Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Trajnimet e nisura dje kanë pasur rrjedhë të mbarë edhe të dielën

Rezultatet nuk mungojnë sepse jemi bashkë e në SBASHK

Prishtinë, 17.05.2020
97377516 616718915719250 6771938745932316672 nDuke realizuar kërkesat e anëtarësisë për vazhdimin e organizimit të trajnimeve nga larg, SBASHK-u dje ka nisur me grupet e reja të trajnimeve me kolegët tanë nga Prishtina, Malisheva dhe komunat tjera të Kosovës. Edhe sot kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri bashkë me anëtarë të stafit qendror janë kyçur në trajnimet "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Arbenita Hoxha e Sami Shala, "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", udhëhequr nga trajnerët Besim Haliti e Besjana Rexhepi, pastaj "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", që po udhëhiqet nga trajneri Mentor Mani, i ndihmuar nga prof. dr. Atdhe Hykolli.
Ata janë kyçur pastaj edhe në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar" , që po udhëhiqet nga trajneri prof.dr. Hysen Sogojeva. Gjatë këtyre kyçjeve ata kanë përgëzuar pjesëmarrësit dhe trajnerët që edhe në këtë ditë vikendi po vazhdojnë me tërë përkushtimin duke kontribuar në rrjedhën e mbarë të trajnimeve.97992378 2561412857405678 3623097908254998528 n
Kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri bashkë me anëtarë të stafit qendror janë kyçur edhe në trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik për Arsimin Parauniversitar , që po udhëhiqet nga trajnerët Ramadan Gashi e Jehona Oruqi dhe në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", të cilin po e udhëheq trajnerja Arbëresha Aliu, që kohë pas kohe po ndihmohet nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli. Është vërejtur se aty e këtu kishte ca vështirësi të vogla në kyçje, por ato janë tejkaluar bashkërisht dhe rezultatet nuk mungojnë sepse jemi bashkë e në SBASHK. Të hënën, më 18 maj, prof. dr. Hysen Sogojeva do të udhëheq edhe një trajnim dhe atë "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me kolegët nga komuna e Dragashit.98052109 2608204779454054 462790865107025920 n

Edhe në këtë vikend aktivitete të shumta të SBASHK-ut për anëtarësinë

Qindra mësimdhënës pjesëmarrës në të pesë trajnimet e licencuara
Prishtinë, 16/05/2020
2shhDuke parë se janë shtuar shumë kërkesat e anëtarësisë për organizimin të pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut, stafi qendror ka mbajtur takimin radhës me trajnerët për të bashkëbiseduar e për të përgatitur një agjendë të organizimit të trajnimeve për kolegët tanë kudo në Kosovë me qëllim që ky aktivitet ë ketë rrjedhë të mbarë , ashtu si kishin edhe trajnimet e organizuara deri tani nga larg.
Këtë të shtunë kanë nisur trajnimet njëri pas tjetrit me një distancë të caktuar kohore me qëllim që në fillimet e tyre të kenë mundësi të përshëndesin pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryetarët e nivelit komunal sindikal Ahmet Pllana e Skënder Gashi dhe koordinatori për organizimin të brendshëm Ymer Ymeri.97978565 171777000882111 1016813540025040896 n
Të parët kanë filluar sot kolegët tanë me trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Arbenita Hoxha e Sami Shala. Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Prishtinës, Ahmet Pllana ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe i ka përgëzuar ata për punën dhe përkushtimin në mësimin në distancë. Ai po ashtu ka shprehur respekt të lartë për kryetarin e SBASHK-ut dhe stafin qendror për gjithë angazhimet që ata po bëjnë në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe trajnerët duke i përgëzuar kolegët tanë që me përkushtim po shënojnë arritje të larta në mësimin nga larg. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt edhe për angazhimin e vazhdueshëm të stafit qendror në shërbim të anëtarësisë duke veçuar Ymer Ymerin, i cili, siç tha kryetari, përveç angazhimeve të përditshme e të shumta në SBASHK, i përkrahur nga stafi qendror po arrijnë të kryejnë me sukses edhe angazhimet për komunikim me anëtarësinë dhe për organizimin me sukses të trajnimeve. Menaxheri për financa dhe administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u ka dhënë disa sqarime e këshilla teknike pjesëmarrësve në këtë trajnim dhe është përgjigjur edhe në disa pyetje që kanë shtruar ata e që kishin të bënin me rrjedhën e mbarë të trajnimit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka deklaruar se stafi qendror do të kyçet kohë pas kohe në trajnime dhe do të jetë në dispozicion për të dhënë përgjigje në pyetjet e pjesëmarrësve.
97272470 1383651392024387 4028778992659070976 nPas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me kryetarin e Kuvendit Sindikal për Arsimin Parauniversitar për Prishtinën , Ahmet Pllana dhe menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë kyçur te trajnimi "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social". Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën kanë përshëndetur pjesëmarrësit e këtij trajnimi dhe trajnerët e angazhuar Besim Haliti dhe Besjana Rexhepi duke shprehur përgëzimet për angazhimet në procesin mësimor nga larg dhe në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri edhe këtu ka dhënë sqarime e këshilla për rrjedhën e mbarë të trajnimit dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
Pasi u kanë dëshiruar punë të mbarë trajnerëve dhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi Jasharaj, Pllana e Ymeri janë kyçur na trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", që udhëhiqet nga trajneri Mentor Mani, i ndihmuar nga prof. dr. Atdhe Hykolli. Edhe në këtë komunikim me pjesëmarrësit dhe trajnerët kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar për Prishtinën , Ahmet Pllana kanë shprehur respekt për përkushtimin e punëtorëve të arsimit kudo në Kosovë për rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg dhe për përkushtimin në këtë aktivitet, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime dhe këshilla në shërbim të rrjedhës së mbarë të këtij trajnimi.
Në vazhdim të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut bashkë me kryetarin për Prishtinën Ahmet Pllana dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymri, janë kyçur në trajnimin "Udhëheqja deh planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar , që po udhëhiqet nga trajneri prof.dr. Hysen Sogojeva. Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për gjithë angazhimet dhe në veçanti ka falënderuar trajnerin Sogojeva, i cili po vazhdon me përkushtimin në realizimin e lartë të objektivave që dhuron ky trajnim.
Disa minuta më vonë Jasharaj, Pllana e Ymeri janë kyçur në trajnimin tjetër "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik për Arsimin Parauniversitar" , që po udhëhiqet nga trajnerët Ramadan Gashi e Jehona Oruqi. Ata kanë përgëzuar pjesëmarrësit dhe trajnerët për angazhimin në këtë aktivitet. Me një fjalë përshëndetëse pjesëmarrësve u është drejtuar edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi, i cili ka shprehur respekt për punën dhe angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.96291018 602775193658419 1084403251383631872 n
Një bashkëbisedë përmbajtjesore është zhvilluar edhe në trajnimin tjetër të nisur sot "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", të cilin po e udhëheq trajnerja Arbëresha Aliu, që kohë pas kohe do të ndihmohet nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe trajneren Aliu duke shprehur respekt për prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili krahas shumë angazhimeve tjera, po gjen kohë që të jetë pjesë e këtyre angazhimeve të SBASHK-ut . Edhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi u është drejtuar kryetari i Kuvendit Sindikal për Arsimin Parauniversitar të Prishtinës Ahmet Pllana, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime e këshilla për rrjedhën e mbarë të trajnimit dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve duke theksuar edhe këtu se ai dhe stafi qendror do të jenë të kyçur kohe pas kohe për të ndihmuar teknikisht rrjedhën e mbarë të trajnimeve dhe për t'u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.
Do theksuar se në gjithë këto trajnime që filluan sot marrin pjesë mësimdhënës nga komuna e Prishtinës, Malishevës dhe një numër i caktuar edhe nga komuna të tjera, ndërsa të hënën, më 18 maj, do të nis punën trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me kolegët nga komuna e Dragashit. Ky trajnim do të udhëhiqet nga trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva.
SBASHK-u duke vazhduar angazhimet në shërbim të anëtarësisë vazhdon komunikimin me kryetarët e nivelit komunal dhe si gjithmonë, është i gatshëm, që krahas angazhimeve e aktiviteteve tjera, të vazhdojë edhe me organizimin e trajnimeve të licencuara bazuar në kërkesat e kolegëve tanë nga e tërë Kosova.97272470 1383651392024387 4028778992659070976 n

Edhe një takim nga larg me trajnerët e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut

Mobilizim i shtuar sepse ka shumë kërkesa për të pesë trajnimet

Prishtinë, 15.05.2020
98081369 485443488839409 8939291737277333504 nDuke iu përgjigjur kërkesës së kolegëve tanë nga Novobërda dhe komunat tjera, SBASHK-u është duke organizuar trajnime nga larg me kolegët tanë kudo në Kosovë. Pasi trajnimet e mbajtura ishin të suksesshme janë shtuar shumë kërkesat nga anëtarësia për organizimin e të pesë trajnimeve të licencuara, kjo ka bërë që SBASHK-u të ftojë në takimin e radhës nga larg trajnerët e licencuar me qëllim që të shtohet mobilizimi për të plotësuar kërkesat e gjithë kolegëve tanë për këto trajnime.97769587 647422659149900 8127925045868625920 n
Në fillim të këtij takimi nga larg kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar trajnerët e angazhuar deri tani për përkushtimin dhe arritjet. Ai ka thënë se pjesëmarrësit kanë lavdëruar angazhimin e trajnerëve dhe kanë vlerësuar lartë edhe arritjet në këto trajnime. Kryetari Jasharaj ka lavdëruar në veçanti trajnerin prof.dr.Hysen Sogojeva, por edhe prof.dr. Atdhe Hykolli, të cilët janë shprehur të gatshëm të angazhohen vazhdimisht në trajnime për të dhënë kontributin e tyre në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. Pas kësaj nënkryetarja Vjollca shala ka treguar për trajnimet duke dhënë edhe sqarime lidhur me rrjedhën e trajnimeve të radhës. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime të shumta për mënyrën e organizimit të trajnimeve duke u nisur nga listat e pjesëmarrësve, mbajtja e shënimeve për vijueshmërinë dhe detaje të tjera duke shtuar se stafi qendror do të jetë i angazhuar gjatë gjithë kohës për të ndihmuar e për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të trajnimeve.
97458992 2901220733294955 7141336273037295616 nTrajneri prof.dr. Hysen Sogojeva ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimin dhe arritjet duke veçuar edhe organizimin e këtyre trajnimeve. Ai ka dhënë idenë që gjatë detyrave konkrete të trajnimeve e sidomos të trajnimit për udhëheqje e menaxhim e po ashtu edhe të trajnimi për dialogun social të punohet edhe SWOT analiza, sepse përmes saj do të merren shumë ide e vlerësime nga pjesëmarrësit lidhur me çështjet konkrete sindikale e që janë një vlerë për angazhimet në të ardhmen.
Pas kësaj është zhvilluar një bashkëbisedë mes trajnerëve dhe stafit qendror duke dhënë ide lidhur me punën që duhet bërë gjatë trajnimeve me qëllim që suksesi të jetë sa më i lartë dhe të arrihen objektivat e trajnimeve. Po ashtu janë këmbyer ide për përvojat e trajnerëve gjatë mbajtjes së trajnimeve nga larg. Trajnerët pjesëmarrës në këtë takim kanë shtruar edhe pyetje që ndërlidheshin me trajnimet që do të nisin këtë të shtunë. Ata kanë marrë përgjigje konkrete nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili është shprehur se stafi qendror është në gatishmëri për të ndihmuar dhe kyçjet në trajnime të kryetarit Jasharaj dhe te stafit qendror janë pikërisht për t'u dhënë mbështetje në rrjedhën e mbarë të trajnimeve e jo për të përcjellë punën tuaj, sepse ne kemi besim të plotë te ju e këtë besim ju e keni krijuar me punën e përkushtimin gjatë trajnimeve me kolegët tanë kudo në Kosovë.97291504 262735098212314 5489503211184193536 n
97998777 239518627333289 6173654706452168704 nIshte kërkesë e trajnerit Ilir Gashi dhe e disa trajnerëve të tjerë të rinj që tu mundësohet kyçja në trajnimin gjegjës me qëllim që të marrin përvoja nga trajnerët që janë duke mbajtur trajnimin e caktuar. U vlerësua e qëlluar kjo kërkesë dhe koordinatori Ymer Ymeri është shprehur që cilido nga trajnerët që dëshiron të dëgjoj e të përcjell trajnimin e caktuar do t'i mundësohet kyçja, me qëllim që ata të mësojnë më shumë nga njëri tjetri.
Trajnerët u informuan nga stafi qendror për orarin e trajnimeve që nisin këtë të shtunë dhe u përmenden edhe emrat e trajnerëve që do të angazhohen.98197323 266374411076143 4738569870726135808 n

Përfunduan trajnimet me kolegët tanë nga Prishtina e Novobërda

Trajnerët vlerësojnë lartë angazhimin dhe arritjet e pjesëmarrësve
Prishtinë,10.05.2020
95388812 344323729862662 8545358981860687872 nShumë nga kolegët tanë nga komuna e Prishtinës kishin drejtuar në SBASHK përmes kryetarit të nivelit komunal sindikal për këtë komunë, Ahmet Pllana, kërkesën që SBASHK-u të organizojë për ta trajnime nga larg. Stafi qendror duke u angazhuar për rrjedhë të mbarë të këtij aktiviteti ka parë se janë paraqitur mësimdhënës nga komuna e Prishtinës për pesë grupe të trajnimeve. Po ashtu përmes kryetrit të nivelit komunal sindikal të Novobërdës, Besnik Kurteshi kolegët tanë nga kjo komunë i ishin drejuar SBASHK-ut që të vazhdojë me trajnimet për ta, pasi më parë kishin përfunduar me sukses dy trajnime.
Stafi qendror i SBASHK-ut në koordinim të aktivitetit me trajnerët kishte nisur me sukses trajnimet me pesë grupe për kolegët tanë nga Prishtina dhe me një grup me kolegët tanë nga Novobërda. Trajnerët dhe stafi qendror i SBASHK-ut janë përkujdesur që ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë.96260418 2964515633613861 8750911710010802176 n
Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, por edhe gjithë stafi qendror duke kryer detyra konkete. Kryetari Jasharaj gjatë komunikimit me pjesëmarrësit e trajnimeve i ka përgëzuar ata për përkushtimin në procesin mësimor nga larg dhe për angazhimin në këto trajnime duke shprehur respekt edhe për trajnerët të cilët në një takim të përbashkët nga larg kanë shprehur gatishmërinë që të vazhdojnë me trajnimet edhe në situatën e re të krujuar nga Covid-19.
Do theksuar se kolegët tanë të përfshirë në këto gjatë grupe kanë përfunduar me sukses trajnimet duke qenë aktiv e duke dëshmuar se kanë arritur të marrin njohuri të shumta për temat kyçe që trajnerët kanë shpalosur gjatë gjithë kohës së trajnimeve.
SBASHK-u përgëzon pjesëmarrësit për arritjet dhe vijueshmërinë në këtë aktivitet dhe u shprehë mirënjohje për gjithë angazhimin dhe përkushtimin trajnerëve Muhamet Jahiri e Minire Tërbunja, Besim Haliti, Besjana Rexhepi, prof. dr. Atdhe Hykolli, Pranvera Haziri, Jehona Oruqi, Valentina Sopnjani, Safet Beqiri, Besim Kryeziu dhe prof. dr. Hysen Sogojeva.
Kujtojmë se kolegët tanë nga Prishtina kanë marrë pjesë në pesë grupe të ndara dhe atë dy në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", ndërsa nga një grup në trajnimet: " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", dhe "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor", kurse kolegët tanë nga Novobërda kanë marrë pjesë në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" .
96559580 1157954424568895 160291795849183232 nStafi qendror i SBASHK-ut edhe në mbledhjen e së shtunës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Univeristeteve ka përsëritur gatishmërinë për të vazhduar me këtë aktivitet bazuar në këkesat e anëtarësisë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Takim konsultativ nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe Universiteteve

Analizë e situatës akuale në arsim dhe e procesit mësimor nga larg

Prishtinë, 09.05.2020

96413834 263412165021560 2274007813967577088 nMe qëllim që të vlerësohet nga afër gjenjda në sistemin arsimor kudo në komunat e Kosovës, SBASHK-u ka mbajtur takimin konsultativ të radhës me kryetarët e nivelit komual sindikal dhe të Universiteteve.
Në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka përgëzuar edhe një herë kolegët tanë kudo në Kosovë për ngazhimet e vazhdueshme në realizim të mësimit në distancë. Ai ka shtuar se duhet të vazhdojmë bashkërisht të jemi në komunikim me kryetarët e shoqatave sindikale dhe me kolegët kudo janë me qëllim që të dëgjojmë nga ata për situatën dhe për sfidat e pengesat eventuale. Kryetari Jasharaj ka theksuar se stafi qendror është duke vazhduar me angazhimet në shërbim të realizimit të këkresave të anëtarësisë dhe se pret edhe nga ky takim bashkëbisedë dhe propozime konkrete për angazhime në vijim duke u bazuar në kërkesat aktuale të anëtarësië e bazuar në situatën aktuale.96585775 1555151277981488 4354140808488681472 n
Pas kësaj është zhvilluar një bashkëbisedë përmbajtjesore dhe kryetarët e nielit komunal kanë dhënë vlerësime të gjendjes aktuale në arsimin e komunave të tyre duke ritheksuar se kolegët tanë kudo në Kosovë janë të përkushtuar dhe se procesi mësimor nga larg është duke u zhvilluar me sukses dhe se për këtë meritorë janë punëtorët e arsimt, por edhe nxënësit dhe prindërit, që vazhdojnë angazhimet e përbashkëta dhe komunikimin e vazhdueshëm në shërbim të realizimit sa më të mirë të procesit mësimor nga larg. Ata kanë shtuar se po vazhdon komunikimi me drejtoritë e shkollave e përmes tyre edhe me Drejtoritë Arsimore Komunale duke dhënë e duke marrë informacione të duhura lidhur me procesin mësimor.
Në vazhdim të këtij takimi është bashkëbiseduar edhe për trajnimet nga larg. Është thënë se grupet nga komuna e Prishtinës janë duke vazhduar me angazhimet edhe këtë të shtunë dhe do të vazhdojnë edhe të dielen. Menaxheri për financa e administratë dhe koordintor për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë disa sqarime lidhur me organizimin e trajnimeve nga larg dhe u është drejtuar kryetarëve që të bashkëbsidojnë me kolegët tanë kudo në Kosovë dhe të përgatisin listat gjegjëse për trajnimet. Ai ka ritheksuar se stafi qendror i SBASHK-u është i gatshëm të angazhohet bashkë me trajnerët për organizimin e trajnimeve nga larg duke u bazuar në kërkesat e anëtarësisë.
Pjesëmarrësit e këtij takimi janë shprehur se do vazhduar me takime të tilla në mënyrë që të barten me kohë informacionet nga qendra për anëtarësinë, por edhe nga gjithë kolegët tanë me qëllim që të marrim vendime për angazhime të përbashkëta në shërbim të kryerjes së obligimeve e detyrave konkrete.96095594 869319090215080 8471021138145705984 n

Internacionalja e Arsimit (EI) mbajti takimin e radhës nga larg me sindikatat anëtare

Kushtet që duhet plotësuar para rihapjes së instuticioneve arsimore
Prishtinë, 05.05.2020
95794510 553563975343466 2665203571410075648 nInternacionalja e Arsimit, që përfaqëson 32 milionë punëtorë të arsimit nga e tërë bota ka vazhduar komunikimin me sindikatat anëtare duke i inkurajuar për punë e angazhime edhe tani kur po mendohet në rihapjen e shkollave dhe instuticioneve shkollore.SBAShK –un në këtë takim e ka përfaqësuar Nënkryetarja e SBAShK –ut znj.Vjollca Shala e cila ka treguar për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe për mundësinë e rihapjes së shkollave dhe instuticioneve arsimore në Kosovë.
Takimin e hapi dhe e udhëheqi Presidentja e EI-së znj.Susan Hopgood.Znj.Hopgood pasi përshëndeti të pranishmit në takim tregoj se një numër në rritje i vendeve po shqyrtojnë lehtësimin e kufizimeve dhe gradualisht të rifillojnë arsimin në vend. Internacionalja e Arsimit - EI thekson një seri prej pesë dimensionesh që duhet të konsiderohen nga qeveritë, në dialog me arsimtarët dhe sindikatat e tyre, kur planifikojnë këtë fazë tjetër të përgjigjes ndaj virusit COVID- 19 të krizës në arsim.
96124081 239561650686011 913598389206122496 n


"Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka nxjerrë në pah gjashtë kushte që duhet të përmbushen përpara se qeveritë të fillojnë të heqin kufizimet e tanishme për lëvizjen sociale dhe fizike në lidhje me përhapjen e COVID-19:
Transmetimi i sëmundjeve është nën kontroll.
Sistemet shëndetësore janë në gjendje të "zbulojnë, testojnë, izolojnë dhe trajtojnë çdo rast dhe të gjurmojnë çdo kontakt".
Pikat e nxehta të rreziqeve të zvogëlohen në vendet në nevojë, siç janë shtëpitë e pleqve.
Shkollat, vendet e punës dhe vendet e tjera thelbësore kanë krijuar masa parandaluese.
Rreziku i importimit të rasteve të reja "mund të menaxhohet".
Komunitetet janë plotësisht të arsimuar, të angazhuar dhe të fuqizuar për të jetuar nën një normalitet të ri".
Sekretari I përgjithshëm i EI-së z. David Edvards tregoi për pesë strategjitë që duhet të ndërrmarrin qeveritë për rihapjen e shkollave:
1. Angazhimi në Dialog Social dhe Politik
Autoritetet publike të përfshihen në dialog të vazhdueshëm shoqëror dhe politik me arsimtarët dhe sindikatat e tyre përfaqësuese dhe organizatat për të vlerësuar nevojat dhe të bien dakord për masat shëndetësore dhe të sigurisë për studentët dhe stafin arsimor për kalimin përsëri në mësimdhënie dhe mësim në vend. Të përkushtohet vëmendja për ngarkesën shtesë të punës që rrjedh nga kërkesa paralele e mësimit ballë për ballë dhe në internet gjatë rihapjes graduale të shkollave. Të drejtat e punës së mësimdhënësve dhe personelit mbështetës të arsimit të respektohen dhe të ruhen kushte e përgjithshme në punë.
2. Sigurimi i Shëndetit dhe Sigurisë së Komuniteteve të Arsimit
Ekziston një marrëveshje dhe qartësi për masat higjienike të nevojshme për mbajtjen e fëmijëve studentëve dhe stafit të sigurt dhe të shëndetshëm, si dhe masat parandaluese për përmbajtjen e përhapjes së virusit. Të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore duhet të jenë të pajisura për të siguruar dhe mbajtur praktika të përmirësuara të higjienës dhe pastrimit.
3. Barazia të jetë përparësia kryesore
Barazia është qenësore në planet e tranzicionit, duke pranuar që ndikimi i pandemisë nuk është i barabartë dhe që tashmë studentët dhe punonjësit e arsimit në nevojë kanë qenë dhe mund të vazhdojnë të jenë më të prekurit. Të krijohet një strukturë mbështetëse për të gjithë studentët dhe stafintë cilët për arsyje të ndryshme nuk kanë qenë në gjendje të marrin pjesë në mësimin në internet ose në shtëpi. Një strategji është zhvilluar për adresimin e rritjeve të mundshme të niveleve të braktisjes, duke i kushtuar vëmendje të veçantë vajzave dhe grave, dhe atyre që janë në rrezik të punës së fëmijëve.
4. Mbështetja e Mirëqenies fizike dhe emocionale dhe rikuperimi
Sistemet janë krijuar për të mbështetur mirëqenien dhe shëndetin mendor të fëmijëve, studentëve dhe stafit arsimor, përfshirë edhe përmes mbështetjes dhe këshillimit të përkushtuar psikosocial. Përveç pandemisë që shkakton stres dhe ankth të vazhdueshëm, shumë fëmijë, studentë dhe staf arsimor gjithashtu do ta kenë të vështirë të kthehen në shkollë dhe të përshtaten me rutinat e reja, si dhe kufizimet në bashkëveprimin shoqëror. Mbështetje e përkushtuar duhet të jetë në dispozicion për ata që mund të kenë pësuar vdekje në familje, abuzim, dhunë ose trauma të tjera emocionale.
5. Besimi në profesionalizmin e arsimtarëve
Autoritetet arsimore angazhohen me arsimtarët dhe sindikatat e tyre për të përcaktuar dhe vlerësuar ndikimin e mbylljeve të shkollës në mësimdhënie, mësimnxënie dhe mirëqenien e studentëve. Çdo kornizë për kalimin përsëri në arsimin në vend është e bazuar në besimin në profesionalizmin dhe praktikën pedagogjike të fuqisë punëtore arsimore. Qartësia për çdo kërkesë vlerësimi arrihet në dialog me mësimdhënësit dhe sindikatat përfaqësuese të tyre për të siguruar një trajtim të drejtë dhe të barabartë të të gjithë studentëve dhe pavarësinë e vazhdueshme profesionale të mësimdhënësve.

Dhe si përmbledhje të këtij takimi Presidentja znj.Hopgoood tha "Me shkollat dhe institucionet arsimore të mbyllura në shumicën e vendeve, ka çështje kritike për të marrë në konsideratë qeveritë, pasi vendet gradualisht fillojnë të rihapin institucionet e fëmijërisë së hershme, shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë. Është e domosdoshme që qeveritë të komunikojnë në mënyrë transparente dhe të vazhdueshme në lidhje me planet për rihapjen e arsimit në vend dhe për shkallën në të cilën ata informohen me këshillat e ekspertëve të shëndetit. Dialogu i vazhdueshëm shoqëror dhe politik me arsimtarët dhe sindikatat e tyre është gurthemeli i çdo strategjie të suksesshme arsimore".

SBASHK-u vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë

Organizohen gjashtë grupe trajnimesh nga larg me kolegët tanë nga Prishtina e Novobërda
Prishtinë, 02.05.2020
95594466 882533372212121 910425915907899392 nPas organizimit të suksesshëm të dy trajnimeve nga larg me kolegët tanë nga Novobërda, SBASHK-u vazhdon të realizoj kërkesat e anëtarësisë duke nisur sot me pesë grupe trajnimesh nga larg me kolegët tanë nga Prishtina dhe një grup trajnimi me kolegët tanë nga Novobërda.

Me kolegët tanë nga Prishtina sot kanë filluar trajnimet " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", dhe "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" dhe "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", kurse me kolegët nga Novobërda , pasi janë kryer trajnimet "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", sot ka nisur trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar".

95308653 235933577620936 154426064523755520 n

Këto trajnime kanë nisur me një dallim kohor nga 15 minuta nga njëri-tjetrin me qëllim që kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri të përshëndesin kryetarët e nivelit komunal sindikal të dy komunave, trajnerët, pjesëmarrësit dhe që të bashkëbisedojnë dhe të përgjigjen në pyetjet eventuale të tyre, qoftë lidhur me trajnimin, qoftë me çështje të tjera arsimore e sindikale. Kryetari i Kuvendit Sindikal për Arsimimin Para universitar të Prishtinës , Ahmet Pllana në hapje të pesë grupeve të trajnimeve ka përshëndetur pjesëmarrësit e trajnerët e pastaj ka falënderuar stafin e SBASHK-ut për përkushtimin dhe angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë duke vlerësuar lart angazhimin e tyre edhe në organizimin e këtyre pesë grupeve të trajnimeve nga larg me mësimdhënës nga komuna e Prishtinës.

95403348 233847884561810 3761557376021299200 n

Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Novobërdën, Besnik Kurteshi në hapje të trajnimit për kolegët tanë nga kjo komunë ka shprehur respekt për gjithë angazhimet e SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Ai është shprehur i sigurt se, ashtu si dy trajnimet e mbajtura më parë me kolegët nga Novobërda, edhe ky trajnim do të jetë i suksesshëm.95381129 2647969078756911 4882048952670617600 n
SBASHK-u falënderon për angazhimin e përkushtimin trajnerët Muhamet Jahiri e Minire Terbunja të angazhuar në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", trajnerët Besim Haliti e Besjana Rexhepi të angazhuar në trajnimin " Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social", trajnerët Atdhe Hykolli e Pranvera Haziri për angazhimet në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", trajnerët Jehona Oruqi e Valentina Sopjani të angazhuara në trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" trajnerët Safet Beqiri e Besim Kryeziu që janë të angazhuar në realizimin e trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" dhe trajnerin prof. Dr. Hysen Sogojeva për angazhimin në trajnimin trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me kolegët tanë në komunën e Novobërdës.
gjSBASHK-u do të vazhdojë me organizimin e trajnimeve edhe në komunat tjera duke u bazuar në kërkesat e kolegëve tanë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Takim nga larg me trajnerët e pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut

Trajnerët të gatshëm për angazhime vullnetare në trajnimet nga larg
Prishtinë, 01.05.2020
RRJNë hapje të takimit nga larg me trajnerët e pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut , kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë dhe ka falënderuar trajnerët e licencuar, që janë pjesë e këtij takimi nga larg. Jasharaj ka kujtuar se punëtorët e arsimit edhe në këtë kohë të vështirë po bëjnë maksimumin e angazhimeve në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Ai ka shtuar se duke mbajtur takime nga larg me kolegët tanë kudo në Kosovë kemi marrë informacione të shumta për arritjet në mësimin nga larg, por edhe për sfidat e pengesat eventuale. Kryetari Jasharaj ka shtuar se në këto takime kolegët tanë kanë shtruar edhe kërkesën që edhe në këtë situatë të organizohen trajnime nga larg.
"Duke u angazhuar në realizimin e kësaj kërkese është filluar me kolegët tonë në Novobërdë, fillimisht me trajnimin për mediet, udhëhequr nga Alban Zeneli e pastaj edhe trajnimin për gjuhën shqipe dhe letërsinë me trajnerin Atdhe Hykolli. Suksesi i këtyre dy trajnimeve ka bërë që të nisin e të shtohen kërkesat dhe nga kolegët tanë në komuna tjera dhe duhet shtuar angazhimet edhe ju trajnerët e nderuar", ka thënë kryetari Jasharaj për të apeluar që secili nga trajnerët ta mbaj nga një trajnim vullnetarisht nga sfera e tyre e angazhimit.
Pas kësaj nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë në SBASHK, Ymer Ymeri, që janë koordinues të trajnimeve, janë inkuadruar në këtë bashkëbisedë për të treguar planifikimin që stafi qendror i SBASHK-ut ka paraparë e aprovuar lidhur me rrjedhën e trajnimeve nga larg.95468604 1612613088915398 6730222600464629760 n
Trajnerët Alban Zeneli dhe Atdhe Hykolli kanë treguar për trajnimet nga larg që kanë mbajtur me kolegët tanë nga Novobërda. Ata kanë deklaruar se pjesëmarrja në këto trajnime ishte për çdo lëvdatë dhe se pjesëmarrësit kanë treguar përkushtim dhe kanë ndikuar që trajnimet të jenë me plot angazhime e arritje . Trajnerët Zeneli e Hykolli kanë treguar se këto dy trajnime kanë pasur rrjedhë të mbarë dhe ata kanë lavdëruar përkushtimin dhe angazhimin e pjesëmarrësve në këto trajnime.
Edhe trajneri prof.dr. Hysen Sogojeva , që ka mbajtur shumë trajnime me kolegët tanë kudo në Kosovë, ka përgëzuar angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë e këtij aktiviteti në mbajtjen e trajnimeve nga larg. Trajneri Safet Beqiri, që ka mbajtur me shumë sukses shumë trajnime me kolegët tanë kudo në Kosovë, ka shprehur përgëzime për SBASHK-un, që siç tha ai, edhe në këtë situatë po kontribuon në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg ,por po angazhohet edhe në shumë angazhime e aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Ai është shprehur i gatshëm që të angazhohet edhe tani në trajnimet nga larg. Trajnerët kanë deklaruar se me 32 pjesëmarrës trajnimi është lehtë i menaxhuar dhe këtë e kanë argumentuar trajnerët Zeneli e Hykolli , që kanë mbajtur trajnime nga larg me kolegët nga Novobërda. Trajneri për edukimin medial Muhamet Jahiri ka dhënë idenë që të krijohet një rregullore e trajnimeve që përcakton rregullat e mbajtjes së trajnimeve nga larg me qëllim që të gjithë të veprojnë njëjtë gjatë gjithë rrjedhës së trajnimeve.
95097811 282306272934112 8725394544801087488 nShumë nga trajnerët kanë përkrahur apelin e kryetarit të SBASHK-ut dhe janë shprehur të gatshëm të mbajnë së paku nga një trajnim vullnetarisht. Sekretarja e përgjithshme e SBASHK-ut, Jehona Oruqi, që është drejtore e një shkolle në Prishtinë, ka shprehur mendimin se me këto trajnime mos po bëhet ngarkesë e shtuar për mësimdhënësit. Koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri është shprehur se trajnimet SBASHK-u i organizon vetëm sipas kërkesave të anëtarësisë dhe pjesëmarrja në to është vullnetare. Ai ka shtuar se këto trajnime SBASHK-u po i organizon në bazë të kërkesave të anëtarësisë dhe me qëllim që ata të marrin njohuri të reja dhe të kenë sa më shumë orë të kërkuara për licencën e punës dhe për gradimin, si proces që do të pasojë.
Të gjithë pjesëmarrësit në bashkëbisedë kanë përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet dhe kanë shprehur gatishmërinë për angazhime në trajnimet gjegjëse kurdo që kolegët tanë shprehin kërkesa për një aktivitet të tillë shumë të rëndësishëm. SBASHK kërkon falje pse në këtë shkrim nuk janë cekur me emër të gjithë bashkëbiseduesit, por që të gjithë gëzojnë respektin tonë për gatishmërinë që të angazhohen në këtë aktivitet të rëndësishëm të SBASHK-ut e në shërbim të anëtarësisë.

Një kërkesë e SBASHK-ut lidhur me Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale

Prishtinë, 30 prill 2020

logoSBASHK-u përfaqëson të punësuarit në sektorin e arsimit, shkencës dhe kulturës dhe është angazhuar vazhdimisht që ta mbajë të gjallë dialogun mes partnerëve social me qëllim të zgjedhjes së çështjeve e kërkesave të anëtarësisë. Është vlerësuar lart kontributi ynë sindikal edhe në kuadër të BSPK-së, por edhe në aktivitetet sindikale me sindikatat e arsimit kudo në Evropë e botë. SBASHK-u vazhdimisht është munduar që përmes përfaqësuesve të vet të jap kontribut në dialogun social edhe në Këshillin Ekonomik Social, që vepron në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Dialogut mes partnerëve social i ka dhënë vazhdimisht vend meritor edhe BE-ja duke krijuar organizma të veçantë që merren me këtë çështje dhe bëjnë gjithë angazhimet që dialogu të zë vend meritor mes institucioneve shtetërore e sindikatave kudo në botë.
Për ta ruajtur mundësinë dhe vlerën e rëndësinë e dialogut social edhe në të ardhmen dhe për të mbajtur të relaksuar atmosferën për këtë, SBASHK-u mendon që, pavarësisht rrjedhës së ngjarjeve te ne lidhur me institucionet shtetërore, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të veprojë si e tillë e jo të ketë me të e brenda saj edhe kombinime dikasteresh të tjerë, si ekonomi, punësim, tregti, industri , ndërmarrësi , investime strategjike e ndonjë gjë tjetër. Mendojmë se e ngarkuar kështu kjo Ministri nuk mund ta ketë funksionin e saj dhe veprimtaritë këtu komplikohen dhe nuk mund të zgjidhet as edhe një çështje si duhet.
Pastaj bashkimi i Ministrisë se Punës e Mirëqenës Sociale me ministrin e Ekonomisë është edhe në kundërshtim me Ligjin e Këshillit Ekonomik Social sepse sipas këtij ligji pjesë e këshillit janë të dy ministrat e këtyre Ministrive.
Të punësuarit në sektorin privat e publik dhe ata që janë pjesë të skemave pensionale duhet ta kanë një adresë të vetme për të drejtuar kërkesat e për të kërkuar realizmin e të drejtave të tyre. Shteti duhet ta ketë bazë të veprimit e komunikimit me të punësuarit në të dy sektorët dialogun social dhe ky dialog kishte hasur shpesh në vështirësi pikërisht pse institucionet mundoheshin t'i iknin në mungesë të argumenteve e gatishmërisë për përballje me përfaqësuesit e punëtorëve në të dy sektorët.
SBASHK-u mendon se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka mjaft punë e angazhime që do kryer, edhe pa u ngatërruar e komplikuar me çështje të mëdha nga sferat tjera të jetës në Kosovë dhe duke qenë të përkushtuar për dialogun social apelojmë që ata që udhëheqin shtetin tonë, të bëjnë, nëse u duhet, acilat do zgjidhje e veprime e kombinime në Ministri të tjera, por Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale ta lënë me këtë emërtim dhe me hallet e saj të mëdha, që duhet zgjidhur me partnerët e dialogut social.

Përfundoi trajnimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë me kolegët nga Novobërda

Pjesëmarrësit janë shprehur se njohuritë e reja do t'i aplikojnë në procesin mësimor
Prishtinë, 28.04.2020
94712851 252446372573419 1699643761618845696 nKa përfunduar me sukses me kolegët nga komuna e Novobërdës edhe trajnimi i radhës nga larg "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", i udhëhequr nga prof. dr. Atdhe Hykolli . Në mbyllje të këtij trajnimi prej 32 orësh me pjesëmarrësit nga larg kanë komunikuar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe stafi qendror. Trajneri Hykolli ka deklaruar në mbyllje të trajnimit se vërtetë pjesëmarrësit kanë qenë të përkushtuar dhe në bashkëbiseda e duke kryer detyrat lidhur me temat e shpalosura kanë dëshmuar për arritje të reja nga ky trajnim. Duke marrë pjesë në përmbylljen e këtij trajnimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka 

95144553 692609571498744 3942168146751782912 n

përgëzuar trajnerin prof. dr. Atdhe Hykolli dhe pjesëmarrësit në këtë trajnim, që ashtu si në trajnimin për medie ishin të angazhuar e përkushtuar edhe në trajnimin për gjuhën shqipe dhe letërsinë duke iu premtuar se edhe në tw ardhmen kolegët tanë në Novobërdë dhe kudo në Kosovë do ta kenë mbështetjen e SBASHK-ut dhe bashkërisht do të angazhohemi në realizimin e kërkesave legjitime të të gjithë anëtarësisë. 
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Para universitar të Novobërdës, Besnik Kurteshi ka falënderuar trajnerin prof.dr. Atdhe Hykolli dhe ka përgëzuar gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim duke u shprehur se punëtorët arsimor të Novobërdës i janë mirënjohës SBASHK-ut për gjithë angazhimet dhe janë duke u përgatitur të marrin pjesë edhe në ndonjërin prej trajnimeve tjera të licencuara të SBASHK-ut.
Pas kësaj stafi i SBASHK-ut duke përgëzuar pjesëmarrësit për angazhimet dhe suksesin e arritur në këtë trajnim i ftoi ata që lirshëm të marrin pjesë në një bashkëbisedë duke dhënë vlerësime për trajnimin dhe duke shprehur kërkesa të reja e duke bërë edhe pyetje për cilën do çështje sindikale a për arsimin në tërësi. Ata kanë deklaruar se janë të kënaqur me temat e shtjelluara në këtë trajnim dhe se kanë 

94705906 255277128993027 5730497352330903552 n

falënderuar trajnerin për angazhimet dhe përkushtimin e treguar në arritjen e objektivave të trajnimit. Shumë nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi kanë kërkuar që SBASHK-u të vazhdojë me organizimin edhe të trajnimeve tjera nga larg për ta. Po ashtu pjesëmarrësit kanë shtruar edhe pyetje në të cilat është përgjigjur menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili ka treguar edhe për trajnimet e radhës duke shprehur gatishmërinë e tij e të stafit për angazhim në realizimin e këtyre kërkesave për trajnimet, por edhe të kërkesave tjera sindikale. Ai ka kujtuar se kryetari i SBASHK-ut dhe i tërë stafi kanë përkushtim për të gjithë anëtarësinë kudo në Kosovë, por një përkushtim të veçantë e kanë dhe do ta kenë për kërkesat e kolegëve tanë nga Novobërda, Shtërpca e disa komuna tjera , që konsiderojmë se veprojnë e punojnë në kushte dhe rrethana që janë pak më ndryshe, krahasuar me komunat tjera të Kosovës.
Duke u përshëndetur me pjesëmarrësit trajneri prof. dr. Athe Hykolli ka lavdëruar edhe një herë përkushtimin dhe angazhimin e SBASHK-ut dhe ka përsëritur gatishmërinë për angazhim në këtë trajnim me kolegët kudo në Kosovë, qoftë si tani nga larg, qoftë në të ardhmen, si dikur, duke organizuar trajnimet në ambientet e institucioneve tona arsimore.

 

SBASHK-u me një kërkesë konkrete për Kryeministrin Kurti

Mos të pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi nga distanca

Prishtinë, 28 prill 2020
logoSBASHK-u është duke vazhduar të mbaj takime nga larg me punëtorët arsimor që nga çerdhet e deri edhe të Universitetet e Kosovës me qëllimin e vetëm që të inkurajojë e përkrah ata në angazhimet maksimale që po bëjnë në realizimin sa më të mirë të procesit mësimor në distancë. Duke analizuar bashkë me ta rrjedhën e mësimit nga larg, SBASHK-u ka marrë obligim nga anëtarësia, që edhe një herë, t'i drejtohet Kryeministrit, z. Albin Kurti me kërkesën konkrete që Qeveria të marr një vendim për t'u lejuar punëtorëve të arsimit që kanë arritur moshën e pensionimit të vazhdojnë angazhimin deri në përfundim të procesit mësimor nga larg.
Duke e argumentuar këtë kërkesë, SBASHK-u cek se procesi mësimor nga larg është duke u zhvilluar dhe se punëtorët e arsimit kanë krijuar një përvojë të mirë të realizimit të procesit mësimor me platformat gjegjëse dhe po mbajnë edhe komunikim të vazhdueshëm me nxënës e prindër duke u angazhuar bashkërisht për rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Nëse pensionohen kuadrot arsimore që kanë plotësuar moshën do të vështirësohej rrjedha e mësimit nga larg ngase në këto rrethana procesi i rekrutimit të kuadrove të reja është tepër i vështirë dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit dhe po ashtu do të kishte probleme në organizimin e punës së paneleve të intervistimit me shkrim e me gojë për kandidatët që konkurrojnë. Po ashtu do kujtuar faktin se kuadrot e reja do ta kishin tepër të vështirë të angazhoheshin suksesshëm në procesin mësimor nga larg ngase do të ishin të panjohur për kolegët në atë shkollë e aq më shumë për nxënësit me të cilët do të duhej ta zhvillonin procesin mësimor. Po ashtu ata do ta kishin tepër të vështirë të krijojnë mundësi për komunikim me prindërit.
SBASHK-u në kërkesën drejtuar Kryeministrit Kurti ka kujtuar Qeverinë se të gjithë ata që janë pensionuar nga 1 prilli 2020 deri mw sot janë duke mbajtur procesin mësimor me nxënësit e tyre dhe këta mësimdhënës kanë kontribuar mbi 40 vite në sistemin arsimor të Kosovës dhe këtë muaj rrezikojnë të mbesin edhe pa paga edhe pa pensione për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, pasi që në këto rrethana as nuk kanë marrë vendime të pensionit e as nuk kanë aplikuar për pensione, por janë duke vazhduar punën e mësimdhënësit nga largësia si të gjithë mësimdhënësit tjerë.
SBASHK-u beson se Kryeministri Kurti dhe Qeveria do të marrin një vendim të tillë, i cili kontribuon që të largohen shqetësimet e kolegëve tanë që kanë arritur moshën e pensionimit dhe kështu do të vazhdohej me rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg me kuadrot arsimore që edhe e kanë nisur këtë formë të procesit arsimor .

Ma artikuj...

  1. Takim nga larg me Kryesinë e Sindikatës së Universiteteve (SUSHK)
  2. Edhe një aktivitet i SBASHK-ut me kolegët nga komuna e Novobërdës
  3. Takim me kryetarët e Kuvendeve komunale sindikale dhe të Universiteteve
  4. Konferencë nga larg e shumë sindikatave nga e tërë bota
  5. Po vazhdon me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga Novobërda
  6. Nuk kanë të ndalur angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë
  7. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës
  8. Takim nga larg me kryetarët e nivelit Komunal sindikal dhe të Universiteteve
  9. Takim nga larg me kolegët nga SHFMU “Emin Duraku” të Kaçanikut
  10. Të ndihmohet përfshirja e të gjithë nxënësve në mësimin nga larg
  11. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit
  12. Takim nga larg i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut
  13. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Obliqit
  14. Qasjet e reja me psikologë
  15. Takim nga larg me kolegët nga Shtërpca dhe Novobërda
  16. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Podujevës
  17. Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar i Kamenicës mbajti takim nga larg
  18. Takim nga larg me Kuvendin sindikal të Arsimit Parauniversitar të Dragashit
  19. Lajm i keq për individët që nuk na duan, SBASHK-u ishte dhe është këtu
  20. Mbajti takim nga larg Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Deçanit
  21. Takim nga larg me Kuvendin e Sindikatës së Arsimit Para universitar të Fushë Kosovës
  22. U mbajt takim nga larg edhe me kolegët nga Skenderaj
  23. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Gjakovës
  24. Internacionalja e Arsimit mbajti takim nga larg
  25. Takim nga larg i Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut
  26. Takim nga larg i Kuvendit sindikal të Arsimit Parauniversitar të Shtimes
  27. Takim nga larg me kolegët nga Hani i Elezit
  28. Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Pejës
  29. Takim nga larg i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë
  30. Kuvendi sindikal i Arsimit Parauniversitar të Suharekës ka mbajtur takim nga larg
  31. Është mbajtur nga larg Kuvendi i sindikatës komunale të Drenasit
  32. Situata e krijuar nga kufizimet për shkak të Covid-19 sjell te ne edhe strese
  33. Takim nga larg i Kuvendit të Arsimit Para universitar të Lipjanit
  34. Në mbështetje të angazhimit të mësimdhënëseve në këto kohë të vështira
  35. U mbajt takimi i radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal
  36. Takime të suksesshme me Kuvendet sindikale të Prishtinës e Istogut
  37. Vazhdojnë angazhimet e SBASHK-ut me anëtarësinë
  38. Ministrja Bajrami falënderon SBASHK-un për kontributin në situatën aktuale
  39. Takimi online me Kuvendin sindikal të komunës së Gjilanit
  40. Psikologët të gatshëm për angazhim me mësimdhënës
  41. Takim i radhës online me Kuvendin sindikal të komunës së Ferizajt
  42. Veprim zhgënjyes i Kushtetueses ndaj Ligjit të pagave
  43. Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre
  44. Mobilizim i plotë i SBASHK-ut për mësimin nga largësia
  45. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  46. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  47. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë
  48. Bashkëbisedë e SBASHK-ut me MASHT-in
  49. SBASHK-u vazhdon takimet me kryetarë të Grupeve Parlamentare
  50. Kryetari Shala dhe dy deputetë të NISMA u takuan me përfaqësuesit e SBASHK-ut

Butoni posht