Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me Kryesinë e Sindikatës së Universiteteve (SUSHK)

Në Universitetet e Kosovës me sukses po zhvillohet procesi arsimor
Prishtinë, 27.04.2020
94710622 802218833639626 4956948406309224448 nNë hapje të takimit kryetari i Sindikatës së Universiteteve të Kosovës (SUSHK) në kuadër të SBASHK-ut, Bardh Bardhi ka përshëndetur kryetarin Jasharaj, stafin qendror dhe kryesinë e SUSHK-ut, që janë përfaqësuesit nga Universitetet publike të Kosovës. Ai ka treguar se janë zhvilluar aktivitete të shumta sindikale në Universitete dhe po ashtu edhe ligjëratat dhe angazhimet tjera me studentët kanë rrjedhë të mbarë dhe vërehet një angazhim e përkushtim i vazhdueshëm i personelit arsimor në këto institucione të arsimit të lartë në Kosovë.95196147 1112697929092197 313365456775806976 n
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur Bardh Bardhin dhe kryesinë e SUSHK-ut duke treguar për përkushtimin e stafit qendror, për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe për takimet nga largësia me kolegët nga Arsimi Parauniversitar. Ai ka deklaruar se kolegët tanë kudo në arsimin e Kosovës janë të përkushtuar dhe me angazhime e rezultate konkrete po kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të procesit nga larg.
Pas kësaj anëtarët e Kryesisë së SUSHK-ut kanë treguar për angazhimet që po bëhen në vazhdimësi në procesin arsimor, në mbajtjen e ligjëratave sipas orarit dhe komunikimit me studentët, të cilët, si thanë ata, janë të përkushtuar dhe të rregullt në ligjëratat nga larg.
94793315 242025437035301 4314194717827923968 nPër rrjedhën e mbarë kanë folur kryetarët e nderuar të Kuvendeve Sindikale të Universitetit të Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit e Gjilanit. Ata kanë treguar se edhe administrata është në krye të detyrës e po ashtu po mbahen me rregull edhe ligjërata dhe komunikimi me studentët, të cilët janë të rregullt në ligjërata dhe po ashtu janë edhe aktivë duke shtruar edhe pyetje konkrete e duke dhënë edhe mendime për çështjet në kuadër të ligjëratave gjegjëse. Është cekur edhe gatishmëria për të ndihmuar institucionet gjegjëse shëndetësore në angazhimet kundër Covid-19 përmes vënies në dispozicion të njohurive , por edhe laboratorëve gjegjës.
Pas kësaj është debatuar edhe lidhur me përmbajtjen e draftit të parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit të Kosovës. Kryetari i SUSHK-ut ka lavdëruar punën e komisionit të SBASHK-ut për kontratën e re duke treguar se është punuar me përkushtim dhe draftin e parë e kemi dërguar në adresat e kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve dhe presim nga ta ide e sugjerime, të cilat pastaj do të analizohen dhe mund të inkorporohen në draftin final. Lidhur me punën që ka bërë komisioni ka treguar edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala , e cila ka thënë se Komisioni ka bërë mjaft angazhime dhe tani pret që nga kolegët tanë kudo në Kosovë të vijnë ide e propozime, që do të analizohen me kujdes. Në debatin për përmbajtjen e draftit të parë të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës ka marrë pjesë edhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri duke theksuar se drafti është punuar me kujdes dhe se duke u dërguar në adresat elektronike të kryetarëve të nivelit komunal dhe te kryetarët e Universiteteve të Kosovës u jepet mundësia gjithë anëtarësisë ta analizojë ata me kujdes dhe të japin edhe propozime konkrete për tekstin e draftit final, i cili do të dërgohet pastaj në MASHTI për t'u zhvilluar negociata dhe për të ardhur deri të momenti i nënshkrimit mes dy palëve.

Edhe një aktivitet i SBASHK-ut me kolegët nga komuna e Novobërdës

Filloi trajnimi për mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Prishtinë, 25.04.2020
94262088 1946734845470996 6171155709795762176 nPas përfundimit me shumë sukses të trajnimit për edukimin medial, kolegët tanë nga komuna e Novobërdës kanë treguar interesim të shtuar edhe për trajnimet tjera dhe veçmas janë orientuar për trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", të cilin do ta udhëheq trajneri i licencuar, prof.dr. Atdhe Hykolli.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Para universitar për Novobërdën, Besnik Kurteshi ka lavdëruar kolegët e tij sindikalistë nga shkollat e kësaj komune duke shprehur edhe një herë respekt të lartë për angazhimet e kryetarit dhe stafit qendror të SBASHK-ut dhe duke i falënderuar ata për përkushtimin e arritjet në shërbim të anëtarësisë. Ai është shprehur i sigurt se edhe ky trajnim do të ketë rrjedhë të mbarë.95091617 546355182693191 530119725921861632 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respekt për gjithë këtë mobilizim e angazhim të kolegëve tanë në këtë komunë dhe aktivitetet e SBASHK-ut duke shtuar se edhe trajnimi i radhës me ta do të jetë në funksion të realizimit të kërkesave të anëtarësisë dhe se do të ketë rrjedhë të mbarë duke u nisur nga fakti i përkushtimit të pjesëmarrësve dhe të trajnerit prof. dr. Atdhe Hykolli , i cili këtë trajnim me shumë sukses e ka mbajtur edhe në të kaluarën kur punëtorët e arsimit ishin duke punuar në institucionet arsimore. Kryetari ka shtuar se SBASHK-u edhe në këtë situatë, por edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë në shërbim të anëtarësisë dhe do realizojë kërkesat legjitime të tyre dhe se trajnimet janë vetëm njëri nga aktivitetet e shumta të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
95096259 931317367326160 8664255912975794176 nDuke iu dëshiruar punë të mbarë në këtë trajnim, menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime për rrjedhën e trajnimit dhe obligimet që kanë pjesëmarrësit duke veçuar se duhet të jenë të rregullt në trajnimin sipas orarit që përcaktohet nga trajneri dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në debatet dhe në kryerje të detyrave lidhur me temat që shpalosen në këtë trajnim.
SBASHK-u duke iu dëshiruar punë të mbarë në këtë trajnim ka premtuar se do të jetë në përkrahje të anëtarësisë dhe bashkë me ta do të angazhohet në realizimin e gjithë objektivave dhe kërkesave të përbashkëta të anëtarësisë.
Trajneri, prof. dr. Atdhe Hykolli ka dhënë sqarimet e para në fillimet e këtij trajnimi duke treguar se do të ketë tema shumë interesante që kanë të bëjnë me aplikimin e gjuhës shqipe e letërsisë duke përdorur metodologji të avancuar e duke përdorur këtë përdoret edhe mendimi kritik e kreativ. Ai ka cekur edhe mësimdhënien e avancuar dhe përdorimin e teknologjisë në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe nxitjen e nxënësit për të qenë sa më aktiv. Ai ka treguar se këto dhe shumë çështje tjera do të shpalosen gjatë gjithë trajnimit dhe ka apeluar që pjesëmarrësit të jenë vazhdimisht aktiv me qëllim që trajnimi të ketë dinamikë dhe të jetë më shumë në formë të bashkëbisedës. Trajnimi do të vazhdojë në rrjedhën e paraparë dhe pjesëmarrësit duke dëshmuar përmes detyrave konkrete për njohuritë e fituara do të pajisen me certifikata gjegjëse të nënshkruara nga trajneri, kryetari i SBASHK-ut dhe zyrtari gjegjës i MASHTI-t.

Takim me kryetarët e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve

Debat për çështje aktuale sindikale dhe në sistemin arsimor
Prishtinë, 25.04.2020
94713488 268245277667645 2086920906864590848 nNë orën 20 e 30 të së premtes ka nisur takimi konsultativ i kryetarëve të Kuvendeve të Sindikatës të Arsimit Para universitar dhe të Universiteteve për të bashkëbiseduar për rrjedhën e procesit mësimor e ligjëratave dhe për angazhimet aktuale sindikale.
Në hapje të këtij takimi nga larg kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i falënderuar për angazhimet në procesin mësimor nga larg dhe për përkushtimin në aktivitetet sindikale. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka deklaruar se në këtë takim do të bashkëbisedojmë për rrjedhën e procesit mësimor dhe ligjëratave nga larg, por edhe për shqetësimet që mund të jenë ngritur nga kolegët tanë për cilën do çështje. Të pranishmit në këtë takim i ka përshëndetur duke i përgëzuar për gjithë angazhimet edhe nënkryetari i BSPK-së, prof.dr. Atdhe Hykolli. Ai ka shprehur respekt për punë e përkushtimin e gjithë punëtorëve arsimor për realizimin e procesit mësimor në distancë . Ai ka lavdëruar stafin qendror të SBASHK-ut, kryesinë dhe gjithë anëtarësinë për unitetin e angazhimet e shumta edhe në këtë situatë të vështirësuar nga Covid 19.
Pas kësaj kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë treguar për angazhimet e kolegëve tanë kudo në Kosovë e në të gjitha nivelet arsimore.94232878 570513587004017 5930865333400240128 n
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve , Bardh Bardhi ka treguar se në të gjitha Universitetet kuadri arsimor është duke mbajtur ligjërata nga larg me studentët me platformën gjegjëse dhe se ky angazhim arsimor ka rrjedhë të mbarë. Ai ka shtuar se po vazhdojnë edhe aktivitetet sindikale dhe se për to e çështje të tjera aktuale do të bashkëbisedohet në një takim nga larg me përfaqësues sindikal të Universiteteve, pjesë e të cilit do të jenë kryetari dhe stafi qendror i SBASHK-ut.
Kryetarët e kuvendeve Komunale Sindikale janë kyçur në këtë bashkëbisedë duke treguar se në komunat që ata përfaqësojnë është duke vazhduar mësimi nga larg dhe se kolegët tanë kudo vazhdojnë punën e angazhimin me përkushtim dhe se ky proces mësimor nga rrjedhë të mbarë. Ata kanë këmbyer ide edhe lidhur me Udhëzimin e punës së MASHTI-t që ka të bëj me mënyrën e cilësimit të njohurive të nxënësve dhe vlerësimin përfundimtar të arritjeve të tyre në procesin mësimor.
Ata kanë përgëzuar kryetarin dhe stafin e SBASHK-ut që kanë deklaruar se edhe në këtë vit shkollor, edhe përkundër situatës së krijuar nga Covid 19, punëtorët e arsimit po arrijnë ta kryejnë misionin e tyre dhe se nxënësit kanë marrë e do të marrin njohuri të duhura nga lëndët mësimore.
94727445 187257545590499 1168323102711480320 nNë këtë takim nga larg kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Para universitar të Malishevës, Skënder Gashi ka prezantuar shqetësimet e ngritura nga kolegët tanë nga kjo komunë lidhur me një lajm të plasuar aty e këtu se mund të ketë ulje pagash për të punësuarit në sektorin e arsimit dhe në shërbimet tjera publike. Lidhur me këtë është zhvilluar një bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke qenë vlerësim i përbashkët se ky lajm i plasuar nuk ka bazë në as edhe një argument e vendim eventual të institucioneve dhe se SBASHK-u është duke përcjellë me kujdes situatën dhe bashkërisht e me marrëveshje unike, si gjithmonë, do të veprojë ashtu si e kërkon situata dhe ashtu si vendoset në mënyrë unanime nga përfaqësuesit e punëtorëve të arsimit, gjegjësisht anëtarësisë së SBASHK-ut. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri është shprehur se vet Ministri në shkuarje i financave ka demantuar lajmin e përhapur aty e këtu lidhur me ndonjë ide momentale të uljes së pagave në sektorin publik.
Në pjesën e fundit të këtij takimi është bashkëbiseduar edhe për trajnimet nga larg që kanë nisur të mbahen fillimisht me kolegët tanë nga komuna e Novobërdës e që do të vazhdojnë edhe me kolegët tanë kudo në Kosovë. Kryetari për këtë komunë, Besnik Kurteshi ka përcjellë vlerësimin e pjesëmarrësve të trajnimit nga larg për edukimin medial duke thënë se ata kanë vlerësuar lart gjithë rrjedhën e trajnimit dhe se kanë qenë të angazhuar dhe kanë arritur njohuri të reja e me vlerë mbi funksionin dhe rolin e medieve në shoqëritë demokratike. Ai ka shtuar se rrjedha e mbarë dhe puna e madhe e trajnerit Alban Zeneli në këtë trajnim ka zgjuar edhe më shumë kërshërinë e mësimdhënësve nga Novobërda dhe ata kanë kërkuar edhe trajnime të tjera dhe kështu në bashkëpunim me stafin qendror do të nis këtë të shtunë edhe trajnimi "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", udhëhequr nga prof. dr. Atdhe Hykolli.

Konferencë nga larg e shumë sindikatave nga e tërë bota

SBASHK-u tregoi për përkushtimin e mësimdhënësve tanë në mësimin nga larg
Prishtinë, 22.04.2020
93910185 2605838102988601 8707123247117762560 nNë organizim të sindikatës më të madhe të arsimit në Turqi, Egitim Bir Sen është mbajtur konferencë nga larg kushtuar situatës në arsim dhe angazhimeve që po bëjnë institucionet, sindikatat dhe mësimdhënësit për realizimin e procesit mësimor nga larg.
Në hapje të kësaj Konference, kryetari i Egitim Bir Sen, Ali Yalçin ka përshëndetur përfaqësuesit e sindikatave nga shumë vende të botës e pastaj duke treguar për idenë e organizimit të këtij aktiviteti ka treguar për gjendjen aktuale në Turqi dhe në veçanti në sektorin e arsimit të këtij shteti. Ai ka kujtuar se në këto rrethana të vështirësuara kërkohet të vazhdohet me solidaritetin mes njerëzve në përgjithësi, pra edhe mes sindikalistëve të arsimit.
Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë edhe sindikatat e arsimit nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Ata kanë treguar për gjendjen aktuale në shtetet e tyre dhe për përpjekjet që janë bërë e vazhdojnë të bëhen në parandalimin e përhapjes së Covid 19, virus ky i cili ka goditur tërë botën dhe ka krijuar një situatë të re edhe në sistemin arsimor. Kjo situatë, kur në kuadër të masave nga institucionet shtetërore është edhe mbyllja e institucioneve arsimore, ka kërkuar mobilizim të shtuar dhe formë të re të punës arsimore e edukative. Përfaqësues nga shtete të ndryshme të Ballkanit dhe tërë botës e kanë vlerësuar si të rëndë situatën në shtetet e tyre duke përmendur problemet në ekonomi për shkak të masave parandaluese ndaj Covid-19. Ata kanë treguar edhe për angazhimet e kolegëve të tyre në procesin mësimor duke përmendur arritjet, por edhe vështirësitë e caktuara që po hasen në kuadër të zhvillimit të procesit mësimor.94024337 1338436766364390 451381434809057280 n
Kryetari i SBASHK-ut duke u kyçur në debatin e kësaj Konference ka treguar për përkushtimin e punëtorëve të arsimit dhe për angazhimet e SBASHK-ut duke kontribuar në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Ai ka deklaruar se kjo sindikatë ka bashkëpunim të mirë me MASHTI-n. Ai pastaj ka treguar se Ministria ka angazhuar një numër të caktuar të mësimdhënësve për xhirimin e njësive mësimore në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën e komuniteteve , të cilat emitohen në Televizionin publik. Kryetari Jasharaj po ashtu ka treguar se SBASHK-u po mban vazhdimisht takime nga larg me Kuvendet sindikale komunale dhe të Universiteteve dhe po inkurajon punëtorët e arsimit që të vazhdojnë me angazhimin dhe përkushtimin. Ai ka vlerësuar lart punën e punëtorëve të arsimit kudo në Kosovë dhe aktivitetet e angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut edhe në këtë situatë, duke cekur se, krahas gjithë këtij angazhimi e duke respektuar vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë, po mbahen edhe trajnime nga larg. Edhe përfaqësuesi i Sindikatës shqiptare të Shqipërisë, Arian Peraj , sikur edhe kolegët e tij nga shtete të tjera kanë treguar për situatën në shtetet e tyre dhe për përpjekjet e punëtorëve të arsimit atje në realizimin e mësimit nga larg duke përmendur edhe vështirësitë që shoqërojnë këtë proces.
Në përmbyllje të kësaj Konference organizatori ka përmbledhur fakte e argumente që kishin sjellë pjesëmarrësit e duke dhënë qëndrimin e përbashkët se sindikatat duhet të vazhdojnë me solidaritetin dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit për ta përballur më lehtë këtë situatë të vështirë me të cilën po përballet e tërë bota.94243634 233920531290271 3003341111059021824 n

94268422 809406039583352 8429507131018838016 n

 

Po vazhdon me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga Novobërda

Tema që kanë zgjuar shumë interesimin e pjesëmarrësve
Prishtinë, 21.04.2020
94419495 894619997665541 4035691321615187968 nPo vazhdon me sukses trajnimi nga larg "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik", i organizuar nga SBASHK-u me kërkesën e kolegëve tanë nga komuna e Novobërdës. Ky trajnim po udhëhiqet nga profesori nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, i cili thekson se, edhe pse në një formë të re, ky 

94234932 660049188163261 6622509124238180352 n

trajnim ka rrjedhë të mbarë dhe për këtë të merituar janë pjesëmarrësit, të cilët janë të përkushtuar dhe se këtë trajnim e vlerësojnë lartë. Trajneri është shumë i kënaqur me vijimin e rregullt të 32 pjesëmarrësve në këtë trajnim duke shtuar se temat "Problemet me lajmet e rreme", "Funksionet e gazetarisë, aspekti ligjor dhe etik" ,"Mendimi kritik për përmbajtjen mediale" kanë zgjuar shumë interesim të pjesëmarrësve në këtë trajnim dhe ata po bëhen pjesë aktive e këtij angazhimi duke dhënë mendimet e tyre për çështjet dhe duke marrë përgjigje të ilustruara me shumë shembuj konkret nga trajneri Zeneli për temat konkrete. Ai ka shprehur gatishmërinë që bashkë me kolegët e tij nga Departamenti i gazetarisë të vazhdojnë këtë angazhim në bashkëpunim me SBASHK-un duke organizuar trajnimin nga larg me mësimdhënës nga cila do komunë e Kosovës e duke uruar bashkërisht që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt e sa më lehtë dhe procesi mësimor bashkë me trajnimet të zhvillohen në institucionet arsimore.
94030191 1117923831899407 7346609411701342208 nDo theksuar se stafi qendror i SBASHK-ut në kuadër të takimeve nga larg me anëtarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Para universitar nga të gjitha komunat e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t'i përgjigjet kërkesave të anëtarësisë për këtë trajnim, por edhe për trajnimet tjera të licencuara të SBASHK-ut duke i realizuar ato nga larg nga trajnerët, që do të mbështeten nga stafi qendror.

Nuk kanë të ndalur angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë

Trajnim nga larg me kolegët nga komuna e Novobërdës

Prishtine, 19.04.2020
93795703 1315440048654173 1727341808142254080 nTrajnimi është "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" dhe udhëhiqet nga profesori i nderuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli.
Stafi qendror i SBASHK-ut vazhdon edhe në këto kohë të vështira me angazhimet e shumta në shërbim të anëtarësisë. Në takimet me kolegët tanë nëpër komunat e Kosovës u debatua për angazhimet konkrete në shërbim të mësimit nga larg dhe në kuadër të ideve për angazhimet në vijim kryetarët e nivelit komunal sindikal kanë përkrahur idenë ,që krahas angazhimeve tjera, të organizohen edhe trajnime nga larg. Një ide të tillë tani kemi filluar ta vëmë në jetë me trajnimin nga larg me kolegët tanë nga komuna e Novobërdës . Trajnimi është "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" dhe udhëhiqet nga profesori i nderuar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli.93658618 273486030345146 6468465449242722304 n
Në nisje të këtij trajnimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur koleget dhe kolegët pjesëmarrës në këtë trajnim duke shtuar se SBASHK-u vazhdon me angazhimet në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe një dëshmi e tillë është edhe 

94106075 897057320749271 3544746185673670656 n

ky trajnim nga larg. Jasharaj ka falënderuar profesorin e gazetarisë Alban Zeneli, i cili , jo vetëm tani, por gjithmonë ka qenë i gatshëm dhe është angazhuar bashkë me kolegët e tij nga Departamenti i gazetarisë dhe se njëri nga trajnimet që ka zgjuar interesim të madh nga anëtarësia është pikërisht "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik". Kryetari Jasharaj ka përgëzuar për angazhimet edhe kryetarin e sindikatës sonë për Novobërdën, Besnik Kurteshi dhe kolegët tanë në këtë komunë për përkushtimin dhe unitetin. Ai po ashtu ka shprehur respekt për punën dhe përkushtimin e stafit 

93855261 686495045459620 2381632032183681024 n

qendror në shërbim të anëtarësisë duke falënderuar Ymer Ymerin, që krahas angazhimeve të shumta, po angazhohet pa u ndalur edhe për organizimin në nivel të aktiviteteve sindikale. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Besnik Kurteshi ka falënderuar SBASHK-un për këtë angazhim dhe është shprehur mirënjohës edhe për trajnerin, që edhe përkundër shumë angazhimeve të tij , ka gjetur kohë që të angazhohet në këtë trajnim, i cili do të ketë rrjedhë të mbarë sepse po organizohet duke plotësuar kërkesën e anëtarësisë nga kjo komunë.
Trajneri Alban Zeneli ka përgëzuar SBASHK-un që edhe në këtë situatë po vazhdon me aktivitetet e shumta në shërbim të anëtarësisë e pastaj ka treguar se si do të jetë rrjedha e këtij trajnimi e duke u shprehur i sigurt se pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të jenë të përkushtuar dhe se në formë të bashkëbisedës do të realizohen temat e këtij trajnimi. Menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka përshëndetur pjesëmarrësit duke iu dëshiruar punë të mbarë dhe arritje të shumta në këtë trajnim dhe është shprehur se stafi qendror do të jetë në mbështetje të këtij aktiviteti gjatë gjithë kohës.

 

Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik
Nr.rend Emri dhe Mbiemri
1 Besnik Kurteshi
2 Shuajb Hasani
3 Valon Beqiri
4 Arbenita Korça
5 Violeta Kllokoqi-Qerimi
6 Zyrafete Sylejmani
7 Fitore Gagica
8 Ajshe Zeqiri
9 Ibadete Ramadani
10 Sylejman Ramadani
11 Teuta Bajrami - Islami
12 Hanife Demi-Mustafa
13 Alije Shkodra-Ajvazaj
14 Syzana Shkodra - Kurteshi
15 Ragip Kurteshi
16 Përparim Huruglica
17 Besa Ymeri
18 Hikmet Shala
19 Korab Blakaj
20 Fitnete Xhemshiti
21 Feime Morina
22 Qefsere Behluli
23 Hysnije Hamiti
24 Luljeta Elezaj
25 Naman Berisha
26 Fitim Bunjaku
27 Misherefe Salihu
28 Ekrem Mustafa
29 Petrit Bajrami
30 Arbenita Gagica
31 Arbenita Veseli
32 Shefqet Bahtjari



 

 

Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës

Punë dhe përkushtim edhe në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg

Prishtinë, 18.04.2020
93709754 606900363503093 480066542126497792 nNë nismë të këtij takimi kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Mitrovicën, Isa Ismajli ka treguar se edhe në Mitrovicë kolegët tanë që nga fillimi janë angazhuar dhe po shënojnë rezultate në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Ai ka shtuar se janë evidentuar edhe pengesat teknike që kanë krijuar ca probleme për kyçjen e një pjese të vogël të nxënësve, por janë bërë angazhime për përfshirjen sa më të madhe të të gjithë nxënësve në mësimin nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij takimi duke shtuar se stafi qendror është në aktivitet të vazhdueshëm dhe prandaj ai ka përgëzuar stafin për angazhimin për të veçuar menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka treguar pastaj se kudo në takimet me kolegët tanë në tërë Kosovën është parë se ata janë të përkushtuar dhe po realizojnë me sukses mësimin nga larg.93519706 225895111828989 8423100431382609920 n
Pas kësaj në bashkëbisedë kanë marrë pjesë anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës, të cilët kanë treguar se në shkollat që ata përfaqësojnë punëtorët arsimor janë të përkushtuar dhe në të dy ciklet po realizojnë me sukses mësimin në largësi. Ata për punën dhe angazhimet e tyre informojnë çdo javë drejtoritë e shkollave dhe se komunikojnë edhe me prindërit dhe nxënësit në shërbim të procesit arsimor nga larg. Disa nga kolegët tanë kanë cekur se është angazhim për çdo lëvdatë i punëtorëve të arsimit në këtë komunë. Ata kanë ngritur si shqetësim faktin se një numër i vogël nxënësish kanë probleme teknike sepse janë nga pjesë rurale dhe e kanë të vështirësuar qasjen në platformat gjegjëse, por në këto raste po ka angazhime që me ta të komunikohet me viber apo me rrjete tjera sociale, por ka edhe raste që disa familje nuk kanë qasje në rrjetin e internetit dhe pak më vështirë po e përcjellin edhe mësimin e prezantuar në RTK 4. Kolegët tanë nga kjo komunë kanë treguar se me angazhime të shtuara edhe nxënësit nga shkollat e fshatrave më të largëta e malore mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë. Është për t'u lavdëruar puna e kolegëve nga Mitrovica, të cilët krahas mësimit nga larg për të gjithë, po punojnë veçmas edhe me nxënësit që kanë pak më shumë probleme në arritjen e njohurive të mjaftueshme.
Një angazhim për çdo respekt është duke u vërejtur edhe në shkollat shqipe në Boletin, Bistricë e fshatrat tjera atje. Kolegët tanë edhe atje janë duke u angazhuar dhe në bashkëpunim me prindërit dhe nxënësit po kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Kolegët tanë nga Mitrovica kanë theksuar se për angazhimet e tyre janë të informuar edhe drejtorët e shkollave përmes komunikimit dhe raporteve me shkrim, që në çdo fund javë i dërgohen drejtorëve të shkollave gjegjëse.
93010354 762108320989149 7387440476078473216 nNë këtë bashkëbisedë ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila ka përgëzuar kolegët tanë nga kjo komunë për angazhimet dhe përkushtimin, madje edhe ata në viset malore të kësaj komune, në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Ajo pas kësaj ka treguar për punën që ka bërë Komisioni për Kontratën e re Kolektive të Arsimit. Ata kanë punuar në këto kushte të vështirësuara, por kanë arritur ta përgatitin draftin e parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit dhe atë e kanë dërguar në adresat elektronike të kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve me qëllim që ata në komunikim me kolegët nga të gjitha shkollat e Kosovës dhe Universitetet ta analizojnë me kujdes dhe të japin propozime konkrete, të cilat do të shqyrtohen me kujdes dhe do të inkorporohen në tekstin final, i cili do të negociohet me MASHTI-n për t'u nënshkruar pastaj nga të dy palët.
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar pjesëmarrësit e këtij takimi se MASHTI ka nxjerr një Udhëzim pune duke treguar për detyrat dhe obligimet konkrete të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve dhe DKA-ve në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit në distancë dhe se ato detyra e obligime duhet kryer me përkushtim dhe për këto angazhime edhe duhet mbajtur shënime e madje edhe të publikohen në ueb faqet e shkollave apo edhe në rrjetet sociale. Ai në kuadër të kësaj bashkëbisede ka kujtuar se në komunën e Kamenicës ka angazhime të kryetarit të sindikatës sonë atje dhe të DKA-së për të bërë zgjidhje për disa nxënës që nuk kanë mundësi teknike të kenë qasje vazhdimisht në mësimin nga larg. Ai ka thënë se këtë shembull duhet ndjekur edhe komunat tjera.
U cek edhe një problem që është i pranishëm në Mitrovicë se një numër të punësuarish në arsim punojnë, por nuk janë në lista pagash. U tha se kjo dukuri është e pranishme ka kohë në Mitrovicë dhe se ka pasur angazhime për zgjidhje të kësaj çështjeje. SBASHK-u do të bëj gjithë angazhimet që ky problem të zgjidhet në mënyrë meritore, fillimisht me bashkëbisedë me organet gjegjëse komunale e nëse kjo nuk jep rezultate të duhura, atëherë do të shkohet përmes gjykatës.92818160 928669364232404 5258842069861924864 n
Është kujtuar në këtë takim se në përpjekje për të ndihmuar punëtorët e arsimit, por edhe prindërit dhe nxënësit në tejkalimin e sfidave të kohës SBASHK-u në bashkëpunim me psikologët shkollor nga e tërë Kosova ka formuar grupe vullnetarësh që janë të gatshëm të përgjigjen në pyetjet nga sfera e profesionit të tyre. Edhe në këtë takim pjesëmarrësit kanë ngritur pyetjen se si do të veprohet me cilësimin dhe vlerësimin e nxënësve nëse kjo situatë vazhdon. Stafi qendror i SBASHK-ut ka theksuar se MASHTI pritet të nxjerr edhe një Udhëzim që do të tregojë mënyrën se si do bëhet vlerësimi i njohurive të nxënësve dhe pastaj ashtu edhe do të veprohet.

Takim nga larg me kryetarët e nivelit Komunal sindikal dhe të Universiteteve

Gatishmëri për të vazhduar me angazhime në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit
Prishtinë,17.04.2020
93544806 316770262633753 6984517417808429056 nNë hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve dhe ka përgëzuar ata për angazhimet në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg. Ai ka kujtuar se janë mbajtur takime nga larg me Kuvendet e Sindikatës së Arsimit Para universitar dhe është për çdo lëvdatë angazhimi dhe bashkëpunimi e komunikimi mes kolegëve tanë kudo në Kosovë në shërbim të arsimit nga larg. Kryetari Jasharaj ka treguar se stafi i SBASHK-ut ka përgatitur një letër me informacionet e plota lidhur me angazhimin e përkushtimin e 

93402487 1344577035732749 7841083013600378880 n

punëtorëve të arsimit dhe atë ia ka dërguar Ministres Hykmete Bajrami, e cila ka falënderuar SBASHK-un për bashkëpunimin dhe për kontributin në shërbim të rrjedhës së mbarë të arsimit nga larg. Ai po ashtu ka informuar kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve edhe me kërkesën, që fillimisht ia kishte dërguar Ministres Bajrami, lidhur me nxjerrjen e një vendimi që do ua mundësonte kolegëve tanë, që kanë ardhur në moshën e pensionimit, që të vazhdojnë punën në procesin mësimor nga larg deri sa të kalojë kjo situata aktuale në vendin tonë. Një shkresë me kërkesën e tillë SBASHK-u i ka drejtuar po ashtu Kryeministrit Kurti dhe pritet përgjigja nga ai.
Pas kësaj këtë takim e ka udhëhequr nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila ka nisur bashkëbisedën me kolegët tonë nga komunat dhe Universitetet. Ata kanë dhënë vlerësime për angazhimet e punëtorëve arsimor në procesin mësimor nga larg duke theksuar se ata janë duke vazhduar me të njëjtin përkushtim dhe po tregojnë angazhim maksimal në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg dhe se janë duke komunikuar me nxënësit në kryerjen e detyrave dhe përvetësimin e njohurive të reja.
U propozua prapë të vazhdohet me takimet nga larg me Kuvendet Sindikale të Arsimit Parauniversitar , por të organizohet takim nga larg edhe me Kuvendin sindikal të Universiteteve .Po ashtu do të mbahen takime të vazhdueshme konsultative me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve , por edhe me kolegët nga shkollat tona.

Takim nga larg me kolegët nga SHFMU “Emin Duraku” të Kaçanikut

Bashkëpunim i mirë mes kolegëve në realizimin e mësimit nga larg
Prishtinë, 16.04.2020
93486462 610473599678968 1345096612220764160 nTakimin e ka hapur kryetari i Shoqatës sindikale të SHFMU "Emin Duraku", Lulzim Koxha, i cili ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë. Ai ka treguar se ka përkrahur idenë e SBASHK-ut që pasi janë kryer takimet me Kuvendet Sindikale të Arsimit Para universitar nga komunat e Kosovës, të niset me takimet nga larg me kolegët e koleget nga shkollat e ndryshme kudo në vendin tonë. Ai pastaj ka deklaruar se edhe në këtë shkollë punëtorët e arsimit po angazhohen maksimalisht në realizimin e procesit mësimor nga larg. Pas kësaj Isamedin Lika, koordinator i cilësisë, ka treguar për angazhimet dhe arritjet që po shënojnë mësimdhënësit e kësaj shkolle në realizimin e procesit mësimor. Ai ka treguar se përmes platformave gjegjëse po zhvillohet procesi mësimor dhe ka një kyçje të mirë edhe të nxënësve e po ashtu edhe prindërit janë të angazhuar dhe po ndihmojnë në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg.
Shumë nga mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë treguar se janë gjetur mirë në formën e këtillë të punës nga larg dhe se e ndihmojnë njëri-tjetrin sipas nevojës . Ata kanë kërkuar që SBASHK-u të vazhdojë me trajnimet sepse ato janë treguar shumë të rëndësishme sepse janë marrë dije të reja e të nevojshme për procesin e suksesshëm mësimor. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka deklaruar se trajnimet janë mbajtur dhe është mirë që ato vlerësohen nga anëtarësia dhe se edhe në këto kohë të vështira jemi të gatshëm që të organizojmë trajnime edhe nga larg duke respektuar vullnetin e anëtarësisë së SBASHK-ut.93250597 2962014320543235 8645262420836614144 n
Edukatorja Makfirete Dema ka thënë se pas konsultimeve të bëra po punohet me sukses edhe me parashkollorët .Ajo ka sjellë emocione nga takimet nga larg me parashkollorët, të cilët janë shumë të angazhuar dhe të gëzuar që po komunikojnë me edukatoren dhe po dëgjojnë edhe njëri-tjetrin dhe bashkërisht po realizojnë procesin mësimor nga larg. Mësuesja Imrane Fera ka treguar se edhe ajo dhe kolegët e koleget nga cikli i ulët po angazhohen në procesin mësimor nga larg
Duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar kolegët tanë të kësaj shkolle se MASHTI ka përgatitur Udhëzimin për punë në të cilin janë treguar qartë detyrat dhe obligimet e mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve të shkollave dhe Drejtorive Arsimore. Ai ka kujtuar se duhet bërë çmos që në bashkëpunim me drejtorin e shkollës dhe me DKA-në të përfshihen të gjithë nxënësit në procesin mësimor nga larg. Po ashtu , shtoi Ymeri, duhet ndihmuar kolegu kolegun në mënyrë që të gjithë punëtorët e arsimit të jenë të kyçur në procesin mësimor dhe për këtë edhe të kenë dëshmi dhe të raportojnë te drejtori.
Kryetari i kësaj shoqate sindikale , Lulzim Koxha në vazhdim të këtij takimi i ka dhënë fjalën nënkryetares së SBASHK-ut, Vjollca Shala, që të tregojë për angazhimet dhe punën që ka bërë Komisioni gjegjës i SBASHK-ut për përgatitjen e draftit fillestar të Kontratës së re të Arsimit të Kosovës. Ajo ka treguar se Komisioni ka përfunduar draftin e parë dhe atë ua ka dërguar kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve me qëllim që ata të debatojnë për këtë draft me kolegët kudo në Kosovë dhe të japin propozime konkrete, të cilat Komisioni do t'i analizojë me kujdes dhe do ta përgatit draftin final, i cili pastaj do të negociohet me MASHTI për t'u nënshkruar me pastaj nga të dy palët.
93845505 233314521249065 1541532774068912128 nDuke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut, Fevzi Bunjaku, ka përgëzuar kolegët tanë kudo në Kaçanik për angazhimet duke i falënderuar edhe për përkrahjen që i bëjnë njëri-tjetrit në përvetësimin e njohurive për realizimin e mësimit nga larg përmes platformave gjegjëse. Ai pastaj ka treguar se ishin bërë gjithë angazhimet që të organizohen trajnimet e licencuara të SBASHK-ut për gjithë kolegët e interesuar .Ai ka treguar se ka marrë draftin e parë të Kontratës dhe se do të nis komunikimin me kolegët nga Kaçaniku lidhur me këtë draft.93117851 158232338883628 5641469925894651904 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë përgjigjur edhe në pyetjet që kanë të bëjnë me Ligjin e pagave. Ata kanë treguar se SBASHK-u ka marrë përgjigje nga Kushtetuesja lidhur me kërkesat e anëtarësisë sonë për heqjen e pezullimit ndaj këtij ligji. SBASHK-u në takime me institucionet ua ka bërë me dije e me të nisur së implementuari ky ligj do të kërkohet që pjesa shtesë që sjell ky Ligj të jepet që nga dhjetori i vitit të kaluar. Ata kanë shtuar se me të nisur se implementuari ky Ligj SBASHK-u do të vazhdojë komunikimin me Komisionin Parlamentar për Arsim dhe me gjithë deputetët me qëllim që ata ta ngritin çështjen dhe të realizohet kërkesa e mësuesve për përmirësimin e koeficientit për ta.
Ata janë shprehur në emër të stafit qendror se ndjehen krenar me anëtarësinë , që është kaq unike dhe e përkushtuar duke premtuar se do të vazhdojnë të jenë zëri i tyre .

Të ndihmohet përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg

Prishtinë, 15.04.2020

sbSBASHK-u i kishte premtuar Ministres Hykmete Bajrami se do ta ketë mbështetjen e plotë në shërbim të arsimit dhe këtë e ka dëshmuar edhe në situatën e vështirë aktuale kur mësimi po zhvillohet nga larg.
Në shërbim të kësaj përkrahjeje dhe të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor në largësi, SBASHK-u ka organizuar takime nga larg me kryetarët e gjithë shoqatave sindikale të shkollave të Kosovës nga të cilët ka marrë informacione dhe vlerësime për rrjedhën e procesit mësimor, për arritjet, por edhe për pengesat e sfidat eventuale. SBASHK-u përgëzon gjithë anëtarësinë, gjegjësisht punëtorët arsimor që me përkushtim i janë qasur procesit mësimor nga larg dhe janë duke e realizuar atë në bashkëpunim e komunikim me nxënësit dhe prindërit.
SBASHK-u në komunikim me gjithë anëtarësinë i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë me përkushtimin dhe ka apeluar te ta që të ndihmojnë njëri-tjetrin në përvetësimin e punës me platformat e komunikimit, por edhe ka dëgjuar me kujdes nga ta se cilat janë vështirësitë eventuale me të cilat mësimdhënësit e Kosovës po përballen në përpjekjet për realizimin sa më të suksesshëm nga larg. Ata kanë deklaruar se mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë dhe se e tërë kjo po arrihet falë angazhimit të nxënësve dhe bashkëpunimit me prindër, por disa nga ta kanë kërkuar që të ndihmohen në përfshirjen e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg duke veçuar si pengesë ndërprerjen e shpeshtë të energjisë elektrike në disa pjesë të Kosovës, pastaj faktin se një numër nxënësish janë nga familjet me kushte më të vështira ekonomike, të cilat nuk janë të kyçura në rrjetin e internetit dhe prandaj ata, edhe përkundër vullnetit nuk mund të jenë vazhdimisht pjesë e procesit mësimor nga larg. Si pengesë një numër i punëtorëve të arsimit kanë veçuar edhe faktin se në një pjesë të vendbanimeve rurale nuk ka arritur rrjeti i internetit, apo se rrjeti është më i dobët.
SBASHK-u apelon te institucionet lokale e qendrore dhe te operatorët e telefonisë mobile që të ndihmojnë këta nxënës në mos duke i kyçur për sa zgjat mësimi nga larg në rrjetin e internetit, bile t'u dhurohen numra telefoni mobil dhe pako që mundësojnë kyçje në internet dhe me këtë edhe pjesëmarrjen në procesin mësimor nga larg. SBASHK-u në shenjë respekti për përkushtimin e Ministres Bajrami në shërbim të arsimit dhe në shenjë të bashkëpunimit korrekt e angazhimeve të përbashkëta ka informuar atë me rrjedhën e takimeve të organizuara nga SBASHK, për përkushtimin shembullor të punëtorëve arsimor në rrjedhën e mbarë të proceset mësimor nga larg dhe për kërkesat e tyre konkrete. SBASHK-u u drejtohet të gjitha palëve me apelin që të angazhohen e të ndihmohet përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg.

Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit

Realizohet me sukses mësimi nga larg edhe në shkollat e kësaj komune
Prishtinë, 14.04.2020
93024167 231025271432567 9133183019333451776 n 1Në hapje të këtij takimi kryetari i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit , Reshit Kushaj, i cili ka treguar se ky takim po mbahet me qëllim që të bashkëbisedohet për aktivitetet sindikale, por më shumë për të parë nga afër se si po zhvillohet mësimi në distancë në shkollat e Prizrenit. Ai ka përgëzuar stafin qendror për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në tërësi. Ai ka bërë përshkrim të angazhimeve sindikale që janë bërë në këtë komunë. Po ashtu Kushaj ka treguar se nga komunikimi me kolegët shihet se mësimi në distancë është duke u realizuar me sukses dhe se gëzon fakti se në këtë përpjekje janë të përkushtuar edhe nxënësit dhe prindërit. Ai ka apeluar të pjesëmarrësit që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin me kolegët në shkollat që përfaqësojnë të vazhdojnë me angazhimet dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u ka treguar pjesëmarrësve në këtë takim për angazhimet e stafit qendror dhe ka përgëzuar ata për punën e përkushtimin duke falënderuar në veçanti menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i cili krahas shumë angazhimeve tjera, po angazhohet edhe në koordinimin dhe organizimin me sukses të takimeve nga larg.92844976 1111970692485482 6821513938522341376 n
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë ka theksuar se qëllimi kryesor i takimeve të tilla është që të komunikojmë me kolegët tanë dhe të shohin si po rrjedh procesi mësimor i organizuar nga punëtorët arsimor të shkollave që ata përfaqësojnë.
Pas kësaj anëtarët e këtij Kuvendi kanë treguar për rrjedhën e procesit mësimor nga larg në shkollat e kësaj komune. Ata kanë thënë se janë duke punuar me platformën gjegjëse dhe se është në nivel të duhur edhe komunikimi me nxënës dhe bashkëpunimi me prindër në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg. Për angazhimet e tyre mësimdhënësit bëjnë informacione lidhur me procesin mësimor dhe i dërgojnë te drejtorët e shkollave të tyre. Është thënë se edhe kolegët e komunitetit boshnjak dhe ata të komunitetit turk po ashtu janë duke zhvilluar mësimin nga larg.
Shumë nga ata kanë treguar se janë formuar me kohë faqet e shkollave dhe në to po prezantohet puna dhe procesi mësimor, që po zhvillohet çdo ditë. Disa nga ta kanë treguar se plani dhe programi i tyre mësimor nuk përputhet në tërësi me ato që prezantohen në RTK, por kjo nuk paraqet problem në rrjedhën e mbarë të mësimit sepse mësimdhënësit e Prizrenit punojnë dhe realizojnë planin e programin e përgatitur me kohë dhe zhvillojnë njësitë mësimore sipas planifikimit të bërë me kohë. Po ashtu kolegët tanë nga Prizreni janë shprehur të kënaqur edhe me angazhimin e nxënësve, të cilët pranojnë detyrat dhe ato i kryejnë me kujdes dhe ua dërgojnë mësimdhënësve të tyre për të marrë nga ta vlerësimin dhe këshillat e duhura. Edhe kolegët tanë, që përfaqësojnë në këtë Kuvend shkollat e mesme të larta, kanë treguar se edhe ata janë duke u angazhuar në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Fillimisht procesi mësimor është nisur me grupet e formuara në viber e rrjete tjera sociale, por pas kësaj punohet për të gjithë me platformën "zoom" dhe nxënësit janë të përfshirë dhe mësimi po realizohet me sukses. Edhe punëtorët arsimor në shkollat e mesme të larta përgatisin raporte javore të punës dhe ato ia dërgojnë drejtorëve të shkollave. U tha se edhe në shkollën e muzikës, që ka natyrë të veçantë të procesit mësimor janë gjetur mundësitë dhe mësimi nga larg po zhvillohet me sukses.
92834157 2652862838267165 97671821213564928 nMenaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar pjesëmarrësit e këtij takimi se MASHTI ka përgatitur dhe ka publikuar Udhëzimin e punës që përcakton e saktëson detyrat dhe obligimet konkrete të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve dhe Drejtorive Arsimore dhe një Udhëzim të tillë SBASHK-u e ka botuar në gazetën tonë "Arsimimi sot" dërguar në mijëra adresa elektronike të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Ai ka shtuar se MASHTI do të publikojë edhe Udhëzimin lidhur me vlerësimin e njohurive të nxënësve nëse kjo situata e tashme vazhdon. Ai ka treguar se kryetari i SBASHK-ut i është drejtuar Ministres Bajrami që të nxjerrët një vendim që do t'u mundësonte kolegëve tanë , që kanë moshën e pensionimit, të vazhdojnë me procesin mësimor për kohën sa zgjat mësimi nga distanca.92959543 506366283392937 4363607483344748544 n
Në pjesën e dytë të këtij takimi pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje konkrete të natyrës sindikale në të cilat janë përgjigjur nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Lidhur me çështjen e Ligjit të pagave është treguar për gjithë angazhimet e SBASHK-ut duke veçuar edhe takimet me Avokatin e popullit dhe me kërkesat e shumta të kolegëve tanë nga e tërë Kosova me kërkesën për heqjen e masës së pezullimit. Kushtetuesja ka informuar zyrtarisht SBASHK-un lidhur me pranimin e kërkesave dhe se ato do të shqyrtohen dhe do të merret një vendim për to. SBASHK-u ka reaguar edhe pas masës së dytë të pezullimit dhe i kemi deklaruar edhe Ministres se me të nisur se implementuari të Ligjit të pagave do të kërkohet që të bëhet pagesa e shtesës në paga që siguron ligji që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe ka hyrë në fuqi Ligji i pagave. SBASHK-u është i sigurt se Ligji i pagave do të implementohet dhe se është në përputhje me Kushtetutën.
Nënkryetarja Vjollca Shala në këtë bashkëbisedë ka shprehur respekt për përkushtimin dhe suksesin e kolegëve tanë në procesin mësimor nga larg. Ajo pastaj ka treguar se Komisioni gjegjës ka punuar me përkushtim duke mbajtur takime të shumta nga larg dhe bashkërisht ka përgatitur draftin e parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit. Ky draft është dërguar në adresat elektronike te kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve dhe ata do të komunikojnë me kolegët kudo në Kosovë për të marrë edhe propozime konkrete, të cilat do të dërgohen në adresën elektronike të SBASHK-ut dhe pastaj komisioni do t'i shqyrtojë ato me kujdes për ta përgatitur draftin final me qëllim që pastaj të nisin negociatat me MASHTI-n dhe pastaj edhe të nënshkruhet mes të dy palëve.
92948812 2556961821285454 4146282958505902080 nTë gjithë pjesëmarrësit janë shprehur se është ide shumë e qëlluar kjo e takimeve nga larg. Stafi qendror i SBASHK-ut edhe në këtë takim ka shprehur gatishmërinë që, krahas takimeve e angazhimeve tjera, të organizohen takime nga larg edhe me cilën do shkollë, për të bashkëbiseduar me ta për të gjitha çështjet aktuale.

Ma artikuj...

  1. Takim nga larg i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  2. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Obliqit
  3. Qasjet e reja me psikologë
  4. Takim nga larg me kolegët nga Shtërpca dhe Novobërda
  5. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Podujevës
  6. Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar i Kamenicës mbajti takim nga larg
  7. Takim nga larg me Kuvendin sindikal të Arsimit Parauniversitar të Dragashit
  8. Lajm i keq për individët që nuk na duan, SBASHK-u ishte dhe është këtu
  9. Mbajti takim nga larg Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Deçanit
  10. Takim nga larg me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Para universitar të Fushë Kosovës
  11. U mbajt takim nga larg edhe me kolegët nga Skenderaj
  12. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës
  13. Internacionalja e Arsimit mbajti takim nga larg
  14. Takim nga larg i Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut
  15. Takim nga larg i Kuvendit sindikal të Arsimit Parauniversitar të Shtimes
  16. Takim nga larg me kolegët nga Hani i Elezit
  17. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Pejës
  18. Takim nga larg i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  19. Kuvendi sindikal i Arsimit Parauniversitar të Suharekës ka mbajtur takim nga larg
  20. Është mbajtur nga larg Kuvendi i sindikatës komunale të Drenasit
  21. Situata e krijuar nga kufizimet për shkak të Covid-19 sjell te ne edhe strese
  22. Takim nga larg i Kuvendit të Arsimit Para universitar të Lipjanit
  23. Në mbështetje të angazhimit të mësimdhënëseve në këto kohë të vështira
  24. U mbajt takimi i radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal
  25. Takime të suksesshme me Kuvendet sindikale të Prishtinës e Istogut
  26. Vazhdojnë angazhimet e SBASHK-ut me anëtarësinë
  27. Ministrja Bajrami falënderon SBASHK-un për kontributin në situatën aktuale
  28. Takimi online me Kuvendin sindikal të komunës së Gjilanit
  29. Psikologët të gatshëm për angazhim me mësimdhënës
  30. Takim i radhës online me Kuvendin sindikal të komunës së Ferizajt
  31. Veprim zhgënjyes i Kushtetueses ndaj Ligjit të pagave
  32. Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre
  33. Mobilizim i plotë i SBASHK-ut për mësimin nga largësia
  34. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  35. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  36. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  37. Bashkëbisedë e SBASHK-ut me MASHT-in
  38. SBASHK-u vazhdon takimet me kryetarë të Grupeve Parlamentare
  39. Kryetari Shala dhe dy deputetë të NISMA u takuan me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  40. SBASHK-u organizoi Manifestim madhështor për 7 Marsin
  41. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  42. Kuvende pune në Pejë e në Deçan
  43. SBASHK-u organizon Manifestimin kushtuar Ditës së Mësuesit
  44. Ka vazhduar agjenda e takimeve të Kuvendeve sindikale komunale
  45. Kuvende pune në Obiliq dhe në Podujevë
  46. Takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  47. Ministrja e MASHT, znj. Hykmete Bajrami vizitoi SBASHK-un
  48. Sindikatat dorëzuan kërkesën e përbashkët në Gjykatën Kushtetuese
  49. SBASHK mbështet kolegët anëtarë të AoB / SBASHK/UESCK supports AoB member colleagues
  50. Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut

Butoni posht