Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Është mbajtur nga larg Kuvendi i sindikatës komunale të Drenasit

Ka vështirësi teknike, por mësimdhënësit po angazhohen pa u ndalur

Prishtinë, 05.04.2020
92550121 150836019645166 7170930225499340800 nMbledhjen e ka kryesuar kryetari i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar të Drenasit Ilaz Dervishaj, i cili  ka bërë një vlerësim të gjendjes aktuale duke cekur se edhe në këtë komunë mësimdhënësit janë duke bërë  gjithë angazhimet për realizimin sa më mirë të mësimit nga larg. Ai ka cekur se ka probleme teknike aty e këtu, por vërehet punë e përkushtim. Dervishaj ka falënderuar kryetarin Rrahman Jasharaj dhe gjithë stafin qendror për punën dhe angazhimet që po bëjnë edhe në këto kushte të vështira duke kryer shumë detyra në shërbim të anëtarësisë.

Kryetari Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kolegët nga Drenasi dhe pastaj ka kujtuar disa nga angazhimet aktuale dhe ka shtuar se është duke u zhvilluar edhe komunikimi nga larg me MASHTI-n duke e informuar për gjithë angazhimet që po bëhen kudo nga anëtarësia e SBASHK-ut, pra nga punëtorët e arsimit për realizimin sa më të mirë të procesit arsimor nga larg. Jasharaj edhe në këtë takim nga larg ka shprehur respekt për përkushtimin e gjithë stafit qendror, që janë në krye të detyrave dhe angazhohen gjatë gjithë kohës në shërbim të anëtarësisë, duke veçuar përkushtimin e angazhimin e vazhdueshëm të menaxherit për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Anëtarët e Kuvendit Sindikal të Arsimit Para universitar të Drenasit kanë bashkëbiseduar me stafin qendror duke treguar për angazhimet që po bëjnë punëtorët e arsimit edhe në këtë komunë në bashkëpunim me nxënësit dhe prindërit për të realizuar njësitë nga lëndët gjegjëse. Në këtë bashkëbisedë ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila ka përgëzuar kolegët tanë nga kjo komunë dhe nga e tërë Kosova për angazhimet në misionin e tyre arsimor e edukativ. Ajo ka shtuar se është punuar drafti i parë i Kontratës Kolektive të Arsimit dhe se ky draft do të dërgohet te kryetarët e nivelit komunal e përmes tyre ehe të anëtarësia për të dhënë propozimet, të cilat do të analizohen nga komisioni dhe mund të inkorporohen në tekstin final të Kontratës.

92231845 2560045610902524 8712703298693496832 nMenaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë nga larg ka deklaruar se qëllimi kryesor i takimeve nga larg që po mbajmë me kolegët nga gjithë komunat e Kosovës është që të këshillohemi e ta ndihmojmë njëri-tjetrin për realizmin sa më të mirë të procesit mësimor . Ai ka këshilluar kolegët nga Drenasi që të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit nga shkollat e tyre dhe të këshillohen për procesin mësimor. Është mirë të publikohen në rrjete sociale prezantimet dhe puna arsimore në mënyrë që kolegët tjerë të jenë të ndihmuar nga ajo që publikohet. Ymeri ka thënë se edhe në gazetën e SBASHK-ut, "Arsimimi sot" do të botohen Udhëzimet e punës përgatitur nga MASHTI, por edhe punime profesionale të disa psikologëve, që ndërlidhen me këshillat dhe idetë se si të tejkalohen më lehtë sfidat dhe streset, që ka sjellë kjo situatë.

Në përmbyllje të këtij takimi është thënë se komunikimi i ndërsjellë do të vazhdojë në shërbim të realizimit të misionit të shenjtë në arsim dhe në kryerjen e detyrave në shërbim të anëtarësisë.

92267037 239199254151789 3616841665618116608 n

 

92615672 213377719934256 8176737301943025664 n

Situata e krijuar nga kufizimet për shkak të Covid-19 sjell te ne edhe strese

Shtroni pyetje dhe kërkoni përgjigje nga psikologë e pedagogë të nderuar

 

Prishtinë,05.04.2020

O Anxiety ST 900x675SBASHK-u me qëllim që të jetë në shërbim të anëtarësisë në këto kohë plot sfida e me qëllim që t'ju ndihmoj atyre sa më shumë që të realizojnë sa më suksesshëm procesin mësimor nga larg ka komunikuar me një numër psikologësh e pedagogësh nga e tërë Kosova duke bashkëbiseduar e duke parë se cila do të jetë mundësia e tyre për të dhënë këshilla e për të ndihmuar mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit duke iu dhënë sqarime për pyetjet e tyre që lidhen me sfidat, shqetësimet dhe streset që ka krijuar kjo situata e re për shkak të Covid-19. Në këto takime këta profesionistë të nderuar kanë shprehur gatishmërinë, që krahas obligimeve që kanë në vendet e tyre të punës, të krijojnë grupe të komunikimit dhe të ndihmojnë vullnetarisht gjithë ata që mendojnë se u duhet mbështetja dhe këshilla e tyre. Janë formuar katër grupe vullnetare dhe ne lexues të nderuar po u prezantojmë përbërjen e tyre me shënimet bazë të anëtarëve të katër grupeve të psikologëve e pedagogëve: Të gjithë ata që duan të komunikojnë me ta fillimisht ju shkruajnë në adresat e tyre elektronike e pastaj do të marrin informacione edhe për qasje e komunikim online në platformën që ata kanë përgatitur.

 

Gr.1 Linku: https://meet.google.com/  kodi: ccw-naaj-htn 

1. Elvira Sejdija -Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

2. Violeta Kastrati -Psikologe,  Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

3. Drita Kurti -Pedagoge, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Gr.2 Linku: https://meet.google.com/  kodi: fmm-ctcj-cdx 

1. Lumturije Hasanaj -Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

2. Valona Xhemshiti -Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

3. Hazir Elshani -Psikolog, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

 

Gr.3 Linku: https://meet.google.com/  kodi: dgb-efdy-bdh

1. Xhevrije Sabedinaj -Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

2. Kaltrina Haziri -Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

3. Manushaqe Vila Raci –Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

4. Edona Sadriu - Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

 

Gr.4 Linku: https://meet.google.com/  kodi: kqp-zogx-vug
1. Jetmira Millaku - Psikologe, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 
2. Sadete Rama -Pedagoge, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. 

3. Reshat Suka -Psikolog, Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Puna sipas grupeve nga e hëna deri të premten:
Gr.1 nga ora 13-14 online në platformën meet.google.com 
Gr.2 nga ora 14-15 online në platformën meet.google.com
Gr.3 nga ora 15-16 online në platformën meet.google.com
Gr.4 nga ora 17-18 online në platformën meet.google.com

 

Foto nga: Julia on Pittnews

Takim nga larg i Kuvendit të Arsimit Para universitar të Lipjanit

Të angazhuar maksimalisht në realizimin e procesit mësimor në rrethanat aktuale

Prishtinë, 04.04.2020
91759869 587937248473886 5274170829616185344 nTakimin e ka hapur kryetari i Kuvendit të Arsimit Para universitar të Lipjanit, Emrush Ahmeti, i cili ka bërë një përshkrim të angazhimeve të kolegëve të tij që nga dita kur për shkak të masave kundër përhapjes së virusit Covid-19 është filluar me angazhimet nga larg në procesin mësimor. Ai ka lavdëruar angazhimin e kolegëve të tij kudo në shkollat e Lipjanit edhe në situatën e re të krijuar duke dhënë kontribut të çmuar në mësimin nga larg dhe në komunikim me nxënësit e prindërit.92022635 235886331123284 4724666881200357376 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj duke përshëndetur pjesëmarrësit e këtij takimi nga larg ka dhënë informacione të angazhimeve të stafit qendror duke falënderuar ata për punën e përkushtuar dhe arritjet që po shënojnë edhe në këto kohë të vështira në shërbim të anëtarësisë. Ai edhe në këtë takim ka shprehur respekt të veçantë për koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka treguar edhe për angazhimin e Komisionit për përpilimin e Draftit të Kontratës së re, draft ky që do t'u dërgohet në adresat elektronike kryetarëve të Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve e përmes tyre edhe anëtarësisë për të marrë pastaj ide e propozime konkrete, të cilat komisioni do t'i inkorporoj në tekstin final të kësaj Kontrate. Jasharaj ka treguar edhe për komunikimin e vazhdueshëm nga larg me Ministren e MASHTI-it, znj. Hykmete Bajrami,e cila, si tha kryetari ka falënderuar dhe ka përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe kontributin në shërbim të arsimit në situatën nëpër të cilën arsimi i Kosovës po kalon.
Kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e Lipjanit kanë raportuar lidhur me punën arsimore nga larg që po bëhet nga punëtorët arsimor në shkollat e tyre. Nga kjo bashkëbisedë vërehet se edhe punëtorët e arsimit në Lipjan janë duke u angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave dhe obligimeve ndaj procesit mësimor nga larg dhe janë shprehur mirënjohës edhe ndaj prindërve, të cilët po bashkëpunojnë vazhdimisht me mësimdhënësit në përpjekje të përbashkëta për suksese sa më të mëdha. Ata kanë theksuar se kanë komunikim të rregullt dhe bashkëpunim edhe me drejtorët e shkollave dhe me DKA-në.92382033 337572483867565 2923218251339005952 n
91978626 157336288874384 183389318218252288 nMenaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri duke treguar se qëllimi kryesor i këtyre takimeve nga larg me Kuvendet sindikale komunale është që të këshillohemi e t'u ndihmojmë kolegëve tanë që kanë nevojë në punën nga larg në procesin arsimor. Ai ka shtuar se kudo në Kosovë faktet flasin se mësimdhënësit janë duke punuar mjaft shumë dhe po realizojnë detyrat në situatën aktuale, por është mirë që të ketë sa më shumë publikime në mënyrë që kolegët të kenë mundësi të këmbejnë ide e praktika. Po ashtu Ymeri ka thënë se puna që bëhet duhet dokumentuar duke mbajtur shënime e duke pasur dëshmi për punën arsimore dhe për komunikimin me nxënës e prindër. "Duke u angazhuar bashkërisht e duke përkrahur njëri-tjetrin do të shënojmë arritje dhe do ta kryejmë me nder misionin tonë për arsimimin e brezave. Kjo është çështje kyçe e angazhimit të SBASHK-ut në këtë situatë dhe sikur gjithmonë edhe tani në këtë situatë të vështirë do ta japim kontributin tonë të çmuar në procesin mësimor kudo në shkollat e Kosovës. ", ka thënë veç tjerash Ymeri.
Pjesëmarrësit kanë vlerësuar lart angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë duke cilësuar edhe takimet e tilla si shumë të nevojshme ngase, si thanë ata, po krijohen mundësi të bashkëbisedave dhe të këmbimit të ideve e përvojave arsimore , por edhe të informimit me kohë për angazhimet e shumta të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.92095037 219082229200789 4883470608320430080 n

Në mbështetje të angazhimit të mësimdhënëseve në këto kohë të vështira

ECDL Kosova mundëson shfrytëzimin falas të platformës për testet

Prishtinë, 04.04.2020
evaluoShumica e prindërve nga e tërë Kosova në komunikim nga larg me farefisin janë duke lavdëruar me arsye punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve, të cilët po angazhohen në komunikim me nxënësit dhe prindërit për të shënuar arritje sa më të mëdha në betejën për dije të reja nga të gjitha lëndët mësimore.
Me qëllim që mësimdhënësit të kenë mbështetje shtesë në këtë mision, përgjegjësi i ECDL Kosova, z. Bekim Kasumi në komunikim me përfaqësues të SBASHK-ut është shprehur i gatshëm të ndihmojë mësimdhënësit e Kosovës në realizimin sa më të mirë të misionit të tyre arsimor duke mundësuar kyçje falas në platformën EVALUO që shërben për përpilimin e testeve, dërgimin e tyre, menaxhimin e kandidatëve, raportimin e rezultateve etj.
SBASHK falënderon z. Kasumin për këtë gatishmëri dhe fton edhe gjithë të tjerët që duke ndihmuar e mbështetur mësimdhënësit e Kosovës t'ua lehtësojnë punën dhe të kontribuojnë në arritjet sa më të mëdha në procesin mësimor, që tani e sa kohë punëtorët nga i tërë sistemi arsimor i Kosovës po e zhvillojnë nga larg.
Lidhëzën e platformës në fjalë mund ta gjeni këtu: https://evaluo.org/evaluo/

 

U mbajt takimi i radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal

Raportim për detyrat e kryera, përkushtim për detyra të reja

Prishtinë, 04.04.2020
92420949 213167196625121 7128678098177884160 nStafi qendror i SBASHK-ut ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e Kuvendeve sindikale nga e tërë Kosova. 

92212760 256364022057927 1949876188440690688 n

"Situata e krijuar po kërkon që të mbajmë vazhdimisht takime nga larg me qëllim që të mbahemi të informuar për gjendjen kudo në Kosovë dhe të bashkëbisedojmë për idetë dhe të marrim detyra të reja , që duhet kryer në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në Kosovë", është shprehur në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj . Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë informacione për angazhimet dhe ka prezantuar informacionet që kanë arritur nga takimet me kolegët tanë nëpër komunat e Kosovës, duke treguar se është për çdo lëvdatë angazhimi dhe arritjet që po shënojnë mësimdhënësit e Kosovës në mësimin nga larg duke komunikuar me nxënësit e prindërit e duke shënuar arritje të përbashkëta.

Kryetarët duke u angazhuar bë bashkëbisedë kanë përgëzuar stafin qendror, që edhe në kushte të vështirësuara është në nivel të lartë të angazhime e pastaj kanë dhënë informacione për punën që po bëjnë kolegët e tyre nëpër shkolla në përpjekje që ta realizojnë sa më mirë procesin edukativ e arsimor në kushte dhe rrethana ekzistuese e me urimin që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë te ne e kudo në botë dhe t'i kthehemi normalitetit dhe institucioneve arsimore.
92057063 707099656763455 4319491168418136064 nNjë pjesë e komunikimit nga larg me kryetarët i është kushtuar edhe angazhimit të një numri të kolegëve tanë në xhirimin e njësive mësimore për arsimin fillor dhe atë të mesëm të ulët. Diskutuesit kanë shprehur mbështetjen e fuqishme për kolegët e angazhuar në këtë sfidë të kohës duke i porositur se kanë mbështetjen tonë dhe le të heqin stresin në këtë përkushtim dhe se gabimet eventuale nuk ulin vlerën e angazhimit dhe qëllimit të tyre në misionin për bartjen e njohurive dhe dijes nëpër shtëpitë e secilit nxënës në Kosovë përmes RTK-së.
92066989 247030543104073 5790775831055826944 n

Pjesëmarrësit në këtë takim kanë marrë detyra konkrete që të përcjellin gjithë mesazhet nga kjo bashkëbisedë të kryetarët e shoqatave sindikale kudo në shkollat e Kosovës dhe të qëndrojnë në gatishmëri për të ndihmuar kolegët që , eventualisht , mund të kenë vështirësi për kyçje dhe shfrytëzimin e hapësirave të krijuara në rrjetet sociale dhe në format tjera të qasjes nga larg në mënyrë që të gjithë të jemi në krye të detyrës për arsimimin dhe edukimin e brezave. Është thënë se janë për çdo lëvdatë shembujt e shumtë të përkushtimit të mësimdhënësve kudo në Kosovë, të cilët po kryejnë angazhimet e tyre në përpikëri, por janë duke dhënë mbështetje edhe për kolegët e tyre në realizimin e punëve dhe detyrave arsimore. Në këtë takim është lavdëruar edhe përkushtimi i një numri të konsiderueshëm të psikologëve, të cilët në komunikim me stafin qëndro të SBASHK-ut kanë krijuar grupe vullnetarësh , që do të jenë në gatishmëri e sipas një orari që do të publikohet në ueb faqen e SBASHK të komunikojnë me nxënës dhe prindër për të dhënë përgjigje nga sfera e tyre e profesionit prej psikologut.
Në mbyllje të takimit është thënë se takimet nga larg me Kuvendet sindikale të Arsimit Parauniversitar me kolegët nga komunat e Kosovës do të vazhdojnë sipas marrëveshjes me kryetarët nga ato komuna duke vazhduar sot në orën 17 e 30 me kolegët nga Lipjani, me kolegët nga Drenasi të dielën, në ora 17 , me kolegët në Suharekë e kështu me radhë nëpër të gjitha komunat.
SBASHK-u vazhdon të jetë në aktivitete të përditshme dhe i përkushtuar në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi.92396911 567173347481816 5170843369697443840 n

Takime të suksesshme me Kuvendet sindikale të Prishtinës e Istogut

Prishtinë, 03.04.2020

Kontribut me vlerë i drejtores së DKA-së, Shpresa Shala
91587637 864209464050748 582385311795904512 nDuke vazhduar me realizimin e takimeve nga larg me kolegët sindikalistë nga komunat e Kosovës sot stafi i SBASHK-ut ka organizuar takime nga larg me Kuvendet Sindikale të Prishtinës dhe Istogut.
Në takimin përmbajtjesor me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Prishtinës është kyçur edhe drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Prishtinës, znj. Shpresa Shala, e cila ka lavdëruar punën dhe arritjet e SBASHK-ut dhe është shprehur se krenohet me punëtorët e arsimit të Prishtinës. 

92299290 659802611511407 2814803376888348672 n

Ajo ka dhënë edhe shumë sqarime lidhur me punën që është bërë e po bëhet nga punëtorët arsimor në përgatitjen për emetim të njësive mësimore nga lëndë të ndryshme. Po ashtu Drejtorja Shala në komunikim nga larg me kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të komunës së Prishtinës ka dhënë shumë sqarime dhe ka inkurajuar punëtorët e arsimit që të vazhdojnë me këtë angazhim e përkushtim.

SBASHK-u vlerëson angazhimin dhe bashkëpunimin e znj. Shala me SBASHK-un dhe është shprehur i përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm në shërbim të arsimit.

91841000 2262561184038851 1900315152062873600 n

Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të kryeqytetit, Ahmet Pllana në fjalën e tij ka dhënë informacione për angazhimet e SBASHK-ut dhe për detyrat që kanë dalë nga takimet me kryetarët e Kuvendeve Sindikale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve duke lavdëruar angazhimin e përkushtuar të stafit qendror të SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut duke qenë pjesë e këtij takimi nga larg ka informuar për angazhimet dhe sfidat dhe ka falënderuar stafin dhe në veçanti Ymer Ymerin për kontributin e lartë në gjithë angazhimet e shumta të SBASHK-ut.
Pas kësaj kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e Prishtinës kanë dhënë informacione për angazhimet e kolegëve në shkollat e tyre, të cilët po punojnë me gjithë mundësitë për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor në këto rrethana të krijuara. Ata janë zotuar se do të vazhdojnë me këtë dinamikë të angazhimeve duke qenë në komunikim të vazhdueshëm edhe me nxënësit e prindërit. Në këtë takim pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje që lidheshin me përvojat e punës arsimore me platformat e caktuara dhe për çështje të tjera, përgjigje për të cilat kanë marrë nga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.

91524789 1324914457705256 4065125814826434560 n

 

Takim i suksesshëm nga larg edhe me kolegët nga Istogu


91433942 2296799350623108 8147619373591298048 n

Po sot SBASHK-u ka vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve duke  komunikuar me anëtarët e  Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniveritar të Burimit (Istogut). Në hapje të takimit kryetari për këtë komunë , Muzli Blakaj  ka shprehur respekt në emër të kolegëve të tij për kryetarin Rrahman Jasharaj, për stafin qendror dhe në veçanti për Ymer Ymerin, që po angazhohet pa u ndalur në kryerje të shumë detyrave. Ai pastaj ka dhënë një pasqyrë të angazhimeve të kolegëve të tij nga Istogu në mësimin nga larg duke vlerësuar se edhe në këtë komunë punëtorët e arsimit janë në krye të detyrës. Një vlerësim të tillë e kanë dhënë edhe kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e Istogut duke dëshmuar se të gjithë janë të angazhuar dhe të përkushtuar duke tejkaluar pengesat e rastit e duke dhënë kontribut për rrjedhën sa më të mbarë të mësimit nga larg në komunikim me nxënësit dhe prindërit.

SBASHK-u do të vazhdojë me takimet nga larg edhe me kolegët, anëtarë të Kuvendeve Sindikale  të Arsimit Parauniversitar nga komunat tjera të Kosovës e po ashtu të shtunën, në orën 11 do të mbahet takim nga larg me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Sindikal të komunave të Kosovës dhe të Universitetit për të analizuar situatën aktuale dhe për të dhënë  ide e për të marrë detyra konkrete për punë e angazhime në shërbim të anëtarësisë dhe të  arsimit të Kosovës. 

92023996 638610446698095 841239644946300928 n

Vazhdojnë angazhimet e SBASHK-ut me anëtarësinë

Takim përmbajtjesor me psikologët

Prishtinë,03.04.2020

92346227 1057398264640266 3689407444481474560 nNuk kanë të ndalur angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të rrjedhës sa më të suksesshme të procesit mësimor në rrethanat dhe kushtet e reja e të vështirësuara. Një aktivitet i veçantë është edhe komunikimi i vazhdueshëm me psikologë nga e tërë Kosova. Ne takimin e sotëm me ta në mesditë u vendos që në secilin grup të psikologëve të ketë edhe nga një pedagog.
Janë krijuar 4 grupe të psikologëve që do të jenë të pranishëm për dhënien e këshillave dhe rekomandimeve për mësimdhënësit dhe nxënësit në mënyrë që të lehtësohet situata me këshillat praktike të psikologeve dhe pedagogëve profesionist.
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ;
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ;
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ;
Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.;
Puna sipas grupeve nga e hëna deri të premten:
Gr.1 nga ora 12-13 online në platformën meetgoogle.com
Gr.2 nga ora 13-14 online në platformën meetgoogle.com
Gr.3 nga ora 14-15 online në platformën meetgoogle.com
Gr.4 nga ora 17-18 online në platformën meetgoogle.com

Psikologët dhe pedagogët do të angazhohen në këtë orar që të jenë pranë mësimdhënësve dhe nxënësve me këshilla dhe rekomandime. Ata do te jenë zëri juaj këshillues në këtë situatë të vështirë që po kalojmë.91761342 244015913398380 8834447492478140416 n

92331921 855080704990338 17944467851968512 n

Ministrja Bajrami falënderon SBASHK-un për kontributin në situatën aktuale

Prishtinë, 03.04.2020

sbKrahas aktiviteteve të shumta që po zhvillon SBASHK-u me gjithë anëtarësinë në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor në kushtet e rrethanat e krijuara nga Covid-19, vazhdohet me komunikimin edhe me Ministren Hykmete Bajrami me qëllim të informimit me kohë për angazhimet dhe përkushtimin e mësimdhënësve dhe psikologëve e pedagogëve në realizimin e obligimeve dhe detyrave në procesin edukativ e arsimor nga larg.
MASHTISBASHK-u ka përgëzuar Ministren Bajrami për angazhimin në shërbim të arsimit duke i shprehur edhe një herë përkrahjen e plotë në gjithë këtë angazhim. SBASHK-u ka informuar Ministren Bajrami se janë duke vazhduar takimet nga larg me Kuvendet sindikale komunale dhe të Universiteteve dhe se temë kyçe e bashkëbisedave në këto takime është përkushtimi dhe angazhimi në procesin mësimor nga larg dhe komunikimi i vazhdueshëm me nxënësit dhe prindërit në shërbim të këtij misioni. "Është për çdo lëvdatë angazhimi i punëtorëve të arsimit kudo në Kosovë në kryerjen e detyrave dhe misionit të tyre", ka vlerësuar SBASHK-u në komunikimin me Ministren Bajrami duke informuar atë edhe me komunikimin që po bëhet me shumë nga psikologët nga mbarë Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre, që krahas angazhimit e ndihmës që po iu ofrojnë kolegëve e nxënësve të shkollave të tyre, janë të gatshëm të ndihmojnë edhe nxënësit, prindërit dhe kolegët kudo janë ata, në sferën e profesionit të tyre.
SBASHK-u ka siguruar Ministren Bajrami se gjithë të punësuarit në sistemin arsimor të Kosovës do të vazhdojnë me angazhimin dhe përkushtimin në shërbim të arsimit në Kosovë.
Ministrja MASHTI-t ka falënderuar dhe ka përgëzuar SBASHK-un për kontributin e çmuar që është duke dhënë për rrjedhën sa më të mbarë të procesit arsimor në këto rrethana.

Takimi online me Kuvendin sindikal të komunës së Gjilanit

Prishtinë, 02.04.2020

91530552 880166655788197 71418653228138496 nSot në orët e pasdites u mbajt takimi online me kryetarin Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar të Gjilanit dhe kryetarët e shoqatave sindikale të kësaj komune
Edhe në këtë takim, sikurse edhe në takimet me komunat tjera u diskutua rreth angazhimeve të mësimdhënësve për mbajtjen e procesit mësimor nga distanca si dhe shumë diskutime të tjera me interes për arsimin në përgjithësi.

92044985 229013418463149 5915366441401450496 nKryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Blerim Mehmeti ka shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut dhe ka falënderuar gjithë stafin, në krye me kryetarin Rrahman Jasharaj e në veçanti ka falënderuar Ymer Ymerin për gjithë angazhimin duke mundësuar këtë lloj komunikimi.


Pjesëmarrësit në këtë takim virtual shpalosën gjitha problemet, shqetësimet e sfidat e tyre rreth realizimit sa më të mirë të të mësuarit nga distanca me nxënësit e tyre.
Ky bashkëpunim i trekëndëshit mësimdhënës-prind-nxënës si duket është duke funksionuar mjaftë mirë, përkundër vështirësive teknike që mund të hasën në disa raste.

Në këtë takim pati edhe pyetje nga pjesëmarrësit, ku si çdo herë sqarime në to morën nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj si dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.

91783674 161255661734873 8625697414579224576 n

Psikologët të gatshëm për angazhim me mësimdhënës

Prishtinë, 02.04.2020

91602156 539293480338937 566232803084075008 nSot në mesditë në takimin me psikologë u bisedua rreth mundësive se si të ndihmohen mësimdhënësit në këtë situatë pandemie.

Psikologët i dhanë mendimet e tyre se çfarë metoda dhe çfarë sugjerime të përdorin mësimdhënësit që të mos ndikohen nga stresi i izolimit dhe fokusi i tyre të jetë në arritjen e suksesit në mësimdhënien online. Materialet dhe metodat do t' ju jepen mësimdhënësve drejtpërdrejt nga psikologët e angazhuar në nivel vendi. Secili mësimdhënës mund të kyçet dhe te marr këshilla se si te kalohet kjo situatë sa më lehtë dhe me sukses.91536361 566794033814337 641300649505456128 n92011797 555532008501902 1157232840023212032 n

Takim i radhës online me Kuvendin sindikal të komunës së Ferizajt

Prishtinë, 02.04.2020

91591839 657036954867848 3469481964757581824 nSot paradite u mbajt takimi online me kryetarin e Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar të Ferizajt dhe kryetarët e shoqatave sindikale të kësaj komune.

U diskutua rreth angazhimeve të mësimdhënësve për mbajtjen e procesit mësimor nga distanca, diskutime pati nga më të ndryshmet, por mbetet shqetësuese ku edhe në këto kushte mësimdhënësit mundohen të japin kontributin e tyre maksimal.91839100 539694380286552 2393957188163862528 n
Ky bashkëpunim i trekëndëshit mësimdhënës-prind-nxënës si duket është duke funksionuar mjaftë mirë, përkundër vështirësive teknike që mund të hasën në disa raste.

Në këtë takim pati edhe pyetje nga pjesëmarrësit, ku sqarime në to morën nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj si dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.91599338 596079481121685 3325600440082497536 n

Ma artikuj...

  1. Veprim zhgënjyes i Kushtetueses ndaj Ligjit të pagave
  2. Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre
  3. Mobilizim i plotë i SBASHK-ut për mësimin nga largësia
  4. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  5. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  6. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  7. Bashkëbisedë e SBASHK-ut me MASHT-in
  8. SBASHK-u vazhdon takimet me kryetarë të Grupeve Parlamentare
  9. Kryetari Shala dhe dy deputetë të NISMA u takuan me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  10. SBASHK-u organizoi Manifestim madhështor për 7 Marsin
  11. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  12. Kuvende pune në Pejë e në Deçan
  13. SBASHK-u organizon Manifestimin kushtuar Ditës së Mësuesit
  14. Ka vazhduar agjenda e takimeve të Kuvendeve sindikale komunale
  15. Kuvende pune në Obiliq dhe në Podujevë
  16. Takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  17. Ministrja e MASHT, znj. Hykmete Bajrami vizitoi SBASHK-un
  18. Sindikatat dorëzuan kërkesën e përbashkët në Gjykatën Kushtetuese
  19. SBASHK mbështet kolegët anëtarë të AoB / SBASHK/UESCK supports AoB member colleagues
  20. Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut
  21. Mësimdhënësit nga shtete të botës në ceremoninë përkujtimore në Aushvic
  22. Sindikatat në sektorin publik të shqetësuar për Ligjin e Buxhetit 2020
  23. SBASHK - Mësimdhënës dhe nxënës na priftë e mbara në gjysmëvjetorin e dytë
  24. Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet SBASHK-un lidhur me Ligjin e pagave
  25. Në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe
  26. SBASHK-u në një ngjarje të veçantë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
  27. Edhe një vikend me trajnime të shumta nëpër komunat e Kosovës
  28. Vazhdohet me trajnimet e licencuara të SBASHK –ut nëpër komunat e Kosovës
  29. Aktivitet i veçantë dhe shumë i suksesshëm i SBASHK-ut
  30. SBASHK vazhdon me aktivitetet nëpër komunat e Kosovës
  31. Edhe të punësuarit në Universitetin "Kadri Zeka" i bashkohen SBASHK-u
  32. SBASHK në Konferencën "Migrimi dhe Edukimi" në Bruksel
  33. Kërkesë për shprehje të interesimit
  34. SBASHK-ut vazhdojnë t’i shtohen radhët
  35. Takim zgjedhor i Forumit të gruas në SBASHK
  36. SBASHK mesazh për mësimdhënësit në Ditën Botërore të Mësuesit, 5 tetor
  37. Gjykata e Apelit e Kosovës miraton ankesën e SBASHK-ut
  38. Bashkëbisedë më pjesëmarrësit në trajnime në Ferizaj, Lipjan e Pejë
  39. SBASHK-u edhe gjatë këtij vikendi në shërbim të anëtarësisë
  40. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar liderëve dhe kandidatëve për deputetë
  41. Reagim lidhur me gjendjen e rëndë në shkollat në Kamenicë
  42. SBASHK-u gjithmonë me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
  43. Gjendje alarmante në shumë shkolla të Kamenicës
  44. Të bashkuar për trajnimet për mësimdhënësit
  45. SBASHK-u vizitoi shkollat e Kamenicës që z. Kastrati tentoi t'i mbyllte
  46. Interesim shumë i madh kudo në Kosovë për trajnimet e organizuara nga SBASHK
  47. Në përpjekje që problemet në arsimin e Kamenicës të zgjidhet me dialog
  48. SBASHK mbajti takim me kryetarët e sindikatës nga komunat e Kosovës
  49. Kanë rinisur trajnimet e organizuara nga SBASHK
  50. Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati vizitoi selinë e SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook