Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Apel Ministrisë së Arsimit, DKA-ve dhe Drejtorive Komunale

49698473 230710751170221 7550559773452664832 nApel Ministrisë së Arsimit, DKA-ve dhe Drejtorive Komunale

Prishtinë 18.01.2019

Duke përdorur metoda shantazhi dhe presione ndaj mësimdhënësve dhe duke i penguar të arrijnë në vendin e tyre të punës,duke ndërprerë ngrohjen në shkolla ku mbahet greva kontribuon në rritjen e diferencës mes qëndrimeve të përfaqësuesve të arsimit dhe punëdhënësve prandaj ju bëjmë apel MASHT-it, DKA-ve dhe Drejtorive komunale ti lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thehet greva pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat përndryshe e detyron SBAShK-un të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të Ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës.
I drejtohemi MASHT-it, DKA-ve dhe drejtorëve të institucioneve arsimore që sa më shpejt të realizojnë kërkesat e SBASHK-ut që mos të humben orë mësimore sepse në sektorët tjerë ditët e grevës nuk zëvendësohen dhe prandaj nuk do të zëvendësoj orët e ditët e humbura në grevë as sektori i arsimit, përveç nëse punëtorët e arsimit vendosin ndryshe. Pra deri me sot dihet se ky vit shkollor ka 5 ditë më pak e deri në fund të këtij viti shkollor sa ditë të humbura mund të jenë varet nga përkushtimi i institucioneve përkatëse në realizimin e kërkesave e të punësuarve në tërë sistemin arsimor nga çerdhet e deri në Universitete.
Duke u bazuar në të dhënat e më parshme i drejtohemi institucioneve të gjejnë kurajë për ngritjen e koeficienteve për 30 % nga punëtorët tekniko-ndihmës e deri te Rektori ose nga çerdhet deri te universitetet apo varianti tjetër më i mirë i mundshëm duke pasur parasysh se ky ligj ka shumë mangësi për të punësuarit në sektoret publike me kualifikim të njejtë dhe për punë të ngjashme të tërhiqet ky ligj në mënyrë që të ulen bashkarishtë institucionet me punëtorë dhe të bëjnë një ligj i ri ku të gjithë sektorët do të jenë të ranguar në vendin e tyre meritorë.
Prishtinë 18.01.2019

Dita e katërt e grevës së përgjithshme

50485322 820293024970471 4973439534537637888 nDita e katërt e grevës së përgjithshme

Prishtinë 17
SBASHK kujton Ministrin dhe Drejtoritë Arsimore Komunale, që të angazhohen në një front të përbashkët për realizimin e kërkesës së SBASHK-ut dhe të mos provojnë të bëjnë presione kundër grevës, sepse kjo është e ndaluar me ligjin e grevës dhe se po ndodhi cila do formë e presionit SBASHK do të ngre ndaj cilit do qoftë padi në gjykatat gjegjëse.
50261802 239463013610201 4169960155431043072 nEdhe në ditën e katërt bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe Universitetet, të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme. Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët sot ka vizituar komunën e Malishevës dhe atë të Prizrenit.
Në Malishevë delegacioni i SBASHK-ut i shoqëruar nga kryetar i sindikatës komunale të arsimit fillor dhe arsimit të mësim për këtë komunë, z.Elez Krasniqi kanë vizituar grevistët në Çerdhe, Qendrën e Kompetencave, Gjimnazin " Hamdi Berisha"dhe në shkollën fillore e të mesme të ulët"Ganimete Terbeshi" . Grevistët në të gjitha këto institucione janë shprehur se do të vazhdojnë me grevën e përgjithshme deri atëherë kur institucionet të realizojnë kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK-ut për përmirësimin e koeficienteve se paku për 30 %. Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë, z.Ymer Ymeri kanë bashkëbiseduar me grevistët duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tyre.
Delegacioni i SBASHK-ut pas kësaj është gjendur edhe në Prizren i shoqëruar nga z. Reshit Kushaj kryetar i sindikatës komunale të arsimit fillor dhe arsimit të mësim të kësaj komune, të cilët janë takuar me grevistët në Shkollën "Abdyl Frashëri" për të bashkëbiseduar me ta. Edhe këtu grevistët janë shprehur se vazhdojnë me grevën e përgjithshme deri më atëherë kur institucionet realizojnë kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK-ut për përmirësimin e koeficienteve së paku për 30 %.
50016433 522159438294323 6765129324392611840 nDuke pasur informacione se Ministri Bytyqi ka mbajtur një takim me drejtorët e Drejtorive Arsimore pa praninë e SBASHK-ut për të debatuar për grevën, SBASHK-u reagon duke theksuar se edhe Ministri edhe DKA-të duhet të angazhohen bashkërisht për realizimin e kërkesave të SBASHK, sepse këtë obligim e kanë nga vetë fakti se ata janë punëdhënës dhe se duhet të ndjehen keq pse i tërë sistemi arsimor është radhitur tepër ulët në projektligjin për pagat.
SBASHK kujton Ministrin dhe Drejtoritë Arsimore Komunale që të angazhohen në një front të përbashkët për realizimin kërkesës së SBASHK-ut dhe të mos provojnë të bëjnë presione kundër grevës, sepse kjo është e ndaluar me ligjin e grevës dhe se po ndodhi cila do formë e presionit SBASHK do të ngre ndaj cilit do qoftë padi në gjykatat gjegjëse.

50255291 778795095804235 2200590154110861312 n
SBASHK-u po ashtu kritikon veprimin e Komisionit Parlamentar për Administratë, që është duke punuar pa praninë e medieve dhe sindikatave, që do të ishin në cilësinë e vëzhguesit. Në këtë situatë tepër të ndjeshme puna e këtij Komisioni jashtë opinionit shton tensionet dhe ngrit shumë pikëpyetje e dyshime.

 

 

 

 

 

 

 

50276838 295419577786206 1741605596395732992 n

Dita e tretë e grevës së përgjithshme

foto1 15.01Dita e tretë e grevës së përgjithshme

Prishtinë 16.01.2019

Edhe dita e tretë e grevës së përgjithshme të SBASHK-ut ka dëshmuar unitetin dhe këmbëngulësinë për realizimin e kërkesës legjitime e të arsyeshme për ngritje të koeficienteve për 30 % për tërë sektorin e arsimit duke filluar nga Çerdhet, Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet.

Raportet që kanë arritur në Këshillin Qendror nga këshillat greviste nga komunat e Kosovës dhe të universitetet tregojnë se çerdhet dhe të gjitha institucionet tjera të arsimit vazhdojnë të qëndrojnë të pa luhatur në grevën e përgjithshme.

foto2 105.01Kryetari i SBASHK-ut ,z. Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist dhe me përfaqësuesen e çerdheve në Këshillin Drejtues të SBASHK, znj.Flora Gashi kanë vizituar komunën e Lipjanit për t'u takuar me grevistët në Shkollën Fillore e të Mesme të Ulët "Vëllezërit Frashëri" dhe në çerdhen e kësaj qyteze. Kryetari Jasharaj bashkë me kryetarin e sindikatës komunale te arsimit parauniversitar të Lipjanit ,z Emrush Ahmeti dhe me Kryetarin e Këshillit të prindërve të Lipjanit z. Milazim Sadiku kanë bashkëbiseduar me grevistët në këto institucione arsimor, ndërsa menaxheri për financa e administratë në SBASHK, z.Ymer Ymeri njiherit edhe anëtarë i Këshillit Qendror Grevist është përgjigjur në pyetjet e grevistëve e që kishin të bënin me Projektligjin e pagave, që në versionin aktual është diskriminues e nënçmues për tërë sistemin arsimor.

Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar edhe punëtorët e arsimit në Lipjan për unitetin e treguar dhe ka përsëritur se do të jetë zë i tyre në angazhimin për realizimin e kërkesave legjitime dhe se duke respektuar zërin e punëtorëve të arsimit dhe vendimin Këshillit Drejtues greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës legjitime të SBASHK-ut lidhur me përmirësimin e koeficienteve.

foto 315Kryetari i Këshillit të prindërve të Komunës së Lipjanit u ka thënë grevistëve se ata kanë mbështetjen e prindërve në përpjekjet për realizimin e kërkesave të drejta e legjitime.

Përfaqësuesja e çerdheve në Këshillin Drejtues të SBASHK, znj Flora Gashi u është drejtuar grevistëve duke vlerësuar lart unitetin në gjithë çerdhet dhe në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës në përpjekje për realizimin e kërkesave për përmirësimin e koeficienteve në mënyrë që të punësuarit në arsim nga çerdhet e deri edhe në Universitete të kenë vend meritor në ligjin e pagave.

SBASHK kujton Drejtoritë Arsimore dhe institucionet se është duke përcjellë nga afër situatën dhe rrjedhën e grevës dhe se presionet eventuale që do të tentohet të ushtrohen mbi grevistët, apo veprimet për të penguar aktivitetet sindikale, pra edhe grevën , janë' të sanksionuara me Ligjin mbi grevat dhe me Konventat ndërkombëtare dhe konsiderohen si shkelje e ligjit dhe prandaj SBASHK nuk do të hezitoj që rastet eventuale të presioneve t'i dërgojë në gjykata dhe personat tillë do të ndëshkohen sipas ligjit për grevat,konkretisht duke u bazuar ne nenin 25 i Ligjit per grevë Nr.03/L-200 i cili thotë:

1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në pesëmijë (5000) Euro do të dënohet për kundërvajtje,

punëdhënësi apo personi juridik ose personi përgjegjës i personit juridik, në qoftë se:

1.1. pengon të punësuarit për të marrë pjesë në grevë, sipas nenit 9 paragraf 1., të këtij ligji;

1.2. përdor masën e dhunës për të përfunduar grevën, sipas nenit 9 paragrafi 3., të këtij ligji;

1.3. pranon punëtorë të rinj, të cilët do t'i zëvendësonin pjesëmarrësit e grevës, sipas nenit 11

të këtij ligji; ose

1.4. vepron në kundërshtim me neni 16, paragraf 1. dhe paragrafi 2., të këtij ligji.

2. Me gjobë prej pesëqind (500) deri në njëmijë (1000) Euro, do të dënohet për kundërvajtje, sindikata

ose këshilli grevist nëse :

2.1. gjatë grevës refuzojnë të bashkëpunojnë me organin punë drejtues në organizatë, për të

siguruar ushtrimin e minimumit të procesit të punës që siguron sigurinë e njerëzve dhe pasurisë,

ose janë kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve.

2.2. vepron në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji.

2.3. vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji.

3. Me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri në treqind (300) Euro do të dënohet për kundërvajtje, punëtori i cili

gjatë grevës:

3.1. refuzon të bashkëpunojë me organin punë drejtues në organizatë, për të siguruar ushtrimin e

minimumit të procesit të punës, që siguron sigurinë e njerëzve dhe pasurisë, ose janë kusht i

pazëvendësueshëm i jetës dhe punës së qytetarëve.

3.2. vepron në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji.

3.3. vepron në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji.

4. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga gjobat e shqiptuara do të derdhen në Buxhetin e Kosovës.

Vlen të theksohet se SBASHK-ut vazhdojnë ti arrin letra mbështetëse, kësaj radhe e kemi mbështetjen e plot nga Sindikata Kombëtare e Arsimit të Shteteve të Bashkuara ( NEA) e cila ju ka drejtuar Kryeministrit Hardinaj duke i kujtuar se bashku me SBASHK-un e Kosovës janë anëtare te Edukimit Internacional i ku se bashku janë mbi 300 organizata sindikale nga me tepër se 170 shtete të botës,ku mes tjerash thuhet se "për të ofruar arsim cilësor për nxënësit, pagat e dhe kushtet për mësuarit duhet të jenë të dinjitetshme investime te cilat janë te domosdoshme." Për të shtuar se duke pasur parasysh se jeni ne diskutimet te vazhdueshme me SBASHK-un, ju inkurajoj që të siguroni paga meritore për mësuesit sepse ky është ne në shërbim të nxënësve të Kosovës. Në fund të kësaj letre NEA kërkon nga Kryeministri Haradinaj që të vazhdoj me bisedimet me SBASHK-un dhe sa me shpejte te arrin marrëveshjen.

Nea usa

 

Zyra për informim

Greva vazhdon.

49900428 866714143664340 7513314521436389376 nGreva vazhdon

Prishtinë 15.01.2019

Edhe në ditën e dytë greva e përgjithshme u mbajt në të gjitha institucionet e arsimit, nga çerdhet e deri në Universitete. Gjatë ditës së dytë me fillimin grevës kryetari z.Rrahman Jasharaj me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist vizitoi çerdhen "Lulevera" dhe bashkëbisedoi me grevistët, të cilët kërkuan nga kryetari që greva të mos ndërpritet pa u plotësuar në tërësi kërkesat legjitime të anëtarësisë. Kryetari gjatë fjalës së tij grevistët i informoi për rrjedhën e grevës së djeshme dhe takimet që kishte me institucionet në përpjekje për të gjetur zgjidhje të kërkesave. Pas kësaj nënkryetarja e BSPK-së, znj.Leonora Lokaj ka përshëndetur grevistët duke shprehur përkrahjen e fuqishme të BSPK-së për punëtorët e arsimit. Ajo ka kujtuar se SBASHK-u është munduar që përmes dialogut të bëhet korrigjimi i koeficienteve për tërë sektorin e arsimit, por dialogu dhe këto angazhime nuk kanë dhënë rezultatet e pritura dhe prandaj u detyrua të shpall grevën e përgjithshme.

50529066 1193198954179105 9139919014112264192 nPas kësaj kryetari Jasharaj, i shoqëruar nga nënkryetarja e BSPK-së Lokaj dhe bashkëpunëtorët vizituan grevistët në shkollën fillore e të mesme të ulët "Elena Gjika", e cila dje iu bashkëngjit radhëve të SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj grevistëve u tha se lajmi i mirë dje nisi në shkollën tuaj. Ju dëshmuat se jemi bashkë në SBASHK duke na dhënë forcë për angazhime. Jashraj njoftoi gjatë një bashkëbisede me ta lidhur me gjithë angazhimet që me dialog të zgjidhen kërkesat e punëtorëve të arsimit duke shtuar se dialogu nuk dha rezultate dhe prandaj punëtorët e arsimit vendosen për grevën e përgjithshme.

Grevistë lavdëruan punën e SBASHK-ut e në veçanti të kryetarit duke kërkuar që ai të vazhdojë me këtë përkushtim.

Sipas raporteve të arritura në Këshillin Qendror Grevist nga e tërë Kosova në grevë ishin të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit. Greva do të vazhdojë edhe nesër dhe në ditët në vijim nga ora 9 e deri në orën 12.

Takimet me përfaqësues të institucioneve

50301997 619869725139637 7506857136891101184 nKryetari i SBASHK-ut në orën 11 në selinë e SBASHK-ut u takua me deputetin z.Arban Abrashi, anëtarë i Komisionit për Administratë Publike me të cilin diskutuan rreth kërkesave të SBASHK-ut , veçmas për lëshimet dhe dobësitë e ligjit të pagave, që është diskriminues për tërë sektorin e arsimit. Kryetari Jasharaj kërkoi angazhimin e deputetit z.Abrashi që të mbështes kërkesat e SBASHK-ut bashkë me deputetët nga subjekti i tij politik.

 

49897654 525710917940661 1083254575265218560 nNë takimin e radhës kryetari i SBASHK-ut me bashkëpunëtorët janë takuar me Ministrin e MASHT,z. Shyqiri Bytyqi dhe Koordinatorin Nacional pranë zyrës së Kryeministrit Haradinaj, z. Besnik Tahiri. Kryetari Jasharaj edhe me këtë rast rikujtoi kërkesat legjitime e të drejta të SBASHK-ut lidhur me korrigjimin e ligjit të pagave. Pas një debati dhe bashkëbisede të gjatë ky takim nuk dha rezultate të pritura, por palët janë pajtuar që të vazhdohet me përpjekje të përbashkëta për të gjetur mundësi për realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.

Në orën 13 po sot është zhvilluar takim në ambientet e Parlamentit të Kosovës me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim. Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i SBASHK-utz. Rrahman Jashrajaj dhe menaxheri për financa e administratë z.Ymer Ymeri dhe Ministri i MASHT, Shyqyri Bytyqi me anëtarët e kabinetit të tij. Z.Bytyqi e Jasharaj paraqiten edhe këtu kërkesat për të gjetur mundësi drejt realizimit të kërkesave të SBASHK-ut lidhur me ligjin për paga, kërkesa këto që janë konsideruar të drejta nga të gjitha palët.

Në të cilin takim kryesuesi i këtij komisioni z. Ismail kurteshi tha se qëllimi i këtij komisioni dhe diskutim ne mes të antarëve të komisionit, në prezencën e ministritë MASHT-it, dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut që të bëjnë një zgjidhje e cila do të mund të dërgonte në një zgjidhje ne përfundim të grevës.

49343289 308287466697585 3290155509507686400 nMinistri Bytyqi në fjalimin e vet tha se " MASHT nuk është sponzorizues I Ligjit dhe qëndrimet e MASHT-it dhe SBASHK-ut lidhur me rangimin dhe koeficientin e pagave po thuajse jemi shumë të përafërta kërkesat e tyre përkrahim, vetëm se jemi kundër formës që këta kanë zgjedhur për realizimin e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa z.Ymer Ymeri paraqitën arsyeshmerit e arsyes së grevës dhe kërkesave të SBASHK-ut duke falënderuar deputetet për angazhimin në gjetjen e zgjedhjes për realizimin e kërkesave dhe kërkuan nga deputetët përkrahjen për plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve.

Qendrim i përbashkët i të gjithëve ishte se rangimi i punonjësve të arsimit është i ulët dhe se duhet të përmisrohet ky rangim që do me thonë duhet të ngritet koeficienti dhe se SBASHK-u, qeveria dhe komesionet parlamentare duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë

Në grevën e përgjithshme të gjitha institucionet arsimore të Kosovës

49900360 314599475831644 3561186019107667968 nNë grevën e përgjithshme të gjitha institucionet arsimore të Kosovës
Rrjedha e grevës

Prishtinë 14.01.2019
Grevës së përgjithshme, e cila filloi sot, iu janë përgjigjur të gjitha institucionet arsimore që nga çerdhet e deri në universitete. Në grevën e përgjithshme ishin edhe ato pak institucione që deri tani nuk ishin pjesë e SBASHK-ut dhe madje ato edhe u anëtarësuan në SBASHK.
50095619 388130911996166 6298674349670924288 nMe të filluar të grevës kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët vizitoi grevistët në çerdhen "Fatosat" në Prishtinë dhe duke bashkëbiseduar me grevistët i informoi për arsyen e grevës së përgjithshme dhe i përgëzoi ata për unitetin e treguar gjatë grevës së sotshme në tërë sistemin arsimor në mbrojtje të kërkesave të anëtarësisë për ngritje të koeficienteve për se paku 30 %.
49896839 553964898401109 7604107252445741056 nPas këtij takimi kryetari i SBASHK-ut i shoqëruar nga bashkëpunëtorët vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ulët "Hasan Prishtina" në Prishtinë. Edhe këtu kryetari Jasharaj bashkëbisedoi me grevistët duke ju premtuar se do të vazhdojë të jetë zëri i të punësuarve në arsim për sa kohë është udhëheqës i SBASHK-ut.
Në të dy këto vizita ishte i pranishëm një numër i madh i medieve dhe në prani të tyre grevistët kërkuan nga kryetari Jasharaj që të mos bien pre e premtimeve boshe të institucioneve, por çdo ofertë të marrë nga institucionet, e që është nën kërkesën minimale të rritjes së koeficientit për se paku 30 % të shpallet e pa pranueshme e gjithashtu çdo ofertë e institucioneve të analizohet me kujdes në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe me kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve, e këta të fundit paraprakisht të marrin mendimin e bazës. Kryetari Jasharaj u garantoi grevistëve se kjo procedurë e vendimmarrjes do të jetë e tillë.
Në bazë të raporteve që ka grumbulluar Këshilli Grevist Qendror i SBASHK-ut nga Këshillat Greviste Komunale dhe i Universiteteve, shihet se i tërë sistemi arsimor i Kosovës ishte në grevë.
Këshilli Grevist Qendror i përgëzon punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri edhe në Universitete për unitetin e treguar gjatë ditës se sotme, dhe i fton që këtë unitet ta ruajnë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave legjitime e të drejta të anëtarësisë.
49808827 358189138311886 567154082159001600 nPo ashtu njoftojmë se greva nesër do të mbahet në të njëjtin orar, sikur sot për të vazhduar edhe në ditët në vijim në të njëjtin orar, pra nga ora 9 e deri në orën 12.
Në ditën e nesërme Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj me bashkëpunëtorët do të vizitojë grevistët në çerdhen "Lulevera" në orën 9 e 15 dhe shkollën fillore e të mesme të ulët "Elena Gjika" në orën 10 e 15.

Takimet
SBASHK-u sot pati dy takime duke u munduar që krahas grevës, kërkesat të realizohen edhe me bisedime, në ora 12 u takua edhe me Zv/kryeministrin z. Fatmir Limaj, në të cilin takim prezent ishte edhe Ministri i MASHT, z.Shyqiri Bytyqi. Në këtë takim SBASHK-un e kanë përfaqësuar kryetari i SBASHK z.Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetarët e sindikatave të niveleve arsimore Bardh Bardhi, Rexhep Sadiku dhe Blerim Mehmeti.
Zv/kryeministri Limaj duke dëgjuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, të cilët e informuan edhe njëherë për kërkesat e tyre dhe për rrjedhën e grevës së përgjithshme, është shprehur se mbështet kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe se do të ketë angazhime të përbashkëta në këtë drejtim.
Takimi i dytë i SBASHK-ut është zhvilluar me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë, Qeverisje Lokale e Medie, z. Nait Hasani. Kryetari i SBASHK-ut është shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë , z.Ymer Ymeri. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i MASHT, z.Shyqiri Bytyqi dhe këshilltari i lartë i tij, z.Baton Dushi. Takimi ka zgjatur për dy orë, por do theksuar se edhe përkundër angazhimeve të SBASHK dhe MASHT nuk pati përafrim të qëndrimeve me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë.
Përkrahjet
Gjatë grevës se ditës se sotme SBASHK-ut i arritën letra, mbështetëse por edhe telefonata nga Sindikatat e Arsimit të regjionit dhe Evropë, një e tillë është ajo e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, në të cilën letër solidarizuese thuhet se :" Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqipërisë (SPASH) solidarizohet me kërkesat e drejta të SBASHK-ut dhe mbështet grevën pa afat që do të fillojë në datë 14.01.2019, deri në plotësimin e kërkesave nga ana e Qeverise së Kosovës.
Ne shpresojmë në impenjimin e menjëhershëm të Qeverisë, vlerësimin me seriozitetin e duhur të kërkesave të SBASHK dhe realizimin sa më parë të tyre...."
Gjithashtu Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE), sot ka ripërsëritur mbështetjen për SBASHK-un dhe iu është drejtuar me një letër kryeministrit të Republikës se Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe ministrit të MASHT-it z. Shyqeri Bytyqi në të cilën letër mes tjerash thuhet: "I nderuar Kryeministër, i nderuar ministër, Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) përfaqëson 132 Sindikata të Arsimit dhe 11 milion punonjës të arsimit në 50 shtete të Evropës. ETUCE është një partner social në arsim në nivel të BE dhe Federatë Evropiane e Sindikatave brenda ETUC, Konfederata e Sindikatave Evropiane. ETUCE është Rajoni Evropian i Arsimit Ndërkombëtar, federata globale e sindikatave të arsimit. Me këtë letër, ETUCE përsërit mbështetjen e saj të fuqishme për organizatën e saj anëtare në Kosovë, Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK). Ne mbështesim kolegët tanë në Kosovë në serinë e grevave të organizuara nga SBASHK duke filluar që nga sot, 14 janar 2019, dhe mbrojmë të drejtat e mësuesve. Së bashku me SBASHK, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përmbushë dhe zbatojë premtimet e saj për rritjen e koeficientit të përdorur për llogaritjen e pagave, më konkretisht për punonjësit publikë në arsim, dhe kështu të rrisin pagat e tyre së paku 30%. Gjithashtu, ne bashkohemi në kritikat dhe shqetësimet e mëdha të SBASHK-ut për faktin se ligji si i tillë jo vetëm që i vë punonjësit publikë në arsim në një pozicion të pabarabartë dhe jo të drejtë në krahasim me punonjësit e tjerë në sektorin publik, por ligji në mënyrë eksplicite i zvogëlon ato. ETUCE së bashku me SBASHK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë përgjegjësinë e saj dhe t'i realizoj premtimet e saj duke marrë masa konkrete. Kujtojmë që Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës deklaron se [...] "Palët do të bashkëpunojnë me qëllim të rritjes së nivelit të arsimit të përgjithshëm, arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe politikave të të rinjve dhe punës rinore në Kosovë, që do të thotë promovimin e aftësive zhvilluese, punësimin, përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë [...]..."etuce 14

Apel nga SBASHK-u, drejtuar nxënësve, prindërve dhe deputetëve

logo sbashk

Apel nga SBASHK-u, drejtuar nxënësve, prindërve dhe deputetëve
Të dashur nxënës dhe student, e ju të nderuar prindër të tyre,
SBASHK-u ju drejtohet përmes kësaj letre me një apel publik për mirëkuptim, për orët që do ti humbni ndoshta edhe me muaj si dhe për vogëlushet në çerdhe që edhe ata s'do të kenë mundësi ti takojnë moshatarët e vet, por edhe edukatoret e tyre të dashura, jo pse këtë e dëshirojnë edukatoret, mësuesit, profesorët universitar dhe i tërë stafi i të punësuarve në arsim, por kjo grevë u imponua për shkak se negociatat për plotësimin e kërkesave nuk dhanë rezultate.
Ju bëjmë apel ju të gjithë të lartpërmendurve, që të dilni në mbështetje të edukatorëve e mësuesve të fëmijëve tuaj në mënyrë qe këta në ligjin e pagave mos të mbesin me koeficient më të vogël se vozitësit dhe truprojat e krerëve të shtetit, dhe mos lejoni që disa sektorë të caktuar të kenë pagën deri në 88% më të madhe se sa mësuesit e fëmijëve tuaj.
Përkrahja e juaj ashtë shumë e rëndësishme për edukatorët dhe mësimdhënësit, se me këtë do ta ngrisni moralin e tyre dhe me këtë ata nuk do të ndihen të vetmuar, por njëkohësisht do të kontribuoni që Qeveria dhe Kuvendi do ta plotësojnë kërkesën e arsyeshme të punëtorëve të arsimit.
Gjithashtu apel ju bëjmë edhe Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, një pjesë e të cilëve ishin punëtorë të arsimit, që të gjejnë kurajo ta ndërpresin pushimin dhe të takohen, dhe ta analizojnë në detaje ligjin e pagave, por edhe tabelën 1 shtojcë të këtij ligji sepse aty lehtë mund të vërejnë sa janë dëmtuar të punësuarit në arsim, dhe të korrigjojnë këtë gabim të qëllimtë apo të pa qëllimtë të ministrit Yagcilar se bashku me komisionin hartues të këtij ligji.
Ta thirrni në interpelancë ministrin Yagcilar për këtë degradim që iu është bërë punëtorëve në sektorin publik në arsim, krahas të punësuarve në sektorët tjerë.
Gjithashtu nëse deputetet e kanë të pamundur ti rregullojnë defektet e shumta në ketë ligj, ta kthejnë të hartuesi për përmirësim.
Bashkangjitur gjeni edhe orarin e vizitave te Kryetareve te Sindikatave Komunale për ditën e parë të grevës me 14.
Me respekt,
Rrahman jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut

SBASHK shpall Grevën e Përgjithshme në arsim

50035192 561356584332061 8595331523350102016 n

SBASHK shpall grevën në arsim

Prishtinë 10.01.2019
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi. Pavarësisht insistimit për mosfutjen në grevë, këshilli drejtues kanë qenë të prerë në marrjen e këtij vendimi.
49698473 230710751170221 7550559773452664832 nKëshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur futjen në grevë që nga e hëna e ardhshme në të gjitha institucionet arsimore.

"Greva fillon çdo ditë nga ora 9 deri në orën 12 për të gjithë grevistët e të gjitha ndërrimeve. Pas përfundimit të orarit të grevës të punësuarit lëshojnë objektin në të cilin është zhvilluar greva për të vepruar kështu çdo ditë të grevës. Gjatë periudhës sa zgjat greva e përgjithshme ndërpriten të gjitha aktivitetet që lidhen me punën në institucionet arsimore", ka theksuar Kryetari I SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj

vendim fotoinformata 2fotoNjoftimi foto

Greve Foto49711498 2472328576322422 5595518500291477504 n

Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me Kryeministrin Haradinaj

Takim me Haradinaj 08.01.2019 foto 2Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me Kryeministrin Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga Ministri në MASHT, Shyqiri Bytyqi, Koordinatori Nacional për Qeverisje, Besnik Tahiri, zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe mirëqenies sociale, Lulëzim Leci dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit , priti sot në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që shoqërohej nga menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri.
Kryetari i SBASHK-ut falënderoj Kryeministrin për takimin dhe paraqiti kërkesën e gjithë punëtorëve të arsimit për ngritjen e koeficienteve për së paku 30 % në Ligjin e pagave për tërë sektorin e arsimit, duke e cilësuar këtë si kërkesë minimale, krahasuar me ngritjet që Ligji i pagave siguron për sektorë të tjerë. Kryetari Jasharaj ka kujtuar se nëse nuk ndodh kështu dhe shkohet në grevë të përgjithshme, atëherë do të veprohet sipas kërkesës së anëtarësisë për nivelizim të koeficienteve nëpër sektorë duke u bazuar në kualifikimin e njëjtë dhe punën e detyrat e njëjta.
Po ashtu Kryeministrit i janë paraqitur shqetësimet pse deri tani nuk është marrë as edhe një hap konkret për përmirësimin e koeficienteve për sektorin e arsimit dhe se nëse kjo nuk ndodh se shpejti atëherë në tërë sistemin arsimor, nga çerdhet e deri edhe në Universitete do të ketë grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar.Takim me Haradinaj 08.01.2019 foto 1
Ministri Bytyqi ka përsëritur vlerësimin se janë të ulët koeficientet për arsimin dhe ka kujtuar se është punuar të formohet një komision i përbashkët MASHT, Kryeministri, SBASHK me angazhimin e përbashkët për të bërë përmirësimin e koeficienteve në tërë sektorin e arsimit.
Kryeministri Haradinaj është shprehur se kupton shqetësimin e SBASHK-ut duke theksuar se koeficientet për sektorin e arsimit duhet përmirësuar, duke mos deklaruar për momentin se sa mund të jetë kjo ngritje pa bërë një analizë të mundësive buxhetore. Kryeministri është pajtuar me idenë që komisioni i përbashkët të prezantohet para Komisionit parlamentar për Administratë, Qeverisje Lokale e Medie me propozimin e ngritjes së koeficienteve për sektorin e arsimit brenda mundësive buxhetore.
Përfaqësuesit SBASHK-ut edhe një herë kanë përsëritur qëndrimin e anëtarësisë s ky Ligj i pagave në versionin aktual ka krijuar diferenca të mëdha mes pagave të të punësuarve në sektorë të ndryshëm dhe hapi më i mirë do të ishte nëse ky ligj tërhiqet dhe të punohet ashtu si duhet e që do të mundësonte vërtetë nivelizim pagash e jo si ky tani që ka krijuar diferenca deri në 80% mes të punësuarve në sketorë të ndryshëm, por që kryejnë punë të njëjtë dhe kanë ngritje të njëjtë profesionale.
Delegacioni i SBASHK-ut ka njoftuar pas këtij takimi Ministrin Bytyqi se Këshilli Drejtues, si organi më i lartë i SBASHK mes dy Kongreseve, bashkë me kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm të enjten për të debatuar për aktualitetin dhe për çështjet e ngritura dhe për të marrë vendime konkreteve .

Prishtinë, më 8 janar 2019
Zyra për informim e SBASHK-ut

Mbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga Sindikatat e Arsimit të Evropës

etuce logoMbështetje e fuqishme për SBASHK-un nga Sindikatat e Arsimit të Evropës
SBASHK-u ka informuar me kohë Komitetin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) me seli në Bruksel për gjenden në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet që janë duke u bërë për realizimin e kërkesës legjitime për përmirësimin e koeficienteve për tërë sektorin e arsimit në projektligjin e pagave.
Duke e parë se dialogu nuk po jep rezultate , SBASHK-u është detyruar që duke respektuar zërin e anëtarësisë të përgatit për grevë të përgjithshme dhe për këtë ka informuar ETUCE-n.

Letra etuceDrejtorja gjenerale e Komitetin të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numërojnë 11 milionë anëtarë, Suzan Flocken , në emër të gjithë sindikatave të arsimit të Evropës ka përsëritur mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un duke shtuar se ETUCE do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës të përmbush dhe zbatojë premtimet në mënyrë që koeficientet për gjithë të punësuarit në sektorin publik të arsimit të ngriten për 30%.
Drejtorja gjenerale e Komitetin të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Suzan Flocken është shprehur se do ta monitorojnë situatën dhe do të vazhdojnë me mbështetjen për SBASHK-un.

Prishtinë, 9 janar 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut

Ecuria e grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës

greva4Prishtinë, 27.12.2018: Duke e parë se edhe pas gjithë angazhimeve tona që të bëhet korrigjimi i Ligjit të pagave në mënyrë që punëtorët e tërë sistemit arsimor të Kosovës të kenë vend meritor në këtë Ligj, kjo nuk ka ndodhur ende, SBASHK filloi me veprimet sindikale këtë të enjte, me grevë njëorëshe në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës sipas këtij orari:greva1
• Në çerdhet, greva nga ora 7 deri në ora 8.
• Në arsimin parauniversitarë greva u mbajt në orët e para për të gjitha ndërrimet.
• Në Universitete, greva nga ora 8 deri në ora 9.
Këshillat greviste të formuara në shkolla dhe njësi akademike të Universiteteve të Kosovës kanë raportuar në Këshillat Greviste komunale dhe në atë të Universiteteve. Këto raporte pastaj janë përcjellë te Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut.
Raportet tregojnë se greva njëorëshe është mbajtur në 99.8 % të institucioneve arsimore duke filluar nga çerdhet , shkollat dhe njësitë akademike, gjegjësisht Universitetet.
SBASHK-u uron që këtë alarm të fundit ta kuptojnë institucionet e Kosovës dhe ta korrigjojnë ligjin e pagave për t'i dhënë kështu vend meritor në këtë ligj tërë sektorit të arsimit . Nëse kjo nuk ndodh atëherë i tërë sistemi arsimor më 14 janar 2019 do të jetë në grevë të përgjithshme.greva2

 

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve, SBASHK-u paralajmëron grevë tjetër

sbashk2SBASHK-u sot me date 26.12.2018 mbajti një konferencë për media, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se që nga muaji maj janë duke e kundërshtuar këtë Projektligj por Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.
Ai shtoi se këto veprime sindikale po merren si pasojë e procedurës së përshpejtuar që Projektligji i pagave të shkoj në komisione dhe të futet në pakon e njëjtë për votim bashkë me ligjin për buxhet.
"Si kryetar i SBAShK shpall grevën njëorëshe për nesër ditë e enjte, greva një orëshe në çerdhe do të jetë nga ora 7-8, në gjitha shkollat e Kosovës ora e parë do të jetë grevë për të gjitha ndërrimet, kurse në Universitetin e Kosovës greva do mbahet nga ora 8-9", tha Jashari.
Kryetari Jasharaj tha se nesër do mbahet grevë një orëshe por nëse nuk përmirësohet situata atëherë më 14 janar 2019 paralajmëroi grevë të përgjithshme.

Të nderuar mësimdhënës, punëtorë të arsimit, anëtarë të SBASHK-ut, të nderuar nxënës dhe prindër  më lejoni që t;ju drejtohem përmes medieve duke ndjerë keqardhje pse jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale. Ju e dini se që nga muaji  maj  i këtij viti  kemi kundërshtuar  Projektligjin  e pagave , i cili është degradues  e nënçmues për tërë sektin e arsimit, kulturës e shkencës. Në përpjekje për ta korrigjuar këtë projektligj  kemi dërguar mjaft shkresa  në adresat e Kryeministrit Haradinaj dhe të Ministrave dhe me ta kemi mbajtur edhe takime të shumta duke marrë premtime se Projektligji do të korrigjohet me qëllim që të punësuarit në tërë sistemin arsimor të kenë vend meritor në këtë Ligj. Por, edhe për kundër kësaj ky përmirësim nuk ka ndodhur deri sot, e aq më keq kohëve të fundit janë shtuar zërat në institucione që në procedurë të përshpejtuar kr Projektligj të shkoj në komisionet gjegjëse parlamentare  dhe të futet në të njëjtën pako për votim bashkë me Ligjin e buxhetit . Kjo ka bërë që  punëtorët  e arsimit të jenë të indinjuar.

Të dashur   nxënës kërkojmë  mirëkuptimin tuaj dhe mbështetjen e prindërve tuaj për mësuesit tuaj. Ju kujtojmë  se SBASHK-u në përpjekje për të realizuar kërkesën për përmirësimin e  Ligjit të pagave e me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor kemi organizuar  një protestë në shtator, ditë e shtunë, me kryetarët e sindikata etë shkollave dhe njësive akademike, por ky veprim sindikal e as takimet  dhe takimet me udhëheqës të lartë të institucioneve të Kosovës  nuk dhanë  rezultate dhe  prandaj unë si kryetar  i SBASHK-ut  shapll grevën njëorëshe  për nesër ditë e enjte. Greva njëorëshe në çerdhe do të jetë nga ora 7 deri në orën 8,  në të gjitha shkollat e Kosovës  grevë  ora e parë e të gjitha nderimeve, kurse në Universitetet e Kosovës greva  do të mbahet nga ora 8 deri në orën 9.

Nëse edhe pas këtij  veprimi sindikal  institucionet nuk mbajnë premtimin dhe nuk e përmirësojnë Ligjin e pagave me qëllim që të punësuarit në arsim të kenë vend meritor në të,  atëherë  më 14 janar 2019  do të fillojë greva e përgjithshme e në kohë të pacaktuar  në çerdhe, në të gjitha shkollat e Kosovës dhe në Universitetet e Kosovës e përgjegjësin për këtë do ta kenë institucionet  Kosovës, të cilat edhe për kundër gjithë këtyre përpjekjeve të SBASHK-ut  dhe pas premtimeve të tyre për angazhim konkret që projektligji për pagat të përmirësohet kjo deri sot nuk ka ndodhur.

Të nderuar anëtar të SBASHK-ut , duke u bazuar në statutin e SBASHK-ut si dhe ne konsultimet me të gjithë kryetaret e sindikatave të arsimit parauniversitar, sot mora këtë vendim

                                                                Vendim

Që të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, ditën e enjte me datë 27.12.2018, te mbajë grevë njëorëshe në shenje pakënaqësie për koeficientin ne sektorit të arsimit qe nga çerdhet deri te universitetet, dhe si paralajmërim se nëse koeficienti për arsim në ligjin e pagave nuk përmirësohet, atëherë fillimi i gjysmëvjetorit me 14 janar Kosovën do ta gjejë në grevë të përgjithshme në kohë të pa caktuar.

Orari i grevës

1 – Çerdhet nga ora 07:00 – 08:00

2 – Shkollat në të gjitha ndërrimet orën e parë të mësimit

3- Universitetet nga ora 08:00 – 09:00

Këshillat grevist gjatë kohës se grevës qëndrojnë në objektet shkollore dhe janë përgjegjësit kryesor për mbarëvajtjen e grevës.

Gjatë grevës, grevistet qëndrojnë ne sallën e mësimdhënësve në shkollë.

Pas përfundimit të orës se parë të grevës, mësimdhënësit fillojnë me orarin e mësimit nga ora e dytë.

Këshillat greviste të shkollave dhe njësive akademike raportojnë te Këshilli grevist komunal, gjegjësisht ai i Universiteteve , kurse ata pastaj raportojnë te Këshilli Qendror Grevist për ecurinë e krevës së të enjtes.

Ma artikuj...

  1. Të tërhiqet Projektligji i pagave e të ndihmohet ushtria e Kosovës
  2. U mbajt takimi i rregullt i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  3. SBASHK i pajisë me certifikata mësimdhënësit, anëtarë të saj në Viti që mbaruan me sukses trajnimin: "Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social "
  4. SBASHK-u përkrahë Programin Nacional për Rininë
  5. SBASHK-ut vazhdojnë t'i shtohen radhët
  6. Takim i përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bytyqi
  7. Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës
  8. Sindikatat e Arsimit të Evropës në Konferencë speciale në Athinë
  9. SBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës
  10. SBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë
  11. 17.11.2018 - Gjatë ketij vikendi SBASHK-u vazhdon me trajnime sindikale ne tri komuna
  12. Lartësim kujtimi për trimat e lirisë dhe për pishtarët e dijes
  13. SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku
  14. Edhe më 03 e 04 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale
  15. Kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në Lipjan e Viti
  16. Limaj i jep mbështetje të plotë angazhimeve të SBASHK –ut
  17. SBASHK-u nuk ndalet me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  18. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
  19. Dita botërore e mësuesit
  20. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit
  21. Takim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel
  22. Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  23. Të 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK
  24. Letra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit
  25. Reagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve
  26. Protesta alarm Qeverisë se veprimet sindikale mund të përshkallëzohen
  27. SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë
  28. Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat"
  29. SBASHK i drejtohet publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës
  30. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës
  31. SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit
  32. SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë
  33. SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane
  34. Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave
  35. SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë
  36. SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!
  37. Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar
  38. Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera
  39. SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave
  40. Grupi i parë i pushuesve u kthye nga bregdeti shqiptar
  41. SBASHK informon Ministrin Bytyqi për kundërshtimet e bazuara ndaj Projektligjit të pagave
  42. SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit
  43. Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i SBASHK-ut me GIZ-in Organizim i suksesshëm i Konferencës së katërt të matematikës
  44. SBASHK i trajnon udhëheqësit e sindikatave komunale për udheheqje në arsim
  45. Reagim i SBASHK-ut ndaj disa tellallëve te Ministrit Hamza
  46. Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut
  47. SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”
  48. Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal
  49. Në Sofje Konferencë e nivelit të lartë lidhur me Ballkanin Perëndimor
  50. Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook