Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
U debatua për gjendjen aktuale ne arsim dhe u miratua Buxheti për vitin 2019                

48398033 2061223240604375 4254036334978531328 n 1                                                                                                                                                                Prishtinë, 14.12.2018

Në orët e pasditës së  premtë është mbajtur në Sallën e takimeve të Qendrës së studentëve takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut. Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar për pjesëmarrje e pastaj u ka uruar ditën e madhe të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka përsëritur rendin e punës , i cili është aprovuar nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

48411482 750536438647625 5379001571038199808 n 1
Duke rikujtuar të pranishmit për aktivitetet e SBASHK-ut gjatë vitit 2018, kryetari Jasharaj ka theksuar se dy ishin çështjet madhore me të cilat SBASHK-u ishte i preokupuar dhe për të cilat ka zhvilluar aktivitete të shumta dhe madje edhe ka organizuar veprime sindikale. Ai kujtoi takimet me Kryeministrin Haradinaj e me Ministrin Jagcilar e Bytyqi dhe me shumë deputetë e Komisione Parlamentare gjithnjë në përpjekje që të gjenden mundësi për të rregulluar përfundimisht çështjen e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe për të korrigjuar Projektligjin për pagat, i cili në versionin aktual konsiderohet i papranueshëm për të punësuarit në sektorin e arsimit. Kryetari Jasharaj u shpreh i bindur se Projektligji për vitet e 90-ta pas një rrugëtimi të gjatë më në fund po arrin drejt cakut dhe se shpejt do të dërgohet në Parlament për leximin e dytë nga Komisioni parlamentar për Arsim, ashtu edhe siç u veprua nga ky Komision këtë të hënë.
Kryetari Jasharaj tha se janë bërë shumë angazhime edhe për ta korrigjuar Projektligjin e pagave dhe se pas takimit me Kryeministrin Haradinaj dhe takimit me Ministrin Bytyqi shpreson se në paraqitje të përbashkëta në shërbim të korrigjimit të këtij projektligji kjo edhe do të bëhet në Komisionin parlamentar për Administratë se në të kundërtën SBASHK-u do të respektojë zërin e anëtarësisë dhe do të reagojë me veprime konkrete sindikale.

48384347 1367959260010693 5737275128551571456 n
Në këtë takim u bë një analizë edhe e organizimit të një numri të madh trajnimesh me mësimdhënës nga disa komuna të Kosovës dhe u tha se kërkesat për trajnime të tilla do të shtohen dhe duhet shtuar edhe mobilizimin që këto aktivitete të mbahen në nivel të lartë e në shërbim të anëtarësisë. Anëtarët Këshillit Drejtues ngritën çështjen se do shtuar sasia e mjeteve nga buxheti për këto aktivitete. Për rrjedhën e trajnimeve të mbajtura deri tani Këshillin Drejtues e ka informuar menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizimin e brendshëm , Ymer Ymeri, i cili ka thënë se trajnimet janë duke u organizuar me kërkesën e anëtarësisë nëpër komuna dhe se ato po mbahen me sukses. Ai ka përmendur se deri tani në ceremoni solemne janë shpërndarë 1182 certifikata si dëshmi e kryerjes me sukses të trajnimeve të licencuara nga MASHT dhe se këto trajnime , veç tjerash, kolegëve tanë do ju ndihmojnë në plotësimin e orëve të kërkuara për përtëritje të licencave.
Në këtë takim është bashkëbiseduar dhe është analizuar edhe Projektbuxheti i SBASHK-ut për vitin 2019. Kryetari ka informuar anëtarët e Këshillit Drejtues se Kryesia e SBASHK-ut dhe ai kanë analizuar Projektbuxhetin dhe e kanë aprovuar atë. Pas kësaj menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizimin e brendshëm , Ymer Ymeri ka shpalosur projektbuxhetin duke informuar se ai është ngritur bazuar në mundësitë buxhetore dhe duke respektuar vendimet e Kongresit dhe të Planit Strategjik të SBASHJK 2015-2019.

48375786 511951679307859 8122492633793691648 n
Këshilli Drejtues është pajtuar që nga mjetet e buxhetit të ndahen mjete për të organizuar edhe vitin e ardhshëm aktiviteti i pushimit dhe rekreacionit për 400 anëtarë të SBASHK-ut dhe që të shtohet buxheti për organizimin e një numri të konsiderueshëm të trajnimeve për anëtarët e SBASHK-ut . Projektbuxheti i SBASHK-ut për vitin 2019 është aprovuar nga anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.

 

SBASHK i pajisë me certifikata mësimdhënësit, anëtarë të saj në Viti që mbaruan me sukses trajnimin: "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social "

48053483 637598783359527 7615602938571915264 nSBASHK i pajisë me certifikata mësimdhënësit, anëtarë të saj në Viti që mbaruan me sukses trajnimin: "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social "

7 Dhjetor, 2018 Viti
SBASHK sot ndau 120 certifikata për kryerjen me sukses të trajnimit,
Në ambientet e Shkollës fillore të mesme të ulët "Halil Alidema" në Pozharan të Vitisë, me një solemnitet rasti janë ndarë sot certifikatat për mësimdhënës të komunës së Vitisë, të cilët kanë ndjekur një trajnim të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës trajnim ky që është organizuar nga fundi i muajit Tetor dhe fillimi i muajit Nëntor, të cilin trajnim që ka zgjatur 32 orë, e kanë ndjekur 120 mësimdhënës të shkollave fillore të fshatrave Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Ulët, Ramjan, Tërpezë Zhiti , Radivojc dhe nikoqiri shkolla fillore në Pozharan, ku edhe janë mbajtur trajnimet.48272968 351857995602457 939809346252963840 n
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave mori pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, Drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Arsim znj.Fatbardha Emini dhe kryetari i Sindikatwes komunale të arsimit fillor dhe të mesem të komunes së Vitisë Kemajl Bislimi.
Në fjalën e rastit kryetari Haliti, pasi ka uruar arsimtarët e certifikuar ka thënë se ky certifikim dhe licencim i juaj që ka të bëjë për forcimin e kapaciteteve tuaja për udhëheqjen efektive të dialogut social është edhe një hap i rëndësishëm avancues për ju për edukimin e gjeneratave të reja në aspektin e socializimit të tyre dhe njëherit falënderoj SBASHK-un dhe Kryetarin Jasharaj për punën qe po bëjnë duke qenë pran anëtarësisë së vetë, por edhe duke kontribuar në ngritjen e cilësisë në arsim, për çka edhe SBASHK-u në Qendër por edhe Sindikata Komunale e Vitisë do ta ketë përherë përkrahjen e Komunës dhe përkrahjen time si Kryetar.48184530 228224524743064 403496290375172096 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i përshëndeti të pranishmit iu uroj për sukseset e treguara në trajnimin si dhe i falënderoj për angazhimet e treguara gjatë trajnimit dhe për pjesëmarrjen çdo ditë dhe çdo kohë pa paraqit asnjë mungesë, gjithashtu falënderoj edhe Kryetarin e komunës tuaj z.Haliti dhe drejtoreshën e Arsimit znj.Emini të cilët gjatë gjithë kohës sa kanë zgjatur trajnimet i kanë vizituar pjesëmarrësit dhe kanë treguar mbështetjen e tyre për punëtorët arsimor të komunës së Vitisë.
Njëherit ju informoj se SBASHK do të qëndron edhe me tutje pran juve edhe me trajnime tjera që këto ditë pritet që KSHLM ti licencoj edhe tri programe që SBASHK ka aplikuar në konkursin e rregullt për licencim të programeve.
Edhe Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit të komunës së Vitisë ka uruar mësimdhënësit për trajnim dhe aftësim në këtë lëmi. E certifikatën e parë në këtë solemnitet e ka nda kryetari Haliti.
Ndryshe me trajnime të tilla në këtë komunë janë përfshirë rreth 400 mësimdhënës të kësaj komune e ky trajnim është organizuar nga SBASHK-u dhe Sindikata e Arsimit e Komunës së Vitisë.

SBASHK-u përkrahë Programin Nacional për Rininë

48277574 731416433894172 729656544920076288 n

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me përfaqësues nga Mistrisë së Kulturës,

Prishtinë, 06.12.2018 (marr nga Ekonomiaonline.com)

Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë takuan përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës për prezantimin e programit nacional për rininë.5454 640x480222222222222222
Ky program sipas Hotit ka për qëllim përmirësimin e cilësisë në arsim, zhvillimin e shkathtësive sportive dhe zhvillimin kulturor.
Në këtë aspekt, sipas Hotit, Programi Nacional për Rininë ka për qëllim krijimin e hapësirës së munguar për të rinjtë, në shërbim të krijimit të mundësive për ta zhvilluar dijen dhe talentin, mundësinë e hapësirave për argëtim dhe kreativitet kulturor e sportiv.
Hoti tha se ky projekt do ti kushtojë buxhetit të Kosovës 0.0.5 %.
"Ne kemi filluar një program, por këtë program nuk mund ta shpalosim pa e njoftuar edhe institucionin e arsimit. Ne kemi hartuar një program që bazohet në dy burime gjithë përfshirje dhe vijueshmërinë. Programi ka përfshirë edhe qasjen e studentëve në sport dhe kulturë në përgjithësi. Programi nacional ka hartuar edhe kryesit e saj. Të gjitha garat e sporti zhvillohen në kampionat", tha Hoti.
Sipas tij, ky sistem është hartuar në pajtueshmëri me kurrikulën aktuale të Republikës së Kosovës.
"Është një program i cili është hartuar nga ekspertë të bendeve të ndryshme. Kemi menduar që ky program të ketë një databazë elektronike në të ardhmen. Ky sistem i ndihmon edhe prindërit edhe pjesës së shoqërisë civile edhe garave parciale. Në këtë garë janë të interesuar veçmas komunitetet që të janë në përfaqësim", tha Hoti.5555 640x480111111111111111111
Ndërsa Leonora Morina Bunjaku zëvendësministre Kulturës Rinisë dhe Sportit tha se MKRS do ta mbështesë këtë program.
"MKRS e mbështet fuqishëm programin e koordinatorit nacional për kulturë rini dhe sport. Tash e tutje MKRS do jetë sa më afër shkollave. Me këtë program do mundësohet që edhe mësimdhënia por edhe mësim nxënia jenë më kreative. Ky program qe ka zbatueshmëri në shkollat e mesme dhe të larta do ketë jetë një mundësi për të gjithë", tha Morina Bunjaku.
Edhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Kulturës po e mbështetë Programit Nacional për Rininë.
Zëvendësministrit i MASHT-it, Azem Guri tha se përmes këtij programi do ndikohet rreth avancimit të cilësisë së arsimit.
"Ne konsiderojmë që përmes këtij programi do ndikohet rreth avancimit të cilësisë së arsimit. Do ndikon edhe në rritjen e jashtme ndërkombëtare përmes këtij programi nacional i cili fillon në shkolla do fillojë një frymë garuese në shkolla. Ky program do ndikoj në kurikulën e RKS. Ne si MASHT kemi ofruar mbështetje të fuqishme dhe kjo do jetë një ndihmë sepse s'po mobilizohen prindërit shkollat dhe të gjithë", tha Guri.
Edhe nga SBASHK-u shprehën interesim për programin nacional.
Rrahman Jashari tha se SBASHK do interesohet në nxitjen e mësimdhënësve për ta zbatuar këtë program
"Mendoj që ky angazhim kaq i madh do ta bëjë shkollën ambient më të dashur për fëmijë. Ne në takimet me mësimdhënësit do i nxisim që të jenë në përpikëri me këta program. Ky program do ta kthej një interes më të madh tek fëmijët për cilësinë e garave dhe rëndësinë e tyre. SBASHK brenda mundësive të saj do ta jep kontributin që ky projekt të jetë me një sukses kaq të madh", tha Jasharaj.

 

SBASHK-ut vazhdojnë t'i shtohen radhët

foto per antar

SBASHK-ut vazhdojnë t'i shtohen radhët

Në muajin nëntor edhe 268 anëtarë të rinj
Përkushtimi, angazhimi, korrektësia, transparenca, zëri unik e i fuqishëm në mbrojtje të kërkesave të arsyeshme të anëtarësisë, mbrojtja e personalitetit të mësuesit, kujdesi për kolegët e pensionuar që të fitojnë pagat meritore me rastin e pensionimit, organizimi i shkëlqyer i pushimeve për qindra punëtorë nga e tërë Kosova , organizimi i trajnimeve për të ndihmuar punëtorët arsimor që të arrijnë numrin e kërkuar të orëve me rastin e licencave të punës, takimet e vazhdueshme me anëtarësinë dhe bashkëbisedat për të gjithë çështjet aktuale, informimi me kohë për aktualitetin, transparenca dhe komunikimi korrekt me mediet ka bërë që, jo vetëm të punësuarit në arsim, por dhe ata në sektorë të tjerë ta shohin SBASHK-un si sindikatë shumë serioze dhe të organizuar mirë. Rezultat i kësaj është fakti i shtimit të radhëve. Faktet e shifrat flasin se çdo muaj ka ardhje të reja. Vetëm në muajin nëntor na u bashkuan edhe 268 anëtarë të rinj duke bërë kështu që të tejkalohet numri prej 22.000.
Jemi të sigurt se edhe ai numri i vogël i punëtorëve të arsimit që ende nuk ka vendosur do të bëhet pjesë e jona dhe ne i ftojmë EJANI BASHKË e në SBASHK. Bashkërisht e unik më lehtë do të përballemi me sfidat dhe më lehtë do t'i fitojmë betejat për realizimin e kërkesave tona legjitime dhe për një arsim edhe më të mirë.

Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi

04.12.2018Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi
SBASHK e MASHT bashkërisht për korrigjimin e Projektligjit të pagave
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri janë takuar me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi.
Në këtë takim është biseduar për aktualitetin në arsim dhe për nevojën e angazhimeve të përbashkëta në përpjekjet për arsim më të mirë dhe për realizimin e kërkesave të drejta të punëtorëve arsimor. Temë kyçe e këtij takimi ishte angazhimi i përbashkët i SBASHK-ut e MASHT-it për korrigjimin e projektligjit për pagat, versioni aktual i të cilit me argumente është kundërshtuar nga të dy palët dhe prandaj edhe janë pajtuar që të formojnë një komision të përbashkët i cili do të mbronte me argumente versionin e përbashkët për korrigjimin e Projektligjit për pagat , veprim ky që do ta vendoste në vend meritor sistemin e arsimit.
Përfaqësuesit dhe SBASHK-ut dhe Ministri Bytyqi janë pajtuar që në këtë komision të jetë i përfshirë edhe një përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit Haradinaj duke u nisur nga fakti se në takimin me të parin e Qeverisë së Kosovës e në praninë e Kabinetit të tij dhe të Ministrave Jagcilar e Bytyqi , Kryeministri Haradinaj është zotuar se do t'i jep mbështetje angazhimit që koeficientet e paraparë për arsim të korrigjohen gjatë punës së Komisionit Parlamentar për Administratë me qëllim që të punuarit në arsim të kenë vend meritor në këtë Projektligj.
Kryetari i SBASHK-ut i ka deklaruar Ministrit Bytyqi se janë duke u bërë gjithë përpjekjet që kjo çështje të rregullohet në mënyrë meritore e përmes angazhimeve e dialogut mes palëve, por nëse e gjithë kjo nuk jep rezultate të duhura, atëherë SBASHK-u do respektoj zërin e punëtorëve të arsimit dhe do të veproj ashtu kërkojnë ata.
Prishtinë, 4 dhjetor 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës

dsfdgSBASHK vazhdon me aktivitetet edhe gjatë këtij vikendi
Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës
Janë shtuar kërkesat e anëtarëve të SBASHK-ut për organizimin e trajnimit për dialogun social. Ky trajnim, përveç që pjesëmarrësve po u afron njohuri të duhura për të zhvilluar dialogun social në shkollë, në nivel komunal e në atë qendror, po u siguron atyre edhe një numër të konsideruar të orëve , që ju duhen për të arritur plotësimin e kërkesës për licencë.47222076 212762529646194 4789746983038353408 n33333333333
Në vikendin e 1 e 2 dhjetorit trajnerët e licencuar Fehmi Ramadani, Safet Beqiri, Besim Haliti, Alban Zeneli e Blendor Shatri janë angazhuar me anëtarët e SBASHK-ut në komunate Lipjanit, Vitisë e Pejës , gjegjësisht nga shkollat e in stitucionet arsimore : "Vëllezërit Frashëri" , "Ernest Koliqi", "Drita", " Migjeni", "Hasan prishtina", Mixe", "Ibrahim Krasniqi", "Nezë Bujani", "Haredin Bajrami", "Fehmi Agani", "Vezir Kolshi", "Shtjefen Gjeqovi", Hasan Zyko Kamberi", Çerdhja, "Dy dëshmorët", "17 Shkurti", "Ulpiana", "Katër dëshmorët", "Ismajl Luma dhe "Dardania".47389854 286135885370508 804453417559785472 n222222222222
Trajnerët janë kujdesur që trajnimet të jenë dinamike duke krijuar atmosferë pune e përkushtimi te pjesëmarrësit, të cilët janë bërë pjesë aktive e këtij aktiviteti. Kanë zgjuar interesim të madh veçmas temat: "Dialogu, sfidat dhe kujdesi në dialogun social" "Dialogu social në nivel kombëtar- partnerët e dialogut social", "Dialogu social dhe Këshilli Ekonomik Social", "Dialogu social në Këshillin e Evropës" dhe tema të tjera. Njohuritë e fituara pjesëmarrësit i kanë dëshmuar në pjesën e detyrave e ushtrimeve në grupe.
Për të parë nga afër rrjedhën e trajnimeve dhe për të ndihmuar në shtjellimin e çështjeve këto aktivitete i kanë vizituar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizimin e brendshëm, Ymer Ymeri. Ata kanë përgëzuar trajnerët për angazhimet dhe pastaj u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve e të cilat më shumë kishin të bënin lidhur me Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, për Projektligjin e pagave dhe për çështje të tjera.
Pjesa e dytë e trajnimeve do të vazhdojë në vikendin e radhës, gjegjësisht më 8 e 9 dhjetor dhe pas kësaj pjesëmarrësit do të dëshmojnë njohuritë e arritura për t'u pajisur me certifikata.

Sindikatat e Arsimit të Evropës në Konferencë speciale në Athinë

Athina 3Solidaritet dhe mobilizim i shtuar për të fituar betejat

"Mësimdhënësit në Evropë po përballen me sfida të shumëta dhe janë të atakuar nga të gjitha anët. Pra, kemi sfida të mëdha para vehtës por së bashku mund t'ia dalim.Ne duhat të organizohemi dhe të mobilizohemi që asnjëherë mos ta humbim betejën.'' Ka alarmuar sekretari i përgjithshëm i Inernacionales Botërore të Arsimit, David Edvards

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës ka organizuar  në Athinë Konferencën speciale me moton " Roli i sindikatave të arsimit në formësimin e të ardhmes së Evropës". Në këtë  ngjarje të rëndësishme  për arsimin e Evropës, mes 132 sindikatave nga 52 shtete të Evropës, është edhe delegacioni i SBASHK-ut , i cili po përfaqëson në mënyrë meritore arsimin e Kosovës duke marrë  pjesë e duke kontribuar në seancat plenare dhe në punën në grupe.athina1

Në hapje të Konferencës presidentja e Komitetit të Sindikatave të Evropës (ETUCE),Krsitine Blover, është shprehur se kudo në Evropë arsimi po përballet me sfida dhe koha kërkon mobilizim të shtuar gë sindikatave, që kanë më shumë 11 milionë anëtarë,   në mbrojtje të  të drejtave të punëtorëve arsimor dhe në realizimin e kërkesave të tyre legjitime. Edhe drejtoresha  e ETUCE, Suzan Flocken e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë Konferencë dhe ka apeluar te pjesëmarrësit që të angazhohen  me tërë mundësitë pë të dhënë ide e për të nxjerrë Rezoluta në përpjekje që punëtorët e arsimit kudo në Evropë të ndjehen të mbrojtur dhe të mbështetur në misionin e tyre human.Athina 2

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë konferencë, sekretari i përgjithshëm i Inernacionales Botërore të Arsimit, z. David Edvards është shprehur se raportet dhe komunikimi me sindikatat e arsimit  kudo në botë tregojnë se të 31 milionë anëtarët e angazhuar në EI po përballen me sfida e probleme të shumta  dhe prandaj kërkohet mobilizim i vazhdueshëm i sindikatave të arsimit. "Mësimdhënësit në Evropë po përballen me sfida të shumta dhe janë të atakuar nga të gjitha anët. Pra, kemi sfida të mëdha para vehtës por së bashku mund t'ia dalim.Ne duhat të organizohemi dhe të mobilizohemi që asnjëherë mos ta humbim betejën.'' ka alarmuar sekretari i përgjithshëm i Inernacionales Botërore të Arsimit, David Edvards.

Pas kësaj përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga tërë Evropa kanë treguar për gjendjen në arsimin e shteteve të tyre dhe nga diskutimet e shumta është vërejtur se kudo në Evropë sistetmet arsimore përballen me sfida e probleme të shumta dhe se po vazhdon angazhimi dhe betejat për kushte edhe më të mira të punës, për trajnime profesionale, për rujatjen e personalitetit të mësuesit nga sulmet e paarsyeshme, për paga  të dinjitetshme dhe për dialog të mirëfilltë mes partnerëve social. Nga shumica e folësve  janë kritikuar institucionet shtetërore, të cilat, si u tha, ose i ikin dilogut me sindikatat, ose hezitojnë në realizimin e marrëveshjeve.Atjhina

Delegacioni i SBASHK-ut, i përbërë kryetari  Rrahman Jasharaj dhe delegatët e Konferencës Vjollca Shala e Ymer Ymeri, janë angazhuar gjatë seancave plenare dhe në tryezat e punës për të dhënë kontribut  në rrjedhën e mbarë të kësaj ngjarje të rëndësishme dhe në nxjerrjen e Rezolotutave që do t'u drejtohen qendrave të vendosjes dhe institucioneve të shteteve të Evropës për një qasje shumë më korrete ndaj lirive sidnikale dhe zgjedhjes së problemeve të shumta, që   janë ngritur edhe në këtë Konferencë.  Nga Rezolutat e rëndësishme do veçuar atë për dialohun e mirëfilltë social, e cila koërkon korrektësi dhe angazhim serioz të insititucioneve në dialog e sindikatat, pastaj Rezoluta  për fuqizimin e lirive akademike, Rezoluta që  fton  qeveritë Evropiane dhe Ministritë e Arsimit që të përfshijnë sindikatat e mësimdhënësve në të gjitha vendimet që ndikojnë në profesionin dhe sistemin arsimor dhe të marrin parasysh këshillat dhe vërejtjet e tyre.

Me këto Rezoluta të aprovuara në Konferencën speciale të Sindikatave të Arsimit të Evropës   insistohet që mësimdhënsit gtë kenë autonomi më të madhe në profesionin e tyre , kushte më të mira të punës, kërkesa të realizuara dhe që të dëgjohet më shumë zëri i tyre kur flitet dhe vendoset për çështjet në arsim.

SBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës

LiesbethSBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me miqtë e vjetër të arsimit shqip Valter Dreshler, me ish sekretarin gjeneral të Internacionales Botërore të Arsimit  Fred Van Liven, me  veprimtaren e njohur Trudi Kerperien, por edhe me udhëheqësin më të lartë aktual të Inernacionales Botërore të Arsimit, sekretarin gjeneral,  David Eduards, drejtoreshën e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës,  Liezbet Verhergen.

Sindikata e Arsimit të Holandës ( AOb) dhe veprimtarët e udhëheqësit e saj që moti janë miq të vjetër e të dëshmuar të arsimit të Kosovës dhe të SBASHK-ut. Kongresi i Tetë i kësaj sindikate  mundësoi të takohen rishtazi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e menaxheri për financa e kordinatori për bashkëpunim Ymer Ymeri me miqtë e vjetër të arsimit shqip Valter Dreshler, me ish sekretarin gjeneral të Internacionales Botërore të Arsimit  Fred Van Liven, me  veprimtaren e njohur Trudi Kerperien, por edhe me udhëheqësin më të lartë aktual të Inernacionales Botërore të Arsimit, sekretarin gjeneral,  David Eduards, drejtoreshën e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës,  Liezbet Verhergen.AOb

Në një takim shumë miqësor miku i madh i arsimit shqip Valer Dreshler bashkë me bashkëshorten e tij Xhenifer u kthyen me kujtimet e tyre në kohët e okupimt ët Kosovës, kur arsimi shqip po mbahej falë unitetit e qëndresës së mësimdhënësve e popullit dhe ndihmës së miqve ndërkombëtar. Veprimtari i madh, e dikur sekretar i përgjithshëm i Sindikatës Holandeze  të Arsimit, ndalej të momentet kur po vizitonte shpesh Kosovën në vitet e okupimit  dhe kujtonte  situata kur po ndante fatin me kolegët e tij  nga e tërë Kosova në ato kohë plot vujatje e sakrifica.

Freed1

Një moment plot memocione ishte edhe takimi i delegacionit të SBASHK-ut me ish sekretarin gjeneral të Inernacionales Botërore të Arsimit ,Fred Van Liven. Ky mik i vjetër e i dëshmuar i arsimit ët Kosovës iu gëzua këtij takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe i përgëzoi ata për punën dhe përkushtimin duke i këshilluar që të vazhdojnë pa u ndalur në mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut sepse, si tha ai, e kanë pasur dhe do ta kenë përkrahjen e  Internacionales Botërore të Arsimit. Delegacioni i SBASHK-ut edhe kësaj radhe ka falënderuar mikun e madh të Arsimit të Kosovës, z. Liven për gjithë angazhimet e përkrahjen e në kohën e e okupimit të Koosvës, por edhe në gjithë vitet e pasluftës.

Delegacioni i SBASHK-ut është takuar dhe  ka bashkëbiseduar edhe me  sekretarin e tanishëm gjeneral të Inernacionales Botërore të Arsimit, z. David Eduards, me  drejtoreshen e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës,znj  Liezbet Verhergen. Delegacioni i SBASHK-ut  duke iu përgjigjur ineresimit të tyre i ka informuar për situatën aktuale në arsim dhe për sfidat me të cilat po përballet SBASHK për të marrë edhe një  herë mbështetjen dhe përkrahjen e  e tyre të plotë. Delegacioni i SBASHK-ut është takuar edhe me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga  Italia dhe vende të tjera të Evropës.

Krahas pjsëmarrjes në punimet e Kongresit të Sindikatës së Arsimit të Holandës, delegacioni i SBASHK-ut ka marrë pjesë edhe në tryeza dhe punëtori që janë organizuar nga veprimtarë të sindikatës holandeze të arsimit me tematika aktuale për arsimin dhe sfidat me të cilat po përballet arsimit dhe sindikata e këtij sektori në Holandë, por edh në vendet e Ballkanit, Evropës e në tërë botën.David

SBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë

46496030 716245118746331 760050224587603968 nSBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë
Miqësi e vërtetë mes dy shteteve dhe dy sindikatave
"Me vite e dekada kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë. Ju përgëzojmë për punën dhe angazhimet që po bëni dhe ju falënderojmë që po na informoni për aktualitetin në arsimin tuaj. Do ta keni gjithmonë përkrahjen tonë", është shprehur sekretari i përgjithshëm i SVIZ, Branimir Shtrukel në takimin me delegacionin e SBASHK-ut46492422 2167294926816485 1214198773681487872 n
Në Kongresin e dhjetë të Sindikatatës së Arsimit të Sllovenisë, që po mbahet në qytetin bregdetar Portorozh, po merr pjesë edhe delegacioni i SBASHK-ut, i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e koordinator për organizim të brendshëm ,Ymer Ymeri. Në hapje të punimeve të Kongresit sekretari gjeneral i SVIZ, Branimir Shtrukel ka bërë një analizë të aktiviteteve të Sindikatës Sllovene të Arsimit duke u ndalur edhe te sfidat. Ai ka thënë se kjo sindikatë ka bashkëpunim të shkëlqyer me sindikatat simotra nga vendet e Ballkanit dhe me ato në tërë Evropën. "Sindikatat e arsimit në Slloveni dhe në shtetet tjera po bërballen me sfida dhe prandaj shtohet nevoja për bashkëpunim dhe solidaritet", ka kujtuar në fjalën e tij Shtrukel.
Gjatë kohës sa po zhvillon punimet Kongresi, delegacioni i SBASHK-ut është takur me sekretarin gjeneral të Sindikatës së Arsimit të Sllovenisë, Branimir Shtrukel, me kryetaren e kësaj sindikate Jelka Jelcki dhe me përgjegjësin për bashkëpunim me jashtë Sandi Modrian.
"Na keni nderuar shumë me pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin e Sllovenisë. Me vite e dekada kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë. Ju përgëzojmë për punën dhe angazhimet që po bëni dhe ju falënderojmë që po na informoni për aktualitetin në arsimin tuaj. Do ta keni gjithmonë përkrahjen tonë", është shprehur sekretari i përgjithshëm, Shtrukel, i cili është ndier i nderuar duke pranuar një dhuratë modeste me hartat e dy shteteve të punuara me kristalet e Trepçës.46516218 738113986544610 110610388717928448 n
"Kjo dhuratë simbolike me dëshmonë miqësinë e sinqertë mes dy shteteve dhe dy sindikatave tona", është shprehur kryetari Jasharaj.
Delegacioni i SBASHK-ut është takuar edhe me delegacione të shumë sindikatave pjesëmarrëse në këtë Kongres duke bashkëbiseduar për shtimin e bashkëpunimit në këto kohë kur sindikatat dhe arsimi në tërësi kudo në shtetet e Ballkanit dhe Evropës po përballën me sfida të shumta dhe kjo kërkon forcim të unitetit dhe solidaritetit mes sindikatave. Në kuadër të aktiviteteve të shumta delegacioni i SBASHK-ut sot në orët e pasdites do të takohet edhe me udhëheqës të Shoqatës shqiptare në Slloveni për të bashkëbiseduar për aktivitetet që kjo Shoqatë zhvillon dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe kulturës. Këtë takim e ka organizuar shqiptarja nga Portorozhi Vlora Konjuhi, e cika ka shoqëruar gjatë tërë kohës delegacionin e SBASHK-ut duke i ndihmuar në komunikimin me nikoqirin dhe me sindikatat tjera pjesëmarrëse në Kongres.46496030 716245118746331 760050224587603968 n

17.11.2018 - Gjatë ketij vikendi SBASHK-u vazhdon me trajnime sindikale ne tri komuna

Trajnim " Forcimi i kapaciteteve per udheheqjen efektive te Dialogut Social " me anëtarësinë
Anëtarë të SBASHK-ut nga shkollat Në " Dëshmorët e Lubishtës","Dom Mikel Taraboluzi", "Kongresi i AlbaniManastirit","Gjon Sereqi" dhe "Jonuz Zejnullahu" komuna e Vitis nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerit Ph Dr.Alban Zeneli,pastaj grupi tjetër i përberë nga anëtaret e SBASHK-ut nga shkollat:"Dëshmorët e 5 Prillit";"Mirali Sejdiu";"Hasan Alia";" Gëzimi Ynë", "Dëshmorët e Lubishtës","Ndre Mjeda" dhe " Bafti Haxhiu" nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerit Dr.Safet Beqiri,në Lipjan dy gupe te trajnimeve me anëtarësi nga shkollat: SHML "Ulpiana"; SHML "Mikse";SHMU "Zenel Hajdini"; SHMU "Neze Bujani"; SHMU "Rexhep Akllapi"; SHMU "H.Z. Kamberi; SHMU "V.Domaneku"; SHMU "Ismail Luma"; SHMU "Emin Duraku" dhe SHMU "Ibrahim Krasniqi" nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerëve Dr.Atdhe Hykolli,Mr Fehmi Ramadani dhe Mr.Besa Krasniqi si në Peje me mësimdhënësit nga SHFMU "Lidhja e Prizrenit", SHFMU "Dëshmorët Safetie Kombit" , SHFMU "Haxhi Zeka'' dhe SHMLT "Shaban Spahija" me trajner Blendor Shatri,në ditët e vikendit kanë filluar me sukses ..Ymei1Gjatë këtyre ditëve trajnerët në formë të bashkëbisedës kanë shpalosur temat kyçe për dialogun social duke bërë dallimin mes dialogut social në Kosovë me atë në Evropë, duke u ndalur të vizioni e misioni i dialogut dhe objektivat strategjike të sindikatës e për të vazhduar me ushtrimet e shumta në grupe që i kanë dhënë mundësi pjesëmarrësve të tregojnë njohuritë e arritura në trajnim dhe Fehmiupër t'u sfiduar me situata të ndryshme gjatë zhvillimit të dialogut social nga shkolla, niveli komunal e deri të dialogu me institucionet qendrore.
Gjatë punës, grupet e trajnimeve janë vizituat edhe nga mbikëqyrësit e Blenditrajnimeve nga SBASHK-u si ne Pejë nga vete Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ku te pranishmit kanë shtruar pyetje te ndryshme qe kane te bëjnë me dialogun si ne nivel Qendror ashtu edhe ne atë lokal si dhe me brengat e ndryshme të mësimdhënësve lidhur me ecurit që kanë te bëjnë me procesin mësimor në përgjithësi.
Po ashtu edhe grupet e trajnimit në Lipjan i ka vizituar Ymer Ymeri përgjegjës në SBASHK për organizimin e trajnimeve ku ka përcjell nga afër ecurinë dhe mbarëvajtjen e trajnimit dhe ka Atdheuzhvilluar biseda me pjesëmarrësit në trajnimit te cilëve edhe u janë dhënë informacione lidhur me aktualitetin në arsim, për sfidat dhe për angazhimet konkrete të SBASHK-ut n ë përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë.
Pas kësaj ata kanë nisur të shpalosin tema lidhur me dialogun social duke nxitur pjesëmarrësit që të shprehin lirshëm mendimet dhe idetë lidhur me çështjet e shtruara. Këtë mësimdhënës do të vazhdojnë edhe për dy ditë të vikendit te ardhshëm me trajnimin për të arritur njohuri të duhura e të cilat do t'i dëshmojnë gjatë detyrave në grupe.

 

 

 

Lartësim kujtimi për trimat e lirisë dhe për pishtarët e dijes

Manifestimi per pishtaret e dijesShoqata Atdhetare "Dukagjini" e Shkodrës, Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", Ansambli Autokton "Rugova" dhe Teatri "Aleksandër Moisiu" i Pejës kanë organizuar një veprimtari madhështore kulturore për të lartësuar kujtimin për trimat e lirisë dhe pishtarët e dijes. Mes shumë mësuesve e veprimtarëve në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Prekazi e Skenderaj, i udhëhequr nga Lulëzim Jashari.
Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës "Martin Dreshaj" , Frahër Rraci ka për një shpalosje të aktiviteteve e angazhimeve atdhetare të njerëzve të pendës e pushkës nëpër vite, dekada e shekuj për të shprehur respektin e lartë për këta bijë e bija të atdheut.
Manifestimi kulturorKryetari i Shoqatës "Dukagjini" nga Shkodra ka përcjellë respektin e kësaj pjese të Shqipërisë për familjen emblemë të Kombit, për komandantin Adem Jashari, për mësuesin Shaban dhe për gjithë njerëzit që në kohë plot furtuna kanë kryer misionin e tyre të shenjtë për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën shqipe. Duke lartësuar kujtimin për ta kjo Shoqatë ka dekoruar me titullin "Mehmet Shpendi" mësuesin Shaban Jashari dhe me titullin "Martin Vamaj" Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). "Për punën vetëmohuese në shërbim të mësimit dhe përhapjes së gjuhës shqipe, të shkrimit dhe leximit të saj dhe edukimin atdhetar në shërbim të kombit shqiptar", ka thënë kryetari Sanaj teksa po dorëzonte mirënjohjen për SBASHK-un me emrin e shkrimtarit, akademikut dhe albanologut të njohur shqiptar.
Me mjaft emocione në këtë veprimtari ka folur edhe kryetari i Ansamblit "Rugova", prof. Vesel Nikçi, i cili ka shpalosur kujtime për arsimin shqip nëpër vite e dekada për të lartësuar kujtimin për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në misionin e shenjtë të mësuesit për arsimim e edukim të brezave.
"Pishtarët e dijes dhe atdhetarët nëpër dekada e shekuj mbrojtën atdheun dhe gjuhën e bukur shqipe. Edhe ne mësimdhënësit e viteve të 90-ta duke ndjekur këta shembuj dhe duke ruajtur në zemër kujtimin për mësuesin Shaban Jashari i përballuam furtunat dhe arritëm të kryejmë misionin tonë të shenjtë . Kujtimi për figurat emblemë të atdhetarëve na bënin të pathyeshëm karshi furtunave të pushtuesit", foli me plot emocione në këtë veprimtari kulturore kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke falënderuar organizatorët.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku
  2. Edhe më 03 e 04 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale
  3. Kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në Lipjan e Viti
  4. Limaj i jep mbështetje të plotë angazhimeve të SBASHK –ut
  5. SBASHK-u nuk ndalet me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  6. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
  7. Dita botërore e mësuesit
  8. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit
  9. Takim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel
  10. Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  11. Të 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK
  12. Letra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit
  13. Reagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve
  14. Protesta alarm Qeverisë se veprimet sindikale mund të përshkallëzohen
  15. SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë
  16. Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat"
  17. SBASHK i drejtohet publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës
  18. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës
  19. SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit
  20. SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë
  21. SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane
  22. Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave
  23. SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë
  24. SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!
  25. Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar
  26. Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera
  27. SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave
  28. Grupi i parë i pushuesve u kthye nga bregdeti shqiptar
  29. SBASHK informon Ministrin Bytyqi për kundërshtimet e bazuara ndaj Projektligjit të pagave
  30. SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit
  31. Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i SBASHK-ut me GIZ-in Organizim i suksesshëm i Konferencës së katërt të matematikës
  32. SBASHK i trajnon udhëheqësit e sindikatave komunale për udheheqje në arsim
  33. Reagim i SBASHK-ut ndaj disa tellallëve te Ministrit Hamza
  34. Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut
  35. SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”
  36. Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal
  37. Në Sofje Konferencë e nivelit të lartë lidhur me Ballkanin Perëndimor
  38. Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec
  39. U mbajt Kuvendi i SAF e SAM në Rahovec
  40. SBASHK-u filloi me agjendën e re të takimeve nëpër komuna
  41. SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë
  42. SBASHK vazhdon me zhvillim profesional të sindikalistëve
  43. SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
  44. SBASHK-u përshëndet miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta
  45. SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica
  46. SBASHK-u në konferencën ndërkombëtare të arsimit të Evropës në Sofje
  47. Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës
  48. Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu vizitoi SBASHK-un
  49. Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë
  50. Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook