Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u në përgatitje për protestën e 4 dhjetorit

Takim me Këshillin e Prindërve të Prishtinës

Prishtinë, 18.11.2021
257673411 1839547086232925 4900091435895066564 nSBASHK ka publikuar vendimin nga takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve, që më 4 dhjetor të niset me veprime sindikale duke nisur me një protestë me numër të kufizuar të udhëheqësve e veprimtarëve sindikal dhe me përfaqësues të Këshillave të Prindërve.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve SBASHK-u ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillave prindërve duke filluar me Prishtinën. Në selinë e SBASHK-ut kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana kanë pritur kryetarin e Këshillit të prindërve Jeton Demi dhe anëtarët e kryesisë së Këshillit të prindërve të Prishtinës Nexhmi Hoxha dhe Besim Cakolli.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar Këshillin e prindërve për situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të gatishmërisë për dialog të Qeverisë të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë thënë se SBASHK po bën gjithë angazhimet e mundshme që çështja e Ligjit të pagave të zgjidhet drejt përmes dialogut dhe takimeve të sindikatave me përfaqësues të Qeverisë në mënyrë që të mos shkohet në grevë dhe prandaj ka ftuar përfaqësuesit e Këshillave të prindërve që të jenë bashkë me SBASHK-un në këto angazhime me shpresë se mesazhi i përbashkët do të kuptohet drejt nga Qeveria dhe do të nis zgjidhja e drejtë për ligjin e pagave. Nëse edhe këto angazhime nuk japin rezultatin e pritur, atëherë do të ndodhin grevat në tërë sistemin arsimor.
Kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën Jeton Demi bashkë Nexhmi Hoxhën e Besim Cakollin janë shprehur se përkrahin kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe shprehin respekt për përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog. Po ashtu kanë lavdëruar angazhimin për gjithë këtë përkushtim në mënyrë që të mos vije deri të grevat që paralizojnë tërë sistemin arsimor. Ata janë shprehur se do të debatojnë me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës për të qenë bashkë me 4 dhjetor në protestë me shpresën se Qeveria do të reflektojë dhe do të arrihet marrëveshje pa pasur nevojë për veprime të tjera.

Në përmbyllje të një aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK-ut

U mbajt Kuvendi zgjedhor në Drenas

Prishtinë, 13.11.2021

248013999 10221328571307112 3247270530858605409 nNë ambientet e shkollës "Gani Syla" është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Drenasit. Kryetari i këtij Kuvendi Ilaz Dervishi në fillim të këtij takimi ka falënderuar pjesëmarrësit, që edhe pse në ditë vikendi, po marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantw. Ai pastaj ka përshëndetur nënkryetaren e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri duke shprehur respekt meritor për angazhimet e tyre dhe stafit qendror në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i këtij Kuvendi ka prezantuar raportin e punës për katër vitet e kaluara duke u ndalur në momentet kryesore për të përkujtuar sfidat, shqetësimet, angazhimet dhe arritjet duke vlerësuar se edhe në Drenas, si në tërë Kosovën, u dëshmua uniteti i fuqishëm i SBASHK dhe prandaj edhe arritjet janë të shumta.
Nënkryetarja Vjollca Shala ka përshëndetur të pranishmit duke u shprehur se me punë e përkushtim është arritur të shënohen rezultate të shumta në shërbim të anëtarësisë duke shprehur respekt për angazhimin e përkushtimin e kryetarit Ilaz Dervishi, kryesisë dhe veprimtarëve sindikalë, të cilët në koordinim me stafin qendror kanë arritur të kryejnë shumë detyra e angazhime në shërbim të anëtarësisë dhe kjo ka bërë që të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë besim të plotë në sindikatën e tyre dhe prandaj numri i anëtarëve të rinj në sindikatën tonë është shtuar në vazhdimësi.255278172 10221328575907227 3824294161556243915 n
Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me procesin e zgjedhjeve duke dhënë kontribut që Statuti të respektohet në tërësi dhe që procesi i zgjedhjes të ketë rrjedhë të mbarë. Në vazhdim të takimit pjesëmarrësit kanë dhënë propozimet e tyre për kryetar, nënkryetare, anëtarë të kryesisë, delegatë nga kjo komunë për Kongresin e SBASHK-ut dhe kanë propozuar edhe përfaqësuesit e tyre në Këshillin Drejtues.
Me votën e lirë e të fshehtë kryetar edhe për mandatin e radhës është rizgjedhur Ilaz Dervishi dhe kjo dëshmon besimin që ai ka arritur të krijojë e të ruaj te e gjithë anëtarësia në Drenas. Po ashtu me votën e lirë e të fshehtë nënkryetare e këtij Kuvendi u zgjodh Zejnepe Gjoshi Gruda. Ky Kuvend përmes votës së fshehtë ka zgjedhur edhe delegatët e vetë për Kongresin e SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.
Kryetari Ilaz Dervishi ka falënderuar pjesëmarrësit për besimin duke u ndier krenar që ka krijuar besim meritor, të cilin edhe ka arritur ta ruaj falë përkushtimit, angazhimit dhe korrektësisë. Ai ka premtuar se edhe në gjithë vitet e mandatit të radhës do të angazhohet bashkë me kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikalë në shërbim të anëtarësisë duke qenë i sigurt në mbështetjen e fuqishme të stafit qëndror.
Edhe anëtarët e këtij Kuvendi duke respektuar angazhimet e kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qëndror kanë propozuar që Jasharaj të zgjedhet edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut.

Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Mitrovicë

Kryetar u rizgjodh Isa Ismajli, nënkryetare Arta Haxhimehmeti

Prishtinë,08.11.2021
255151857 625570918467343 3834940813851543162 nNë bibliotekën e shkollës së mjekësisë "Xheladin Deda" të Mitrovicës është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës. Para fillimit të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin për Mitrovicën Isa Ismajli janë takuar me drejtorin e këtij institucioni arsimor Gani Rama. Drejtori Rama u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve dhe ka shprehur respekt të lartë për gjithë angazhimet e SBASHK-ut duke kujtuar edhe mbështetjen për nismën e procesit mësimor për disa profile të reja mjekësore e shumë të nevojshme për qytetarët në këtë komunë. Ai pastaj ka bërë një prezantim të punës dhe arritjeve nëpër vite duke theksuar se janë shënuar rezultate të shumta dhe se ky institucion ka kuadro të përgatitur dhe numër të madh të nxënësve, që dallohen në arritje dhe suksese të larta në mësime.
Pas kësaj vizite është filluar me Kuvendin zgjedhor dhe kryetari Ismajli ka prezantuar raportin e punës duke rikujtuar momente kyçe të angazhimeve, sfidave dhe arritjeve në këto katër vitet e kaluara. Ai këto arritje i ka vlerësuar si fryt të unitetit mes anëtarësisë, të përkushtimit të kryesisë në nivel të komunës dhe të stafit qendor. Kryetari Ismajli ka prezantuar edhe raportin financiar e pastaj të pranishmit kanë vlerësuar lart angazhimet e kryetarit Ismajli, kryesisë komunal dhe të stafit qendror.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj u është drejtuar pjesëmarrësve më një fjalë përshëndetëse duke theksuar se ndjehet krenar që është angazhuar nëpër vite e në shërbim të anëtarësisë bashkë me kryetarin Isa Ismalji. Ai ka përgëzuar gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit në këtë komunë dhe kudo në Kosovë për unitetin, përkushtimin dhe për angazhimin maksimal të tyre në procesin mësimor edhe pse në kushte tepër të vështira.255174977 951082108953794 7915824295831458263 n
Para se Kuvendi të kalojë në pjesën e dytë të punimeve, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë gjithë sqarimet e duhura lidhur me zgjedhjet dhe rrjedhën e mbarë të këtij procesi.
Komisioni zgjedhor ka kryer punën me përkushtim dhe pas propozimeve për gjitha funksionet është filluar votimi i fshehtë, i cili ka dëshmuar se punëtorët arsimor çmojmë lart angazhimet dhe përkushtimin e Isa Ismaljit, të cilit i kanë dhënë besimin edhe për një mandat. Ky kuvend me votën e lirë e të fshehtë ka zgjedhur kryetare Arta Haxhimehmetin. Po ashtu është zgjedhur edhe Komisioni mbikëqyrës, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut dhe janë propozuar anëtarët e Këshillit Drejtues nga kjo komunë.
Kryetari Ismajli ka falënderuar të pranishmit për besimin e dhënë dhe ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet bashkë me kryesinë e në koordinim e bashkëpunim me stafin qendor. Edhe anëtarët e këtij Kuvendi duke shprehur respekt dhe duke vlerësuar angazhimet dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj e kanë propozuar edhe për një mandat që të jenë në krye të sindikatës sonë.

SBASHK vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë

Shumë grupe trajnimesh edhe të dielën e 7 nëntorit

Prishtinë, 07.11.2021
ttrrrrKrahas realizimit të agjendës së zgjedhjeve të brendshme dhe angazhimeve të shumta në realizimin e kërkesave të anëtarësisë, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me një pjesë të stafit qendror po vazhdojnë me gjithë përkushtimin për të realizuar vullnetin e shumë punëtorëve të arsimit nga komunat e Kosovës për organizimin e trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut. Kështu ishte edhe të dielën e 7 nëntorit kur falë këtij përkushtimi filluan mbarë trajnimet "Udhëheqje dhe planifikimi strategjik ne Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Hysen Sogojeva, trajnimi " Edukimi dhe menaxhimi mjedisor ne Arsimin Parauniversitar", me trajnerin Agim Hasani, pastaj trajnimi "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social" me trajnerin Safet Beqiri.254115382 416136729972877 6218869757404482886 n
Po të dielën e 7 nëntorit ka filluar me sukses edhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" në dy grupe të ndara me trajnerin Ahiret Mehmeti dhe trajneren Zahide Hamiti Krasniqi, trajnimi " Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për arsimin fillor dhe të mesëm" me trajneren Pranvera Haziri, trajnimi "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik " me trajneren Blerta Dibrani, trajnimi me kolegët e komunitetit turk " Edukimi dhe menaxhimi mjedisor në Arsimin Parauniversitar" me trajneren Esengyl Dinovci dhdhe trajnimi "Roli i mësimdhenesve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës" për kolegët e ndarë në tri grupe me trajnerët Nora Ajeti, Eliza Dibrani dhe Labearta Selimi.
254032092 703332553974471 1469914598642782087 nVlen të theksohet se të gjithë këto trajnime kanë nisur me kohë dhe kanë pasur rrjedhë të mbarë. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri është kyçur dhe ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e të gjitha këtyre trajnimeve duke përgëzuar trajnerët për angazhimin dhe përkushtimin dhe pjesëmarrësit për vullnetin, që krahas angazhimit në procesin mësimor, të jenë pjesë edhe të këtij aktiviteti, i cili është ndihmesë e madhe për arritjen e njohurive të reja në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti është përkujdesur edhe zyrtarja për trajnime në SBASHK Albina Arifi. Ky aktivitet do të vazhdojë për të realizuar objektivat sipas marrëveshjes me stafin qendror dhe trajnerët e pjesëmarrësit duke pasur kujdes që të mos pengohet as edhe për një çast procesi mësimor.254437244 611865710012438 3105353106519002690 n

Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Pejë

Edhe në Pejë mbështetje dhe respekt meritor për SBASHK-un

Prishtinë, 07.11.2021
p.ppRealizimi i agjendës së takimeve zgjedhore të Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar ka vazhduar të dielën e 7 nëntorit në Pejë. Në hapje të këtij takimi kryetari Isuf Lajçi ka ftuar të pranishmit që me një minutë heshtje të lartësojnë kujtimin për gjithë punëtorët nga kjo komunë që kanë vdekur nga Covid. Pas kësaj ai ka prezantuar rendin e punës për ta ftuar pastaj kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj për një fjalë rasti. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar kryetarin Lajçi, kryesinë dhe gjithë veprimtarët sindikalë për angazhimin, përkushtimin dhe arritjet, kurse zyrtari ligjor Blendor Shatri ka dhënë gjithë sqarimet lidhur me rrjedhën e mbarë të procesit zgjedhor. Kryetari i këtij Kuvendi Isuf Lajçi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar, të cilët janë vlerësuar dhe janë aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi. pejjaaa
Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është nisur me procesin zgjedhor. Fillimisht pjesëmarrësit kanë dhënë propozime për kryetar, nënkryetar, kryesinë, Komisionin mbikëqyrës, delegatët e Kongresit dhe për përfaqësuesit nga Peja në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut. Anëtarët e këtij Kuvendi me votën e tyre e kanë dëshmuar se vlerësojnë lart angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Isuf Lajçi duke e zgjedhur edhe për një mandat. Ata me votën e lirë e të fshehtë e kanë zgjedhur kolegen Shpresa Nushi nënkryetare të këtij Kuvendi e po ashtu kanë votuar dhe kanë zgjedhur edhe anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut dhe përfaqësuesit nga kjo komunë në Këshillin Drejtues. Edhe ky Kuvend ka vlerësuar larg angazhimet dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj dhe stafin qendror dhe e kanë kandiduar atë edhe për një mandat.

Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Prizren

Vlerësohet lart përkushtimi, angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut

Prishtinë,06.11.2021
253769450 1799855960402084 5100853231620337920 nNë vikendin e 6 dhe 7 nëntorit janë mbajtur Kuvende zgjedhore të Arsimit Parauniversitar për komunën e Prizrenit dhe atë të Pejës.
Në Prizren takimi është mbajtur në sallën e takimeve të Hotelit "Theranda". Kryetari Reshit Kushaj dhe veprimtarët tjerë të sindikatës sonë nga kjo komunë kishin bërë gjithë angazhimet e duhura që Kuvendi të ketë rrjedhë të mbarë. Në fillim të këtij takimi kryetari Reshit Kushaj ka përshëndetur anëtarët e këtij Kuvendi pastaj ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana e pastaj ka lartësuar me një minutë heshtje kujtimin për gjithë punëtorët arsimor që vdiqën nga Covid. Pas kësaj kryetari Kushaj ka paraqitur raportin e punës duke u ndalur në momente kyçe të aktiviteteve sindikale në këtë komunë, e cila ka numër të madh të institucioneve arsimore, por edhe anëtarëve të SBASHK-ut. Pasi ky raport është vlerësuar lart dhe është aprovuar nga të pranishmit, Kushaj ka prezantuar edhe raportin financiar për katër vitet e kaluara, i cili po ashtu është aprovuar. Në vazhdim të punimeve të Kuvendit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke i përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave dhe për unitetin e dëshmuar sindikal përballë sfidave e angazhimeve të përbashkëta. Jasharaj ka falënderuar edhe kolegun Kushaj, i cili bashkë me kryesinë këtu ka bërë shumë angazhime duke shënuar edhe arritje të vazhdueshme, e po ashtu ka ndihmuar shumë edhe aktivitetet në nivel qendror. Duke shprehur respekt të lart për mikpritjen dhe duke lavdëruar koleget e kolegët e tij nga kjo komunë për angazhimin dhe arritjet, kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën, Ahmet Pllana është shprehur se ka ardhur me kënaqësi në këtë takim për të treguar për respektin dhe për të dëshmuar unitetin dhe respektin e ndërsjellë brenda SBASHK-ut.253761833 4480090278771023 1649550428735962279 n
Pas kësaj është kaluar në pjesën e dytë të punimeve të Kuvendit duke u nisur me procesin e zgjedhjeve. Për të shkuar mbarë ky proces dhe me qëllim që të respektohet në tërësi Statuti i SBASHK-ut është angazhuar koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cila ka kujtuar nenet që saktësojnë rrjedhën e procesit zgjedhor. Në garën mes dy e më shumë kandidatëve e me votën e fshehtë kryetar është rizgjedhur Reshit Kushaj dhe kjo është dëshmi e besimit dhe respektit për punën, përkushtimin dhe arritjet sindikale në këtë komunë e për të cilat respekt meritor ka Kushaj. Me votën e fshehtë është zgjedhur edhe nënkryetarja Rebiha Imami, Kryesia, Komisioni mbikëqyrës, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut dhe anëtarët e Këshillit Drejtues. Kryetari Kushaj ka falënderuar anëtarët e këtij Kuvendi për besimin e dhënë duke premtuar se bashkë ne kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikal do të vazhdojë me angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Edhe sindikalistët e arsimit nga Prizreni duke çmuar e vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Jasharaj e kanë propozuar edhe për një mandat që të jetë në krye të SBASHK-ut. Mediet lokale e kanë përcjellë këtë aktivitet duke i dhënë edhe hapësirë meritore.



SBASHK-u i prezantoi Ministres Nagavci shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave

Prishtinë, 04.11.2021

252622871 883576069197706 6565521282973028626 nPërfaqësuesit e SBASHK-ut në takimin e sotëm e kanë informuar Ministren e MASHTI-t, Arbërie Nagavci lidhur me shqetësimet dhe kërkesat aktuale të anëtarësisë duke u ndalur veçmas te fati i Ligjit të pagave e duke kërkuar që Qeveria të punojë për përmirësimin e lëshimeve dhe në takime me sindikatat të përgatis sa më shpejt këtë Ligj për ta proceduar në Parlamentin e Kosovës. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e kanë ritheksuar se presin takime dhe dialog me Ministrin Hekuran Murati dhe me Kryeministrin Kurti në mënyrë që çështjet të debatohen e zgjidhen me dialog me qëllim që të mos ketë arsye për veprime sindikale. Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar se komunikimi dhe bashkëpunimi mes SBASHK dhe MASHTI në shërbim të arsimit është shembull i mirë, por një komunikim e bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe me Ministrin Murati, por edhe me Qeverinë në tërësi sepse kështu krijohet klimë e mirëkuptimit dhe gjenden zgjidhje të pranueshme për të mos pasur arsye për tensionime të situatës në arsim dhe për veprime sindikale.
Ata po ashtu i kanë deklaruar Ministres Nagavci se kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë për të mbështetur pensionistët, por kanë kërkuar që Qeveria të ndaj një mbështetje buxhetore, se paku edhe për punëtorët tekniko –ndihmës dhe për të punësuarit tjerë që kanë paga të ulëta me qëllim që ata më lehtë të përballojnë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve.
Ministrja Nagavci është shprehur se do të analizoj me kujdes gjithë këto kërkesa dhe se do të angazhohet për të krijuar mundësi për takime e dialog të mirëfilltë mes SBASHK-ut , Ministrit Murati, por edhe të Qeverisë së Kosovës në tërësi.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Rahovec

Pjesëmarrësit vlerësuan lart angazhimet e stafit qendror dhe të Veli Morinës

Prishtinë,04.11.2021
251999223 312127363958271 3564755518311258837 nNë sallën e takimeve të Asamblesë komunale të Rahovecit është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Pjesë e punimeve të këtij kuvendi kanë qenë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.
Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit Veli Morina ka falënderuar pjesëmarrësit për angazhimet duke i përgëzuar ata që janë zgjedhur për herë të parë kryetarë të shoqatave sindikale dhe ata që janë rizgjedhur. Ai po ashtu ka përshëndetur kryetarin Jasharaj, koordinatorin Ymeri dhe zyrtarin ligjor Shatri duke i falënderuar e përgëzuar për gjithë angazhimet, përkushtimin dhe arritjet e shuma në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehet i nderuar me pritjen dhe respektin e treguar nga gjithë të pranishmit. Ai ka përgëzuar kryetarin Morina, kryesinë, por edhe gjithë veprimtarët sindikalë nga kjo komunë për angazhimet dhe unitetin e dëshmuar gjatë gjithë këtyre viteve në përballje me sfidat e kohës.
Në vazhdim të punimeve të këtij Kuvendi kryetari Veli morina ka prezantuar raportin e punës për katër vite të aktiviteteve dhe atë financiar. Raporti i punës i prezantuar në pikat kyçe të aktiviteteve dhe të përballjes me sfidat ka bërë që të pranishmit të kujtojnë momente të veçanta dhe janë ndjerë krenar me përkushtimin, unitetin dhe arritjet, të cilat i kanë përmendur si kontribut të kryetarit Morina, kryesisë, veprimtarët sindikal nga kjo komunë duke shtuar se gjithë arritjet janë shënuar falë qëndrimit dinjitoz të stafit qendror të SBASHK-ut. Anëtarët e këtij kuvendi kanë aprovuar të dy raportet e paraqitura nga kryetari Morina.
Para se të kalohej në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi koordinatori për organizim të brendshëm ka cituar Statutin e SBASHK-ut duke kujtuar pjesën që flet për zgjedhjet në Kuvendet sindikale të Arsimit Parauniversitar dhe ka shtuar se është obligim i të gjithëve që Statutin ta respektojnë në tërësi. Pas kësaj Komisioni zgjedhor ka nisur të kryej punën e tij me përkushtim dhe kështu ka nisur procesi i kandidimeve e pastaj edhe votimi i fshehtë për udhëheqësit dhe përfaqësuesit e sindikatës nga kjo komë në organet e SBASHK-ut.252525656 724129695136905 7647324326794206474 n
Me të kryer të procesit të votimeve Komisioni ka shpallur rezultatet nga të cilat shihet se kryetari Veli Morina mori besimin edhe për një mandat, ndërsa nënkryetare u zgjodh Arlinda Kastrati. Me votën e lirë e të fshehtë janë zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë, Komisioni mbikëqyrës, delegatët e kësaj komune për Kongresin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.
Në një atmosferë solemne kryetari Morina është falënderuar për besimin duke u shprehur i sigurt se bashkë me kryesinë, gjithë veprimtarët sindikalë e në mbështetje të stafit qendror do të vazhdojë me angazhimet e arritjet në shërbim të anëtarësisë. Ai pastaj ka deklaruar se në komunikim me shumë sindikalistë kanë vendosur që t'i propozojnë Kuvendit që ta kandidojë kryetarin aktual të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, që edhe për një mandat të jetë në krye të SBASHK-ut. Kuvendi me duartrokitje ka mbështetur këtë propozim.

Është rikthyer aktiviteti i trajnimeve nga SBASHK

Trajnime në Deçan, Kamenicë dhe dy trajnime me kolegët nga komuna të tjera

Prishtinë,01.11.2021
SBASHK-u kishte mobilizuar gjithë kapacitetet për të dhënë kontribut në fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, pas dy shtyrjeve për arsye të gjendjes së rëndë me pandeminë, që ishte prezentë për një kohë në tërë Kosovën. Pas fillimit të mbarë SBASHK-u vazhdoi me angazhimet e përkushtimin që procesi mësimor t'i kthehet normalitetit të plotë dhe edhe kjo u arrit. Pas kësaj stafi qendror i SBASHK-ut po vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë dhe njëri nga to është edhe organizimi i trajnimeve të licencuara. Ky aktivitet është rikthyer në vikendin e kaluar me dy trajnime me prani fizike dhe me dy online për të vazhduar me grupe të tjera për të cilat stafi qendror po bën gjithë përgatitjet në koordinim me kryetarët e nivelit komunal sindikal.251374185 4400261970095483 8380767529781933023 nnnn
Të shtunën e 30 tetorit trajnerja Xhevrije Sabedinaj ka nisur me trajnimin "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e punës së rrezikshme " me koleget e kolegët tanë në Komunën e Kamenicës. Ky trajnim zhvillohet me prani fizike dhe ka vazhduar edhe të dielën e 31 tetorit. I njëjti trajnim udhëhequr nga trajnerja Drita Kamberi ka filluar po të shtunën me koleget dhe kolegët në Deçan dhe ka vazhduar edhe të dielën. Trajneret Sabedinaj dhe Kamberi do të vazhdojnë këtë aktivitet në marrëveshje me pjesëmarrësit për të arritur në tërësi objektivat e parashtruara.
Po të shtunën e 30 tetorit kanë filluar edhe trajnimet përmes platformës gjegjëse "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Arberina Hajzeri dhe trajnimi me kolegët e komunitetit turk "Edukimi dhe Menaxhimi Mjedisor ne Arsimin Parauniversitar, i udhëhequr nga trajnerja Esyngyl Dinovci. Të dielën kryetari i SBASHK-ut është kyçur dhe i ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i falënderuar për angazhimin dhe për unitetin e treguar në SBASHK. Pjesëmarrësit kanë falënderuar kryetarin Jasharaj për këtë bashkëbisedë duke shprehur respekt për angazhimin e tij dhe stafit qendror në realizimin e kërkesave legjitime të gjithë anëtarësisë.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës

U vlerësuan lart arritjet e SBASHK-ut dhe përkushtimi i kryetarit Skënder Gashi

Prishtinë,01.11.2021
251961094 389015589352396 1775293461084134778 nNë ambientet e Gjimnazit "Hamdi Berisha" është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës. Respektin për arritjet dhe angazhimet e SBASHK-ut në nivelin qendror dhe atë komunal koleget e kolegët tanë nga kjo komunë e kanë dëshmuar me pjesëmarrjen dhe me debatet konstruktive duke kthyer kujtesën në momente të veçanta të angazhimeve që kanë dëshmuar përkushtimin dhe unitetin e sindikatës sonë në Malishevë dhe kudo në Kosovë.
Në hapje të këtij takimi zgjedhor kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës, Skënder Gashi ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe pastaj ka falënderuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri , që janë pjesë e këtij takimi të veçantë për sindikalistët e arsimit të kësaj komune . Pas kësaj Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ne fjalën përshëndetëse ka përgëzuar koleget e kolegët e pranishëm për besimin që kanë marrë në shoqatat e tyre sindikale dhe për gjithë angazhimet në shërbim të arsimit në kushte të vështirësuara nga pandemia. Kryetari Jasharaj ka shtuar se gjithë arritjet tona janë fryt i angazhimeve të përbashkëta dh unitetit të krijuar që është rezultat i punës e përkushtimit maksimal të stafit qendror , të Skënder Gashit, po edhe të kryetarë e të tjerë nëpër komunat e Kosovës dhe në Universitete.
Pas kësaj kryetari i këtij Kuvendi Skënder Gashi ka prezantuar raportin e punës nga maji i vitit 2019, kur ishte zgjedhur kryetar, pas pensionimit te kryetarit të nderuar Elez Krasniqi. Në debatin lidhur me raportin e prezantuar të punës ka pasur diskutime përmbajtjesore. Kështu veprimtari sindikal Haxhi Berisha ka vlerësuar se raporti ka përfshirë vetëm disa nga aktivitetet dhe arritjet dhe se anëtarësia në Malishevë kudo vlerëson lart angazhimet e SBASHK-ut në nivel të komunës dhe në nivelin qendror dhe i është mirënjohës stafit të SBASHK-ut dhe në veçanti kryetarit Jasharaj. Ai i është drejtuar pjesëmarrësve me propozimin që kryetari Jasharaj ka ketë mbështetjen për edhe një mandat edhe nga komuna e Malishevës dhe pjesëmarrësit e kanë vërtetuar këtë mbështetje përmes duartrokitje.251107044 6668019819905129 1347936952697541949 n
Kryetari i këtij Kuvendi pas kësaj ka prezantuar edhe raportin financiar nga maji i vitit 2019 deri në tetorin e vitit 2021, i cili është aprovuar nga Kuvendi. Pas kësaj është kaluar në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi . Komisioni zgjedhor ka nisur të kryej obligimin e tij, i ndihmuar nga këshillat profesionale të zyrtarit ligjor të SBASHK-ut Blendor Shatri, i cili ka kontribuar që të tejkalohen dilemat eventuale lidhur me kërkesat e Statutit në respektim të barazisë gjinore.
Me votën e lirë e të fshehtë ky Kuvend ka treguar për respektin ndaj angazhimit e përkushtimit të kolegut Skënder Gashi duke e rizgjedhur edhe për një mandat në cilësinë e kryetarit të këtij Kuvendi, ndërsa po me votën e fshehtë e të lirë nënkryetare është zgjedhur Labearta Selimi. Komisioni zgjedhor duke lexuar publikisht rezultatet e votimit ka treguar edhe emrat e anëtarëve të kryesisë, delegatëve për Kongresin e SBASHK-ut dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues nga kjo komunë.

Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Podujevë

Vazhdon besimi dhe mbështetja për Fadil Halimin

Prishtinë,25.10.2021
248390097 2076140612534464 9031105132878436047 nNë ambientet e shkollës "Ibrahim Rugova" të Podujevës u mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Në hapje të punimeve të këtij Kuvendi kryetari Fadil Halimi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetaren Vjollca Shala duke i falënderuar që janë pjesë e këtij aktiviteti me rëndësi. Pas kësaj kryetari i SBASH-ut Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit duke shprehur respektin për ta dhe punëtorët arsimor në Podujevë e gjithë Kosovën , që edhe pse në kushte të vështirësuara, kanë vazhduar me përkushtim misionin e tyre të shenjtë në edukimin e brezave. Jasharaj ka përgëzuar kryetarin Halimi, kryesinë dhe gjithë veprimtarët sindikal në këtë komunë për angazhimin, përkushtimin dhe unitetin e krijuar. Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka kujtuar çështje statutare që ndërlidhën me propozimet e kandidatëve për kryetar, nënkryetar, komision statutar, delegatë të Kongresit dhe përfaqësues në Këshillin Drejtues duke i vënë theks të veçantë në respektimin e barazisë gjinore dhe të kriereve të tjera të përcaktuara qartë në Statutin e SBASHK-ut.247868520 4863988246966643 6562203728247740026 n
Në pjesën e parë të punimeve kryetari i këtij Kuvendi Fadil Halimi ka prezantuar fillimisht raportin e punës për katër vite e pastaj edhe atë financiar. Pas një debati përmbajtjesor pjesëmarrësit kanë aprovuar të dy këto raportet duke përmendur se falë arritjeve të shumta numri i anëtarëve të SBASHK-ut në këktë komunë, si kudo në Kosovë, ka shënuar rritje të vazhdueshme.
Pas kësaj Kuvendi ka vazhduar punimet me procesin zgjedhor. Përmes votës së fshehtë anëtarët e këtij Kuvendi kanë dëshmuar se vazhdojnë me besimin dhe mbështetjen për Fadil Halimin duke e zgjedhur edhe për një mandat. Po ashtu me votë të fshehtë nënkryetare është zgjedhur Lumnije Tahiri. Procesi i kandidimeve dhe votimit të fshehtë ka vazhdar dhe janë zgjedhur pesë anëtarë të kryesisë, Komisioni mbikëqyrës, delegatët nga kjo komunë për Kongresin e SBASHK-ut dhe përfaqësuesit në Këshillin Drejtues.
248738615 1337735336656204 8399838905632677947 nNë përfundim të procesit zgjedhor kryetari Halimi ka falënderuar Komisionin zgjedhor për punën dhe angazhimin korrekt dhe pastaj është shprehur i nderuar për besimin dhe mbështetjen e dhënë duke premtuar se do të vazhdojë bashkë me kryesinë angazhimet dhe në bashkëpunim e koordinim të aktiviteteve me nivelin qendror do të vazhdojnë të jenë zë i të punësuare në arsimin e kësaj komune.
Në pauza të këtij aktiviteti shumë nga pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar me kryetarin Jasharaj duke bërë edhe foto të rastit dhe duke shprehur respektin meritor për të e stafin qendror në gjithë këtë rrugëtim të suksesshëm të SBASHK-ut në realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë. Në një atmosferë festive pjesëmarrësit e këtij Kuvendi kanë dhënë propozimin që duke respektuar gjithë angazhimin e përkushtimin e kryetarit Jasharaj ai ta ketë besimin e plotë dhe mbështetjen që në Kongesin e radhës të votohet e të gjedhet edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut.
Jasharaj është shprehur i nderuar me përkrahjen e mbështetjen që ka marrë nga sindikalistët kudo në komunat e Kosovës dhe tani edhe nga anëtarët e Kuvendit të sindikatës së Arsimit Parauniveriatar të Podujevës duke premtuar se i ndihmuar nga stafi qendror dhe me mbështetjen e sindikalistëve të arsimit nga e tërë Kosova do të vazhdojë me angazhimet në rrugëtimin e suksesshëm të SBASHK-ut drejt realizimit të objektivave dhe kërkesave legjitime të anëtarësisë.

Ma artikuj...

  1. SBASHK u takua me Ministren Nagavci për normalizimin e procesit mësimor
  2. Aktivitete të shumta edhe gjatë gjithë kësaj jave
  3. Kuvend zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Suharekë
  4. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Gjilan
  5. Harresa e Qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthej protestat dhe grevat
  6. SBASHK-u uron 5 tetorin- Ditën Botërore të Mësuesve
  7. Konferenca përmbyllëse e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)
  8. SBASHK-u analizon fillimin e vitit të ri shkollor
  9. SBASHK uron punëtorët e arsimit për vitin e ri shkollor
  10. Numër i madh i mësimdhënësve edhe në trajnimet e nisura më 24 shtator
  11. Trajnimet kanë vazhduar edhe të martën e 21 shtatorit
  12. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në vikendin e 18 shtatorit
  13. Në Drenas trajnime për programet kompjuterike në mësimdhënie
  14. Aktivitete tё SBASHK-ut nё shёrbim tё antarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit
  15. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut
  16. Edhe një aktivitet i veçantë i SBASHK –ut
  17. Edhe në ditën e dytë të vikendit u vazhdua me trajnimet
  18. Edhe në vikendin e 4 shtatorit me aktivitete në shërbim të anëtarëve
  19. Vazhdon agjenda zgjedhore në nivelin komunal
  20. Filloi trajnimi i organizuar nga SBASHK në Qendrën e kompetencave në Malishevë
  21. SBASHK-u rifillon me mbajtjen e trajnimeve të licencuara
  22. SBASHK takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal e të Universiteteve
  23. SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën specialistike Stomatologjike “DENTLINE “
  24. Ministrja Nagavci u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  25. U përmbyll me sukses një aktivitet shumë domethënës
  26. ETUCE vazhdon aktivitetet me sindikata anëtare
  27. Takim i jashtëzakonshëm i sindikatave të arsimit të Evropës
  28. Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut gjatë vikendit të 19 qershorit
  29. SBASHK-u në takim me Ministrin Vitia
  30. U mbajt Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  31. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Lipjan
  32. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Ferizaj
  33. Përfundoi takimi dyditor nga larg i sindikatave të arsimit nga e tërë bota
  34. Edhe në qershor po vazhdohet me trajnimet e licencuara
  35. Takim nga largësia i Edukimit Internacional (EI)
  36. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe atë të Universiteteve
  37. Edhe në këtë vikend po vazhdohet me trajnimet
  38. Rrjedhë e mbarë e një aktiviteti të veçantë të SBASHK-ut
  39. SBASHK po vazhdon me organizimin e trajnimeve
  40. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si "Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve"
  41. Sindikatat e shteteve të Ballkanit alarmojnë ETUCE-n për vështirësitë e shumta
  42. Aktivitete të shumta edhe në ditën e dytë të vikendit
  43. SBAShK-u vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  44. U mbajtën Kuvende zgjedhore në Viti e Klinë
  45. SBASHK letër publike Ministrit të Punës dhe Financave Hekuran Murati
  46. SBASHK-u vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës
  47. SBASHK-u lidhur me dy vendime të pa analizuara mirë të Institucioneve
  48. Dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut
  49. Mbledhja e radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  50. SBASHK ka rinisur me një aktivitet të rëndësishëm për anëtarësinë

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook