vazhdimisht por këto janë vetëm përpjekje përr t'ju frikësuar , sepse të gjitha këto janë të zgjedhur përmes Ligjit të Punës, Ligjit mbi Organizimin Sindikal, Statutin e SBASHK-ut dhe me Kontratën Kolektive.

Të nderuar mësimdhënës fatbardhësisht në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës shumica e deputetëve që diskutuan ishin parimor dhe në anën e zbatimit të ligjeve të cilat vetë i kanë miratuar dhe kritikuan iniciativën e thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme , që si e than disa nga deputetët vërtetë është tentim për te ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, pasi që, siç dihet , vendimi i ministrit Bytyqi është në procedurë gjyqësore.

Të nderuar kryetar të komunave, drejtor te drejtorive arsimore dhe drejtor të shkollave, shpresojmë shumë që kjo javë e pushimit pranveror do të jetë javë kur ju do të hiqni dorë përfundimisht nga presionet ndaj mësimdhënësve dhe nuk do të bëni ftesa që mësimdhënësit pa asnjë arsye të paraqiten në vendin e tyre të punës, sepse ne këtë e konsiderojmë si hakmarrje ndaj punëtorëve tuaj.

Juve ju obligon Ligji i Punës por edhe Kontrata Kolektive e arsimit të Kosovës që punëtorëve të arsimit tu jepet pushim vjetor në kohërat kur nxënësit janë në pushime. Ju kujtojmë se çdo i punësuar, përveç pushimit vjetor prej 30 ditësh ka edhe për çdo 3 vite përvojë pune edhe një ditë pushim shtesë, kështu që nëse një punëtor ka 30 vite përvojë pune i takon edhe 2 javë tjera pushim vjetor.

Të nderuar anëtar të SBASHK-ut duke ju dëshiruar vikend të mirë në këtë fundjavë si dhe sado pak të pushoni gjatë pushimit pranveror ju falënderojmë shumë për unitetin që po tregoni dhe ju garantojmë se ne gjithmonë do të jemi në ballë të kërkesave tuaja të palëkundura, pavarësisht kërcënimeve e shantazheve e pavarësisht nga kush vijnë.

Deputetë mbroni ligjin dhe mos cenoni pavarësinë gjykatave

logo sbashkDeputetë mbroni ligjin dhe mos cenoni pavarësinë gjykatave
Prishtinë, 27 mars 2019,
Deputetë të nderuar ju sot është më mirë të diskutoni për mungesën e kabineteve të informatikës, kimisë, fizikës e lendeve të tjera, për mungesën e sallave të edukatës fizike, për gjendjen e mjerë të nyjave sanitare , pra për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, ju përfaqësues të popullit, duke parë se janë mbledhur nënshkrime dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për gjendjen në arsim, madje thuhet edhe për orët e humbura gjatë grevës ju drejtohemi me apelin që të mbroni ligjet, që ky Parlament i ka votuar dhe mos cenoni pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Të nderuar deputetë Ligji për grevat i Republikës së Kosovës e njeh grevën si veprim demokratik dhe nuk obligon grevistët që orët a ditë e humbura në grevë të kompensohen. Ministri Bytyqi nxori një vendim të pabazuar në ligj dhe bashkë me një pjesë të Drejtorëve të Drejtorive Arsimore e të disa shkollave filluan një presion të paparë ndaj mësimdhënësve për kompensim të orëve të humbura në grevë. SBASHK duke e konsideruar me të drejtë këtë vendim jo ligjor ngriti padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar që institucioni i drejtësisë të vlerësojë ligjshmërinë e këtij vendimi dhe SBASHK-u publikisht është deklaruar se do ta respektojë verdiktin e gjykatës. Mendojmë se çdo diskutim më parlament në dobi të vendimit joligjor të Ministrit Bytyqi do të ishte ndërhyrje dhe presion në institucionin e drejtësisë.
Deputetë të nderuar ju sot është më mirë të diskutoni për mungesën e kabineteve të informatikës, kimisë, fizikës e lendeve të tjera, për mungesën e sallave të edukatës fizike, për gjendjen e mjerë të nyjave sanitare , pra për mungesën e kushteve elementare të punës në shumicën e shkollave të Kosovës , mungesa këto që ndikojnë shumë në procesin mësimor e edukativ se sa të merreni me një vendim jo ligjor të Ministrit Bytyqi.
. Sot duhet t'i qortoni Ministrin dhe një pjesë të drejtorëve , të cilët duke bërë presione për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë, por pengojnë procesin mësimor. Duhet t'i qortoni e të merrini masa ndaj drejtorëve, si rasti në Mitrovicë, kur drejtori jep urdhër me shkrim , që duhet zëvendësuar orët edhe për ditët që mësimdhënësi ka qenë i sëmurë dhe në pushim mjekësor. A ndodh kund në botë kjo?
Të nderuar deputetë ju informojmë publikisht se nëse vazhdohet me presione ndaj mësimdhënësve për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës , SBASHK-u duke dëgjuar zërin dhe kërkesën e punëtorëve të arsimit të Kosovës do të shpall grevë si reagim ndaj këtyre presioneve.
Ju kujtojmë se mësimdhënësit e Kosovës janë unik në respektimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që mos të kompensohen orët e humbura gjëtë grevës as të shtunave, as në pushimin pranveror e as ndonjë herë tjetër. Ju kujtojmë po ashtu se edhe pa këto kompensime plani e programi mësimor do të realizohet së paku 90 %.

SBASHK-u ju drejtohet zyrtarisht kryetarëve të Komunave të Kosovës

auto SBAShK kryesia6001547653069 1 852x460SBASHK-u ju drejtohet zyrtarisht kryetarëve të Komunave të Kosovës
Me presione do ta përkeqësoni situatën në arsim

Prishtinë 25 mars 2019
SBASHK është duke e përcjellë me kujdes situatën në institucionet arsimore të Kosovës dhe duke parë se një pjesë e Drejtorëve të Arsimit dhe të drejtorëve të shkollave, kanë nisur t'i shtojnë presionet ndaj mësimdhënësve, në përpjekje për të vënë në zbatim vendimin e Ministrit Bytyqi për kompensimin e orëve të humbura, i cili vendim nuk ka bazë ligjore dhe ndaj tij është ngritur padi në gjykatën gjegjëse, SBASHK u është drejtuar zyrtarisht kryetarëve të komunave të Kosovës duke ua bërë me dije se duhet zgjedhur dialogun e jo presionet e urdhrat, sepse me presione vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën në arsim.
" Duke parë se javët e fundit është bërë një çrregullim i madh i procesit arsimor në disa Komuna të Kosovë, e këtë çrregullim e ka krijuar vendimi i ministrit z.Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, SBASHK-u si përfaqësuese i punonjësve të arsimit të komunave tuaja duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin mbi organizimin Sindikal Nr. 04/L-011, Ligjin mbi grevën nr Nr. 03/L-200 dhe Statutin e SBASHK-ut, si dhe Kontratën Kolektive të Arsimit nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK, më 18.04. 2017, Ndjejmë për obligim që t'ju drejtohemi me këtë shkresë duke pasur parasysh të gjithë drejtorët e drejtorive arsimore janë të emëruar nga ju dhe normalisht për punën e tyre duhet t'ju raportojnë juve. Gjithashtu edhe drejtorët e shkollave ishte dashur t'i raportojnë nivelit komunal. Ditëve të fundit një pjesë e tyre kanë ndërmarr një fushatë të presionit të mësimdhënësve për ti detyruar që t'i zëvendësojnë orët e humbura gjatë grevës e duke u mbështetur në vendimin e MSHAT-it, të cilin vendim SBASHK-u e ka kontestuar dhe e ka dërguar në gjykatë për ta vlerësuar ligjshmërinë e tij sepse ne vlerësojmë me të drejt se është vendim i pa bazuar në Ligj, pasi që asnjë ligj apo dokument juridik valid i Republikës së Kosovës, e as normë ndërkombëtare nuk ekziston që thotë se orët e humbura gjatë grevës duhet zëvendësuar", thuhet, veç tjerash në këtë shkresë.
SBASHK në shkresën zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave i kujton ata se nëse ky presion në disa Komuna vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve, por edhe gjatë pushimit pranveror, ju njoftojmë se SBASHK-u mund të shpallë grevë të përgjithshme duke kërkuar tërheqjen e vendimit për zëvendësimin e orëve si dhe përgjegjësinë ndaj atyre që kanë ushtruar presion. Kjo grevë mund të prodhojë edhe ditë të tjera të humbura të mësimit, përveç këtyre 15 ditëve që janë humbur gjatë grevës.

SBASHK i vendosur që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen

foto 1aSBASHK i vendosur që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen

Prishtinë 21.03.2019
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, SBASHK dje në orët e pasdites ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut, nga i cili takim në mënyrë unanime u kërkua që të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen as të shtunave, as pushimit pranveror e as në fund vitit.
foto 3aPavarësisht që vendimi i gjykatës mund të vonohet me vite, kjo vendosmëri e udhëheqësve sindikal dhe kryesisë së SBASHK-ut qëndron në bindjen e tyre se asnjë dokument juridik nuk na obligon mbajtjen e orëve të humbura gjatë grevës e aq më tepër ku secili mësimdhënës në kontratën individuale të punës ka për obligim ti mbajë 20 orë mësimore në javë e këto 20 orë mësimore të realizohen nga e hëna deri të premten.
Gjatë raportimit nga kryetaret e sindikatave komunale u vërejt se një numër i komunave përmes drejtorëve të arsimit dhe drejtorëve të shkollës janë duke u bërë presion mësimdhënësve por edhe nxënësve në forma të shantazheve për t'i detyruar që të mbahet mësimi ditëve të vikendit ( të shtunave).
Përmes kësaj komunikate edhe njëherë u drejtohemi udhëheqësve komunal, gjegjësisht kryetarëve të komunës dhe drejtorive arsimore që mos të bëjnë presion tek mësimdhënësit për mbajtjen e orëve gjatë ditës së shtunë sepse ata kështu po shkelin kontratën e punës që e kanë lidhur vetë komunat me punëtorët e arsimit e siç e cekëm më lartë mësimdhënësit duhet ti mbajë 20 orë mësimore në javë.
foto2aSBASHK-u i siguron mësimdhënësit se do të jetë i vendosur që të drejtën e tyre për mos kompensimin e orëve mësimore gjatë grevës do ta mbrojë deri në fund dhe se kërcënimet që do t'ju ndalen mëditjet nëse nuk punohet të shtunën nuk kanë asnjë bazë ligjore por janë vetëm kërcënime për të tentuar që përmes frikës t'i detyrojnë mësimdhënësit të punojnë.
Gjithashtu kërkojmë nga kryetarët e shoqatave sindikale që të jenë këmbëngulës në zbatimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.
Apelojmë te anëtarët e SBASHK-ut që të jenë unik në zbatimin e vendimeve të organeve të SBASHK-ut ashtu siç ishin unik edhe gjatë realizimit të grevës.
I bëjmë apel ministrit Bytyqi, që ta tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, sepse ky vendim e ka çrregulluar procesin mësimor edhe gjatë ditëve tjera të punës.

Falënderojmë disa këshilla të prindërve që përkrahin vendimin e SBASHK-ut që mos të zëvendësohen orët mësimore gjatë vikendit por edhe gjatë pushimit pranveror dhe i sigurojmë prindërit se anëtarësia e SBASHK-ut , pra mësimdhënësit e fëmijëve tuaj, do të japin maksimumin e mundshëm që fëmijët tuaj të arrijnë njohurit e parapara për këtë vit shkollor, por jo duke punuar vikendeve dhe pushimit pranveror sepse për humbjen e këtyre orëve mësimore mësimdhënësit nuk janë fajtor.

SBASHK organizoi Manifestim madhështor kushtor ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe

54433933 1964261350535524 8774517077902884864 nRespekt i lartë për pishtarët e dijes nëpër vite e dekada
Në përmbyllje të aktiviteteve të shumta që janë organizuar nëpër vatrat arsimore kudo në Kosovë në respekt të 7 Marsit- ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe , SBASHK ka organizuar një Manifestim madhështor në Pallatin e sporteve " 1 Tetori" në shenjë respekti për më shumë se 600 pishtarët e dijes që janë pensionuar nga prilli vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti. Duek çmuar lart angazhimin etyre në edukimin e arsimimin e brezave SBASHK atyre u ka ndarë nga një orë dore dhe mirënjohje.53496293 600473947043894 1917215466120544256 n"Punëtorët e arsimit as edhe një herë nuk i kanë mbetur borxh atdheut. Ata në kohët më të vështira e kanë mposhtur errësirën dhe i kanë hapur rrugë dritës. Ata në zemër kanë ruajtur alfabetin, kulturën , arsimin dhe kanë mbajtur gjallë ëndrrën për liri, që falë bijave e bijve më të mirë të këtij trualli dhe ndihmës së miqve të vërtetë u kthye në realitet. Tani kur Kosova frymon lirshëm dhe tingëllon bukur zilja e shkollës dhe dëgjohet buzëqeshja e zëri i lumtur i nxënësve ndjehemi edhe më shumë krenar me punën e përkushtimin që ju bëtë gjatë gjithë viteve e dekadave për arsimimin e brezave" është shprehur konferencierja në hapje të këtij manifestimi për të përshëndetur pastaj z. Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit parlamentar për Arsim, Agim Hasanin nga Bujanovci, deputetin shqiptar të Luginës së Preshëves, z. Fatmir Hasasni, kryetarin e BSPK-së, Avni Hajdini, nënkryetarin Atdhe Hykolli, anëtarine kryesisë Rashit Mhehmet dhe kryetarin Ansambit Autokton "Rugova", z. Vesel Nikçi.53373549 2191128970947036 1085400925041852416 n

"Sa herë vjen muaji mars njeriu spontanisht nis e i thotë vargjet e këngës "Sërish vjen marsi" dhe me një dhembje krenare kujton ngjarjet e ndodhura në këtë muaj nëpër vite e dekada. Marsi shënoi nisjen e rrugëtimit të popullit për shkëputje nga robëria, marsi shënoi aktin sublim të luftës e sakrificës së familjes Jashari në Prekazin e historisë, marsi shënoi rrugëtimin drejt dritës e kundër errësirës me hapjen e shkollës së parë shqipe. Marsi nëpër vite , dekada e shekuj shënoi edhe shumë data e ngjarje me rëndësi.
Të nderuar pishtarë të dijes, krahas shumë aktivitetesh e angazhimesh, SBASHK edhe këtë vit organizoi këtë Manifestim për të bërë bashkë e në një festë pishtarët e dijes që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti. Është ky një moment i mirë për shpalosjen e kujtimeve nëpër vite duke rrugëtuar bashkë me brezat drejt diturive e arritjeve të reja. Urime të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Urime Ligji për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta", është shprehur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. 53425539 596201260851506 3762469167513468928 n
Ka shprehur respekt të lartë për pishtarët e dijes , që sot po merrnin mirënjohje për punën e përkushtimin e tyre , kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, z. Ismajl Kurteshi . Ai ka kujtuar vitet e vështira të okupimit të Kosovës dhe ka shprehur respekt të lartë për njerëzit e dijes së asaj kohe që mbajtën gjallë arsimin shqip duke e mbrojtur atë nga furtunat e pushuesit.
Kryetari Jasharaj në fund të fjalës së tij ka falënderuar drejtorin dhe stafin e Qendrës së studentëve studentëve për ndihmën që i kanë bërë Manifestimit duke lejuar që kjo festë të mbahet në Pallatin e sporteve dhe mediet që , si gjithmonë , edhe kësaj radhe kanë përcjell këtë Manifestim kushtuar pishtarëve të dijes .Po ashtu ai ka falënderuar stafin e SBASHK-ut, Ymer Ymerin, Rrezarta Bahtjarin, Blendor Shatrin, Nezafete Jakupin, Afërdita Ahmetin, Lutfi Manin dhe Vjollca Shalën për angazhimet maksimale në përgatitjen sa më të mirë të këtij Manifestimi.

Fjalë respekti meritor për mësimdhënësit e pensionuar dhe për gjithë armatën e dijes ka shprehur edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdni dhe mysafirët e nderuar nga Kosova Lindore, të cilët kanë thënë se kjo ditë është e madhe dhe se SBASHK-u duke bërë angazhime të vazhdueshme në shërbim të arsimit ka organizuar këtë manifestim shuam domethënës në shprehje të respektit për pishtarët e dijes.
Edhe kryetari i Ansamblit Autokton" Rugova" ka shprehur respekt të lartë për njerëzit e arsimit dhe për kontributin e tyre nëpër vite, dekada e shkuj. Ky ansambël me traditë 70 vjeçare në kultivimin valles së bukur autoktone shqipe ka nisur një program artistik , që filloi me humoristin Fadil Grabovci e për të vazhduar me valle të Ansamblit që janë pëlqyer shumë dhe janë përkrahur me duartrokitje të gjata.
Në pjesën e dytë të Manifestimit janë ndarë mirënjohjet dhe orët për punëtorët e arsimit që kanë punuar me dekada në arsimin e brezave e që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti.
SBASHK-u falënderoi drejtorin dhe stafin e Qendrës së studentëve për ndihmën që i kanë bërë Manifestimit duke lejuar që kjo festë të mbahet në Pallatin e sporteve dhe mediet që , si gjithmonë , edhe kësaj radhe kanë përcjell këtë Manifestim kushtuar pishtarëve të dijes.53736356 404455053446329 676107816091516928 n

Sqarim i SBASHK-ut lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore

logo sbashkSqarim i SBASHK-ut lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore
Nuk është refuzuar padia ndaj vendimit të Ministrit, por vetëm Kërkesa për pezullim
Për hirë të informimit të drejtë të opinionit po japim sqarimin se Departamenti për çështje administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka nxjerr një vendim që ka të bëj me njërën nga kërkesat e SBASHK-ut që i janë drejtuar kësaj Gjykate më 4 mars e që kanë të bëjnë me Padi-kërkesën ndaj vendimit të MASHT-it lidhur me kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.
SBASHK-u në Padi-ankesë kishte ngritur dy çështje:
1. Padi ndaj vendimit të pabazuar në ligj të MASHT-it dhe
2. Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi deri në vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës.
Gjykata nuk ka aprovuar kërkesën e SBASHK-ut për shtyrjen e pezullimin e përkohshëm të vendimit të MASHT-it lidhur me orët e humbura gjatë grevës, por ka cekur se kjo nuk prejudikon vendosjen meritore të aktvendimit për padinë e SBASHK-ut ndaj MASHT-it.
SBASHK pret nga Gjykata që lidhur me padinë ndaj vendimit të pabazuar të MASHT-it të caktohet seancë në kohën sa më të shpejtë të mundur dhe të merr vendim meritor konform argumenteve e fakteve të ofruara nga SBASHK-u.
Prishtinë, 8 mars 2019

Gjykata1 1

SBASHK-u uron mësimdhënësit për 7 Marsin

logo sbashkSBASHK-u uron mësimdhënësit për 7 Marsin
Respekt për angazhimin sublim në mbrojtje të dritës nga errësira
Prishtinë, 7 mars 2019,
Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë 7 Marsi është një datë e rëndësishme e kombit tonë që shënon nismën e betejave të mëdha të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira. Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojnë arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit. Ata me mund e sakrifica kanë vënë gurët themeltar të Kosovës shtet.
Të nderuar pishtarë të dijes në këtë 7 Mars jemi ballëhapur sepse pas shumë përpjekjeve e kemi Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, i cili shpreh mirënjohjen dhe përkrahjen për gjithë ata që me kanë dhënë kontribut të lartë në shërbim të arsimit dhe atdheut.
Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin në përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor.
Gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Urime dhe e gëzofshim bashkë Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Prishtinë, 7 mars 2019,

Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.

53617091 2785278921497141 2144515890022973440 nVazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë 04.03.2019
Interesim i madh për trajnime në Prishtinë, Vushtrri e kudo në Kosovë
Me qëllim që t'u dilet në ndihmë anëtarësisë që të arrijnë numrin e duhur të orëve të trajnimeve që kërkohen për licencën e karrierës, por edhe për të krijuar mundësinë që mësimdhënësit të jenë sa më të përgatitur për procesin e paralajmëruar të gradimeve, SBASHK vazhdon të organizojë këtë aktivitetet nëpër komunat e Kosovës. Anëtarët e SBASHK-ut kanë shprehur interesim të madh për trajnimet. Ky interesim është të gjitha komunat. Kjo ka bërë që vetëm në Vushtrri të punojnë 6 grupe të ndara në institucione të ndryshme arsimore të kësaj komune. Po ashtu në këtë vikend ka vazhduar trajnimi edhe me dy grupe në Prishtinë.
52998015 2785279588163741 1339845331801604096 nTë dielën kryetari i SBASHK-ut fillimisht ka vizituar pjesëmarrësit e trajnimeve në shkollën "Hasan Prishtina" për të parë nga afër këtë aktivitet dhe ka përgëzuar trajnerët Hysen Sogojeva e Leonora Lokaj për përkushtimin në shtjellimin e temave të trajnimeve. Po ashtu kryetari Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me nënkryetarin e BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli e kryetarin për Prishtinën, Ahmet Pllana kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit edhe për aktualitetin në arsim dhe për çështje sindikale.
Po të dielën kryetari i SBASHK-ut me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe me nënkryetarin e 53581862 2785279684830398 4514349784483495936 nBSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli e kryetarin për Prishtinën, Ahmet Pllana kanë vizituar komunë e Vushtrrisë sepse atje po trajnoheshin 6 grupe dhe atë disa për dialogun social e disa për udhëheqje dhe menaxhim. Ata bashkë me kryetarin sindikatës sonë për këtë komunë, Alush Maloku janë ndalur në bashkëbisedë me secilin grup të trajnimeve veç e veç duke i përgëzuar fillimisht trajnerët Besa Krasniqi, Blendor Shatri, Ramadan Gashi, Safet Beqiri, Alban Zeneli e Besim Haliti për përkushtimin dhe angazhimin në shtjellimin e temave të trajnimit dhe në nxitjen e bashkëbisedës me pjesëmarrësit në trajnime.
Po ashtu në takim me grupet janë zhvilluar edhe bashkëbiseda lidhur me aktualitetin në arsim, për 53397902 2785278858163814 3973111912945680384 nshqetësimet eventuale dhe për idetë e shumta të angazhimit e aktiviteteve të SBASHK në të ardhmen. Pjesëmarrësit në këto trajnime kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet dhe kanë kërkuar që të niset sa më parë edhe me tri trajnimet bazike, të cilat janë licencuar falë angazhimit të SBASHK e me qëllim që anëtarësisë t'i ndihmohet në arritjen e sas më shumë orëve të kërkuara për licencim.
SBASHK do të vazhdojë me këtë aktivitet duke e shtrirë atë edhe në komunat tjera të Kosovës bazuar në kërkesat e anëtarësisë dhe në përgatitjet që duihet bërë niveli komunal.

 

 

53832703 2785278748163825 8490155814449840128 n52987261 2785279338163766 4445283128361091072 n

Ma artikuj...

  1. Ligji për vitet 90-ta, lajm i gëzuar për SBASHK –un dhe arritje e madhe
  2. Drejtorja e përgjithshme e EI-së për Evropën qëndroi dy ditë në Kosovë
  3. SBASHK në kongresin e sindikatës turke të arsimit "EGITIM-BIR-SEN"
  4. SBASHK edhe me tri programe themelore të licencuara të trajnimeve
  5. SBAShK-u nuk ka bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretim të Ligjit të pagave
  6. Takim i rëndësishëm në ambientet e Parlamentit të Kosovës
  7. Dita e 13-të e grevës
  8. Dita e 12-të e grevës
  9. Dita e 11-të e grevës
  10. GREVA VAZHDON EDHE NË DITËT NË VIJIM
  11. Dita e 10-të e grevës
  12. Dita e nëntë e grevës
  13. Dita e shtatë e grevës.
  14. SBAShK-u mbajti takimin e Këshillit Drejtues
  15. Greva vazhdon edhe ditët në vijmë
  16. Vazhdon greva e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  17. Apel Ministrisë së Arsimit, DKA-ve dhe Drejtorive Komunale
  18. Dita e katërt e grevës së përgjithshme
  19. Dita e tretë e grevës së përgjithshme
  20. Greva vazhdon.
  21. Në grevën e përgjithshme të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
  22. Apel nga SBASHK-u, drejtuar nxënësve, prindërve dhe deputetëve
  23. SBASHK shpall Grevën e Përgjithshme në arsim
  24. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me Kryeministrin Haradinaj
  25. Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga Sindikatat e Arsimit të Evropës
  26. Ecuria e grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  27. Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve, SBASHK-u paralajmëron grevë tjetër
  28. Të tërhiqet Projektligji i pagave e të ndihmohet ushtria e Kosovës
  29. U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  30. SBASHK i pajisë me certifikata mësimdhënësit, anëtarë të saj në Viti që mbaruan me sukses trajnimin: "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social "
  31. SBASHK-u përkrahë Programin Nacional për Rininë
  32. SBASHK-ut vazhdojnë t'i shtohen radhët
  33. Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi
  34. Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës
  35. Sindikatat e Arsimit të Evropës në Konferencë speciale në Athinë
  36. SBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës
  37. SBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë
  38. 17.11.2018 - Gjatë ketij vikendi SBASHK-u vazhdon me trajnime sindikale ne tri komuna
  39. Lartësim kujtimi për trimat e lirisë dhe për pishtarët e dijes
  40. SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku
  41. Edhe më 03 e 04 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale
  42. Kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në Lipjan e Viti
  43. Limaj i jep mbështetje të plotë angazhimeve të SBASHK –ut
  44. SBASHK-u nuk ndalet me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  45. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
  46. Dita botërore e mësuesit
  47. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit
  48. Takim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel
  49. Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  50. Të 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK

Butoni posht